Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 74 prej 74
  1. #71
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822

    Sondazhi eshte spekullues...!

    Per te gjithe ju mendje-ceket qe nxituat te nxirrni konkluzione pa qene asgje e vertet....


    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    57% e shqiptarëve: Serbia vend mik. 86% e serbëve: Shqipëria vend armik
    Tani te shikojme pak se ku e thot sondazhi kte qe ke cituar ti gimche me lart dhe i ke vene dhe nje titull bombastik temes.

    Maqedonia dhe Serbia konsiderohen si vende me miqësi më të ngushtë, bën të ditur një sondazh-hulumtim i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar "Gallup". Sipas anketës, në Serbi 51,5 për qind e qytetarëve "vend më mik" konsiderojnë Maqedoninë, 40,7 për qind konsiderojnë "vendin më mik" Bosnjë-Hercegovinën dhe 63 për qind konsiderojnë "vendin më mik", Malin e Zi.
    Me lart nuk thot gje per ndonje perqindje te shqiptareve....


    Ndërsa nga serbët si vende "më pak mike" konsiderohen shtetet shqiptare si Shqipëria, për të cilën janë shprehur vetëm 13,3 për qind dhe për Kosovën vetëm 6,4 për qind. Po ashtu edhe Kroacinë vetëm 13,3 për qind e serbëve e konsiderojnë si vend mik.
    Ndersa ktu me lart thot thjesht se sa % e serbeve e konsiderojne Shqiperine dhe Kosoven si vend mik, por nuk thot se sa % e serbeve i konsiderojne vende armike 2 shtetet shqiptare, sa eshte % qe jane asnjanes dhe sa eshte % qe nuk duan te pergjigjen..., pika te cilat jane se s'ben ne 99% te anketimeve, por qe cuditerish ketu ne kte sondazh nuk pasqyrohen... Pse..?

    Anketa, gjithashtu, shpreh edhe disponimin e qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera në raport me Serbinë. Sipas anketës, 77 për qind e kosovarëve e konsiderojnë Serbinë si vend armik, 45,5 për qind e kroatëve gjithashtu kanë mendim të njëjtë, por vetëm 42,8 për qind e qytetarëve në Shqipëri e konsiderojnë Serbinë si vend armik.
    Dhe ktu po e njejta gje thot thjesht se sa % e shqiptareve dhe kosovareve e konsiderojne Serbin si vend armik, por nuk thot se sa % e tyre e konsiderojne vend mik, sa eshte % qe jane asnjanes (qe nuk i intereson fare) dhe sa eshte % qe nuk duan te pergjigjen...

    Shumica e banorëve të rajonit të Ballkanit i japin rëndësi nevojës së zgjidhjes së kontesteve dhe problemeve fqinjësore. Sa i përket besimit midis vendeve fqinje, më së shumti, besim kanë shprehur qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës ndaj fqinjëve të tyre. Në masën 83,9 për qind e të anketuarve, boshnjakët janë shprehur se "kanë besim tek vendet fqinje". Një shifër e lartë është edhe për Malin e Zi.
    As ktu lart nuk thote gje per miqesi dhe armiqesi....

    Plot 82,5 për qind e qytetarëve malazezë janë shprehur se kanë besim ndaj vendeve fqinje. Më pak besim ndaj fqinjëve kanë shprehur qytetarët e Maqedonisë, vetëm 36 për qind e tyre kanë theksuar se kanë "disi besim ndaj fqinjëve të vet", përfshi Shqipërinë.
    Ktu thot se kane besim, pra as armiqsi dhe as miqsi....

    Gjithashtu anketa e "Gallup" bën të ditur se një pjesë e madhe e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor nuk i përkrahin martesat e përziera, pra martesat mes tyre, psh. Shqiptar me serbë, malazezë, me maqedonas, kosovarë me malazezë, etj.
    As ktu me lart...

    Në Maqedoni 81 për qind e të anketuarve janë kundër këtyre martesave të përziera. Në Kosovë kundër këtyre lloj martesave janë 78,9 për qind e qytetarëve. Kurse në Serbi kundër këtyre martesave janë 65 për qind e qytetarëve.
    Ktu me lart thot per martesat, dhe nuk cileson rracat. Thjesht cfar mendimi kan per martesat... Po ta besh kte sondazh ne Greqi shtet i cili ka qendrim armiqsor ne politiken nderkombetare ndaj Shqiperise, dhe po te cilesosh rracen shqiptare do dalin mbi 65% qe jane pro martesave me shqiptare dhe po te thuash ne pergjithsi do dalin mbi 65%% kundra martesave te perziera nese ti nuk e cilson racen... Pra cilesimi sa me dallues i pika te anketimit ndryshon rrenjesisht sondazhin...

    Edhe në Shqipëri ka përqindje të lartë kundër martesave të përziera, por gjithsesi, përqindja është shumë më e ulët se të tjerët. Anketa thotë se 58,5 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë kundër martesave të përziera. Në Kroaci 60 për qind e qytetarëve janë kundër këtyre martesave dhe 58 për qind janë kundër në Mal të Zi.
    Edhe kjo si ajo me lart nuk ka te bej fare me titullin qe i ke vene ti temes....

    Anketa, gjithashtu, shpalos edhe realitetin se shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor më së shumti identifikohen me shtetet e tyre se sa me Ballkanin si rajon. /shekulli/
    Po, kjo eshte mese e vertet... Te gjitha perqindjet qe jane permendur me lart besoj se jane te verteta...

    Tani na thuaj ti hapesi temes ku thot ne sondazh se 57% e shqiptarëve thone se Serbia eshte vend mik dhe 86% e serbëve thone se Shqipëria eshte vend armik ?

    Duke u munduar qe te mos te fyej, mbase nuk eshte faji jot dhe se ti mund ta kesh marr shabllon nga Gazeta shekulli dhe e hodhe ktu kte sondazh (megjithate mir do ishte te vije dhe nje link), po te them se ajo qe duhet patur parasysh tek nje sondazh dhe qe eshte e rendesis se vecante, eshte se duhen vene re nese te gjitha pergjigjet e mundeshme pasqyrohen ne te. Sa me pak pergjigje te mundeshme te pasqyrohen ne nje sondazh aq me i pavlefshem eshte ai.

    Mendimi im: Ne kte sondazh jane pasqyruar qellimisht vetem ato perqindje te cilat mund te lene shteg per konkluzione qorre te cilat kerkojne c'thurrjen e besimit qe kane shqiptaret tek njeri tjetri (Kosove-Shqiperi) per te vazhduar me moton perca e sundo....

    Ps: Gimche here tjeter te jesh me i kujdesshem kur biesh te tilla pacavure ktu ne forum, se me dashjen apo pa dashjen tende, ndikon ne percarjen e vellezerve te tu shqiptar. Gjithmon flas nese ti e ndjen veten shqiptar dhe te dhimbset kombi yt, ndryshe e di vet pergjigjen ti nuk eshte nevoja te shprehem...

    Epirotas Gjak Shqiptari
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 26-11-2010 më 13:31

  2. #72
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    morrison - Mendimi im: Ne kte sondazh jane pasqyruar qellimisht vetem ato perqindje te cilat mund te lene shteg per konkluzione qorre te cilat kerkojne c'thurrjen e besimit qe kane shqiptaret tek njeri tjetri (Kosove-Shqiperi) per te vazhduar me moton perca e sundo....

    Ps: Gimche here tjeter te jesh me i kujdesshem kur biesh te tilla pacavure ktu ne forum, se me dashjen apo pa dashjen tende, ndikon ne percarjen e vellezerve te tu shqiptar. Gjithmon flas nese ti e ndjen veten shqiptar dhe te dhimbset kombi yt, ndryshe e di vet pergjigjen ti nuk eshte nevoja te shprehem...

    Epirotas Gjak Shqiptari
    Kjo do te ishte permbyllja me e mire per kete teme.

    Gimche nuk duket te jete djale i keq, por mendoj se eshte i ndikuar shume nga feja. Ai e ka sjellur nje sondazh te realizuar keq. Duket se paqartesite ne kete sondazh jane te qellimshme, sepse nuk ka mundesi nje organizate me renome te realizoj sondazhe te tilla.
    Gabimi i tij ishte vendosja e titullit.

    Megjithate, mos prit pergjigje nga ai. E ka dergu Darius me pushime.

  3. #73
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Po vertet Dariusi tregon muskujt forumisteve ne kete menyre ,sepse ndryshe askush nuk do i bente balle me dialog gimches,
    e vetmja menyre per tja mbyllur gojen dhe me lehta eshte kjo PERJASHTIMI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamer : 26-11-2010 më 14:30

  4. #74
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Muhamer Lexo Postimin
    Po vertet Dariusi tregon muskujt forumisteve ne kete menyre ,sepse ndryshe askush nuk do i bente balle me dialog
    e vetmja menyre per tja mbyllur gojen dhe me lehta eshte kjo PERJASHTIMI
    Pse çka mendove ti!? Me na pas dhënë forcë neve Shqiptareve Zoti i kishim sos një Evropë! Kur kemi edhe pak forcë provojmë me qua krye, po me pas ma tepër? Kuku për tjerët.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •