Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    57% e shqiptarëve: Serbia vend mik. 86% e serbëve: Shqipëria vend armik

    57% e shqiptarëve: Serbia vend mik. 86% e serbëve: Shqipëria vend armik

    Sondazhi i "Gallup" pasqyron miqësitë dhe armiqësitë midis vendeve të Ballkanit. Shqiptarët më liberal edhe per 'martesat e perziera'.

    Maqedonia dhe Serbia konsiderohen si vende me miqësi më të ngushtë, bën të ditur një sondazh-hulumtim i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar "Gallup". Sipas anketës, në Serbi 51,5 për qind e qytetarëve "vend më mik" konsiderojnë Maqedoninë, 40,7 për qind konsiderojnë "vendin më mik" Bosnjë-Hercegovinën dhe 63 për qind konsiderojnë "vendin më mik", Malin e Zi.

    Ndërsa nga serbët si vende "më pak mike" konsiderohen shtetet shqiptare si Shqipëria, për të cilën janë shprehur vetëm 13,3 për qind dhe për Kosovën vetëm 6,4 për qind. Po ashtu edhe Kroacinë vetëm 13,3 për qind e serbëve e konsiderojnë si vend mik.

    Anketa, gjithashtu, shpreh edhe disponimin e qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera në raport me Serbinë. Sipas anketës, 77 për qind e kosovarëve e konsiderojnë Serbinë si vend armik, 45,5 për qind e kroatëve gjithashtu kanë mendim të njëjtë, por vetëm 42,8 për qind e qytetarëve në Shqipëri e konsiderojnë Serbinë si vend armik.

    Shumica e banorëve të rajonit të Ballkanit i japin rëndësi nevojës së zgjidhjes së kontesteve dhe problemeve fqinjësore. Sa i përket besimit midis vendeve fqinje, më së shumti, besim kanë shprehur qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës ndaj fqinjëve të tyre. Në masën 83,9 për qind e të anketuarve, boshnjakët janë shprehur se "kanë besim tek vendet fqinje". Një shifër e lartë është edhe për Malin e Zi.

    Plot 82,5 për qind e qytetarëve malazezë janë shprehur se kanë besim ndaj vendeve fqinje. Më pak besim ndaj fqinjëve kanë shprehur qytetarët e Maqedonisë, vetëm 36 për qind e tyre kanë theksuar se kanë "disi besim ndaj fqinjëve të vet", përfshi Shqipërinë.

    Gjithashtu anketa e "Gallup" bën të ditur se një pjesë e madhe e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor nuk i përkrahin martesat e përziera, pra martesat mes tyre, psh. Shqiptar me serbë, malazezë, me maqedonas, kosovarë me malazezë, etj.

    Në Maqedoni 81 për qind e të anketuarve janë kundër këtyre martesave të përziera. Në Kosovë kundër këtyre lloj martesave janë 78,9 për qind e qytetarëve. Kurse në Serbi kundër këtyre martesave janë 65 për qind e qytetarëve.

    Edhe në Shqipëri ka përqindje të lartë kundër martesave të përziera, por gjithsesi, përqindja është shumë më e ulët se të tjerët. Anketa thotë se 58,5 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë kundër martesave të përziera. Në Kroaci 60 për qind e qytetarëve janë kundër këtyre martesave dhe 58 për qind janë kundër në Mal të Zi.

    Anketa, gjithashtu, shpalos edhe realitetin se shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor më së shumti identifikohen me shtetet e tyre se sa me Ballkanin si rajon. /shekulli/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    Ja kemi marre doren;miqve dhe armiqve.Te pakten Enveri na mesoj diçka.....rreth miqeve e armiqeve.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    o gimche kujdes mos thuaj diçka kundër Serbisë pas sodit se keq i ke punët me shqipet e Shqipërisë pastaj. lol
    Kurrgjë e re nga ky sondazh, kjo ishte e ditur. Shqiptaret e Kosovës urrejnë serbët, greket dhe maqedonasit. Shqiptaret e Shqipërisë urrejnë vetëm grekët. Ndërsa greket dhe serbet na këndojnë këngë për lëkurat tona e na djegin flamurin.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    o gimche kujdes mos thuaj diçka kundër Serbisë pas sodit se keq i ke punët me shqipet e Shqipërisë pastaj. lol
    Kurrgjë e re nga ky sondazh, kjo ishte e ditur. Shqiptaret e Kosovës urrejnë serbët, greket dhe maqedonasit. Shqiptaret e Shqipërisë urrejnë vetëm grekët. Ndërsa greket dhe serbet na këndojnë këngë për lëkurat tona e na djegin flamurin.
    Shumë shqiptarë të Shqipërisë e duan grekun, pra nuk e urrejnë as atë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Shumë shqiptarë të Shqipërisë e duan grekun, pra nuk e urrejnë as atë.
    Psh. JARIGASI dhe me rradhe ....

  6. #6
    Kur ka 23% kosovare qe nuk e konsiderojne Serbine armike, atehere eshte mese normale qe te jene dhe 57% e shqiptareve te Shqiperise qe nuk i konsiderojne armiq. Kosovaret kane vuajtur shume e kane pare lloj lloj te keqijash nga serbi dhe prap jane 23% qe nuk i konsiderojne armiq. Cfare mund te presesh nga shqiptaret e Shqiperise qe te pakten nuk njohin njeri personalisht te jete vrare a torturuar nga serbi?

  7. #7
    Gjithashtu moderatoret duhet te ndryshojne titullin e temes qe eshte thjesht genjeshter se sondazhi nuk thote asgjekundi qe 57% e shqiptarëve thone se Serbia eshte vend mik, dhe as qe 86% e serbëve thone qe Shqipëria eshte vend armik.

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin

    Si e shpjegon faktin ti se në Kosovë nuk janë 100% shqiptarë ka edhe minoritete tjera.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Gjithashtu moderatoret duhet te ndryshojne titullin e temes qe eshte thjesht genjeshter se sondazhi nuk thote asgjekundi qe 57% e shqiptarëve thone se Serbia eshte vend mik, dhe as qe 86% e serbëve thone qe Shqipëria eshte vend armik.
    Ky është titulli i artikullit.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Ky është titulli i artikullit.
    Me fal atehere qe te akuzova ty, e paska fajin autori shkrimit qe ja ve titullin pa lidhje, vetem per te treguar qe di mbledhje/zbritje deri ne 100.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •