Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nuk besoj se i sherben ndokujt kjo liste rrefimesh qe ke sjelle fatlum..nje gje duhet te kesh parasysh se shume nga ato rrefime mund te jene relative dhe te stisura..mos harro se ka plot njerez qe mundohen me qindra menyra per te perfituar dhe nuk jua ndien nese shfrytezojne fatkeqesite e te tjereve per perfitime vetjake..e njejta gje besoj ndodhi edhe me ata vashat qe na qenkan perdhunuar gjate luftes dhe qe nje far luljeta na i solli me libra dhe me shoqata thjeshte me fituar fame dhe para..

    per mendimin tim nuk duhen paraqite fare ne kete forum..nuk ka nevoje..
    Te ta heku nje merak.Keto rrefime nuk jane te marrura nga librat e stisura siç i quan ti,por jane rrefime autentike origjinale ashtu siq keta njerez kane perjetuar dhe kane pare.Nuk jane te ndryshuara,as te interpretuara as nga une e as nga askush,jane ashtu siq jane rrefyer keta,pa ndryshuar as pikë e as presje.
    Nuk jam aq i marrë saqe te sjell tregime te shpifura ketu sidomos kur behet fjale per nje teme aq te ndjeshme.
    Nese deshiron ti tregoj edhe emrat e femrave ,vendin ku jane mbajtur,dhunuar e vrare e me pastaj jane gjuajtur ne puse.Emrat per mua jane te njohur,mirepo nuk i solla per hir te etikes dhe ndjeshmerise se familjareve te tyre.Perndryshe mund te ti tregoj edhe emrat.
    Nese i gjen diku tjeter keto rrefime ,ose edhe ne ndonje liber tjeter perveq ketu te lutem silli,mirepo s`do i gjesh,jam i sigurte.Kot nuk e quajta temen rrefime autentike,sepse me te vertete egzistojne edhe asi çfare permend ti qe kane bere famë ne kurriz te te vrareve permes shitjes se librave .
    Nese nje teme palidhje shkon me qindra postime,keto rrefime qe jane sjell jane histori,jane histori ashtu siq ka qene,jane histori e paqendisur as nga une as nga askush.
    Nese ndien veten keq,qe sma merr mendja qe ndieve veten keq nga diqka nese lexove nga keto rrefime,ke tema tjera qe te bejne ta ndiesh veten mire dhe rehat.
    Ah Malsor,Malsor.
    Me detyrove te ti sjell keto fotot e ketyre vajzave te dhunuara "te stisura"siq po i quan ti.E ke edhe konkluzionin e eksperteve te mjekeve ligjor francez per keto 8 femrat.Mos harro Malsor se nuk sjelli postime te stisura e as te imagjinuara.Faktet e gjunjezojne edhe bjeshken.

    Verejtje....Vetem per personat mbi 18 vjeç

    http://i932.photobucket.com/albums/a...%20truth/1.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...%20truth/2.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...20truth/c2.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...20truth/c1.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...20truth/c3.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...untitled-1.jpg

  2. #12
    Po, fatlum postoi edhe tjera po pate, nime kto jane histori.

    Mbreme vetem rrefimin e Aferdites kam lexu. Sme eshte heq prej mendje gjithe kohen rrethimi saj.
    Tjerat rrefime tani per tani spo kam zemer me i lexu.
    Njeri vec film nese e sheh dicka te tille, mbetet pa fryme derisa te perfundoj, e le ajo e shkreta dhe shuuuuuume njerez te tjere qe i kane perjetu me lekurat e tyre.

    Nuk thone kot, Njeriu eshte me i forte se guri.
    Paqë

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Rrëfimi i Mehmetit-Krushë e Vogël


    Une kam jetuar ne fshatin Krushe e Vogel qysh prej se jam lindur. Kjo pjese e fshatit eshte
    rreth nje kilometer e gjysme prej Krushes se Madhe. Fshati ka nje popullate prej perafersisht
    400 Shqiptare. Ne fshat eshte edhe pakica Serbe qe jeton ne 23 shtepi. Ketu ka rreth 100 shtepi shqiptare.
    Konflikti ne Kosove nuk e kishte perfshire fshatin tim. Fshati ishte i paprekur dhe nuk eshte
    sulmuar nga forcat Serbe deri ne fillim te bombardimeve te NATO-se. E tere popullata e
    fshatit ishin civile. Fshataret shqiptare dhe ata serbe kane bashkejetonin pak a shume ne
    harmoni, Ne fakt ne kemi biseduare me njeri tjetrin qdo dite pa treguar ato armiqesi qe mbreteronin gjetke ne Kosove.
    Me 24 Mars 1999, naten kur bombardimet e NATO-se filluan te gjitha familjet serbe i ndalen
    dritat dhe une e pashe fqinjin tim serb kur e çoi familjen e vet ne bodrum. Dera e bodrumit eshte nen shkalle.
    Mengjesin e ardhshem, me 25 mars 1999, u zgjova nga zhurma e tankeve ne fshat. Kjo ka ndodhur diku rrethe ores tre te mengjesit dhe tanket ishin afer shtepive. Une pastaj e zgjova shoqen time dhe i thashe se duhet te shkojme me femije dhe te fshihemi ne male. Une shkova ne mal me familjen time dhe te gjithe familjet e tjera shqiptare. Kur filloi te zbardhe dita keto tanke gjuajten ne pjesen e larte te malit ne afersi te popullates civile. Gjuajtjet zgjaten rreth nje ore dhe pastaj ata filluan ti digjnin shtepite ne pjesen e poshtme te fshatit. Une kam qene ne gjendje te shohe fshatin duke u djegur. E njejta gje ndodhi te premten, se serbet vazhduan
    ta digjnin fshatin pjese-pjese.Pashe police te MPB-se duke marre automjete dhe traktore. Ne oren 0900, te premten, nje grup prej rreth 15 policeve erdhen ne mal ku civilet ishin te strehuar. Une i verejta tre police serbe (MPB) me shirita te bardhe ne krah duke dhene udhezime. Une s'i njoh ata mirepo ndoshta do t'i njihja ne qofte se i shoh perseri.

    Grate dhe femijet u ndane prej burrave dhe djemve te rinj dhe u urdheruan qe te shkonin ne Shqiperi. Menjehere i kane ndjekur. Ne grupin e burrave dhe djemve kishte afro 110 vete. Dy prej ketij grupi te burrave ishin trembedhjetvjeqare dhe ata jane Mehmet SHEHU dhe Xhelal SHEHU. Me i vjetri ka qene mixha im, Bali AVDYLI, i cili ka qene 72 vjeç dhe ka qene njeriu me i vjeter ne fshat. Aty ka pasur shume te tjere te moshes se tij.
    Ky grup i meshkujve u kontrollua dhe na u moren kuletat dhe leternjoftimet. Na urdheruan qe te uleshim ne gjunje me duar prapa koke dhe me shikim ne toke. Grupi ka qene i detyruar te qendronte ne kete pozicion ne kolone nga tre dhe qendruam keshtur rreth nje ore. Policia keqtrajtoi ata te cilet ngriten koken duke i goditur ne çdo pjese te trupit. Na thane se NATO do te na shpetonte se shpejti.

