Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Plehrat e Shqipërisë mbërrijnë në Kroaci

    Nga Tema
    Plehrat e Shqipërisë mbërrijnë në Kroaci

    Ndërkohë që dje komisionet e Kuvendit kanë nisur diskutimet për nismën më të re të qeverisë për importimin e plehrave, ekspertët e Komisionit Europian kanë diskutuar për këtë çështje. Në qendër të diskutimit ka qenë Italia e Shqipëria. Italia për shkak se atje ka probleme me plehrat në rajonin e Napolit, kurse Shqipëria se po bëhet problem me plehrat e saj, jo vetëm për veten, por edhe për vendet e rajonit. Në Kroaci ka shpërthyer alarmi për shkak se brigjet e këtij vendi janë ndotur me produkte që mendohet se kanë mbërritur nga Shqipëria.

    Kufoma kafshësh, shishe e materiale të shumta plastike janë parë në brigjet e Kroacisë, ndërsa qytetarët janë ankuar për këtë problem. Në këtë vend ka nisur diskutimi se kush duhet të merret me pastrimin e këtyre mbeturinave që kanë mbërritur nga Shqipëria. Mediat kroate, por edhe të vendeve perëndimore, lajmërojnë për një rrezik që vjen nga Shqipëria. “Mesdheu po ndotet nga Shqipëria”, shkruajnë mediat zvicerane. Ekspertët e KE kanë thënë se mbeturinat kanë pasur etiketa shqiptare dhe rrymat i kanë sjellë në drejtim të Kroacisë.

    Ekspertët e KE kanë folur edhe për rrezikun e plehrave në Napoli të Italisë. Edhe pse kryeministri italian e kishte kartë të fortë kur erdhi në pushtet pastrimin e kësaj zone nga plehrat, ai ka dështuar. Përpjekjet e tij kanë qenë për të larguar plehrat në një vend tjetër.

    Para pak ditësh qeveria ndërmori një nisëm që heq tarifat doganore për llumrat e ujërave të zeza dhe për mbeturinat klinike. Ambientalistët janë ngritur në protestë kundër nismës së qeverisë për të sjellë mbeturina të huaja në Shqipëri.

    Ja kjo eshte parajsa e kokeplareve. Po ndotim dhe fqinjet me plehrat tona.
    Ska bere vaki as ne kohe te dulles qe plehrat tona te shkonin ne shtetet fqinje.
    Sot po shkojne se qeveria e kokpalareve ka korrur fitorje te reja.
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    __________________
    Albania Uber Alles

    Naqe,

    Me kenaqe!

    Nga hera vigjilent e syfajkuaa si kokolloni ne sergjen.

    Kufomat e kafsheve me etiketa saliane jane te paarriteshme nga asnje tjeter.

    Parlamenti heq doganen e plehrave dhe ato (plehrat tona),

    pas kesaj pa dogane qelbin jo vetem Kroacine po gjithe Mesdheun eshte kulmi!

    Zoti na rruajt, se mos kryeministri nga Doliviçi na i vervit dhe ketu ne Amerike!

    Me siguri presidenti tone Obame ndaj e ka takuar ne samitin e NATOs,

    qe ti bente rixha mos ti niste per ne Boten e Re.

    Dhe ne mbyllje si nga hera ne nje vrime i bie karadizese ty:

    Tojo mojo nga Zhulati,

    Mora nje nuse nga fshati.

    Thank you

    dhe nje here per kenaqesine qe na krijove.

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Liberalizim vizash.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rrofte superfuqia e plehrave dhe katunareve qe hedhin plehra ne lumenj dhe qeverisin Shqiperine!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ca turpi eee

    Shteti jone sdo tja dije per njerezit e vet e jo mo per plehnat puhhh. Kroacia ka nje jave qe po ulerret kurse shtetit tone as nuk i bene pershtypje. Te dale nje zyrtar tu thoje se jane apo nuk jane plehnat tona. Nese jane le tua paguajne pastrimin.

    Ca video tmerr fare ishte ajo qe Reuters ka dhene per ndodjen e bregdetit tone ne Prill. Ene duam turizem.

    Tani mos harrojme se jemi 4 milion njerez dhe mire qe e kemi dhi*r Shqiperine por tani kemi fillu ene Balkanin. Per ndotjen e Shqiperise mendoj qe faj kane vete qytetaret qe njerezit skane kulture per hedhje plehrash kurse per pjesen tjeter faji i takon qeverise qe ska plan sistemi plehrash.

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Me mire ne detin e atyre se ne tonin :P
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shtet plehrash! Askush nuk i do plehrat, pervec shqiptareve qe tani duan te marrin edhe plehra mafioze italiane,...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kane dale ne Kroaci dhe derrat qe u permyten ne Lezhe nga shirat.
    Keta qene fituesit e pare te liberalizimit te vizave, shkuan per turizem ne Dubrovnik, ne Mljet e noshta dhe ne Vis ku prej andej te hidheshin ne Itali.
    Te dytet qe perfituan liberalizimin qen shishet plastike me targa shqiptare, qeset e cubukeve, sallameve, pjatat plastike ku bejne piknik shqipot ku per fat te keq sdo ta teproja qe ku hane dhjesin etj etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 26-11-2010 më 05:54
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Kane dale ne Kroaci dhe derrat qe u permyten ne Lezhe nga shirat.
    Keta qene fituesit e pare te liberalizimit te vizave, shkuan per turizem ne Dubrovnik, ne Mljet e noshta dhe ne Vis ku prej andej te hidheshin ne Itali.
    Te dytet qe perfituan liberalizimin qen shishet plastike me targa shqiptare, qeset e cubukeve, sallameve, pjatat plastike ku bejne piknik shqipot ku per fat te keq sdo ta teproja qe ku hane dhjesin etj etj
    KJo pritej..sasia e mbeturinave te grumbulluara ne brigjet shqiptare eshte e nje madhesie gjigande. Ke me qindra Km qe kane vetem plehra e plehra, dhe njanjehere trashesia e shtreses se mbeturinave ne brigje arrin 3-4 metra. Tani bej llogarite se sa tone mbeturina ne i shperndajme neper Adriatik. Dhe keto mbeturina shtohen cdo dite. Cdo katunar buze lumi, cdo bashki buze lumi, dhe shume e shume njerez ne Tirane qe hedhin plehra ne Lane, shtojne cdo dite me qindra tone mbeturina ne detin Adriatik e Jon. Po te besh zhytje ne detin Jon prane qendrave te banuara, do te tmerrohesh nga ajo qe sheh--nje fushe e madhe me lloj lloj mbeturinash!
    Por prape, shqiptaret vazhdojne te pandalur misionin e tyre per ta kthyer Shqiperine ne nje superfuqi plehrash, me plehra ne rruge, plehra ne qeveri, plehra si ushqim, pleh kudo!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •