
Postuar më parë nga
fattlumi
[COLOR="Black"][B]
Rrefimi i ........
Babai im dhe vellezerit e mi shkuan te fshiheshin ne mal. Burri im luftone me UCK-ne ne Ciçavice.
Te nesermen ne mengjes, pas ores 07.00, ne ate shtepi erdhen gjashte ose shtate ushtare te Ushtrise Jugosllave. Ata kishin veshur uniforma kamuflimi te gjelber ne te verdhe, ne menge kishin shirita te kuq dhe disa prej tyre kishin kapela kamuflimi me maje te madhe te rrumbullaket. Ata filluan te na bertitnin. Dhe une kuptova fjalen serbe qe do te thore "shpejt"; ata po na bertitnin te shkonim shpejt ne ..... Ata kishin automatike te medhenj. Na kontrolluan dhe na moren te holla, stoli dhe leternjoftimet. Une kisha disa ganta te vogla me ushqime dhe me rroba pr te nderruar foshnjen time, por ata na thane t'i linim atje. Hoqa nga gishtat tri unaza dhe ua dhashe atyre. Kisha me vete 300 DM dhe stoli te tjera por ato i fsheha ne rrobat e mia. Leternjofitimi im ishte ne njeren nga fantat qe lashe atje. Ata moren nje nga fantat e mia, e kthyen permbys, buka ra dhe ata filluan t'a shtypnin me kembe.
Me kujtohet se ata ishin te rinj, te te tridhjetat. E di se ata ishin ushtare te Ushtrise Jugosllave sepse me pare ata kishin rrethuar ..... dhe ..... dhe njerezit rreth e rrotull flisnin mbi kete. Ne kishim degjuar lajmet nje muaj me pare ne radion BBC dhe ne Zerin e Amerikes ne shqip qe thoshin se fshatrat ..... , ..... , ..... dhe ..... ishin rrethuar nga forcat e ushtrise jugosllave, kryesisht ..... . Nuk e di sa banore ishin ne ..... por e di qe te gjithe ata ishin shqiptare.
Ne ate shtepi, takova nje grua qe u paraqit si ..... . Ajo ishte 25-26 vjeçe, me e gjate se 1,70m me floke te gjate kaçurrele ne ngjyre kafe, sy te kalter, pese muajsh shtatzane, me buze te plota. Ajo tha se ishte diplomuar ne shkollen mjekesore, por nuk dha hollesi. ..... tha se ajo ishte nga ..... , por une e degjova ate kur u tha grave te tjera se ajo ishte nga ..... ose nga ..... . Ajo ishte vetem, ajo tha se burri i saj ndodhej ne France. ..... fliste serbisht shume mire, sikur te ishte serbe. Tre ushtare te tjere te Ushtrise jugosllave na derguan te shkonim ne ..... . Keta tre ushtare te Ushtrise Jugosllave qe nuk kishin qene me pare midis atyre gjashte ose shtate (benin pjese ne njesine ushtarake te vendosur ne fshatin..... ) na percollen.
Diku gjate rruges, disa ushtare te Ushtrie Jugosllave erdhen me nje kamion te vogel dhe na kthyen pas , dhe na çuan ne nje shtepi dykateshe ne qe ishte e ..... , 70 vjeç, i cili ne ate kohe ishte ne Qiçavice. Ne ishim me pak se 40 vete, vetem gra e femije. Ata i vendosen personat nga ..... ne nje dhome ne katin perdhes. Ata pyeten ..... "kush ishte nga ..... ?" dhe pastaj ajo na tha "Ata thone se kush eshte nga ..... duhet te zbrese poshte", dhe ndenji me ne tri dite e tri nete. Ajo ishte personi qe i kontrolloi grate dhe femijet per te holla, stoli dhe leternjoftime, perpara shume ushtareve, kur ne hyme ne shtepi nje nga nje. Ajo nuk ndenji me ne ne te njejten dhome.; mendoj se ajo ndenji ne katin e siperm me ushtaret, por ajo vinte dhe fliste me ne. Ajo perktheu per ne ato qe ushtaret e Ushtrise Jugosllave na kerkuan te benim. Besoj se ..... na spiunonte dhe iu tregonte gdo gje ushtareve te Ushtrise Jugosllave.
Per tri dite ne ishim me te vertete mire; ushtaret e Ushtrise Jugosllave na sillnin ushqime, djath, qumesht, çdo gje qe ata mund te gjenin ne shtepite e zbrazura te fshatrave. Ata na sollen çaj dhe sheqer. Ishte nje furnele, por ne mund ta perdornim ate vetem per tu ngrohur por jo per te pjekur buke, per kete duhej te shkonim lart. Ushtaret e Ushtrise Jugosllave na lejonin per kete por jo çdo here qe ne kerkonim. Te shkallet brenda shtepise kishte roje. Pas deres sone ishte nje roje. E shihja ate roje çdo here qe shkoja ne banje. Nuk ishte i njejti roje gjate gjithe dites sepse shume here ata nderroheshin. Edhe oborri ishte plot me ushtare; kete ma tha motra ime kur u kthye nga oborri ku ajo kishte lare pelenat e foshnjes. Ne çdo kat te shtepise kishte ushtare, me tregoi motra ime sepse ajo shkonte siper per te gatuar dhe une i degjoja ata kur shtinin gjate neteve ne drejtim te malit te Ciçavices..
Pastaj pas tri ditesh ata thane: " ju te ..... , shkoni ne ..... ! Ju duhet teshkoni ne xhamine e ..... sepse NATO-ja mund t'ju bombardoje dhe t'ju vrase." Tre ushtare thane diçka ne serbisht dhe ..... na tha se ata kishin thene qe ne duhej te shkonim ne Qirez sepse " ata kerkojne qe ju te shkoni atje, Ata kerkojne nje grup prej jush." Ajo nuk dha shpjegime te tjera. Femra qe perkthente dhe rrinte me ushtaret serb nuk erdhi me ne ne ..... . Ajo ndenji ne ate shtepi ne ..... .
Keta tre ushtare na percollen per ne ..... . Ata flisnin vetem serbisht me ne, por une nuk i kuptoja çfare thoshin. Ishim afersisht 21 vete. Ne ecnim ne kolone. Ushtaret e Ushtrise jugosllave nuk na çuan ne xhami por ne shtepine e ..... , 70 vjeç, i cili nuk ishte ne shtepi. Me vone degjova se ai u vra nga serbet bashke me dy nga djemte e tij.Pastaj ata na fuan ne nje lloj bodrumi me sane dhe me vende per te ndenjur lopet. Keta tre ushtaret qe na kishin percjelle nga fshati ..... na lane me disa burra me shenjen e tigrit ne krahe.Kur hyme ne shtepi, keta tre ushtaret qe na shoqeruan, biseduan diçka me tre burrat me shenjen e tigrit ne menge dhe na lane me ata. Ata kishin veshur uniforma kamuflimi me nje perzierje te se gjelbres se mbyllet me te verdhe dhe me njolla te kuqe aty-ketu. Ata kishin çizme te medha ushtarake. Gjithashtu ata kishin edhe automatike dhe dy prej tyre kishin nga nje thike te madhe.Keta tre burra filluan te na mallkonin dhe te na shanin. "Pra ju doni republike, doni pavaresi" e keshtu me radhe
Ne bodrum burrat me shenjen e tigrit dhe me automatike te drejtuar ndaj grave kerkuan perseri te holla, stoli dhe leternjofitimet.Njeri nga ata kishte floke biond, te prere shkurt, pothuajse i rruar, me sy te zinj, lekure te bardhe, me trup shume te madh dhe me dhembe te medhenj, Ndonjehere ai vinte ne dhome me maske, ndonjehere pa maske. Ai kishte nje puqerr te madhe ne qafe, prapa veshit. Ai ishte ne fillim te tridhjetave dhe ishte shume i gjate, mendoj pothuajse dy metra.
I dyti ishte i shkurter, rreth 1, 75 m, me trup te zhvilluar mire, ai kishte lekure te zeshket dhe mendoj se ai ishte jevg. Ai kishte nje kapuç te zi prej leshi ne koke. Ky na ruante me te shumten e kohes, Une e kisha pare ate nga vrima e çelesit.
I treti ishte pak me i shkurter dhe me i holle se i pari, me lekure te zeshket, floke te zinj, nje gropez te thelle ne mjeker, qerpike te zinj te dendur dhe sy te zinj. Ky e drejtone me shume pushken nga ne kur na kerkonin te holla dhe stoli.
Kusherira ime ..... 16 vjeçe ishte atje me nenen e saj ..... 36 vjeçe kur burri me puçrren e madhe prane veshit po kontrollonte nenen e saj duke e prekur neper gjithe trupin, duke perfshire edhe gjinjte dhe vaginen, duke kerkuar per sende te çmuara qe mund te ishin fshehur. ..... ishte e frikesuar, keshtu qe ajo klithi dhe ai e goditi ate me shkelm me çizmet e tij te medha dhe e perplasi pas murit kaq fort saqe une mendova se e vrau. Ajo ka ende probleme tani; dhimbje ne gjinj, humbje oreksi dhe anemi. Ai e nxori nenen e saj jashte dhe kur ..... u kthye ajo na tha se ai e kishte detyruar ate te dilte ne oborr dhe te zhvishej. Ata e kontrolluan ate lakuriq dhe e pyeten per burrin e saj.
I njejti person erdhi shume here ne dhome dhe na kercenonte me thiken e tij te madhe duke na thene: "Do t'ju therrim, do t'ju pjekim". Ai tjetri me gropez ne mjeker thoshte: "Jo, ne fillim do t'i pjekim, pastaj do t'i presim" Nuk iu besova atyre sepse para asaj dite kishte pasur shume provokime dhe asgje nuk kishte ndodhur.
Kur hyme ne shtepi une kisha 300 DM per lindjen e femijes. I dhashe trupmadhit 200 DM, tri unaza ari, nje gjerdan dhe nje pale vathe. Te gjithe keto sende te çmuara i kisha fshehur ne rrobat e mia. Ne kashte fsheha 100 DM.
Pastaj, ai qe ishte shume i gjate hyri ne dhome me nje maske te zeze leshi ne fytyre. E njoha nga trupi dhe nga dhembet e tij te medhenj sepse maska kishte nje vrime per gojen. Ai tregoi me gisht nga pese vajza duke i marre nje nga nje. Ai kishte nje automatik te cilin e mbante ne njeren dore ndersa me tjetren tregonte nga vajzat. Ai fliste shqip shume mire. Pese vajzat ishin:
1. A ..... , 19 vjeçe
2. Z ..... , 19 vjeçe
3. B ..... , 23 vjeçe
4. M ..... , 27 vjeçe
5. .... .....
B ..... , A ..... dhe M ..... ishin motra.
Kjo zgjati afersisht dy ore; vajzat dilnin nje nga nje dhe ktheheshin ne bodrum me rroba te çrregullta. Pese minuta pasi mori vajzen e pare ai u kthye ne dhome vetem, pa maske dhe beri nje shenje me dore te fyti sikur do ta priste.. Ai foli ne shqip: "Ja preva fytin A ..... , tani ajo eshte e vdekur". Motra ime ishte e fundit qe ai mori nga dhoma.
Ne besuam se keta tre burra me shenja tigri ne menget e tyre i keqtrajtuan dhe i perdhunuan vajzat. Une e pyeta motren time kur ajo u kthye. "Qfare te bene" Motra ime nuk mundi te fliste. ..... tha: "na zhveshen lakuriq siç na ka bere nena." Ajo po dridhej syte i kishte krejtesisht pa jete dhe fytyra i ishte ngrysur.
Po ashtu ai ma drejtoi gishtin mua. Ai tha ne shqip: "Ti ! Ngrihu dhe eja pas meje!" Per shkak te palltos ai nuk me pa qe isha shtatzene. Ai me nxori jashte ne oborr, duke ecur para meje. Une e lashe djalin tim ..... ne bodrum. Ai filloi te bertiste e te qante kur u largova sepse eshte shume i lidhur me mua.
Ata me nxoren ne oborr dhe me çuan ne nje qoshe me tulla. I pashe dy personat e tjere me shenjen e tigrit ne krahe. Nuk do t'i harroj kurre fytyrat e tyre.
Burri trupmadh qe me kishte sjelle atje, me lekure te bardhe dhe floke ne ngjyre te çelet me urdheroi: "Zhvishu!" Ai ngriti automatikun drejt fytit tim dhe vazhdoi: "Po nuk u zhveshe dhe po nxore ze, do te vras" Dukej sikur po nxitohej. Ne ato çaste u ndjeva shume keq sepse une isha nente muajsh shtatzane dhe per shkak te asaj qe kisha hequr ditet e fundit. I ula te mbathurat deri te gjunjte dhe rrobat e siperme deri te gjinjte. Ai i uli pantallonat deri te gjunjte. Ai me preku gjinjte dhe vaginen me duar. Mendoj se ai donte te me perdhunonte megjithese shtatzania ime ishte e dukshme. Kur me preku une humba ndjenjat.
Kur erdha ne vete, e kuptova se nuk kishte kryer marredhenie seksuale me mua. Kete e them sepse une e njoh trupin tim shume mire. Ai qeshte dhe une isha mbuluar me rrobat e mia. Ai me kishte drejtuar armen. Ai me tha: "Ngrihu, vishu dhe shko! Ngrihu dhe luaji kembet!" Une u ngrita dhe eca para tij dhe shkova te dhoma ku ishin grate. Mezi ecja sepse ndihesha pernjimend shume e dobet dhe e rraskapitur. Sapo do te hyja ai me tha: "Ulu dhe pusho!" Une degjova djalin tim duke qare nga bodrumi.
Nje tjeter qe dukej si jevg shkoi ne bodrum dhe e kapi djalin tim prej rrobash dhe e vendosi ne prehrin tim. Ai ma la djalin ne preher per pese minuta dhe pas kesaj e çoi djalin perseri ne dhome. Pastaj ai tha: "Ngrihu dhe ec pas meje!" Ai me pyeti: "ku e ke burrin?" Iu pergjigja: " Eshte ne Itali". Ai shtoi "Dmth te ka marre malli per burrin" Une nuk thashe asnje fjale. Ai me tha: "Mire atehere, punen e tij do ta bej une." Me urdheroi te zhvishesha. Une u zhvesha. Gjithe kohen ai foli shqip me mua me theksin jevg. Ai i uli pantallonat dhe te mbathura e tij deri ne gjunj. Ai me preku barkun, gjinjte. Ai donte te me prekte kudo; U perpoqa te mbrohesha megjithese nuk kisha shume fuqi. Ai e pa qe une nuk kisha deshire te bej a seks me ate, keshtu qe ai nxori thiken e tij te madhe dhe tha " Une do te te therr! Do ta copetoj foshnjen tende!"
Ne nje çast ai tha: "Shko!" Mu duk sikur nuk kishte kohe sikur ishte me ngut.
U vesha perseri dhe shkova ne bodrum ku ishin grate dhe femijet. Ata erdhen perseri dhe moren te pese vajzat, emrat e te cilave i kam permendur me siper. Ata moren edhe tri gra me te medha ne moshe, duke bere me shenje nga ato dhe duke thene: "Ti! Ti! Dhe ti!" Ai u tha vajzave ne shqip: Bania hallallin" Kjo thuhet nga nje person perpara se te vdese; eshte si lamtumire nga njerezit e dashur.
1. T ..... , 62 vjeçe,
2. F ..... , 45 vjeçe,
3. M ..... , 42 vjeçe, e cila ishte nena e tri motrave qe permenda me larte qe u dhunuan
Ata i vrane grate me te moshuara menjehere. Ne degjuam tri te shtena nga jashte. Ky ishte perfundimi logjik qe ne nxorem.
Une nuk i pashe me keta tre burra me shenjen e tigrit mbi menge. Ata e mbvyllen deren me tel metalik. Ne e pame sepse dera prej druri kishte shume vrima.
Pastaj per rreth gjysme ore ne ndenjem ne bodrum. Ishim kaq te heshtura sepse nuk e dinim çka do te ndodhte me ato pese vajza qe i kishin marre, apo çka do te ndodhte me ne. Te dera ruante nje polic me uniforme kamuflimi, te kalter te mbyllet me automatik dhe revolver, me nje shirit te kalter ne krah, me floke te zinj, sy te zinj, fytyre te zeshket, 1,75-1,80 i gjate, me peshe normale, 50 vjeç. Ai hapi deren, i dha djalit tim qe ishte me i vogli i te gjithe femijeve ne dhome, nje shishe qumesht dhe nje cope te vogel torte dhe tha ne shqip: "Ikni shpejt nga ky vend!" E dija qe ishte uniforme policie sepse kur shkova ne Skenderaj per te lindur foshnjen kishte shume prej tyre rreth e rrotull dhe mjeku me tha kush ishin.
Qe atje ne u kthyem ne ..... ne shtepine ku ishim mbajtur per tri dite. Ne oborr pame ata tre burra qe na kishin percjelle deri ne ..... (ata kishin nje shirit te kuq ne uniforme) dhe ushtare te tjere, Ata po bisedonin duke qendruar ne kembe. Ata na thane te shkonim brenda dhe te pushonim per pak kohe dhe pastaj thane: "te shkojme te kerkojme per vajzat!" Une thashe:" Une nuk mund te eci me" prandaj une doja te dergoja vetem nenen time atje. Ushtari tha: "Nuk do te qendrosh ketu! Ju do te shkoni bashke kudo!"
Ne arritem ne ..... kur ishte errur dhe na futen ne stallen e nje shtepie qe ishte afersisht 300 metra larg nga shtepia qe na kishn mbajtur te kygura. Shtepia ishte djegur dhe une nuk e di e kujt ishte. Ata, tre ushtaret na lane te qete, duke na thene "Asgje nuk do t'ju ndodhe! Mos u frikesoni!" Ata na sollen buke, qirinj dhe nje djep per djalin tim dhe thane: " Neser do te gjejme vajzat dhe grate." Ata na thane te mos dilnim sepse do te ishim ne rrezik per shkak te paramilitareve. Ata po tregonin se po perpiqeshin te na mbronin. Ne ndenjem ne ate shtepi dhjete dite pa roje. Te tre ushtaret u kthyen ne ..... , por ne shtepine ngjitur ishin ushtare te Ushtrise jugosllave te cilet na thane: "Qfaredo qe t'ju nevojitet, na therrisni". Pas shtate ditesh atje erdhi ajo qe perkthente per serbet dhe ajo ndenji me ne tri dite. Gjate ketyre shtate diteve ata erdhen shume shpesh, ata na provokonin, kerkonin para, njeri prej tyre ma drejtoi armen ne koke. Nuk mund te them numrin e ushtareve te ushtrise Jugosllave atje por mund te them qe ishin shume. Pasi ..... erdhi atje, ushtaret e Ushtrise Jugosllave nuk erdhen me per te na kontrolluar. Per dhjete dite ne poqem buke ne furnelle me miellin qe gjetem ne stalle. Jashte oborrit ishte nje pus dhe ushtaret e ushtrise Jugosllave na lejonin here pas here te merrnim uje me shishe plastike. Dy ose tri here ne dite vinte nje person qe ..... me tha se ishte komandanti. Ai solli vetem per ..... ushqime (supe, buke, mish) kafe dhe cigare, Ai me pyeti: "Qfare ndodhi? Qfare ju bene? Kush e beri kete ?" pastaj ai tha: " me vjen keq per qfare te ka ndodhur sepse ti je shtatzane." Une nuk e di graden e tij. Ai kishte te njejten uniforme kamuflimi te gjelber me te verdhe si ushtaret, me shirit te kuq ne krahe; ndryshimi i vetem ishte se ai kishte nje kapele te gjelber njengjyreshe me maje.
Here pas here komandanti serb vinte atje dhe me pyeste qfare kishte ndodhur. Ata thoshin: "Na duhet ky informacion sepse ne po i kerkojme keta njerez, ne do t'i gjejme keto vajza."
Mirdita ishte ajo qe me dergoi ne spital ne Skenderaj per te lindur foshnjen, dhjete dite para se te lindej djali im ..... .Perpos ..... qe me shoqeroi ne spital, te gjitha grate dhe femijet qe mbaheshin ne ate stalle, mbeten atje. Komandanti dhe nje ushtar i Ushtrise jugosllave na çuan mua dhe ..... ne spitalin ne Skenderaj.
Une e pashe kur ajo po fliste me doktor ..... . Pasi linda foshnjen, doktori me mori ne shtepine e tij dhe me tha se ai e njihte babane e vajzes qe perkthente per serbet, dhe pas luftes doktori me tregoi se ajo kishte thene se atij i ishte treguar fakti qe motra ime dhe vjehrra ime ishin vrare.
Une mendoj se ..... na spiunonte ne ..... sepse fliste dhe hante me serbet. Burri im tha: " Une e di, ne e dime qe ajo eshte spiune." Edhe tani ata qe kishin lufltuar me UCK-ne e kerkojne ende ate vajze, por nuk mund t'a gjejne, me gjasa ajo u largua per ne Serbi.
Une mendoj se pa dyshim qe ajo duhet te kete bashkepunuar me ta. Ajo qendroi me serbet gjithe naten kur ne ishim te ngujuara; ajo pinte cigare dhe bisedonte me ta.
Per vdekjen e motres sime mesova nje muaj pas luftes. ..... , 34 vjeçe, gruaja e R ..... , me tregoi se dikush i kishte thene burrit te saj qe motra ime mund te ishte ne nje pus. Ai person dukej se kishte pare çdo gje me dylbi.
Une e takova burrin tim dy muaj pasi ishte nenshkruar marreveshja e paqes. Burri im kishte lufituar me UCK-ne per gjashte muaj ne Cigavice. Ai me tha se e kishte pare vajzen qe bashkepunonte me serbet ne Ciçavice tri jave para asaj qe ndodhi ne fshatin ku u dhunuan dhe u vrane vajzat, dhe ajo ishte veshur me uniformen e UCK-se. Burri im shtoi se ajo u largua nga UCK-ja dhe u bashkua me ushtrine serbe, dmth ajo bashkepunonte me ushtrine jugosllave.
Tre muaj pas nenshkrimit te marreveshjes se paqes motra ime u gjet brenda nje pusi. Nuk e di daten e sakte. Vellai, babai im dhe vellai im ..... me thane se KFOR-i e kishte gjetur kufomen ne nje pus.
Ata nuk na lejuan ta shikonim kufomen. Ata thane se viktimat ishin hedhur ne pus te gjalla.
Nga gruaja ..... dhe nga motra ime, te cilat i hodhen ne pus, disa nga kepucet e tyre u gjeten te shperndara ne pus, ne siperfaqe. Atje u gjet edhe nje kepuce qe ishte e vjehrres sime. Disa nga rrobat e vjehrres sime u gjeten jashte pusit ( pallto e gjate ne ngjyre hiri, xhemper ngjyre krem pa menge). Rrobat e saj ishin lidhur me nje fije te trashe. Babai im me tha se ai i kishte gjetur ato keshtu mbi toke, prane pusit.
Une nuk isha atje kur kufomat u nxoren nga pusi. Burri im dhe babai im ishin atje. Une shkova vetem kur ato u varrosen.
Te tete kufomat e femrave te dhunuara dhe te vrara u varrosen fillimisht ne ..... . Pas dy tre muajsh, ato u varrosen ne .....
Motra ime nuk kishte leternjofitim kur ne u larguam.
Babait dhe nenes sime nuk ua treguan kufomen e motres sime, vetem rrobat; pantallona te kuqe me vija, kadife, bluze te zeze leshi me lule, çorape te bardha leshi te thurura nga nena ime, çorape te pambukta te bardha, çizme me lekure te zeze me taka te trasha dhe me lidhesa; dhe bluze pambuku.
Krijoni Kontakt