MUHAMETI E KEQPĖRDORI ABRAHAMIN SI LENINI MARKSIN (1)
Nga Kastriot MYFTARAJ, Gazeta Sot
30 Nentor 2010
Profeti biblik, Abrahami (Ibrahimi nė Kuran) ishte pėr Muhametin ashtu si ē' ishte Marksi pėr Leninin. Muhameti praktikisht e quante veten Ibrahimist, ashtu si Lenini e quante veten marksist. Por, ashtu si Lenini shpiku njė Marks tė vetin, sipas konvenimit tė vet, edhe Muhameti shpiku njė Abraham (Ibrahim) sipas konvenimit tė vet. Ashtu siē bėri Lenini me Marksin, Muhameti ruajti anėn sipėrfaqėsore tė Abrahamit, aspektin teatral tė veprimeve tė tij, duke abandonuar krejt thelbin e Abrahamit. Lenini shpiku njė Marks tė vetin. Nė mėnyrė krejt tė paturpshme, sipas traditės ruse tė vjedhjes sė kuajve, Lenini mori nga marksizmi ēka i duhej dhe shpėrfilli ēka nuk i konvenonte. Doktrina leniniste, tė cilėn ai e quante njė zbulesė tė bėrė duke zbatuar ligjet e materializmit dialektik dhe historik, ishte krejt e ngjashme me Kuranin sa i pėrket metodologjisė.
Lenini ruajti frazeologjinė e Marksit, nė trajtė liturgjike, por abandonoi krejt thelbin e mendimit Marksist, determinizmin historik, i cili nuk i konvenonte Leninit. Determinizmi historik do tė thoshte se shoqėria ishte e destinuar nga vetė veprimi i forcave ekonomike dhe sociale qė tė shkonte kah socializmi dhe komunizmi nėpėrmjet njė procesi evolucioni. Ky proces nėnkuptonte se njė vend duhej tė industrializohej dhe tė urbanizohej qė tė pėrgatitej pėr revolucionin proletar, i cili do ta ēonte nga kapitalizmi nė socializėm dhe komunizėm. Leninit nuk i konvenonte ky postulat marksist se Rusia ishte njė vend kryesisht fshatar, dhe ndjekja rigjide e marksizmit do tė thoshte qė tė arkivohej idea e revolucionit proletar. Leninit i duhej Marksi si instancė legjitimimi ideologjik, si dekor, por mė tutje ai do tė devijonte krejt nga Marksi.
Edhe Muhameti e pėrvetėsoi Abrahamin nė teologjinė islame, si instancė legjitimimi, madje nė njė mėnyrė krejt tė paturpshme, duke e projektuar nė Mekė historinė e tij biblike, tė udhėtimit nė Malin Morah, sipas urdhėrit tė Zotit, i cili e vuri nė prove Abrahamin, duke i kėrkuar qė tė flijonte djalin, nė shenjė bindjeje. Muhameti deklaroi se Allahu e urdhėroi Ibrahimin qė sė bashku me gruan, Hagarin dhe fėmijėt, tė shkonte nga Palestina nė Mekė, pėr ta bėrė flijimin. Pastaj, djali i tij Ismaili (Ismaeli) mbeti atje dhe pasardhėsit e tij janė kurejshit e arabėt e tjerė. Haxhi, shtylla e pestė e Islamit, ėshtė njė performancė e udhėtimit tė supozuar tė Ibrahimit nė Mekė, ku ėshtė projektuar historia e veprimeve tė tij pėr kryerjen e ritit tė flijimit tė djalit, si shenjė besimi ndaj Zotit. Nė Haxh, ēdo pjesėmarrės bėn njė imitim tė veprimeve qė supozohet tė jenė kryer prej Ibrahimit (Abrahamit) dhe familjes sė tij gjatė udhėtimit nė Mekė. Me shkathtėsinė e tij karakteristike, Muhameti e pėrdori projektimin nė Mekė tė historisė sė Abrahamit edhe pėr tė inkorporuar ritet idhujtare nė Islam, ashtu qė ta lehtėsonte pranimin e Islamit prej idhujtarėve. Arabėt idhujtarė kishin ritualin e bėrjes sė kafshėve fli. Muhameti e ruajti kėtė rit. Njė nga dy ditėt mė tė shenjta tė Islamit, Eid al-Adha, ndryshe Eidi i Madh (Bajrami), i cili zgjat katėr ditė pas Haxhit, pretendohet se ka tė bėjė me pėrkujtimin e gjestit tė Abrahamit qė iu bind Zotit kur ky i kėrkoi flijimin e djalit, si dėshmi bindjeje. Nė vend tė djalit Zoti vuri njė dash. Muhameti e ruajti kėtė rit mbi bazėn e flijimit qė bėri Abrahami, pasiqė Zoti i vuri njė dash nė vend tė djalit. Nė Kuran, nė suren El Hajj (Haxh), Allahu i urdhėron shprehimisht muslimanėt qė tė flijojnė deve:
"Ne i kemi caktuar ēdo populli vendin e flijimit tė kafshėve dhe qė ta pėrmendin emrin e Allahut si falenderim qė i furnizoi me kafshė... E therjen e deveve pėr flijim e kemi bėrė njė prej urdhėresė tė Allahut, prej tė cilave ju keni dobi, prandaj pėrmendeni emrin e Allahut kur i pėrgatisni pėr therje dhe ato janė nė kėmbė. E kur tė shtrihen ato nė tokė dhe tė kenė ngordhur, hani prej mishit tė tyre, ushqeni nevojtarėt dhe ata qė lypin".( Kuran, Al Hajj: 22/ 34-36)
Arabėt idhujtarė gjatė pelegrinazhit nė Kaaba e kishin si pjesė tė ritualit qė tė vinin shtatė herė rrotull saj, ēka kishte tė bėnte me adhurimin e Al-Uza, siē e kam shpjeguar mė lart. Sipas ritualit islamik qė krijoi Muhameti, nė ditėn e parė tė Haxhit pjesėmarrėsit bėjnė Tawaf, do tė thotė hyjnė nė oborrin e xhamisė ku ėshtė Kaaba e vijnė shtatė herė rrotull saj, nė kah tė kundėrt tė lėvizjes sė orės, qė pėrkon me lėvizjen e Hėnės. Rrotullimi fillon nga Guri i Zi, nė qoshe tė Kaaba. Muslimanėt duhet tė bėjnė lutjen Takber ("Allahu Akbar"), ēdo herė qė i afrohen Gurit tė Zi gjatė rrotullimit. Pra pėr ta shpirti i Allahut ėshtė i ndryrė tek Guri i Zi. Muhameti pretendoi se Tawaf nė Kaaba ishte njė imitim i Tawaf qė bėhet mbi Jannat al Firdaws, nė Qiellin e Shtatė, ku gjendet Arshi (froni i Allahut) dhe ku engjėjt bėjnė tawaf papushim rreth Arshit.
Nė kohėn paraislamike, arabėt idhujtarė, pas rrotullimit rreth Kaaba, shkonin tek Pusi Zamzam dhe pinin ujė prej tij. Pusi ishte pjesė e adhurimit idhujtar tė arabėve, nė mitologjinė e tė cilėve edhe puset kishin shpirt. Muhameti e ruajti edhe kėtė ritual idhujtar dhe nė pėrfundim tė rrotullimit rreth Kaaba, haxhinjtė shkojnė tek vendqėndrimi i Ibrahimit pėr tė lutur dy Rak' ahs dhe provojnė tė pijnė ujė nga Pusi Zamzam. Them provojnė se kjo ėshtė njė gjė shumė e vėshtirė nė kohėn e haxhit kur dyndja e njerėzve ėshtė shumė e madhe.
Gjithashtu, Muhameti pretendoi se Allahu i tha Ibrahimit qė tė ndėrtonte njė tempull gjatė udhėtimit nė Mekė, qė ėshtė Kaaba, ose mė saktė ta rindėrtonte, se sipas Muhametit ky tempull kishte qenė atje. Muhameti pretendonte se Abrahami shkoi nė Mekė jo vetėm pėr tė kryer ritin e flijimit, por edhe pėr tė ndėrtuar shtėpinė e Zotit, tempullin e adhurimit. Por Abrahami gjendej nė Tokėn e Premtuar, do tė thotė nė Izraelin e sotėm dhe nuk mund tė shkonte nė Mekė pėr tre ditė, nė mėnyrėn e udhėtimit tė asaj kohe, me deve dhe kuaj, madje edhe nė kėmbė. Madje tradita islame pretendon se gjurma e kėmbės sė tij gjendet nė njė gur jashtė Kaaba, nė Mekė. Kurani nuk flet pėr ndonjė udhėtim tė veēantė, mbinatyror tė Abrahamit. Muhametit i ka shpėtuar ky detaj qė e pėrmbys krejt ngrehinėn e tij abrahamike.
Nė Kuran ėshtė kopjuar profili biblik i Abrahamit si krijues i monoteizmit. Abrahami pėrmendet nė 25 nga 114 suret e Kuranit, duke qenė i dyti person qė pėrmendet mė shumė, pas Moseut. Abrahamit (Ibrahimit) i atribuohet dhėnia e emrit "musliman", tė nėnshtruarit tek Zoti. Ibrahimi (Abrahami) nė Kuran quhet Hanif, ai qė krijoi monoteizmin. Por, ashtu si ka bėrė Lenini me Marksin, duke ruajtur formėn dhe abandonuar substancėn e mendimit tė tij, edhe nė Kuran nė rastin e Muhametit mungon njė gjė qė shfaqet tek profetėt pasardhės, Moseu dhe Jezus Krishti, tė cilėt Kurani thotė se i njeh, si Musa dhe Isa, mungon pakti me Zotin. Zoti i ofroi Abrahamit paktin se nėse njihte vetėm atė pėr Zot, do tė krijonte prej tij njė nacion tė madh dhe do t' i jepte njė tokė tė gjerė e tė begatė si atdheun e tij, nga Nili nė Eufrat. Abrahami e pranoi paktin dhe me kėtė u bė themeluesi i monoteizmit, ati i nacionit hebre. Zoti e pėrsėrit paktin me profetėt e tjerė, pasardhės tė Abrahamit, duke e zhvilluar paktin. Kėshtu qė duhej pritur qė tė kishte njė pakt mes Allahut dhe Muhametit, gjė qė nuk ndodh. Nė Kuran Allahu nuk i ofron asnjė pakt Muhametit. Arsyeja pėrse ka ndodhur kjo ėshtė se Muhameti e identifikon veten me Allahun. Zoti kuranik nuk ėshtė gjė tjetėr veēse alter ego e Muhametit. Zoti Kuranik flet sipas konvenimit tė njeriut Muhamet. Njeriu Muhameti kishte ambicje pėr t' u bėrė zot i Mekės dhe i Hexhazit, dhe Zoti vihet nė shėrbim tė kėtyre ambicjeve, duke u bėrė njė instancė mbinatyrore legjitimuese e tyre.
Nė Kuran mungon gjithashtu edhe vėnia nė provė e Muhametit nga ana e Zotit, ndryshe nga ē' ndodhi me Abrahamin. Allahu nuk i kėrkon asnjė lloj prove besimi Muhametit. Prova e besimit qė Zoti i kėrkoi Abrahamit, duke e urdhėruar qė tė flijojė djalin e tij, i dha Abrahamit tė drejtėn qė tė kėrkonte prova besimi nga njerėzit e tij, duke e ndjekur atė nė ndėrmarrjen e vėshtirė. Flijimi pėrsėritet edhe nė rastin e Krishtit, ku ėshtė Zoti ai qė bėn Birin e vet fli pėr njerėzit. Abrahami qė ofron djalin si fli, u pa nga Shėn Pali si paralajmėrim i flijimit tė Birit tė vet nga ana e Zotit. Pėrndryshe, Muhameti, i cili vetė nuk ka kaluar nėpėr asnjė provė besimi, u kėrkon parreshtur njerėzve tė vet prova besimi tek Allahu, do tė thotė tek ai vetė, Muhameti!
E pra, ajo qė tė habit ėshtė se muslimanėt, nė njė nga dy ditėt mė tė shenjta tė Islamit, nė Eid ul Udha, imitojnė gjestin e Ibrahimit, dhe flijojnė njė kafshė, njė dash, njė qingj, njė dele. Por muslimanėt nuk mund tė pėrmendin asgjė tė ngjashme sa i pėrket Muhametit. Derisa flijimi qenka njė gjė kaq e rėndėsishme pėr Allahun, sa Haxhi, riti mė i shenjtė islamik, ėshtė pikėrisht njė imitim i veprimeve tė njė profeti gjatė njė rituali flijimi, si ėshtė e mundur qė Muhameti nuk u vu nė provė me diēka tė tillė? Derisa Muhameti, pavarėsisht se ishte i pėrzgjedhur si i dėrguar i Zotit, nuk ishte veēse njė njeri, ashtu si dhe Abrahami, atėherė ishte dashur qė Muhameti tė vihej nė njė provė tė ngjashme me atė tė Abrahamit. Por kjo nuk ndodhi se Muhameti e njėsonte veten me Allahun, dhe pėr tė Allahu nuk ishte gjė tjetėr veēse avokati i tij, i krijuar prej tij. Ėshtė ironi e madhe se, Muhameti qė e shpalli veten si armik tė idhujtarisė, e ndėrtoi Allahun nė trajtėn e njė idhulli tė cilin idhujtarėt kurejshė nuk kishin guxuar kurrė qė ta krijonin. Muhameti e ndėrtoi Allahun nė trajtėn e njė idhulli personal tė tij, i cili shpallte sundimin e Muhametit mbi njerėzit e tjerė. Kurani nuk e pranon Krishtin si Biri i Zotit qė flijohet pėr njerėzit me anė tė kryqėzimit, duke e quajtur kėtė idhujtari. Por a ka idhujtari mė tė madhe se ajo qė Muhameti del si i dėrguari i Zotit pa kaluar nė asnjė provė besimi, ēka e bėn atė tė barabartė me Zotin? Zoti nė Kuran pėrsėrit vazhdimisht se atij nuk duhet t' i bėjnė shoqėrues, por a nuk del Muhameti si shoqėruesi i tij, madje edhe mė tepėr se kaq?
Nė Kuran tė krishterėt fajėsohen si idhujtarė pėr shkak se ata besojnė qė Krishti ėshtė Biri i Zotit, Zoti- njeri, mishėrim i Zotit tek njeriu, si dhe pėr shkak se besojnė tek Triniteti, do tė thotė Ati, Biri e Shpirti i Shenjtė. Kalendari i krishterė fillon nga lindja e Krishtit, pėr shkak se tė krishterėt besojnė qė ai ėshtė Zoti-njeri. Por ēka duhet tė mendohet kur kalendari islamik fillon me largimin e Muhametit nga Meka nė Yathribė (Medinė)? Derisa kalendari duhet tė fillonte me njė ndodhi, atėherė nėse imperativi i Islamit ėshtė adhurimi i Allahut, a nuk duhej qė kalendari tė fillonte me shpalljen hyjnore qė iu bė Muhametit? Derisa kalendari fillon me njė veprim tė Muhametit, kjo tregon se nė fakt adhurimi i pėrket Muhametit dhe jo Allahut.
MUHAMETI E KEQPĖRDORI ABRAHAMIN SI LENINI MARKSIN (2)
Gazeta Sot
01 Dhjetor 2010
Nga Kastriot MYFTARAJ
Nė kėtė pikė, Muhameti ėshtė krejt i ngjashėm me Leninin. Lenini, duke e shpallur veten si ithtar tė Marksit, mori atributin e profetit tė fundit, duke e shpallur veten kumtuesin e Zotit, instancės supreme tė komunizmit, Materializmit dialektik dhe historik.
Lenini mori atributin e deklarimit tė asaj se ēka thonė ligjet e materializmit dialektik dhe historik pėr Marksizmin nė realitetin rus. E vėrteta ishte se mendimi i Marksit pėr Rusinė nuk ishte shumė mė i ndryshėm se mendimi qė kishte Abrahami pėr shkretėtirėn arabike. Marksi, duke folur pėr politikėn e jashtme ruse tė ekspansionit, thotė se: uniformiteti dhe stereotipizimi i kėsaj politike flasin pėr barbarinė e brendshme tė Rusisė.(K. Marks, F. Engels: Mbi ēėshtjen lindore, Shtėpia botuese 8 nėntori, Tiranė 1978, f. 91)
Marksi i ka thėnė kėto fjalė nė njė artikull tė tij me titull Politika tradicionale e Rusisė, tė botuar nė 1853 nė njė gazetė tė New York. Nė kėtė lloj gazetarie shfaqet Marksi qė ia vlen, ai Marks pėr tė cilin Paul Johnson shkruan nė librin Intelektualėt se:
ishte shumė i aftė tė shkruante aty pėr aty artikuj tė shkurtėr, tė mprehtė dhe tė rreptė. (Paul Johnson: Intelektualėt, Botimet Elta BS, Prishtinė 2009, f. 66)
Marksi me siguri qė do ta kishte parė interpretimin leninist tė marksizmit si simptomė tė barbarisė ruse. Nė mėnyrė tė ngjashme, edhe Abrahami, do ta kishte parė mėnyrėn se si ai u adoptua nė Kuran prej Muhametit, si simptomė tė barbarisė beduine tė shkretėtirės. Abrahami e shprehu pikėpamjen e tij pėr Mekėn, Hexhazin dhe Gadishullin Arabik nė pėrgjithėsi, duke e anashkaluar atė nė rrugėtimin e tij nga Uri nė jug tė Irakut tė sotėm, pėr nė Tokėn e Premtuar. Pėr Abrahamin, Hexhazi dhe Gadishulli Arabik nė pėrgjithėsi, qenė njė tokė e ashpėr e banuar nga njerėz barbarė. Meka dhe Hexhazi do tė kishin qenė vendi i fundit nė botė ku Zoti do ta kishte dėrguar Abrahamin qė tė ndėrtonte shtėpinė e adhurimit tė tij (Zotit), ndryshe Kaaba. Kjo pėr faktin se Zoti i premtoi Abrahamit njė tokė pjellore dhe Meka e Hexhazi nuk qenė asfare tė tilla. Meka dhe Hexhazi qenė vendi i fundit nė botė ku Abrahami do tė kishte shkuar tė ndėrtonte shtėpinė e adhurimit tė Zotit (Kaaba). Zoti i ndėshkoi izraelitėt qė tė endeshin nėpėr shkretėtirė se abandonuan urdhėresat e tij, tė dhėna me anė tė Moisiut. Pra endja nė shkretėtirė qe ndėshkim hyjnor. Arabėt qenė tashmė nė shkretėtirė!
Monoteizmi nuk mund tė lindte tek njė popull nomad, i cili posa ka filluar tė bėhet sedentar, siē qenė arabėt. Monoteizmi lind nė njė nivel mė tė lartė zhvillimi. Abrahami dhe hebrejtė e tij vinin nga qytetėrimi i zhvilluar urban sumer i Urit. Zoti nuk mund tė dėrgonte njė profet tė monoteizmit tek njė popull, i cili nuk ėshtė asfare nė gjendje pėr ta kuptuar dhe pėrvetėsuar fenė e re. Nuk ka asnjė gjasė qė arabėt e kohės sė Muhametit tė jenė bėrė monoteistė, edhe pse ai dhe njė minorancė militante e adoptuan doktrinėn monoteiste. Kėtė e provon fakti se edhe sot falja islame ka si formulė kryesore atė se ka vetėm njė Zot, ēka nė fakt pohon mosbesimin tek besimtarėt qė kryejnė ritin. Monoteizmi arab erdhi si doktrinė shtetėrore: Njė Zot, njė mbret, njė shtet. Kjo qe doktrina e Muhametit. Monoteizmi i Muhametit qe politik, burokratik. Pse duhet qė besimtarėt tė thonė vazhdimisht se ka vetėm njė zot? Se ata janė politeistė!
Muhameti e projektoi fenė e re nė vendet e shenjta judeo-kristiane, mė sė pari nė Jerusalem, ashtu si qyqja qė i lėshon zogjtė nė foletė e huaja. Emri i Jerusalemit qe shumė i madh ndėr tributė e regjionit. Kėtu Muhameti luante me sensin religjioz sinkretist arab, do tė thotė me sensin e adoptimit tė kulteve tė huaja ose pjesėve tė tyre, brenda kultit tė vet. Muhameti pasi e projektoi nė Mekė historinė e provės sė flijimit qė Zoti i kėrkoi Abrahamit, pėrvetėsoi edhe Malin Moriah nė Jerusalem, i cili pėr hebrejtė ėshtė vendi mė i shenjtė se atje gjendet Guri i Themelit, pika mė i shenjtė i Tempullit tė Malit tė Jerusalemit. Pėr hebrejtė Guri ėshtė pika fokale e qiellit dhe tokės, se atje u shfaq Zoti dhe filloi krijimin e botės. Mbi Gur u vu Arka e Besėlidhjes sė Parė. Kur hebrejtė falen ata drejtohen nga Guri i Themelit. Muhameti e imitoi kėtė gjė. Mali i Tempullit nė Jerusalem ėshtė Mali Moriah, ku Zoti i kėrkoi Abrahamit sakrifikimin e djalit, Isaakut. Sipas traditės islame, guri nė Malin e Tempullit nė Jerusalem ėshtė ai nga ku Muhameti u ngrit fluturim nėn shoqėrinė e kryengjėllit Xhibril (Gabriel). Pas kthimit nga ky udhėtim Muhameti u kėrkoi tė gjithėve qė tė besonin tek Allahu.
Muhameti e bėri Gurin e Themelit nė Jerusalem kiblėn e parė e Islamit, do tė thotė vendin nė drejtim tė tė cilit muslimanėt duhet tė ktheheshin gjatė faljes. Pas pushtimit tė Jerusalemit nga arabėt, nė Malin e Tempullit nė Jerusalem u ndėrtua Xhamia e Gurit (viti 692), e cila sot ėshtė vendi i tretė mė i shenjtė i Islamit, pas Xhamisė sė Madhe nė Mekė dhe xhamisė ku ėshtė varrosur Muhameti nė Medinė. Vetėm pas 17 muajsh Muhameti e bėri Gurin e Zi tė Mekės kiblėn e Islamit, duke projektuar atje historinė e Gurit tė Jerusalemit.
Ajo ēka tė bėn pėrshtypje kur e kqyr Muhametin nė raport me Abrahamin ėshtė se, edhe pse Muhameti ka jetuar rreth 2600 vite pas Abrahamit, nga koha kur ka jetuar Muhameti nuk na ka mbėrritur asgjė e shkruar, por vetėm traditė gojore, ashtu si nga koha kur ka jetuar Abrahami. Historiografia arabe ėshtė shumė e vonė. Nė kohėn e Muhametit nuk pati asnjė historian. Ai nuk e stimuloi historiografinė. I vetmi burim nga shekulli VII ėshtė libri i Sulaym ibn Quays, i shkruar nė vitet 694-714, shumė kohė pas vdekjes sė Muhametit. Libri ėshtė njė pėrmbledhje hadithesh e tė dhėnash historike. Kopja mė e vjetėr ėshtė rishkruar nė 1676. Ai ėshtė shit, por edhe kėta kanė dyshime pėr disa pjesė tė librit. Historiani arab Muhamad ibn Jarir al Tabiri (838-923), i quajtur Herodoti arab lindi mbi 200 vite pas vdekjes sė Muhametit. Ibn Khalduni (1332-1406) quhet ati i historiografisė arabe, ai qė zhvilloi metodologjinė e historiografisė. Nuk ėshtė e rastit qė ai ka jetuar dhe shkruar mbi 700 vite pas vdekjes sė Muhametit.
Mbishkrimet arabe paraislamike nuk janė nė Hexhaz, ku qenė Meka dhe Medina, por nė Arabinė Veriore e Jugore. Teksti i parė i shkruar nė alfabetin arab i pėrket vitit 512 pas Krishtit. Alfabeti arab (abjad) nė Hexhaz u pėrdor fillimisht pėr tė shkruar Kuranin. Teksti mė i hershėm i kohės islamike ėshtė i vitit 642, pra 12 vite pas vdekjes sė Muhametit dhe ėshtė zbuluar nė Herakleopolis, Egjipt, i cili nė atė kohė ishte pushtuar nga arabėt. Ai ėshtė njė tekst dygjuhėsh, arabisht dhe greqisht dhe ka tė bėjė me mbledhjen e taksave. Vetėm 70 vite pas vdekjes sė Muhametit, arabishtja u bė njė gjuhė e kuptueshme, kur Al-Hajjaj ibn Jusuf (661-714) administrator gjatė Khalifatit Umajad (kur kryeqyteti i khalifatit kishte kaluar nė Bagdad) futi pikat diakritike nė shkrimin arab, duke evituar kėshtu konfuzionin qė vinte nga kuptimi i ndryshėm i sė njėjtės fjalė. Vetėm atėherė tekstet arabe filluan tė bėhen relativisht tė kuptueshme.
Qė atėherė alfabeti arab nuk ka ndryshuar shumė dhe pėrdoret nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve muslimane, edhe atyre joarabe. Arabishtja shkruhet nga e majta nė tė djathtė, nė sens antiorar, pra nė kahje tė kundėrt me lėvizjen e orės, njė gjė domethėnėse kjo, se pėrputhet me lėvizjen e Hėnės. Edhe vetė e shkruara arabisht ėshtė njė ritual adhurimi i Zotit-Hėnė, Allah-Hubal, i cili nuk ka asnjė lidhje me Zotin e Abraham.
Zoti i Abrahamit nuk bėn betime idhujtare si Allahu nė Kuran. Allahu betohet:
Pasha erėrat qė fryjnė njėpasnjė. Qė janė shumė tė stuhishme e shkaktojnė fortune.(Kuran, El Murselatė: 77/ 1-2)
Pasha qiellin qė kohė pas kohe kthehen me shi. Edhe tokėn qė ēahet pėr bimė.(Kuran, Et Tarik: 86/ 11,12)
Pasha agimin. Pasha dhjetė netėt! Pasha ēiftin dhe pasha tekun! Pasha natėn qė shkon! (Kuran, El Fexhr: 89/ 1-4)
Pasha fikun dhe ullirin! (Kuran, Et Tinė: 95/1)
Pasha vrapuesit e shpejtė qė hingėllojnė (kuajt-K.M.). E qė me thundrat e tyre nxjerrin xixėllima zjarri nga gurėt! (Et Adijatė: 100/ 1-2)
Kėto janė betime tė njė kryezoti tė panteonit politeist, jo tė njė Zoti monoteist. Betimet e mėsipėrme i shkojnė Allah-Hubal dhe jo Zotit monoteist tė Abraham. Muhameti kopjoi kozmogoninė judeo-kristiane. Muhameti adoptoi veten nė hierarkinė profetike judeo-kristiane, njė gjetje gjeniale kjo. Sensi sinkretist i idhujtarėve arabė ishte i fortė tek Muhameti. Arabėt nomadė u mrekulluan nga kjo gjė, se ajo bėnte rezonancė me instinktin e tyre tė grabitėsit nė shkretėtirė. Ata i ngazėllente njėlloj si vjedhja e njė karvani nė shkretėtirė, ashtu dhe vjedhja e njė karvani profetėsh nė teologji.
Muhameti ndryshon nga profetėt e tjerė abrahamikė dhe posaēėrisht nga Krishti, se edhe nga vetė burimet islame, nuk del qė Muhameti tė ketė shkuar tek njerėzit e thjeshtė. Muhameti kudo paraqitet mes pretorianėve tė vet, shokėve luftėtarė. Tė vetmit njerėz qė ai takon janė prijėsit e fiseve. Epigrami pėr Muhametin do tė ishte: Fėmijė i paligjshėm i despotizmit persian.
Muhameti ngjan me Leninin edhe nė njė gjė tjetėr. Lenini edhe pse deklaronte se me anė tė ligjeve marksiste tė historisė, materializmit dialektik dhe historik mund tė parashikoheshin zhvillimet historike, ai gjithherė befasohej nga zhvillimet e ngjarjeve, tė cilat nuk arriti qė t i parashikonte kurrė. Tre vite para revolucionit tė vitit 1905 nė Rusi, Lenini shkruante se nė Rusi revolucioni mund tė ndodhte vetėm nė saj tė njė organizate revolucionarėsh profesionistė. E megjithatė revolucioni ndodhi dhe i fortė madje. Luftėn e Parė Botėrore as qė e parashikoi fare, qoftė edhe nė prag tė saj. As edhe disfatėn e Rusisė nė kėtė luftė. Edhe revolucionin e shkurtit 1917 nuk e parashikoi dot, madje as edhe nė prag tė shpėrthimit tė tij. Nė janar 1917, Lenini do tė deklaronte nė njė mbledhje nė Zvicėr se nuk besonte se do tė jetonte aq gjatė sat ė shikonte betejat e mėdha revolucionare tė proletariatit. Megjithatė revolucioni ndodhi pak javė mė pas. Muhameti, edhe pse pretendonte se ishte i dėrguari i Allahut, nuk arriti qė tė parashikonte asnjė nga ngjarjet e mėdha tė konfliktit global tė kohės sė tij. Fakti qė Allahu e nxit Muhametin pėr tė vepruar, nėpėrmjet sureve tė Kuranit, tregon se Muhameti nuk besonte tek suksesi i persianėve nė luftėn me bizantinėt, prandaj hezitonte qė ta kapėrcente Rubiconin.
Ashtu si Lenini shpalli se revolucioni bolshevik nė Rusi do tė ishte vetėm pikėnisja e revolucionit botėror, i cili do tė fillonte shumė shpejt, edhe Muhameti shpalli se fitorja e Islamit nė Mekė dhe Hexhaz do tė pasonte fitoren e tij nė gjithė botėn, shumė shpejt. Nė fakt, tė dy qenė tė vetėdijshėm se po gėnjenin rėndshėm.
kastriotmyftaraj@sot.com.al
Krijoni Kontakt