
Postuar mė parė nga
G-2
Prishtinė, 30 nėntor Azem Syla, Ekrem Jashari, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Nazim Bllaca, Shaban Syla, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi dhe Hysri Rama, sė shpejti do tė jenė zyrtarisht tė akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovės pėr krim tė organizuar dhe vrasje tė rėndė dhe vrasje nė tentativė.
Koha Ditore ka mėsuar pėrmbajtjen e aktakuzės nė rastin Bllaca e cila pritet tė ngritėt brenda kėsaj jave, nė krye tė sė cilės do tė jetė zyrtari i lartė i PDK-sė, Azem Syla, i njohur me nofkėn Daja. Nė kėtė aktakuzė do tė jenė tė ndara tri vepra tė rėnda penale: vrasje e rėndė, vrasje e rėndė nė tentativė dhe krim i organizuar. Secili nga dhjetė tė akuzuarit do ta gjejė vetėn nė tė paktėn dy nga kėto vepra.
Burimet e gazetės kanė thėnė se pėr vrasje tė rėndė do tė akuzohen, Nazim Bllaca, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Driton Hajdari.
Nė aktakuzėn qė pritet tė ngrihet shpejt e qė ėshtė nė finalizim janė tė pėrfshira dy vrasje. Pėr vrasjen e Ibush Kllokoqit nė gusht tė 1999-s akuzohen Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, Bekim Syla, Sadik Abazi dhe Shpresim Uka, ka thėnė burimi.
Sipas nenit 30, paragrafėve, 1 dhe 2, nėnparagrafi 1 i Kodit Penal tė Kosovės dhe nenit 22 tė Kodit Penal tė Jugosllavisė, (aktualisht i ndėshkuar sipas neneve 146 dhe 147, artikullit 3 dhe nenit 23 tė Kodit Penal tė Kosovės) kėta persona nė bashkėveprim me njėri-tjetrin e kanė vrarė Ibush Kllokoqin nė gusht tė vitit 1999 nė shtėpinė e tij nė Prishtinė, ka thėnė burimi duke iu referuar dispozitivit tė aktakuzės.
Pėr vrasjen e Selim Broshės, e cilėsuar po ashtu si vrasje e rėndė akuzohen Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Nazim Bllaca, Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Sadik Abazi. Kėta gjashtė persona akuzohen se e kanė menaxhuar gjithė aktin e vrasjes sė Selim Broshės tek Qafa nė Prishtinė, ka thėnė burimi i gazetės brenda prokurorisė.
Tė hėnėn, ditėn kur ėshtė mbushur njė vit nga dalja publike e Nazim Bllacės i cili pati marrė mbi vete tė paktėn 17 vepra tė rėnda penale pėrfshirė vrasjen e disa qytetarėve, ka thėnė se aktakuza tashmė ėshtė gati. Sipas burimeve tė gazetės pritet tė rregullohen edhe disa finesa para se ajo tė ngrihet nga prokurori Maorizio Salustro.
Mė 29 nėntor tė vitit tė kaluar Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lypjanit, pati dalė nė pikė tė ditės para Kuvendit tė Kosovės duke rrėfyer publikisht pėr krime tė kryera nė llogari tė Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK), shėrbim ky i afėrt me Partinė Demokratike tė Kosovės tė Hashim Thaēit. Krejt ftohtė, Bllaca tregonte se si janė vrarė njerėzit, plagosur, rrahur, pėrndjekur me porosi tė SHIK-ut sipas tij. Tė martėn ndėrkohė fiks nė orėn 21 e 30 skadon masa e fundit e arrestit shtėpiak pėr Nazim Bllacėn. Sipas Kodit tė Procedurės Penale tė Kosovės pas kėsaj date atij nuk mund ti caktohet mė kurrfarė mase pa u ngritur aktakuza pasi qė sipas ligjit procedurat hetimore nuk mund tė zgjasin mė shumė se njė vit.
Mund tė ndodh qė tė kalojė 30 nėntori pa u ngritur aktakuza. Jemi tė detyruar qė z. Bllaca ta ruajmė ende nė shtėpi me forca policore, ka thėnė burimi pėr tė shtuar se nuk pritet tė zgjasė shumė.
EULEX-i tė hėnėn nuk ka dhėnė shumė detaje dhe as nuk ka dashur ti komentonte procedurat nė rastin Bllaca. Zėdhėnėsja e kėtij misioni, Kristina Herodes, ka ripėrsėritur informacione tė ditura tashmė.
Mė 5 nėntor, Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės ngriti njė aktakuzė kundėr dy tė pandehurve - Fahrudin Gashi dhe Hysri Rama - nė lidhje me rastin Bllaca. Fahrudin Gashi akuzohet se ka vrarė Sali Gashin mė 15 korrik 1999 nė Lipjan. Nė seancėn e konfirmimit qė u mbajt tė enjten e kaluar nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, ka thėnė Herodes. Ajo ka shtuar se aktakuza e dytė do tė paraqitet sė shpejti kundėr dy tė pandehurve dhe se ėshtė nė lidhje me krimin e organizuar, pa bėrė tė ditur kundėr kujt.
Hetimi pėr rastin Bllaca ėshtė nė vazhdim, ka thėnė ajo.
Gazeta ka mėsuar se pėr vrasje tė rėndė nė tentativė pritet tė akuzohen, Nazim Bllaca, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Sipas akuzės, kjo vrasje e mbetur nė tentativė ėshtė kryer me urdhėr tė Azem Sylės dhe Ekrem Jasharit.
Mė 20 korrik tė vitit 2000 nė Ferizaj, i dyshuari Nazim Bllaca filloi ekzekutimin e vrasjes sė Adem Salihajt, zyrtar i LDK-sė, e cila mbeti e papėrfunduar nė bashkėveprim me Driton Hajdarin, Sadik Abazin dhe Shaban Sylėn dhe nėn urdhrat e Azem Sylės dhe Ekrem Jasharit.
Pėr vrasje tė rėndė nė tentativė tė Ismet Arifit, po ashtu zyrtar i LDK-sė, akuzohen kėta persona, pėrfshirė edhe Shpresim Ukėn. Mė 3 nėntor 1999 nė Prishtinė (Bregu i Diellit) i dyshuari Nazim Bllaca filloi ekzekutimin pėr vrasjen e Ismet Arifit por nuk e pėrfundoi atė nė bashkėpunim me Sadik Abazin, Shpresim Ukėn dhe Driton Hajdarin, ka thėnė burimi duke pėrshkruar aktakuzėn.
Nė aktakuzė shumė persona do tė jenė tė akuzuar edhe pėr disa sulme tjera si kundėr Agim Veliut, Ejup Visokės. Pėr planifikimin e vrasjes sė kėtyre dy zyrtarėve tė atėhershėm tė Komunės sė Podujevės, akuzohen Shpresim Uka dhe Driton Hajdari.
Kėta persona do tė jenė tė akuzuar po ashtu edhe pėr krim tė organizuar, vepėr kjo penale e sanksionuar sipas nenit 247, paragrafėve 2 dhe 4 tė Kodit Penal tė Kosovės dhe nenit 200, paragrafėve 1 dhe 2 tė kėtij kodi.
Ky grup akuzohet si pjesė aktive nė aktivitete kriminale pėr veprat penale tė vrasjeve, vrasjeve nė tėntativė, agresione fizike etj., kryesisht kundėr bashkėpunėtorėve tė supozuar serbė tė strukturės speciale tė ekzekutimit brenda SHIK-ut, ka thėnė burimi i gazetės.
Ky burim ka thėnė po ashtu se prokurori ka hequr dorė nga njė akuzė pėr vrasjen e Adem Lahut nga fshati Kraishtė i Komunės sė Shtimes mė 27 qershor tė vitit 1999. Pėr kėtė vrasje prokurori nuk ka gjetur prova pasi qė sipas burimeve njeriu kyē qė ka zbuluar kėto krime, Nazim Bllaca nuk ka qenė pjesėmarrės nė kėtė vrasje. Pėr kėtė vrasje, Bllaca pati akuzuar Sadik Abazin dhe Fahredin Gashin.
Burimet e gazetės kanė njoftuar se tė premten Nazim Bllaca ka pasur njė takim tė fundit me prokurorin e rastit, Maurizio Salustro, nė selinė qendrore tė EULEX-it nė Prishtinė.
Takimi ka zgjatur dy orė, nga ora nėntė deri nė njėmbėdhjetė. Aty janė qartėsuar disa paqartėsi tė vogla rreth terminologjisė sė pėrdorur nga Bllaca, ka thėnė burimi. Nė kėtė takim i ėshtė bėrė e qartė Bllacės sė pas 30 nėntorit nuk do tė mund ti vazhdohet mė arresti, por ėshtė garantuar se do tė jetė i siguruar nga policia derisa tė ngrihet aktakuza dhe tė caktohet njė masė tjetėr. Burimi nuk e ka pėrjashtuar paraburgimin pėr Bllacėn.
Burime kanė thėnė se tė gjitha provat e ofruara nga Bllaca dhe tė mbledhura nga hetuesit janė tė fuqishme. Ky burim ka thėnė se audioincizimet e ofruara nga Bllaca si dėshmi janė dėrguar pėr analiza nė njė institut tė specializuar nė Gjermani. Sipas burimit, ekspertė tė kėtij instituti pritet tė thirren si dėshmitarė nė procesin gjyqėsor.
Tė enjten, ndėrkohė, ka nisur procesi i parė gjyqėsor kundėr Fahredin Gashit (1969). Ai akuzohet se nė bashkėveprim me Nazim Bllacėn, nė cilėsinė e pjesėtarėve tė UĒK-sė kanė hyrė nė shtėpinė e Salih Gashit dhe e kanė vrarė atė duke e qėlluar me armė automatike nė Varigovc tė Lypjanit, mė 15 qershor tė vitit 1999. I Akuzuar ėshtė edhe Hysri Rama (1973) pėr dhėnie tė ndihmės kryerėsve pas kryerjes sė veprave penale. Ish-polici i Kosovės, Rama, akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit pėr tė shmangur zbulimin.
Krijoni Kontakt