    Pas kesaj na percollen deri te shtepia e shqiptarit Haxhi BATUSHES, shtepia e te cilit eshte ne mes te fshatit dhe malit. Shtepia ka qene e pabanuar dhe pa mobilje. I tere grupi i meshkujve, rreth 110 vete, u futen ne dy dhoma te shtepise (kater metra me kater metra). Shtepia ka qene e paprekur dhe nuk ka qene e qelluar me ndonje granate. Gjate kesaj kohe na kane perqeshur dhe fyer. Dhomat kane qene aq te plota sa qe nuk kemi mundur te leviznim. Dhoma ne te cilen isha kishte dy dritare ne mure prane njeri-tjetrit dhe nje dere nga korridori.
    Ata meshkuj qe nuk kishin vend ne dy dhomat u shtine ne korridor. Kur ishim te gjithe
    brenda, une isha ne fund, larg nga dritaret dhe dera. Njeri nga ata qe u soil prej kodrave ishte nje invalid ne karroce i quajtur Sahit HAJDARI.
    Ndersa na shanin, ata hapen zjarr, pa na paralajmeruar. rashe menjehere ne toke dhe ata qe ishin rreth meje rane mbi mua. Personi prane meje ra mbi mua dhe i kulloi gjaku mbi mua. Te gjithe viktimat e tjera rane mbi dysheme. Viktimat klithinin dhe bertitnin per disa minutat. Te shtenat vinin prej dritareve dhe klithmat vazhduan.

    Disa ishin te plagosur dhe klithnin tere kohen. Pasi u ndalen te shtenat, policet hodhen sane mbi te gjithe meshkujt brenda. Shume prej tyre ishin ende gjalle dhe klithnin. Pastaj e ndezen sanen dhe ata qe ishin ende te gjalle filluan te digjeshin. Une ende isha ne fund te grumbullit te njerzve te vrare dhe te plagosur. Sana dhe tallat jane bartur prej oborrit. Tymi filloi te me ngulfate dhe une vendosa qe me mire te dal jashte dhe vdese prej plumbit sesa te digjem i gjalle.
    Grupin e kishin futur ne shtepi diku rreth ores 11.00 dhe une kam ikur diku ka ora 15.00 pasiqe tymi u be i padurueshem. Kur dhe u mundova qe te ngrihem prej kufomave, i futa duart ne hi te nxehte dhe kjo me shkaktoi disa djegje te renda ne duar. Une gjithashtu pesova djegie ne fytyre prej flakes qe vinte prej kufomave. Une ika duke kercyer nga dritaqa qe ishte anash dhe vrapova deri te shtepia e mixhes e cila eshte shume afer. Shtepia eshte disa metra large, dhe une u futa ne bodrum.
    Me vone hipa larte per te pare ç'po ndodhte jashte sepse desha te ikja ne male. I pashe policet te MPB-se me uniforma te kalterta kamuflazhe dhe disa civile duke vjedhur Mercedesin e bardh te mixhes sime. Ata gjithashtu e shkaterruan nje Renault: E ndezen dhe e lene pa vozites qe te perplaset ne mur. Kjo ka ndodhur atehere kur e pashe dy police duke marre çuar me shume talla ne shtepine dhe duke e hedhur mbi kufomat. Flaka e zjarrit atehere u nis.
    Pastaj ika ne mal dhe qendrova deri diku kah mesnata duke vezhguar shtepine ne te cilen ishin te vdekurit. Ata vazhduan ta ushqenin zjarrin deri ne mesnate. Une kam qendruar per dy dite ne mal sepse policet ende rreth e rrotull dhe kam mundur ti percjellja ngjarjet ne fshat. Fshati vazhdoi te digjej edhe per disa dite.

    Une pastaj vazhdova per ne Nagavc dhe me dha ndihme mjekesore doktor Xhemali (mbiemrin nuk ia di) prej Krushes se Madhe. Une ia tregova mjekut historine time. Pastaj shkova ne Shqiperi. Me kane ndalur ne kufi ne Morine dhe policet serb me pyeten se si jam djegur. Une iu pergjigja se shtepia ime ishte duke u djegur dhe une u dogja duke tentuar qe t'i merrja batanijet prej shtepise. Ata me lidhen per radiator dhe me akuzuan se isha pjesetar i UQK-se, duke thene se keto plage i kam prej granatave te tyre. Aty kane qene edhe dy persona prej Retise te cilet ishin te lidhur per kete radiator ne piken kufitare. Une jam liruar pas nje gjysem ore, Ata dy te tjeret kan qene prej fshatit ne te cilin ka qene shtabi i UCK-se.
    Tre te mbijetuarit tjere jane, Agim ASLLANI, per te cilin me kane thene se eshte i gjalle dhe
    Petrit RASHKAJ e Bajram ZYLFIU. Une e kam pare vetem Petritin ne Kukes.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Rrefimi i Agimit-Celinë,Rahovec


    Ofensiva serbe kunder Celines filloi ne oren 05.00 me 25/03/1999 dhe u zhvillua ne tri faza. Faza e pare ishte diten e marte me 25/03/1999 kur forcat ushtarake me tanke, me autoblinda dhe Praga e rrethuan fshatin. E tere popullata e fshatit ishte ende aty sepse ne nuk kishim prani te UQK-se dhe askush nuk kishte arsye per t'u larguar. Ofensiva ishte e papritur dhe askush nuk kishte ku te shkonte sepse ishim krejt te rrethuar. Shumica e popullates se fshatit dolen nga shtepite dhe u mblodhen ne dy apo tri pjese kryesore te fshatit.
    Rreth ores 05.30, forcat ushtarake filluan te granatonin dhe te shtinin mbi fshat pa paralajmerim. Nuk dukej se po i merrnin ne thumb njerezit por dukej se perpiqeshin te frikesonin kedo ne fshat. Shumica e pleqve, grave dhe femijeve u mblodhen ne nje grup dhe me te rinjte midis moshes 18 dhe 40 vjeç rrinin larg nga ky grup sepse mendonin se ata do t'i merrnin ne thumb. Per kete arsye me te rinjte, duke perfshire edhe veten time, u fshehem ne fshat. U ngjita ne tavanin e shtepise se re, te cilen ishim duke e ndertuar. Isha me kusheririn tim Isuf JEMININ, i lindur me 25/01/1961, dhe ne u fshehem aty 48 ore. E terhoqem ne tavan shkallen me te cilen ishim ngjitur. Prej aty mund te shihnim rreth 80% te fshatit sepse shtepia ishte vetem pjeserisht e ndertuar dhe pullazi kishte nje dritare. Shtepia eshte tri kateshe me tavan. Shtepia eshte rreth 10 metra larg nga rruga Bellacerke/Krushe e Madhe.
    Rreth ores 09.30 kembesoria ushtarake filluan t'i qaseshin fshatit me kembe te rreshtuar nga kater dhe nga ora 10.00 e kishin rrethuar fshatin. Kishte rreth 500 ushtare te cilet erdhen nga kater drejtime kryesore. Nga Bellacerka, Krusha e Madhe, Rahoveci dhe nga drejtimi i rruges kryesore Gjakove/Prizren.Te gjithe ishin te veshur ne uniforma te larme me ngjyre te gjelbert e bojkafe dhe te gjithe e kishin shenjen me shqiponjen dykrereshe te bardhe jugosllave ne supin e majte. Ata qe dukej se komandonin kishin kapela te stilit te beretave te gjelberta te mbyllta kurse ushtaret kishin kapela te tipit te partizaneve. Te gjitha kapelat kishin te njejtat shenja me shqiponja. Shumica prej tyre kishin arme automatike dhe revolvere, kurse disa kishin leshues raketash. Disa prej tyre gjithashtu kishin granata te varura ne gjoks.
    Rreth ores 09.30 i pashe rreth 35 ushtare qe e thyen deren e oborrit tim, u futen ne oborr dhe ma vrane qenin, i cili po lehte ne ta. Ne oborrin tim jane pese shtepi. Tri prej shtepive, duke perfshire ate ne te cilen gjendesha une, ishin pjeserisht te ndertuara, Ne njeren shtepi jetoja me familjen dhe prinderit, kurse e pesta perdorej si shtepi per mysafire. Kur u futen ne oborr i kontrolluan qe te pese shtepite duke plaçkitur çdo gje me vlere. Gjithashtu e hoqen pjesen kryesore te antenes satelitore nga shtepia ne te cilen jetoja.
    Shtepia me afer asaj ne te cilen gjendesha ishte shtepia ne te cilen u futen komandantet e ofensives. Kjo shtepi kishte tri kate dhe nuk ishte perfunduar se ndertuari dhe ishte vetem rreth 15 metra larg. Dukej se kishte dy komandante te cilet flisnin. Nuk ua di emrat por ua njoha fytyrat si ushtare nga RAHOVECI.
    Kur hyne ne shtepine ne te cilen po fshihesha u ngjiten deri ne katin e dyte, qe ishte vetem disa metra perfundi nesh, dhe prej aty mund ta shihnin te tere fshatin. Nuk mund te benim zhurme derisa ishin aty perndryshe do te na zbulonin. Ushtaret ne shtepine ku po fshihesha ishin vendosur te dritaret dhe ata dukej se po mbanin roje per te tjeret. Ata nuk flisnin.
    Gjate gjithe dites pashe ushtare duke u futur neper shtepi dhe duke plaçkitur gjesende me vlere kudo ne fshat. I hiqnin gjithashtu pjeset kryesore te antenave satelitore nga te gjitha shtepite. Gjate dites u dogjen 12 shtepi. Me kujtohet se e dogjen shkollen rreth ores 10.00
    Komandantet ne shtepine afer nesh ishin vendosur ne katin e dyte dhe ne ballkonin e katit te dyte. Ballkoni ne te cilin ishin ata shikon nga shtepia ne te cilen isha une dhe perreth ne te majte te shtepi se qe po e shikoja. Mund te shihja qarte dhe te degjoja bisedat qe benin komandantet. Dy komandantet kishin radio dore dhe flisnin ne radio, identifikoheshin si"Komandanti 444". Qendruan ne shtepi deri no oren 24.00.Gjate gjithe dites i degjova komandantet duke u dhene urdhera permes radios ushtareve ne Celine. Dukej se flisnin me nje kod te veçante dhe ishte veshtire te kuptoheshin urdherat. E kisha te qarte se ata e kishin komanden mbi te gjithe njerezit aty. Shpesh i pyetnin grupet e ndryshme rreth lokacionit te tyre dhe per gjera te tilla.
    Rreth ores 17.00 ate pasdreke e degjova radion te therriste "Komandantin 444" dhe njeri nga komandantet u pergjigj, "Qdo gje ne rregull,pastaj tha, "Te mos behet si ne Reçak." Komandanti pastaj u pergjigj, "Nuk do te jete si ne Reçak por dy here me shume."
    Rreth ores 19.00, perseri e degjova radion qe thirri "Komandantin 444" dhe i njejti komandant u pergjigj. Radio tha diçka si"Ndaleni ofensiven ne Celine." Komandanti u pergjigj, "Po, do ta ndalim."
    Me kujtohet se disa here, kur komandantet ne shtepine time flisnin me komandantet e tyre, e identifikonin veten si "Prizreni". Ata folen me "Prizrenin" pothuaj per çdo pese minuta. Dy bisedat qe me jane kujtuar jane ato qe vertete i kam mbajtur mend por nuk me kujtohen bisedat e tjera tani.Ushtaret zune pozicione ne pika te ndryshme rreth fshatit. Ne secilen pike kishte rreth 20 deri 30 ushtare te stacionuar. Disa pika jane mbajtur deri rreth 12 ore, deri ne mesnate por njerezit me se afermi shtepise sime te udhekryqi qendruan aty dite e nate rreth dy dite. Shumica e ushtareve u larguan nga fshati.-Gjate nates ushtaret shtinin pa ndonje qellim. Mendoj se kjo behej per t'i frikesuar fshataret. Nuk e di se çka kishte ndodhur me grupin e pleqve, grave dhe femijeve.
    Rreth ores 08.00 te nesermen, prinderit e mi dhe tre anetare te tjere te familjes u kthyen ne shtepi per te me kerkuar. Biseduam rreth asaj se çka u kishte ndodhur nje dite me pare. Thane se ushtaret u kishin bertitur, i kishin plaçkitur ata dhe shtepite por pergj ithesisht i kishin lene te qete. Ushtaret u kishin thene te gjitheve se duheshin te udhetonin per Xerxe. Te gjithe menduam se ofensiva kishte marre fund dhe e bekonim perendine qe ishim ende gjalle dhe keshtu vendosem te qendronim ne fshat.
    Ne ate moment vura re se nje force ushtarake po i afrohej fshatit nga drejtimi i rruges kryesore. Brenda 10 minutash vura re nje bartes trupash me 12 police te forcave speciale. Mendova se ishin njerezit e Arkanit. Te gjithe kishin mjekra te gjata dhe koka te rruara pa kapela. Kishin uniforma dhe shenja te ngjashme si ato te ushtareve nje dite me pare, por ata kishin shirita te kuqe ne supin e majte. Ishin ngjashem te armatosur por kishin edhe thika te medha ne brez, te cilat ishin se paku gjysme metri te gjata.
    Derisa po vozitnin perbri shtepise sime, e pane nenen time ne oborrin tone dhe i bertiten,
    Qka po ben ketu, plake?" Ata edhe e shane. Vazhduan rruges per ne Krushen e Madhe.
    Nena ime dhe te tjeret u frikesuan shume dhe u fshehen ne bodrumin e shtepise ne te cilen jetonim. Une qendrova i fshehur ne tavan ku kisha qene nje dite me pare me kusheririn.
    Brenda gjysme ore, qe ishte rreth ores 09.00, pati rreth 200 deri 300 ushtare ne fshat. Kishte grupe midis tyre qe kishin shirita te kuqe si njerezit qe tashme i kisha pare ne kamion. Disa grupe kishin shirita te bardhe dhe disa grupe kishin shamia te lidhura rreth kokes. Disa shamia ishin krejt te kuqe dhe disa ishin me lara por kryesisht te kuqe ose te zeza. Te gjithe i kishin thikat e gjata si ato qe i kam pershkruar. Shkonin nga shepia ne shtepi.
    Rreth ores 09.30 rreth 30 ushtare u futen ne oborrin tim dhe e kontrolluan secilen shtepi.
    Kur erdhen ne katin e dyte te shtepise ne te cilen po fshihesha, zune pozicionet te dritaret
    dhe dukej se i ruanin te tjeret. Ne ate kohe e pashe nje grup prej 7 apo 8 njerezish qe u
    futen ne shtepine ne te cilen jetonim dhe i-nxoren ne oborr para shtepise te pestet qe po
    fshiheshin aty. Keta ishin: babai im Sadri JEMINI i lindur me 15/01/1921, nena ime
    Synavere JEMINI e lindur me 5/05/1935, axha im Shaip JEMINI i lindur me 1924, djali i
    axhes sim Muharrem JEMIMI i lindur me 1945, dhe gruaja e axhes sime Zade JEMINI e
    lindur me 1952.
    Ushtaret e pyeten babain ne serbisht nese kishte te holla dhe ai u pergjigj ne serbisht,
    Kam te holla." Ata pyeten, "Sa ke?" Ai tha, "Kam 12,000 DM." Nena ime pastaj tha ne
    shqip, "Qka do te beni me ne? Ne nuk kemi bere gje." Ata pastaj thane ne serbisht,"Hesht. Nuk te kemi pyetur gje. Mbylle gojen."
    Ushtaret pastaj i marshuan drejt portes se oborrit por kur e kaluan shtepine tjeter i urdheruan te ktheheshin ne te majte ashtu qe te ishin midis dy shtepive. Njeri nga ushtaret e nxori revolen dhe qiti nje here ne ajer. Ushtaret e tjere pastaj hapen zjarr me armet e tyre automatike mbi te pestet dhe ata te gjithe u rrezuan pertoke. Isha i sigurt se ishin te
    vdekur.
    Pas pak nje kamion erdhi ne oborr dhe vodhi nga shtepite tona. Ato qe i vodhen i ngarkuan ne dy kamione. Qendruan ne oborr deri ne oren 1.00 pas mesnate. Gjate gjithe dites dogjen çdo shtepi qe mund te digjej ne fshat. Vetem shtepite e reja, te cilat nuk mund te digjeshin, mbeten pa u djegur. Perdornin flake-hedhes per t'i djegur shtepite. Tri shtepi ne oborrin tim u dogjen, kurse shtepia ne cilen isha une dhe shtepia ne cilen ishin vendosur komandantet nje dite me pare ishin te vetmet qe kishin mbetur pa u djegur sepse ishin me te rejat dhe do te ishte veshtire te digjeshin. Shtepia ne te cilen jetonim nuk u dogj deri vone ate nate sepse kishte shume gjera me vlere ne shtepi dhe iu desh shume kohe per t'i plaçkitur. I ngarkuan dy kamione.

    Gjate gjithe dites u degjuan krisma te armeve automatike dhe klithma burrash, grash dhe femijesh. Nuk guxonim ta ngritnim koken per te shikuar sepse ushtaret ishin ne oborr

    gjate gjithe dites. Vendosem qe sapo te na jepej rasti te iknim nga shtepia sepse do te ishte me mire te vdisnim nga automatiket sesa te digjeshim te gjalle ne shtepi. Pasi qe u larguan ata, zbritem nga tavani dhe ikem nga oborri. Nuk mundem as t'i kontrollonim kufomat e familjes sone sepse nje grup ushtaresh ishin stacionuar rreth 50 metra me larg dhe ata do te na shihnin.
    Ikem ne fshatin Xerxe rreth 7 kilometra larg, arritem atje rreth ores 05.00. Nuk kishim ngrene as pire 48 ore dhe mezi arritem deri ne Xerxe. Shkuam te shtepia e nje shoku dhe e morem veten. Rruges kaluam nga nje vend vrasjesh afer Bellacerkes. Ishte ne shtratin e nje lumi afer hekurudhes dhe pame nje numer te madh njerezish te vdekur. Aq patem frike sa qe ne fillim menduam se trupat e tyre ishin ushtare te shtrire pertoke duke pritur qe te na vrisnin.

    Pas kater ditesh u ktheva ne fshat dhe gjate dites fshiheshim neper fusha midis Bellacerkes dhe Celines. Qdo dite shihja police serbe duke u futur ne fshat me jevgj dhe vidhnin mallra nga shtepite dhe gjithe gjene e gjalle qe e gjenin. Kjo ishte ofensiva e trete.' Qdo dite sa ishim atje ata futeshin ne fshat dhe e perseritnin kete. Madje dogjen edhe disa shtepi te tjera. Ishin rreth 25 deri 30 veta nga fshati qe fshiheshin ne fusha dhe mund te shihnim se çka po ndodhte ne fshat prej aty ku ishim.
    Gjate nates futeshim ne fshat per 4 apo 5 ore dhe i gjenim njerezit e masakruar dhe i varrosnim. Kete e beme 30 dite dhe gjithsej varrosem 78 veta. 74 nga Celina, dy nga Hoça e Vogel, nje nga Brestovci dhe nje nga Bellacerka. 18 veta ishin djegur. E komandoja kete grup pasi qe isha kryetar dhe e kam mbajtur nje liste te te gjithe njerezve te cilet i varrosem. E shenoja emrin, mbiemrin dhe vitin e lindjes te te gjithe njerezve sipas radhes se varrimit dhe sipas vendit te varrimit. Ne çdo vend-varrim e shenova emrin, mbiemrin dhe vitin e lindjes te njerezve ne varr ne nje pjese te ndare letre. E vendosja kete cope letre ne nje shishe 1.5 litershe dhe e varrosja me kufomat. Secili varr eshte mbuluar me nje mbulese prej plastike.
    Gjithashtu i kam regjistruar shumicen e vend-varrimeve me nje kamere te nga
    Nuk i kam gjctui kufomat c familjes sme sepse kamioni voziste rrugeve kryesore dhe i mblidhnin kufomat afer rruges. Kete e benin policet me jevgj gjate dites dhe e kam pare kete vete. Do t'i kene mbledhur se paku 20 deri ne 30 kufoma.


  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192
    fATlum.. a osht e mundur mu gjend ketoo rrefime neper video d,m.th.. duke fol ata vet

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga ms13 Lexo Postimin
    fATlum.. a osht e mundur mu gjend ketoo rrefime neper video d,m.th.. duke fol ata vet
    ms13,pershendetje.Ketu i ke rrefimet e dy te siperpermendurve nga Krusha e Vogel,Mehmet Krasniqit dhe Qamil Shehut,gjersa per rrefime tjera eshte dashur kamerat dhe TV tona ti intervistojne,mirepo deri tash se kane bere kete.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=126752

    --------------------------------------------------

    Rrefimi i Fedrijes-Vushtrri


    Une jetoj ne fshatin Sfraçak i Poshtem, komuna e Vushtrrise se bashku me nenen time Feridene, vellezerit e mi, Jetishin dhe Fazilin, gruan e Fazilit, Hamiden, gruan e Fetishit, Shukrijen, motrat e mia Selvine dhe Hyrijen. Fazili ka dy vajza dhe Jetishi ka tre djem. Me ne jetonte edhe babai im, Mirani i cili u vra ne masakren e 2 majit. Une kam banuar ne kete shtepi qysh prej fundit te luftes. Me pare ne kemi jetuar ne shtepine ngjitur por ajo u dogj gjate luftes. Kreva shkollen fillore dhe shkollen e mesme per matematike ne Vushtrri. Kam kryer gjithashtu nje kurs per rrobaqepese. Para luftes nuk kam punuar, por tani punoj si rrobaqepese ne nje firme te vogel private ne Vushtrri. Nuk kam qene kurre anetare e UQK-se por djali me i madh i Jetishit, Ismeti ishte anetar para luftes, por kur filloi lufta ai u largua sepse ndiqej vazhdimisht prej serbeve.
    Pasi filloi bombardimi i NATO-s me 24 mars 1999, ne zone hyne shume forca serbe. Me 28 mars ne u detyruam te dilnim nga shtepia jone sepse serbet filluan t'i digjnin shtepite ne fshatin tone. Fillimisht ne shkuam ne fshatin Dumnice, ne komunen e Vushtrrise dhe kaluam nje nate atje, pastaj shkuam ne fshatin Samadrexhe, ne komunen e Vushtrrise. Ne ishim informuar nga UCK-ja se do te vinin forcat serbe dhe keshtu duhej te shkonim ne fshatin Vesekoc, komuna e Vushtrrise. Ne Vesekoc ndenjem afersisht pese jave. E gjithe familja vendosi te largohej perveç babes sim, axhes Muharremit dhe nje djali te axhes, Ilmiut, te cilet qendruan per t'u kujdesur per shtepine. Pas pak kohe edhe ata u detyruan te largoheshin per shkak te snajpereve qe shtinin nga Nedakoci.
    Ushtaret serbe zune pozicione ne kodrat ne Sfraçak te Eperm, komuna e Vushtrrise dhe ne lagjen serbe ne fshatin Samadrexhe, komuna e Vushtrrise. Serbet filluan t'i digjnin shtepite ne Sfraçak te Eperm.
    Dikur nga 30 prilli 1999 na u desh te shkonim nga Vesekoci ne Sllakoc ku ndenjem dy nete. Luftetaret e UCK-se na informuan se qendresa ishte thyer ne fshatin Melenice, komuna e Mitrovices, dhe se serbet po perparonin nga veriu. Ata na thane qe ne duhej te provonim te arrinim ne Vushtrri. Ne kete zone kishte shume njerez qe kishin ardhur per te kerkuar mbrojtjen e UQK-se, te cilet tani duhej te leviznin drejt Vushtrrise. Nje kolone prej rreth
    50,000 njerezish filloi rrugetimin nga Sllakoci per ne fshatin Ceceli, komuna e Vushtrrise e pastaj me tej ne fshatin Studime e Eperme, komuna e Vushtrrise. Ata leviznin ne traktore me rimorko dhe qerre me kuaj. Une isha mbi nje rimorkio bashke me te 13 anetaret e familjes sime
    Kur erdhem ne Studime, zbritem prej rimorkios sepse kolona e kishte ndalur levizjen. Ishte pas ores 4 pasdite dhe prej vendesve degjova se ne Vushtrri ishte vendosur ora policore dhe serbet nuk do te na lejonin te vazhdonim. Deri ne ate kohe vetem grupe te vegjel me gra dhe femije ishin lejuar te ecnin drejt Vushtrrise, por pas ores 4 pasdite askush nuk u lejua te levizte. Ne u rrethuam nga te gjitha anet prej ushrise serbe. Rreth ores 9 te mbremjes erdhen kater police serbe. Ata po shtinin ne ajer me automatike. Ata na bertitnin, mallkonin dhe fyenin ne serbisht. I kuptova fjalet qe thane. Paramilitaret iu bertiten shofereve te traktoreve te hapnin rrugen qe te kalonin automjetet e tyre te blinduara. Sapo beheshim gati te hipnim mbi traktor, tre prej tyre kapen Ismetin dhe filluan t'a goditnin me duar. Ata e akuzuan se ishte ushtar i UQK-se. Ata thane ne serbisht "Do t'a vrasim ne rast se nuk paguani". U dhashe 200 marka gjermane dhe ata e liruan dhe u larguan. Pas kesaj ne u perpoqem ta fshihnim Ismetin ne rimorkio, te trembur se mos ata ktheheshin dhe e vrisnin.
    Te traktori yne erdhi nje grup tjeter me police serbe me uniforma te kamuflazhi te kaltra. Njeri nga ata, i shendoshe, me floke te verdhe dhe me uniforme te kalter kamuflazhi dhe jelek te gjelber, e terhoqi Jetishin poshte nga traktori dhe filloi t'a rrihte me nje shkop te trashe druri. Ai e goditi Jetishin shume here ne te dy supet dhe ne qafe. Babai im shkoi te polici dhe iu lut ta leshonte Jetishin. Babai im bisedoi me policin ne serbisht. Nuk e kuptova gfare po thoshin. Me vone prej babait mesova se polici kishte thene se ata do ta vritnin Jetishin ne rast se ne nuk u paguanim 2000 ose 3000 marka gjermane. Nuk na kishin mbetur te holla, por gruaja e vellait tim, Hamidja, i dha policit te gjitha sendet me vlere qe kishte. Ajo i dha stolite e saj, byzylyke, unaza, dhe vathe me vlere afro 2000 marka gjermane dhe polici e leshoi Jetishin.
    Rreth ores 11.30 te nates, te traktori yne erdhi nje grup i trete me rreth gjashte police. Dy ishin me maska te zeza me vrima per syte dhe per gojen. Ata ishin me uniforma te kaltra kamuflazhi. Njeri nga ata i drejtoi automatikun ne kraheror nenes sime. Jetishi nuk kishte patur mundesi te hipte ne traktor pasi e kishin rrahur dhe ata e kapen dhe e terhoqen zvarre te shkurret qe ishin rreth pese metra larg ne anen e djathte te rruges drejt Studimes se Poshtme. Babai im shkoi perseri te policet dhe iu lut qe ta leshonin Jetishin. Policet nuk folen dhe nuk kerkuan para, ata thjesht donin ta ekzekutonin Jetishin para syve tane. Njeri nga policet me maske (ai ishte rreth 1,90 m i gjate dhe ishte i holle) e ngriti pushken dhe e drejtoi te koka e Jetishit. Kisha shume frike te shikoja dhe e ktheva koken pas. Degjova nje te shtene te vetme. E ktheva koken perseri dhe pashe Jetishin qe ra mbi shkurret. Jetishi nuk levizi dhe te gjithe ne menduam se vdiq.
    Policet po largoheshin por babai im u tha diçka ne serbisht, mbase i mallkoi nuk e di. Ata ndalen dhe u kthyen. Une po e ndihmoja babane te ngjitej mbi rimorkio duke i dhene doren. Ata e terhoqen babane dhe e çuan te vendi ku ishte Jetishi i shtrire. E ktheva koken perseri pas dhe degjova tri te shtena te veçuara. Pas te shtenes se dyte degjova nje britme qe une jam e sigurte se ishte nga im ate. U ktheva dhe e pashe babane qe ra ne toke. Degjova nje te shtene tjeter por nuk e pashe nga erdhi.
    Serbet na urdheruan te hipnim mbi traktor dhe te niseshim, keshtu qe nuk kishim mundesi te shkonim te babai dhe Jetishi. Ne grupin tone nuk kishte mbetur askush qe mund t'i grahte traktorit. Djali 13-vjeQar i Jetishit, Lavdimi, u orvat t'a voziste traktorin por ai ishte shume i trembur dhe i tronditur dhe nuk mundi t'a levize traktorin. Pashe nje polic qe erdhi dhe e goditi ate me kondakun e armes. Ai e goditi Lavdimin disa here pas kokes. Nje polic tjeter qe po qendronte afer traktorit erdhi dhe u perpoq t'i mesonte atij si t'a voziste traktorin, duke i folur shqip. Lavdimi e ndezi motorin dhe voziti rreth 100 metra ne rruge. Ai ndaloi dhe atje nuk kishte police rreth e rrotull keshtu ne te gjithe kercyem nga rimorkioja dhe u perpoqem te fshiheshim pas traktorit. Ne ishim ne krye te kolones dhe shumica e policeve dhe ushtareve dukej se ishin ne mes dhe prapa. Autoblindat serbe u larguan ne drejtim te fshatit Studime e Poshtme, komuna e Vushtrrise, dhe askush nuk qendroi qe te na ruante. Ne shfrytezuam rastin dhe e nisem Ismetin te shkonte e te lajmeronte luftetaret e U£K-se ne male per çka kishte ndodhur. UCK-ja ishte larguar ne drejtim te kundert me kolonens, keshtu qe Ismeti e dinte drejtimin e pergjithshem ku mund t'i gjente. Pas nje fare kohe serbet u kthyen. Ne qendruam atje per nje fare kohe. Nje serb po u thoshte njerezve te therrisnin "UQK", dhe "Sllobo, Sllobo" dhe "Drazha, Drazha" Me vone na urdheruan te vazhdonim me kolonen. Ne u larguam nga traktori dhe vazhduam ne kembe.
    Ne u udhezuam prej policeve me uniforma te kaltra te shkonim te ndertesat e kooperatives bujqesore, te cilat ndodhen ne periferi te Vushtrrise. Rruges per ne kooperatine
    bujqesore pame shume police. Kur po hynim ne qytet une pashe perseri policin qe kishte rrahur Jetishin. Ai ende mbante shkopin me te cilin kishte rrahur Jetishin. Me 3 maj, rreth ores 2 te mengjesit, ne arritem ne kooperativen bujqesore. Atje kishte tashme shume refugjate. Nje halle/teze e imja ishte brenda nderteses se kooperatives bujqesore dhe me vone me tregoi se dhoma ku ishte ajo, ishte e tejmbushur me njerez. Pjesen tjeter te nates e kaluam te ulur te ulur ne oborr. Me vone mesova se oborri ishte rrethuar prej policeve. Disa femije ishin perpjekur te dilnin per te marre uje por ishin ndalur prej policeve. Te nesermen, rreth ores 10:00, erdhi zevendeskomandanti i policise nga Vushtrria. Besoj se quhej SIMIQ. Identitetin e tij ma treguan njerez te tjere qe ne ate kohe ishin atje. Ate mund t'a pershkruaj si te gjate, te shendoshe dhe me mustaqe te zeza. Nga familjaret e mi degjova se ai ishte famekeq ne ate zone pasi kishte kryer shume krime kunder shqiptareve.
    Policet filluan t'i ndanin nga familjet e tyre meshkujt nga 15 deri ne 60 vjeç. Djemte e Jetishit, Mirsadi dhe Lavdimi, fillimisht u detyruan te qendronin me burrat, por axha im Muharremi shkoi dhe ia shpjegoi gjendjen nje fqinji serb te cilin e njoh si Biba dhe ai ndihmoi qe ata te liroheshin. Me vone mora vesh se meshkujt ishin çuar ne burgun e Smrekovnices, ne komunen e Vushtrrise. Te gjithe ata qe kishin traktor u urdheruan prej policise qe te shkonin ne Shqiperi. Te tjeret u nisen kah Smrekovnica dhe fshati Kçiq, ne komunen e Vushtrrise. Meqe traktori yne ishte ende ne Studime, ne ecem per ne Kçiq. Ne qendruam kater dite atje ne nje shtepi te zbrazet. Pas kesaj ne shkuam ne fshatin Doberlluke, komuna e Vushtrrise. Atje kishte shume shtepi te zbrazeta te shqiptareve qe kishin ikur. Ne ndenjem ne nje nga ato deri ne mberritjen e forcave te NATO-s.
    Sidoqofte para kesaj, me 15 maj, te shtepia ku rrinim erdhen police serbe. Ata kishin uniforma te kaltra kamuflazhi te policise se rregullt serbe. E njoha policin i cili kishte rrahur Jetishin. Ai kishte nje kemishe te bardhe. Policet erdhen ne shtepi dhe urdheruan qe grate e femijet te dilnin nga shtepia. Me vone mora vesh se meshkujt ishin detyruar te zbraznin xhepat dhe t'ua dorezonin gjithe te hollat policise. Ata moren Mirsadin, Fazilin (vellai i Jetishit), Samiun (kusheriri i Jetishit) dhe Muharremin (axhen e Jetishit). Me vone mesova se edhe ata te tre u çuan ne burgun e Smrekovnices.
    Te gjitha femrat u urdheruan te shkonin ne nje vend ne Smrekovnice per t'u regjistruar. Nuk me kujtohet me saktesi se ku, mund te kete qene ndonje ambulance ose spital. Jashte nderteses ishin police me uniforma te kaltra. Mu desh te regjistrohesha atje dhe me dhane nje cope pusulle te kalter me emrin tim, e cila ishte leje per te banuar ne shtepine ku bujtja ne Doberlluke. Pusulla u neshkrua prej nje fqinje te meparshme, Snjezhana BOGUNOVIQ, e cila po ndihmonte ne procesin e regjistrimit. Mendoj se ajo ishte nga Maqedonia dhe ishte martuar me nje polic rezervist serb, i quajtuar Bozha. Ne fakt ajo na ndihmoi mjaft. Pas kesaj ne oborrin e ambulances ose spitalit, nje polic te cilin e njoha se ishte zevendeskomandanti SIMIQ, na urdheroi te ktheheshim ne shtepite tona dhe te mos e ndihmonim UCK-ne ne asnje menyre, psh me ushqime. Na u tha se nese dikush do te ndihmonte UCK-ne atehere do te vriteshim te gjithe.
    Muharremi u lirua nga burgu i Smrakonices tri dite pasi ishte marre. Me vone mesova se Mirsadi dhe Samiu ishin derguar ne Shqiperi pasi ishin mbajtur 10 dite dhe Fazili ishte derguar ne Shqiperi pasi ishte mbajtur 13 dite.
    Nje mengjes, ne maj 1999, rreth ores 8 te mengjesit, ndersa isha ne shtepine ku ne rrinim, une pashe police serbe qe shkuan ne nje lagje te Doberllukes. Keta police kishin veshur uniforma te gjelbra kamuflazhi, por per shkak se ata ishin shume larg prej meje (rreth 200 metra) nuk munda te dalloj shenja mbi uniformat e tyre. Ata e rrethuan lagjen krejtesisht. Ata filluan te shtinin ne ajer. Te shtenat ishin te panderprera. Ata i larguan familjet shqiptare, perfshire grate dhe femijet. Kete e mesova me vone kur nje djale i quajtur Sokol XHAFA shkoi per te pare familjen e tij ne ate lagje dhe e gjeti te braktisur.
    Me vone degjova nga disa prej njerezve, nga Jashar RASHICA dhe Emine RASHICA prej Studimes se Poshtme, se ata ishin detyruar te qendronin perballe tankeve serbe ne rreshtin e pare dhe se policet kishin ndare 10 meshkuj nga grupi. Njeri nga keta quhej Murat RASHICA dhe ishte nga Studime e Poshtme. Degjova se kufomat e dy ose tre prej ketyre burrave u zbuluan me vone ne varrezen e Pestoves, komuna e Vushtrrise, pas mberritjes se forcave te NATOs. Familjet nuk dinin asgje per kete dhe mendonin se ata ishin derguar ne Shqiperi.
    Ne u kthyem ne shtepi dhjete dite pas mberritjes se NATOs dhe e gjetem shtepine te plaçkitur dhe te djegur.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Ti Fattlum, je i paparé!.Pak njerez diné te shkruajné e te tregojné ngjarjet si ty.Té lumté, eshte pak.

  8. #18
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    fatlum...

    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Te ta heku nje merak.Keto rrefime nuk jane te marrura nga librat e stisura siç i quan ti,por jane rrefime autentike origjinale ashtu siq keta njerez kane perjetuar dhe kane pare.Nuk jane te ndryshuara,as te interpretuara as nga une e as nga askush,jane ashtu siq jane rrefyer keta,pa ndryshuar as pikë e as presje.
    Nuk jam aq i marrë saqe te sjell tregime te shpifura ketu sidomos kur behet fjale per nje teme aq te ndjeshme.
    Nese deshiron ti tregoj edhe emrat e femrave ,vendin ku jane mbajtur,dhunuar e vrare e me pastaj jane gjuajtur ne puse.Emrat per mua jane te njohur,mirepo nuk i solla per hir te etikes dhe ndjeshmerise se familjareve te tyre.Perndryshe mund te ti tregoj edhe emrat.
    Nese i gjen diku tjeter keto rrefime ,ose edhe ne ndonje liber tjeter perveq ketu te lutem silli,mirepo s`do i gjesh,jam i sigurte.Kot nuk e quajta temen rrefime autentike,sepse me te vertete egzistojne edhe asi çfare permend ti qe kane bere famë ne kurriz te te vrareve permes shitjes se librave .
    Nese nje teme palidhje shkon me qindra postime,keto rrefime qe jane sjell jane histori,jane histori ashtu siq ka qene,jane histori e paqendisur as nga une as nga askush.
    Nese ndien veten keq,qe sma merr mendja qe ndieve veten keq nga diqka nese lexove nga keto rrefime,ke tema tjera qe te bejne ta ndiesh veten mire dhe rehat.
    Ah Malsor,Malsor.
    Me detyrove te ti sjell keto fotot e ketyre vajzave te dhunuara "te stisura"siq po i quan ti.E ke edhe konkluzionin e eksperteve te mjekeve ligjor francez per keto 8 femrat.Mos harro Malsor se nuk sjelli postime te stisura e as te imagjinuara.Faktet e gjunjezojne edhe bjeshken.

    Verejtje....Vetem per personat mbi 18 vjeç

    http://i932.photobucket.com/albums/a...%20truth/1.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...%20truth/2.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...20truth/c2.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...20truth/c1.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...20truth/c3.jpg

    http://i932.photobucket.com/albums/a...untitled-1.jpg
    problemi nuk eshte te ma hjekesh mua marakun ...aspak..problemi eshte aty se cfare mesazhi jep krejt kjo qe ke sjelle ti ne forumin shqiptare..une per vete mendoj se te pakten mesazh te mire nuk jep..ne te vertete veq ben te ndihen keq ata qe i lexojne..

    po te then dicka..une asnjerin nga rrefimet nuk i kam lexuar..sepse kam menduar se nuk ja vlen te lexohen..te jem i sinqerte une dyshoj ne rrefime te tilla...ne reagimin tim ti nuk me kuptove tamam..une nuk thash se jane te stisura por perdora fjalen '' mund ''..nese ti nuk e din kuptimin e fjales '' mund '' mundohu ta mesosh..realisht nuk e di kujt i jane rrefyer keta njerez..nese te jane rrefyer ty une po i marr te sakta..por nuk e di arsyen pse ti apo dikush tjeter i detyrove keta fatkeq qe te rrefehen para teje apo dikujt tjeter..nese ti je prokuror te jap te drejte sepse te duhen per te ngritur aktakuze ndaj nje personi apo grup personash apo nje natyre tjeter...prokuror nuk besoj se je..pra nuk e di pse i ke intervistuar..por me e keqja eshte pse keto intervista =rrefime i solle ne forumin shqiptare..nuk me duket qellim i mire...perkundrazi..me duket shfrytezim i fatkeqesise se tyre..nje fjale e urte thote '' koha sheron plaget ''....duhej ti lije keta fatkeqe ne fatkeqesine e tyre..te mos jua trazoje plaget..dhe te mos na i sillje ne ketu per te na ngjethur mishin...

    na solle fotot e disa vajzave ashtu te perqudnuara ..me bere pershtypje se te gjitha fotot ishin bardh e zi fatlum..nuk dyshoj aspak ne vertetesine e ketyre fotove por pak qudi me vjen..krimet dhe masakrat serbe ne kosove ndodhen vetem 10-12 vjet me pare..ndodhen ne kulmin e teknologjise informatike..si nuk u gjet nje aparat me ngjyra te fotografonte te tilla makabra..kur cdo ushtar kishte aparat telefoni satelitor bej cudi si nuk kishte aparat fotografik me ngjyra..apo aparate me ngjyra kishin vetem '' ushtaret '' qe filmonin vehten kodrave te rashbullit ne shqiperi gjoja ishin ne lufte ne kosove ...dhe keto fotografi ti paraqisnin neper ministrite e emigracionit neper europe per te fituar azilin ..

    ne fakt per ate qe e kupton historine dhe luften keto qe sjell ti duken amatore..ja nisi dikure ajo luljeta more fatlum te intervistonte vasha te dhunuara gjate luftes..krijoi nje shoqate..beri nje program dhe bente thirrje per ndihme...te gjitha rrefimet i permblodhi ne nje liber dhe bente reklame per shitjen e tij..dhe xhepi i saj fryhej...kesaj i thone te shfrytezosh fatkeqesine e tjetrit per tu pasuruar vete...une nuk e di nese keto rrefime qe solle ti te jane treguar ty dhe nuk e di qellimin per cfare ti i perdore..nuk dua te mendoj per me te keqen..por sinqerisht me duken dyshuese..edi nje histori odash ne Lume more fatlum...ishin mbledhe kogja burra dhe njani ja krise sharkise..po kendonte nje kenge per nje trim qe ndodhej pikerisht aty ne dhome..filani ishte keshtu e ashtu..beri kete e beri ate..ky trimi tundte koken dhe thoshte neper dhembe '' po bre po por nuk ka ken bash qashtu ''...

    ti sot por edhe ajo shoqja luljeta dikur keni harruar te bini edhe rrefimet e qindra vashave qe sapo u clirua kosova u perdhunuan..u perdhunuan dhe ne disa raste edhe u masakruan ..por nuk i masakroi serbi..i masakruan shqiptaret..une e kam ndjeke me shume vemendje shtypin e kohes dhe cdo dite rraportohej per nje perdhunim ne kosove...por besoj edhe shume te tjera nuk jane rraportuar...ti ke harruar te sjellesh rrefimet autentike te mbijeteses apo zhdukjes se disa njerezve pas luftes ne kosove..nuk pesoj se perdhunimi ne kohe lufte eshte i ndryshem nga perdhunimi ne kohe paqje..perdhunimi ngelet perdhunim...rrembimi,torturimi e masakrimi kane te njeten fytyre si ne lufte si pas lufte..por ju shfrytezoni momentin emocional..ato te luftes ju duken me tragjike se te pas luftes..kur duhej qe te pas luftes tju dukeshin me tragjike..por inpaktin ne popull nuk e kane njelloj..dhe ju e shfrytezoni kete gje..

    si ti si zonja luljeta keni harruar dicka..duket nuk e njihni historine dhe as proqesin e luftes..duhej ta dije fatlum se ne cdo konflikt qofte edhe ai civil shtresa me e pambrojtur e popullsise nga kundershtari jane femrat..dihet mirefilli se kudo ne lufte ndodhin perdhunime..nga sa di une ne shtetin me demokratik ne bote USA ne cdo 4 minuta ndodh nje perdhunim..kur ndodh ne kohe paqeje si nuk paska me ndodhe ne kohe lufte..serbet e kan dite se shqiptari e ka pike te dobet femren dhe pikerisht kete ka synuar..ta cnderoje..dhe gabimi me i mash i '' clirimtareve '' ka qene pikerisht shkrepja e nje pushke ne nje katund dhe mbathja vrap e hyn ne mal me shpetuar koken e tij..dhe lenien e femres dhe popullsise ne meshire te fatit...dhe sot ne kujtohemi per ti sjelle ne dore te lexuesit se cka vuajten keta njerez te pafajshem ne dere te shtepise se tyre...a do te ishte me mire o fatlum qe ti leme ne hallin e tyre keta fatkeqe dhe po patem mundesi ti ndihmojme te pakten moralisht...se financiarisht nuk i ndihmojme dot sepse paret na duhet per te ndertuar 6 shtepi ne veternik..apo na duhen per investime te tjera ne '' clirimtareve..''..nese nuk i ndihmojme disi te pakten ti leme plaget e tyre te thahen dhe ne te mos perfitojme ne fatkeqesine e tyre...

    keshtu fatlum..keshtu te gjithe ju qe mendoni se te tilla tregime sjellin ndonje dobi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 28-11-2010 më 21:04
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    O Malsori;Fatlumi i ka sjelle thjeshte si dokument,si histori,o ngjarje te ndodhura.
    Dhe po ti lexosh me vemendje,nuk i ka egzaxheruar,nuk i ka keqperdorur per asnje qellim,dhe nuk i ka komentuar o nuk ka shprehur ndjenjat e tij.......
    Mendoj:Se i ka shkruar thjeshte qe njerezit qe dine "shqip" ti lexojne,e mundesisht ta kuptojne.Pastaj kushdo ta kuptoj e ta mendoj si te doje.
    (Megjithate, ben nje pune qe i shkruan,mos besh asgje eshte me e thjeshte.)

  10. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk jane asgje...

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O Malsori;Fatlumi i ka sjelle thjeshte si dokument,si histori,o ngjarje te ndodhura.
    Dhe po ti lexosh me vemendje,nuk i ka egzaxheruar,nuk i ka keqperdorur per asnje qellim,dhe nuk i ka komentuar o nuk ka shprehur ndjenjat e tij.......
    Mendoj:Se i ka shkruar thjeshte qe njerezit qe dine "shqip" ti lexojne,e mundesisht ta kuptojne.Pastaj kushdo ta kuptoj e ta mendoj si te doje.
    (Megjithate, ben nje pune qe i shkruan,mos besh asgje eshte me e thjeshte.)
    serafin keto qe sjell fatlumi nuk kane te bejne aspak me historine..nuk jane dokumete as fakte e as histori..nese merr vesh pak nga historia do te kuptosh se ajo nuk merret me fate individuale njerezish krejt anonime..nuk merret me folklorizma te tilla..me te tilla gjera merret letersia dhe kinematografia..historia studion dokumentacione e marrveshje , plane ushtarake apo ngarje historike..une nuk e di ku perben ngjarje historike perdhunimi i nje femre diku ne nje lufte apo maltratimi i nje burri diku tjeter..ne i dime keto gjera...gjithkush i din keto gjera..dhe gjithmone njerezit mundohen te mos i kujtojne disa ngjarje apo ndodhi pasi vertete nuk ja vlen..dikush ben cmos ti bjere ne syte e publikut ..qellimin nuk e di pse..por qe duket i dyshimte...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •