64 vjetori i Renies Heroike te Hamzė Rexhep Bilalit
http://tribunashqiptare.com/tpllib/i...pg&w=114&h=150
64 vjetori i Renies Heroike te Hamzė Rexhep Bilalit
Hamzė Rexhep Bilali
Autor :
Zudi Hamiti
http://tribunashqiptare.com
AlbemigranT.com
Faqja e emigrantėve shqiptar
Nga Zudi Hamiti
Por Hamz Rexhepi as nuk do tė vrasė mė oficerė, as nuk do tė mund ta shijojė bukėn e pėrgjakur tė shkaut pushtues dhe as nuk do ta marrė municionin e tij. Nė krahun e djathtė tė luftimeve, nga ana kah Llomnica, ku ishte vendosur Dostan Rexhepi me disa dhe ku ishte edhe nipi i tij z. Neshat Bilali, pushka shpeshtohet. Duke menduar se mos ėshtė rrethuar ai nga armiku, Hamzi me luftėtarėt e tij, nga ana e tė cilit pushka ishte rralluar nga vrasja dhe ikja e armikut, turret pėr t`u shkuar nė ndihmė shokėve, thotė z. N. Bilali. Kėtė e pohon edhe z. Emėr Kolgjini kur thotė « Hamzi u nis me shkue e me thirrė Dostanin ». Kurse z. Xh. Kalishti thotė « Hamzi, Elmazi dhe daja ynė (mendon Ramadan Bresa) arritėn te kepi ku isha unė ». Nė kėtė ēast, duke ecur me mashinkė nė dorė dhe me pushkė nė krah e duke u ndjekur nga luftėtarėt e tij, njė ushtar qė ishte plagosur nga z. Neshat Bilali dhe i cili i kishte lajmėruar shokėt qė tė kenė kujdes se « E kam pa tue lujtė », gjė qė e pohon edhe z. Xh. Kalishti, edhe z. Emėr Kolgjini, shtie me pushkė « veē nji herė » dhe e qėllon Hamzin nė krahėror. Duke thėnė « Na vranė, dajė, bre», Hamzi bėn sikur ulet nė tokė dhe pastaj shtrihet duke iu zverdhur fytyra, tregonin luftėtarėt qė qenė afėr tij. Fill pas kėsaj, luftėtarėt qė ishin mė afėr tij , Elmazi dhe Ramadani, me ta parė se Hamzi ishte vrarė, menjėherė e asgjėsojnė ushtarin, thotė z. N. Bilali. Kurse Emėr Kolgjini thotė se « Na krejt shtajtėm nė ushtarin, po Elmazi e vrav ». Por z. Xh. Kalishti thotė se, « Hamzi para se tė jepte shpirt, i dha edhe njė herė trupit e ia kėrsiti automatik shkurrės, veē kur e kemi dėgjuar britmėn : « Kuku, Elmazi i lajmėron shokėt, « O, na vrau shkau i plagosun mas shkurre ? ». « Po cili u vra bre ? », pyet z. Xh. Kalishti. « O, u vra daja Hamėz », pėrgjigjet Elmazi.
Me ta dėgjuar luftėtarėt kėtė lajm tė hidhur, ndjekja e ushtarėve ndėrpritet dhe pushka pushon. Tė gjithė mblidhen rreth trupit tė Hamzit. Biri i tij z. Neshat, ligėshtohet. Prandaj njė numėr i luftėtarėve e ngushėllojnė, kurse z. Xhelė Kalishti thotė se ka thėnė : « Shuj ! Plumi pėr burra asht. Po, pėr Shqipni tė vdiē baba, a ka dekė ma tė mėjrė se kjo .Lufta e vrasės, vė nė dukje z. Emėr Kolgjini, «a kanė fitore e madhe e jona « . Por vrasja e Hamz Rexhepit, duke ndodhur kah mbarimi i ditės dhe zhdukja e ushtrisė jugosllave, qė « Ma ha menja se nja 115 janė kanė vra », shton z. Neshat Bilali nė bisedėn telefonike mė 4 shkurt, 2006 (Shiriti manjetofonik ėshtė dokument i ngurtė i njė dėshmitari okular), « A kanė trishtėjm i madh pėr ne dhe na e prajshi. », vėren mė tej ai, shėnonte fundin e luftės » pesė (5) - gjashtė (6) orėshe. Dielli tashmė i ishte afruar perėndimit dhe vendit kishte filluar ti binte hija e mbrėmjes. Veriu me fishkėllimėn e mprehtė, qė depėrtonte si shigjetė e dhezur, kishte filluar tė ndihej shumė nga luftėtarėt, tė cilėt ishin tė lodhur, tė uritur dhe tė ftohur, pėr tė mos thėnė tė ngrirė. Por posaēėrisht atė gjendje e kishte bėrė mė tė ndjeshme, madje mė tė rėndė, vrasja e Hamzit, prijėsit tė Qėndresės. Nė kėto rrethana, nė Vrasė bri Muzdaqes, nuk mund tė qėndronin mė. Duke mos qenė nė gjendje qė ta marrin me vete kufomėn e Hamzit, e vorrosin rreth njė shkurreje duke e mbuluar me dėborė, se « Mendojshim me ardhė ma vonė dhe me e marrė », thotė z. Neshat Bilali. Tashmė, « Kishte nisė me u terrue kur u nisėm pėr Lumė », vėren z. Neshat Bilali, dhe kur e lėnė vendin e tyre pėr tė cilin bėnė aq shumė therori nėn thundrėn gjakatare serbo - maqedone dhe duke shkuar prapė nė vend tė tyre, qė ishte « ik nga breshėri dhe bjer nė shi ».
Tashmė terri e kishte kapluar dhe asgjė, posė veriut qė fryente duke fishkėlluar dhe dėborės sė bardhė qė ndihej, nuk pipėtinte. Megjithatė, Qėndresa e fillon udhėtimin pėr nė Lumė. Natėn, duke mos parė se ku po shkonin, por duke u drejtuar nga nuhatja dhe fati, nė Restelicė nuk mundėn t`i ndjekin shokėt dhe ndahen Musli Hasa, vėllau i Xhemės dhe Zylbehar Derveni dhe njė tjetėr. « Ata nuk mundėm t`i kėrkojmė, por u uruam shnet dhe tė mira », thotė z. N. Bilali. « Ma vonė merret vesht », shton ai, «se tė dy ishin Dorėzue ose ishin detyrue tė dorėzoheshin dhe ne vazhduam rrugėn ».
Mėngjesi, pas udhėtimit tėrė natėn e 3 dhe 4 frorit nėpėr dėborė e furtunė, ku u ishte ngrirė luftėtarėve ēdo gjė posė gjakut, veēanėrisht kėmbėt qė tashmė nuk i ndjenin si tė vetat, agon afėr staneve tė Ēajės. Ky ēast, edhe pas gjithė atij kalvari, ishte i gėzuar. Por po ashtu ishte i ngėrthyer me brengė e dyshim, sepse mund tė hetoheshin nga ushtria ndjekėse e Shqipėrisė. Prandaj, pa humbur kohė, hynė nė njėrin prej tyre, qė mendonin se ishte mė strategjik dhe dhezėn zjarr pėr t`u shkrirė e pėr t`u ngrohur pėr tė ardhur nė vete. Nė mbrėmje prapė ndahen. Bajram Dobėrdolli me Xhelė Kalishtin, u nisėn pėr Tiranė. Sulė Asllani shkoi nė fshat tė vet te dikush, ku vdiē dhe u hodh nė rrugė. Avdi Rakipi shkoi nė Bicaj. Hazir Tenova ngeli nė Ēajė. Elmaz Ēejku me z. Emėr Hajdinin shkuan nė Lusėn. Kurse Dostan Rexhepi me Ramadan Bresėn dhe z. N. Bilalin shkuan nė Buzėmadhe te Tasim Bresa, thotė Ramadan Gjanaj dhe pastaj, pėr disa javė, te hafėz Shtini nė Fshat, mandej nė Lusėn, ku do t`u ngrejė Sabri e. Beram Ēejku Koliben dhe ku do tė qėndrojnė gjersa Dostanit t`i shėrohen kėmbėt me melhemet qė pėrgadiste Zenel Ēejku, kolibja e tė cilit do tė gjindet nga ushtria ndjekėse nje ditė pas largimit tė tij dhe do tė fillojė terrori nė Lusėn.
Nuk dihet me saktėsi se kur erdhi rishtas ushtria jugosllave nė ato vende. Por dihet se ajo shkoi atje dhe i mori tė vrarėt, disa duke i tėrhequr zhag nėpėr lumin e ngrirė Muzdaqe dhe disa tė tjerė duke i ngarkuar nė kuaj gjer nė Nagotinė, gjė qė flitej. Me tė gjitha gjasat trupin e Hamz Rexhepit nuk e kanė gjetur nė atė rast, por mė vonė, mbase andej kah fundi i marsit dhe fillimi i prillit, kur ka filluar tė shkrihet bora. Nė tė mirė tė kėtij mendimi flasin njė numėr faktorėsh. Sė parit, nė kėtė kohė e arrestuan djalin e tij tė mitur Esatin dhe, pasi e shėtitėn nėpėr burgjet e Gostivarit pėr tė njohur pėrkrahėsit e babait, e dėrguan nė Tetovė pranė krerėve tė qeverisė vendase, sepse « duan ta shohin djalin e Hamz kapedanit » dhe i thanė qė « ta kemi vrarė babain », jo mė parė. Sė dyti, familja e tij pas kėsaj kohe filloi tė mos pėrfillet, madje edhe tė shtypet.
Sė treti, kur u kthye djali i tij nga Tetova, duke shkuar nė Pozharan, nė mes tė toplicės dhe Dobėrdollit, ndeshė nė Nasuf ose Nevzat Ali Kalishtin, i posa kthyer nga pazari i Gostivarit, i cili i tregoi atij se e kishte parė kokėn e babait atje nė njė rrugė nė hyrje tė qytetit, pėr ēfarė pas ndarjes ai filloi tė qante aq shumė sa desh i dolėn sytė kokorllak dhe kur e pyeti e ėma se ēka ka ndodhur, ai iu pėrgjegj se ėshtė pėrlarė me dikend. Pushtuesi barbar serbo - jugosllav, duke vazhduar me politikėn e tij kundėrshqiptare, ka bėrė pėrpjekje jo veē pėr ndarjen fizike tė popullit shqiptar me ndarjen e trojeve tė tij, por edhe pėr ndarjen shpirtėrore me qėndrimet absurde : shqiptarėt e Jugosllavisė dhe shqiptarėt e Shqipėrise. Kurse tani dėgjohet shprehja edhe mė absurde shqiptarėt e Maqedonisė, tė Malit tė Zi. Kėtė nocion a priori kundėrshqiptar e kanė pėrvetėsuar njė numėr shqipfolėsish, ashtu siē kanė pėrvetėsuar nocionin dualist ideologjik komunist nė shkencė dhe nė politikė bardh/zi, nacionalist/komunist, me ne ose kundėr nesh.
Zudi Hamiti
Sanakos Gostivar
A ka ndokush qe din me mire pake,per kete DESHMOR te KOMBIT, HAMZ REXHEPIN ?
Krijoni Kontakt