Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31

    o Beso..

    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Duhet sqaruar nje gje qe Edvin 83 nuk e ben dhe nuk e paragjykoj.
    Askush nuk ka frike ne Shqiperi nga Sali Berisha dhe kjo kuptohet lehte se asnje nuk eshte penalizuar nga ai.
    Nga Sali Berisha ka frike vetem ndonje frikacak qe eshte ne pune shteti dhe ka frike se mos e heqin nga puna.Por,ai qe eshte frikacak,eshte edhe sikur vete te jete kryeminister.
    Te gjithe e shohim qe Sali Berishen e shajne e me tere arsenalin e fjaleve disa analiste dhe po prape jane ata qe thone se Sali Berisha eshte i frikshem.
    Sali Berisha natyrisht qe ka gabimet e tij por frike nga ai nuk ka askush.
    As edhe keta qe shkruajne keq kunder tij ketu ne forum.
    O Beso, imagjinoje vehten deputet..dhe je duke share Salen , Sala eshte ne salle ne presidium dhe ju jeni ne transmetim direkt. E thashe kastile qe je duke e share dhe jo duke e kritikuar Salen. E imagjino pergjigjen qe do te marresh nga Sala?
    Te ndihmoj une..me liber shpije do te shaje..pa ju dridhur syri dhe qerpiku.

    E din ti qe Ben Blushi vidhte qysh kur ishte tre vjec ?
    A e din ti qe prinderit e Ben Blushit ja fusnin atij doren ne allci qe te mos vidhte?

    Ja se sfare idiotizmash pjell mendja e rrjedhur e Sales..
    prandaj njerezit e kane frike.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Kush duhet te kete frike nga qeverisja e Berishes?

    - Te gjithe trafikantet e droges ne vend; te gjithe fshataret qe nuk duan te nxjerrin buken e gojes duke mbjelle drithera por duke mbjelle droge.
    - Te gjitha bizneset e ndertimit ne vend qe pastronin parate e trafikanteve duke u shitur apartamenteve banimi emigranteve shqiptare.
    - Te gjithe punonjesit e "piramidave mediatike" qe u ngriten me parate e familjeve mafioze shqiptare per ti shtene politiken e shtetin ne duart e veta.
    - Te gjithe ata njerezit e politikes qe u vune ne sherbim te klaneve mafioze dhe interesave te tyre, ne kembim te rryshfeteve e pasurimit. Te gjithe ata kryetare bashkish, prefekte, deputete e burokrate qe drekonin e darkonin me kryekriminelat dhe u shkonin e derdhnin edhe lotet e krokodilit ne varrim.
    - Te gjithe burokratet e administrates shteterore qe e kane fituar punen me mik e jo fale meritave te tyre ( Berisha e ka shkurtuar numrin e buxhetoreve ne administraten e tij me 30% ne keto 5 vjet)
    - Te gjithe njerezit e korruptuar te administrates, duke filluar me ministrat e duke perfunduar tek doganieret e policet rrugore: parate e korrupsionit nuk shkojne me ne xhepin e tyre, shkojne ne arken e shtetit, dhe ai buxheti i shtetit shqiptar eshte rritur ndjeshem keto vitet e fundit.
    - Te gjithe ata njerez te pagdhendur qe ende kujtojne se mund ti kanosen shtetit e ligjit demokratik, ashtu sic bene nje dekade me pare. Ketyre u ka hyre frika ne palce kur shikojne Lulzim Berishat, Aldo Baret e nje qerre me kriminele qe kalben burgjeve shqiptare.
    - Te gjithe ata shqiptare qe nuk duan te shohin nje Shqiperi evropiane por nje Shqiperi kolumbiane ne mes te Evropes.

    Eshte aritmetike e thjeshte: ata shqiptare qe duan qe Shqiperia te kete shtet e ne vend te sundoje ligji demokratik, votojne Berishen dhe koalicionin qe ai perfaqeson; ata shqiptare qe duan te pasurohen duke e kthyer Shqiperine ne nje Kolumbi evropiane, votojne kundershtaret e Berishes, Partine Socialiste.

    Bukuria e ketij realiteti politik ne Shqiperi eshte se dallimi midis Berishes dhe kundershtareve te tij politike nuk eshte aspak nje dallim ideologjik, por nje dallim ligjor. Pro apo kunder ligjit kushtetues.

    Albo

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Me kete reshin e fundit jam dakort:Nuk ka dallim,o diferenc ideologjie midis Saliut e socialisteve.Sa per dallimin,o zbatimin ligjor,nuk duhet te jete as opozita e as pozita qe duhet te meren,ka organe te tjera qe duhet te meren.....

    Ajo eshte frika qe sjell Saliu,nuk ka ideologji.Pra frika nuk vjen nga ato qe ben,vjen nga ato qe sben.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kush duhet te kete frike nga qeverisja e Berishes?

    - Te gjithe trafikantet e droges ne vend; te gjithe fshataret qe nuk duan te nxjerrin buken e gojes duke mbjelle drithera por duke mbjelle droge.
    - Te gjitha bizneset e ndertimit ne vend qe pastronin parate e trafikanteve duke u shitur apartamenteve banimi emigranteve shqiptare.
    - Te gjithe punonjesit e "piramidave mediatike" qe u ngriten me parate e familjeve mafioze shqiptare per ti shtene politiken e shtetin ne duart e veta.
    - Te gjithe ata njerezit e politikes qe u vune ne sherbim te klaneve mafioze dhe interesave te tyre, ne kembim te rryshfeteve e pasurimit. Te gjithe ata kryetare bashkish, prefekte, deputete e burokrate qe drekonin e darkonin me kryekriminelat dhe u shkonin e derdhnin edhe lotet e krokodilit ne varrim.
    - Te gjithe burokratet e administrates shteterore qe e kane fituar punen me mik e jo fale meritave te tyre ( Berisha e ka shkurtuar numrin e buxhetoreve ne administraten e tij me 30% ne keto 5 vjet)
    - Te gjithe njerezit e korruptuar te administrates, duke filluar me ministrat e duke perfunduar tek doganieret e policet rrugore: parate e korrupsionit nuk shkojne me ne xhepin e tyre, shkojne ne arken e shtetit, dhe ai buxheti i shtetit shqiptar eshte rritur ndjeshem keto vitet e fundit.
    - Te gjithe ata njerez te pagdhendur qe ende kujtojne se mund ti kanosen shtetit e ligjit demokratik, ashtu sic bene nje dekade me pare. Ketyre u ka hyre frika ne palce kur shikojne Lulzim Berishat, Aldo Baret e nje qerre me kriminele qe kalben burgjeve shqiptare.
    - Te gjithe ata shqiptare qe nuk duan te shohin nje Shqiperi evropiane por nje Shqiperi kolumbiane ne mes te Evropes.

    Eshte aritmetike e thjeshte: ata shqiptare qe duan qe Shqiperia te kete shtet e ne vend te sundoje ligji demokratik, votojne Berishen dhe koalicionin qe ai perfaqeson; ata shqiptare qe duan te pasurohen duke e kthyer Shqiperine ne nje Kolumbi evropiane, votojne kundershtaret e Berishes, Partine Socialiste.

    Bukuria e ketij realiteti politik ne Shqiperi eshte se dallimi midis Berishes dhe kundershtareve te tij politike nuk eshte aspak nje dallim ideologjik, por nje dallim ligjor. Pro apo kunder ligjit kushtetues.

    Albo
    i nderuari Albo!

    pajohem ne teresi me mendimin tend!!

    pershendetje

  5. #35
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sali Berisha, aleat i mafjes

    S H E K U L L I, 28/11/2010

    A i duhet një makinë-blind Berishës?

    MERO BAZE

    Në fushatën elektorale të vitit 2005, Sali Berisha shpenzoi shumë kohë për një spot special për Benz-in e blinduar të Fatos Nanos. Kompania amerikane që mbikëqyrte fushatën, që prodhoi më në fund spotin, pyeste vazhdimisht "Pse" Fatos Nanos i duhej një Benz i blinduar? A ishim ne një vend mafioz dhe ai rrezikohej? Ai ishte ai një reformator i madh dhe rrezikohej nga kundërshtarët e reformave? A ishte ai një vrasës dhe rrezikohej nga armiqtë? Për askënd nga këto pyetje normale nuk kishte përgjigje. Ishte stresuese t'iu shpjegoje se po e blen nga dëliri i pushtetit dhe ideja se është i paprekshëm. Ashtu i paqartë përfundoi edhe mesazhi i spotit elektoral.

    Pesë vjet më vonë, të njëjtat pyetje të vijnë në majë të gjuhës për Sali Berishën. Ai ka prodhuar plot armiq këto pesë vjet, por jo aq sa të angazhohen për t'i marrë jetën atij. Ai po ashtu nuk ka bërë asnjë reformë thelbësore që të prodhojë armiq të mëdhenj, pasi nuk ka prekur mafien, por është bërë aleat me të. Ai ka vrarë njerëz, bile 26 në një ditë, por i ka mposhtur viktimat duke përdhunuar sistemin e drejtësisë dhe nuk i konsideron më ata hasëm nga të cilët mund të ruhet ai, ose i biri. Ai thjesht është në dëlir si njeri i paprekshëm në pushtet dhe përdor paret e shqiptarëve për të dëshpëruar shqiptarët me paprekshmërinë e tij.

    Lajmi, së pari, u botua në gazetën më pro-qeveritare që është sot në treg, gazeta "Panorama", dhe vazhdoi me një lojë luftash për të treguar se lajmi është i dyshimtë. Në të vërtetë, ajo që synon Berisha është që lajmi të merret vesh dhe të diskutohet për të. Ai hyn tek strategjia e tij për të dëshmuar "paprekshmëri dhe pafuqi për ta rrëzuar dhe për tridhjetë vjet të tjera". I hedhur në treg, ditët që diskutohej buxheti, ai bën pjesë në mënyrën tipike të shkollës së propagandës së Berishës, e cila i vetëshpall veset si virtyt dhe përpiqet të dekurajojë kundërshtarët me to. Të gjithë e ridëgjuam këto ditë kur thoshte se do të rrijë në pushtet edhe tridhjetë vjet.

    Të gjithë kemi shkruar dhe po flasim se ai dhe familja e tij po bëjnë pasuri për 300 vjet. Të gjithë po shkruajmë e po flasim se ai nuk tërhiqet nga vendimi për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Të gjitha pra nga pak po ndihmojmë të ngrejë kultin e njeriut që bën çfarë t'i teket në këtë vend dhe nuk e ndal askush. Këtë punën e Benz-it të blinduar që s'na e kishte zënë syri, bëri kujdes ta nxirrte vetë, për të na treguar edhe një detaj më shumë nga projekti i tij për të sunduar gjatë brenda Benz-it të blinduar. Tani media në Shqipëri do të fillojë të merret gjatë me detajet e reja që kanë shtyrë "udhëheqësin" të kërkojë një Benz super të shtrenjtë dhe të blinduar. Po dëgjoj rrotull zëra se Berisha ka ngritur nivelin e sigurisë se është i rrezikuar fizikisht!!!

    Po nga kush, pyes?

    Klani i Zemunit, i cili zakonisht vret udhëheqës për arsye politike dhe financiare është ortak me Sali Berishën. Fatos Nano, që "drejtonte grupet më të rrezikshme kriminale në rajon", është aleat i tij i madh. Ilir Meta, që është simbol i "trafikut të drogës, prostitucionit dhe qenieve njerëzore", është zëvendëskryeministër i tij. Mihal Delijorgji, të cilin e pat akuzuar se ka sjellë armë nga Greqia në vitin 1997 për ta rrëzuar nga pushteti, e ka ortak të djalit në biznesin e Gërdecit. Rezart Taçin, që e pati akuzuar si trafikantin më të madh të naftës në Ballkan, e ka njeri të Familjes dhe sponsor të pandarë të gruas së tij. Njerëzit që kanë qenë garniturë e Fatos Nanos, dhe që Berisha i konsideronte si mafiozë që kishin kapur shtetin, janë tani në çdo stadium dhe tavolinë me Ridvan Boden dhe fëmijët e Sali Berishës.

    Nga kush është i rrezikuar kryeministri në një vend ku është bërë ortak dhe në disa raste shef i mafies? Nga askush. Shqiptarët janë qytetarë të bindur dhe nuk kanë vrarë kurrë ndonjë udhëheqës të tyre. Bile, sa më keq janë sjellë udhëheqësit, aq më të bindur kanë qenë ndaj tyre. Dëliri i Sali Berishës për të blerë një Benz të blinduar ka të bëjë pikërisht me idenë se ai është njeri i paprekshëm edhe fizikisht, pasi do të udhëtojë me një Benz që nuk e shpon plumbi. E vetmja shpresë nga ky lajm është përsëritja e historisë dhe fati që pësoi paraardhësi i tij nga një dëlir i ngjashëm.

    Udhëheqës të fortë janë ata që "blindojnë" pushtetin në rrugë demokratike, me zgjedhje të lira dhe suksese të prekshme në ekonomi, jo ata që blindojnë kokën me një Benz të blinduar. Me këtë gjest nuk na dëshpëron dot.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •