Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    He pra i bien ne qafe kot :D


    Problemi qendron qe partit nuk bashkpunojne me njera-tjetren , por kundra njera-tjetres .
    Udheheqja me e mire eshte koalition , keshtu nuk i lene hapsire njeri-tjetrit me u varfnu :D

    Faji eshte i popullit kur jep votat , me se fundi u gjet fajtori :dfshehur
    E vertet,kot i bien ne qafe te shkretit!Ai,aq di e aq ben.(pastaj fain e kane ata qe e vune).

    Si nuk bashkpunojne partit me njera tjetren!Deri me sot,per te prishur e vjedhur bashke kane qene.
    Populli qe voton?Nuk kan faj, i pelqen mazokizmi.

  2. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Edvin ke manin ti dramatizosh gjerat , kemi edhe ne njerez qe jetoin ne shqiperi .
    Babai e kam socialist te terbuar , por se kam degjuar ndonjeher te thote se ka frike ta thote haptas mendimin e tij.

    I ka kaluar te dyja kohet : Komunizmin dhe tani demokracin.


    Nqs do vinte nje parti tjeter ne pushtet , kete refren do ndiqte per sa i perket shkurtimeve ne pune
    Varet se ku punon babai, ca punon, dhe dhe per cfare flet.
    Ti mund te flasesh kot ashtu se nuk te pelqen nje gje qe eshte ndertuar apo shkaterruar ne Shqiperi, dhe paf--nje dite te bukur ha grushta e shkelma, sepse ai ndertimi apo shkaterrimi ishte i njeriu te lidhur me qeverine. Dhe ti here tjeter nuk flet me, sepse heren e dyte nuk ka vetem grushta, ka dhe ndonje thike a ndonje gje tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 23-11-2010 më 10:14

  3. #13
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    artikulli eshte shkruar nga andrea stefani..

    e kush nuk e di ne shqiperi se andrea stefani del cdo nate ne 4-5 ekrane televizive dhe shan sali berishen..
    se andrea inë cfaqet cdo dite me artikuj ne gazetat anti-berish e shan berishen..
    dhe nga ky aktivitet jo vetem nuk i eshte prekur ndonje qime b.ithe por perkundrazi i jan shtuar leshte si ne mullaqe..e si ne faqe..
    lol

    ore edvin.. po ku e gjete mor aman te na psonisesh andre stefan hauren te na tregoj se sa frike e ka mileti berishen..

    bravo izadora.. e mban mullaqen pak shtrember nga nje here..por flet drejt..
    flisni more drejte se ju ka lezet..
    a e dini sa te shemtuar behi kur mbroni genjeshtrat..

    cfar spo thot tako ngjelua.. per berishen..
    asnje qime e tulles nuk i ka rene prej "malokut diktator"..
    dhe ne se i ka rene ndonje fije leshi nga koka..kjo eshte ceshtje e shkences lesho-logjike.. qe studiohet nga dermatologjia..
    ose nardush ndoku.. psh..
    ose prec zogu..

    na faqet u jan bere duke share berishen cdo nate ne ekran..
    te shash berishen sot behesh miljoner .. sepse te paguajn mire..
    shembull kini mustafo nanon..
    u be me apartamant luksoz 4 dhoma e 2 guzhina e 3 wc-ra.. ne brigjet e liqenit.. fale llomotitjes se pernatshme e perdittshme e te pervitshme kunder berishes..
    kurse ..berishen ta lavderosh.. eshte krejt nje pun bosh..
    se asnje kacidhe nuku fiton.. e kte xhepi brarit e tregon..

    lol.



    ..
    Brar...... si gjithmone ne lartesine tende me keto shkrime.....

    nejse, te na rroje baba
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  4. #14
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    interesant !!
    edhe une i kam dy vllezer te mit socialista,dhe dita dites me thojne se/Behar paske patur te drejte qe ke mbeshtetur partin demokratike dhe Berishen!!madje nje dite me thane se Berisha ka ber shum per shqiptaret sidomos gjate pes viteve te fundit ne cdo aspekt,ata me thane mbase e kemi ngaqe jemi te zhgenjyer nga partia socialiste!!!!

  5. #15
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    artikulli eshte shkruar nga andrea stefani..

    e kush nuk e di ne shqiperi se andrea stefani del cdo nate ne 4-5 ekrane televizive dhe shan sali berishen..
    se andrea inë cfaqet cdo dite me artikuj ne gazetat anti-berish e shan berishen..
    dhe nga ky aktivitet jo vetem nuk i eshte prekur ndonje qime b.ithe por perkundrazi i jan shtuar leshte si ne mullaqe..e si ne faqe..
    lol

    ore edvin.. po ku e gjete mor aman te na psonisesh andre stefan hauren te na tregoj se sa frike e ka mileti berishen..

    bravo izadora.. e mban mullaqen pak shtrember nga nje here..por flet drejt..
    flisni more drejte se ju ka lezet..
    a e dini sa te shemtuar behi kur mbroni genjeshtrat..

    cfar spo thot tako ngjelua.. per berishen..
    asnje qime e tulles nuk i ka rene prej "malokut diktator"..
    dhe ne se i ka rene ndonje fije leshi nga koka..kjo eshte ceshtje e shkences lesho-logjike.. qe studiohet nga dermatologjia..
    ose nardush ndoku.. psh..
    ose prec zogu..

    na faqet u jan bere duke share berishen cdo nate ne ekran..
    te shash berishen sot behesh miljoner .. sepse te paguajn mire..
    shembull kini mustafo nanon..
    u be me apartamant luksoz 4 dhoma e 2 guzhina e 3 wc-ra..
    ne brigjet e liqenit.. fale llomotitjes se pernatshme e perdittshme e te pervitshme kunder berishes..
    kurse ..berishen ta lavderosh.. eshte krejt nje pun bosh..
    se asnje kacidhe nuku fiton.. e kte xhepi brarit e tregon..

    lol.



    ..
    hahaha loooooooooooooool

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    jemi te gjithe te bashke-frikesuar, dhe njekohesisht bashke-frikesues ... jam ketu per tiu thene "perpara per fitorje te reja!" ...

  7. #17
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Jo gjithmone statistikat tregojne realitetin .

    Sic tha Brari me lart , ka shume njerez qe flasin kunder Berishes ne media, ne rruge e kudo, liria e tyre nuk eshte cenuar ,madje mund te them qe me kete kane abuzuar .. Opozita bashke me njerezit qe kane bere protesta sa here kane dashur ,ne asnje rast nuk jane penguar .

    Opinionistet partiake nuk mund te flasin per te gjithe shqiptaret, sepse mendimi i tyre nuk pasqyron realitetin .

    Sigurisht qe demokracia ka te meta , por e rendesishme eshte qe principet e demokracise , liria dhe te drejta njerezore nuk cenohen .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 23-11-2010 më 14:53
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #18
    Propagand,.. sikur ta kishin frig Berishen, nuk do e kishin votuar fare.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    SHQIPTARËT MË TË FRIKËSUAR NËN BERISHËN
    23/11/2010Andrea Stefani


    Shqiptarët rezultojnë të kenë më shumë frikë të shprehin hapur pikëpamjet e tyre politike në qeverinë e Sali Berishës se sa ç’kanë qenë nën qeverisjet e mëparshme socialiste. Kështu ka rezultuar nga një sondazh i bërë prej agjencisë prestigjioze “Gallup”, përfundimet e të cilit u bënë publike vetëm dy ditë më parë. Të gjithë të anketuarit janë pyetur: Sipas opinionit tuaj, sa njerëz në vendin tuaj, nëse ka ndonjë, janë të frikësuar të shprehin hapur pikëpamjet e tyre politike? Dhe ka rezultuar se numri i të pyeturve që mbështesin opinionin se shumica e shqiptarëve apo se shumë prej tyre kanë frikë të flasin hapur, ka ardhur në rritje. Dhe a nuk duket një paradoks që njerëzit të jenë më të frikësuar nën qeverinë e Partisë Demokratike sesa nën një qeveri të një partie të majtë socialiste që paragjykohej si pasardhëse e komunistëve? Ashtu duket, por megjithatë, nuk ka asnjë paradoks. Pse? Për faktin e thjeshtë se Partia Demokratike dhe qeverisja e saj kanë pushuar me kohë së qenë demokratike.

    * * *

    Diktatura dhe autoritarizmi mbjellin frikë në zemrat e njerëzve. Demokracia, që është e kundërta e këtyre sistemeve, mbjell në shpirtrat e njerëzve guximin dhe kurajën qytetare për të thënë hapur mendimin apo pikëpamjen e tyre politike. Por ja që edhe pas 20 vjetësh tranzicion drejt Europës, rezulton se në radhët e shqiptarëve në vend se të rritet guximi është shtuar frika. Sondazhet e “Gallupit” kanë bërë një krahasim të të dhënave nga viti 2006 (kur sapo PD-ja dhe Berisha kishin riardhur në pushtet) deri në vitin 2010. Dhe ka rezultuar se përqindja e njerëzve që mendojnë se më të shumtët e shqiptarëve janë të frikësuar të deklarojnë hapur pikëpamjen e tyre politike ka kërcyer nga 6 për qind që ishte në vitin 2006, në 15 për qind në vitin 2010. Po në të njëjtin krahasim mes këtyre dy viteve, vërehet se numri i atyre që kanë opinionin se shumë prej shqiptarëve kanë frikë të thonë hapur pikëpamjen e tyre politike është ngjitur nga 8 në 23 për qind. Ndërkaq, ka një rënie drastike të numrit të atyre që besojnë se asnjë prej shqiptarëve nuk është i trembur të thotë hapur pikëpamjen e tij politike. Kështu, ndërsa në vitin 2006, 39 për qind e të anketuarve nga “Gallupi” mbështesin opinionin se askush s’ka frikë të shprehet për politikë, në vitin 2010 kjo shifër është katandisur në 17%.

    * * *

    Këto shifra të publikuara nga “Gallup” nuk e nderojnë aspak qeverinë demokratike dhe Kryeministrin e saj Sali Berisha, që betohen dhe stërbetohen se objektivi strategjik i tyre është demokracia dhe integrimi i Shqipërisë në Europë. Sepse, zhvillimi i frikës për të shprehur hapur pikëpamjen politike është tipike e diktaturave dhe e regjimeve autoritare. Shqiptarët që kanë jetuar nën komunizëm e mbajnë mend fare mirë sesa e rrezikshme ishte të shprehje hapur një pikëpamje politike të kundërt apo ndryshe nga ajo e partisë në pushtet. Dhe kur u përmbys regjimi komunist u besua se tashmë erdhi koha që të gjithë të shprehen lirisht. Por ja kanë kaluar 20 vjet në demokraci dhe frika përsëri është e pranishme mes shqiptarëve. Madje edhe më e shtuar dhe akoma më keq nën një qeverisje që e mban veten për “demokratike? Si shpjegohet kjo? Dhe për më tepër cili është ai mekanizëm që vazhdon të mbjellë frikë në zemër të publikut, në një kohë që nuk ka më dënime me burg apo pushkatim për agjitacion e propagandë kundër pushtetit? Edhe kjo enigmë e ka një përgjigje. Dy janë faktorët kryesorë që vazhdojnë të mbjellin frikë në zemrat e shqiptarëve: autoritarizmi dhe mungesa e shtetit ligjor apo e drejtësisë së pavarur. Tashmë është bërë e njohur se qeveria vërtet nuk i burgos ata që mendojnë ndryshe apo nuk e votojnë atë, por i lufton me armë të tjera. Këto “armë të tjera” përfshijnë flakjen nga puna në një institucion publik e deri te diskriminimi në forma nga më të ndryshme i bizneseve private të atyre që nuk janë me qeverinë. Pa përmendur një mori privacionesh të tjera. Thuajse në një kohë me të dhënat e “Gallupit”, në median shqiptare u publikuan disa statistika të të flakurve nga puna. Dhe ka rezultuar se në pesë vjet, qeveria “Berisha” ka flakur rreth 21 mijë vetë nga administrata publike. Nuk do të kishte asgjë të keqe në këtë statistikë sikur këto shkurtime të ishin bërë me drejtësi, në përputhje me ligjin dhe në emër të një qeverie më të vogël. Por të dhënat e marra nga gjykatat tregojnë se shumë nga këto shkurtime janë atakuar si të padrejta. Po kështu, shkurtimet do të ishin të justifikuara sikur kriteri profesional të prevalonte mbi atë politik. Por mjerisht, shumëkush e di se lëvizjet në administratën publike që shoqërojnë ndërrimin e pushteteve, bëhen kryesisht në bazë të kriterit politik. Hiqen specialistët që mund të kenë bindje politike të kundërt dhe zëvendësohen me militantë partiakë, që edhe mund të mos kenë haber fare nga ajo punë. Zhvillime të tilla në shkelje të ligjit dhe të të drejtave të njeriut kanë çuar në politizim të skajshëm të administratës publike, gjë që u konstatua edhe nga raport progresi i Komisionit Europian dhe opinioni i tij që i dha përgjigje negative kërkesës së qeverisë shqiptare që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit për në Bashkimin Europian (BE). Dhe sikur në Shqipëri të kishim vërtet gjykata të pavarura, apo Komision të Shërbimit Civil të pavarur (tani së fundi ai drejtohet nga një ish-deputet i PD) qeveria nuk do të guxonte të spastronte politikisht administratën publike. Edhe nëse do të guxonte, nëpunësit publikë do të kishin ku të mbroheshin, ku të gjenin të drejtën e mohuar. Por mungesa e pavarësisë të institucioneve që janë krijuar pikërisht për t’i ndalur dorën një qeverie që nuk respekton ligjin, liritë e të drejtat e qytetarëve, ka bërë këta të fundit të ndihen më të pambrojtur dhe për rrjedhojë edhe të kenë frikë të shprehin pikëpamje politike që nuk pëlqehen nga pushteti. Frika e zbuluar nga anketimet e “Gallupit” në Shqipëri, nuk është asgjë tjetër veçse produkt i represionit të heshtur të një qeverie autoritariste që nuk respekton as ligj, as liri dhe as drejtësi.
    O Edi-vino, ca bohet mor aman.
    Na i nxorret shqiptaret frikacak. Me shume frikacak..me pak frikacak.
    Frika asht vra me lal qe kur iku lugati e tash shqiptaret skan ma frike . Frike kane gazetaret dhe ata pipla mos i ngataro me popullin or tej.
    Teme kot..fare kot. Propozoj te zhduket.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Andrea Stefani te thote me mire kalit i qendron mbi te ai si di te kaleroje. Dhe Berisha ka mesuar te kaleroje gomaret e lagjes ne Vicidol(ndoshta ndonje gomar te vetin) dhe tashme me kuajt ai e ka me te lehte pasi disa instikte rezultojne gjenetikisht apo biologjikisht qe ka njeriu me kalin.

    Cfare thote kushtetuta shqiptare

    KREU II LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE
    Neni 21
    Jeta e personit mbrohet me ligj.

    Neni 22
    1. Liria e shprehjes është e garantuar.
    2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
    3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
    4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •