Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqiptarët më të frikësuar te shprehin mendimin e tyre nën qeverisjen e Berishës

    SHQIPTARËT MË TË FRIKËSUAR NËN BERISHËN
    23/11/2010Andrea Stefani


    Shqiptarët rezultojnë të kenë më shumë frikë të shprehin hapur pikëpamjet e tyre politike në qeverinë e Sali Berishës se sa ç’kanë qenë nën qeverisjet e mëparshme socialiste. Kështu ka rezultuar nga një sondazh i bërë prej agjencisë prestigjioze “Gallup”, përfundimet e të cilit u bënë publike vetëm dy ditë më parë. Të gjithë të anketuarit janë pyetur: Sipas opinionit tuaj, sa njerëz në vendin tuaj, nëse ka ndonjë, janë të frikësuar të shprehin hapur pikëpamjet e tyre politike? Dhe ka rezultuar se numri i të pyeturve që mbështesin opinionin se shumica e shqiptarëve apo se shumë prej tyre kanë frikë të flasin hapur, ka ardhur në rritje. Dhe a nuk duket një paradoks që njerëzit të jenë më të frikësuar nën qeverinë e Partisë Demokratike sesa nën një qeveri të një partie të majtë socialiste që paragjykohej si pasardhëse e komunistëve? Ashtu duket, por megjithatë, nuk ka asnjë paradoks. Pse? Për faktin e thjeshtë se Partia Demokratike dhe qeverisja e saj kanë pushuar me kohë së qenë demokratike.

    * * *

    Diktatura dhe autoritarizmi mbjellin frikë në zemrat e njerëzve. Demokracia, që është e kundërta e këtyre sistemeve, mbjell në shpirtrat e njerëzve guximin dhe kurajën qytetare për të thënë hapur mendimin apo pikëpamjen e tyre politike. Por ja që edhe pas 20 vjetësh tranzicion drejt Europës, rezulton se në radhët e shqiptarëve në vend se të rritet guximi është shtuar frika. Sondazhet e “Gallupit” kanë bërë një krahasim të të dhënave nga viti 2006 (kur sapo PD-ja dhe Berisha kishin riardhur në pushtet) deri në vitin 2010. Dhe ka rezultuar se përqindja e njerëzve që mendojnë se më të shumtët e shqiptarëve janë të frikësuar të deklarojnë hapur pikëpamjen e tyre politike ka kërcyer nga 6 për qind që ishte në vitin 2006, në 15 për qind në vitin 2010. Po në të njëjtin krahasim mes këtyre dy viteve, vërehet se numri i atyre që kanë opinionin se shumë prej shqiptarëve kanë frikë të thonë hapur pikëpamjen e tyre politike është ngjitur nga 8 në 23 për qind. Ndërkaq, ka një rënie drastike të numrit të atyre që besojnë se asnjë prej shqiptarëve nuk është i trembur të thotë hapur pikëpamjen e tij politike. Kështu, ndërsa në vitin 2006, 39 për qind e të anketuarve nga “Gallupi” mbështesin opinionin se askush s’ka frikë të shprehet për politikë, në vitin 2010 kjo shifër është katandisur në 17%.

    * * *

    Këto shifra të publikuara nga “Gallup” nuk e nderojnë aspak qeverinë demokratike dhe Kryeministrin e saj Sali Berisha, që betohen dhe stërbetohen se objektivi strategjik i tyre është demokracia dhe integrimi i Shqipërisë në Europë. Sepse, zhvillimi i frikës për të shprehur hapur pikëpamjen politike është tipike e diktaturave dhe e regjimeve autoritare. Shqiptarët që kanë jetuar nën komunizëm e mbajnë mend fare mirë sesa e rrezikshme ishte të shprehje hapur një pikëpamje politike të kundërt apo ndryshe nga ajo e partisë në pushtet. Dhe kur u përmbys regjimi komunist u besua se tashmë erdhi koha që të gjithë të shprehen lirisht. Por ja kanë kaluar 20 vjet në demokraci dhe frika përsëri është e pranishme mes shqiptarëve. Madje edhe më e shtuar dhe akoma më keq nën një qeverisje që e mban veten për “demokratike? Si shpjegohet kjo? Dhe për më tepër cili është ai mekanizëm që vazhdon të mbjellë frikë në zemër të publikut, në një kohë që nuk ka më dënime me burg apo pushkatim për agjitacion e propagandë kundër pushtetit? Edhe kjo enigmë e ka një përgjigje. Dy janë faktorët kryesorë që vazhdojnë të mbjellin frikë në zemrat e shqiptarëve: autoritarizmi dhe mungesa e shtetit ligjor apo e drejtësisë së pavarur. Tashmë është bërë e njohur se qeveria vërtet nuk i burgos ata që mendojnë ndryshe apo nuk e votojnë atë, por i lufton me armë të tjera. Këto “armë të tjera” përfshijnë flakjen nga puna në një institucion publik e deri te diskriminimi në forma nga më të ndryshme i bizneseve private të atyre që nuk janë me qeverinë. Pa përmendur një mori privacionesh të tjera. Thuajse në një kohë me të dhënat e “Gallupit”, në median shqiptare u publikuan disa statistika të të flakurve nga puna. Dhe ka rezultuar se në pesë vjet, qeveria “Berisha” ka flakur rreth 21 mijë vetë nga administrata publike. Nuk do të kishte asgjë të keqe në këtë statistikë sikur këto shkurtime të ishin bërë me drejtësi, në përputhje me ligjin dhe në emër të një qeverie më të vogël. Por të dhënat e marra nga gjykatat tregojnë se shumë nga këto shkurtime janë atakuar si të padrejta. Po kështu, shkurtimet do të ishin të justifikuara sikur kriteri profesional të prevalonte mbi atë politik. Por mjerisht, shumëkush e di se lëvizjet në administratën publike që shoqërojnë ndërrimin e pushteteve, bëhen kryesisht në bazë të kriterit politik. Hiqen specialistët që mund të kenë bindje politike të kundërt dhe zëvendësohen me militantë partiakë, që edhe mund të mos kenë haber fare nga ajo punë. Zhvillime të tilla në shkelje të ligjit dhe të të drejtave të njeriut kanë çuar në politizim të skajshëm të administratës publike, gjë që u konstatua edhe nga raport progresi i Komisionit Europian dhe opinioni i tij që i dha përgjigje negative kërkesës së qeverisë shqiptare që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit për në Bashkimin Europian (BE). Dhe sikur në Shqipëri të kishim vërtet gjykata të pavarura, apo Komision të Shërbimit Civil të pavarur (tani së fundi ai drejtohet nga një ish-deputet i PD) qeveria nuk do të guxonte të spastronte politikisht administratën publike. Edhe nëse do të guxonte, nëpunësit publikë do të kishin ku të mbroheshin, ku të gjenin të drejtën e mohuar. Por mungesa e pavarësisë të institucioneve që janë krijuar pikërisht për t’i ndalur dorën një qeverie që nuk respekton ligjin, liritë e të drejtat e qytetarëve, ka bërë këta të fundit të ndihen më të pambrojtur dhe për rrjedhojë edhe të kenë frikë të shprehin pikëpamje politike që nuk pëlqehen nga pushteti. Frika e zbuluar nga anketimet e “Gallupit” në Shqipëri, nuk është asgjë tjetër veçse produkt i represionit të heshtur të një qeverie autoritariste që nuk respekton as ligj, as liri dhe as drejtësi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hhhaaaaa po pse deshen te bejne sondazh per kete,,,,kjo dihet,,,,,te kishit harxhuar ato leke per te ndihmuar ndonje fukara,,,,,,,demokracia sali berishes eshte po hape gojen ska pune

  3. #3
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    nuk duhet folur kunder babait te kombit(qe perendia ti shtoje ymrin)
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    nuk duhet folur kunder babait te kombit(qe perendia ti shtoje ymrin)
    Ashtu bravo.Te na rroje,e te kete jete te gjate po aq sa Enveri.
    (Ymrin le t'ja shtoje,po te pakten ti pakesoje leket).

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte shume e dukshme kjo qe Gallupi ka nxjerre nga sondazhi, dhe kjo me firkesonte per sa kohe qe isha ne Shqiperi--frika po shtohej dhe me kujtonte kohet e komunizmit kur njerezit flisnin me ze te ulet dhe shihnin rreth e rrotull mos po i shikon kush. Me ka rene rasti me disa persona qe kishin frike edhe te flisnin ndonje fjale qe mund t'i rrezikonte...
    Dhe prandaj ne qe jemi demokrate te vertete, nuk mund te mbeshtesim nje parti totalitare sic jane partite ne Shqiperi tani...Cfare ndryshimi kane nga komunizmi? Prape njerezit duhet te mbyllin gojen?

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Edvin ke manin ti dramatizosh gjerat , kemi edhe ne njerez qe jetoin ne shqiperi .
    Babai e kam socialist te terbuar , por se kam degjuar ndonjeher te thote se ka frike ta thote haptas mendimin e tij.

    I ka kaluar te dyja kohet : Komunizmin dhe tani demokracin.


    Nqs do vinte nje parti tjeter ne pushtet , kete refren do ndiqte per sa i perket shkurtimeve ne pune
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    Sa ja ngrini vleften dhe Saliut;e beni dhe diktator!.(Jo per ndonjegje,po ofendohen dhe diktatoret).

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sa ja ngrini vleften dhe Saliut;e beni dhe diktator!.(Jo per ndonjegje,po ofendohen dhe diktatoret).
    He pra i bien ne qafe kot


    Problemi qendron qe partit nuk bashkpunojne me njera-tjetren , por kundra njera-tjetres .
    Udheheqja me e mire eshte koalition , keshtu nuk i lene hapsire njeri-tjetrit me u varfnu

    Faji eshte i popullit kur jep votat , me se fundi u gjet fajtori
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artikulli eshte shkruar nga andrea stefani..

    e kush nuk e di ne shqiperi se andrea stefani del cdo nate ne 4-5 ekrane televizive dhe shan sali berishen..
    se andrea inë cfaqet cdo dite me artikuj ne gazetat anti-berish e shan berishen..
    dhe nga ky aktivitet jo vetem nuk i eshte prekur ndonje qime b.ithe por perkundrazi i jan shtuar leshte si ne mullaqe..e si ne faqe..
    lol

    ore edvin.. po ku e gjete mor aman te na psonisesh andre stefan hauren te na tregoj se sa frike e ka mileti berishen..

    bravo izadora.. e mban mullaqen pak shtrember nga nje here..por flet drejt..
    flisni more drejte se ju ka lezet..
    a e dini sa te shemtuar behi kur mbroni genjeshtrat..

    cfar spo thot tako ngjelua.. per berishen..
    asnje qime e tulles nuk i ka rene prej "malokut diktator"..
    dhe ne se i ka rene ndonje fije leshi nga koka..kjo eshte ceshtje e shkences lesho-logjike.. qe studiohet nga dermatologjia..
    ose nardush ndoku.. psh..
    ose prec zogu..

    na faqet u jan bere duke share berishen cdo nate ne ekran..
    te shash berishen sot behesh miljoner .. sepse te paguajn mire..
    shembull kini mustafo nanon..
    u be me apartamant luksoz 4 dhoma e 2 guzhina e 3 wc-ra.. ne brigjet e liqenit.. fale llomotitjes se pernatshme e perdittshme e te pervitshme kunder berishes..
    kurse ..berishen ta lavderosh.. eshte krejt nje pun bosh..
    se asnje kacidhe nuku fiton.. e kte xhepi brarit e tregon..

    lol.



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-11-2010 më 09:41

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Të gjithë të anketuarit janë pyetur: Sipas opinionit tuaj, sa njerëz në vendin tuaj, nëse ka ndonjë, janë të frikësuar të shprehin hapur pikëpamjet e tyre politike?
    Ca lloj pytje pa lidhje eshte kjo? Duhet pergjgijur me nje numer? Si p.sh " Une mendoj se 700 mije veta kane frike"? Apo me perqindje?

    Pse nuk behet pytja thjeshte dhe qarte "A ke frike te shprehesh opinionin tend?"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •