-
Blendi Fevziu, djalli vete.. vazhdon luan me 2 porta.
shikoni si hipokriti Blend luan me 3 porta.
kopil i madh ky djale.
shikoni si i ben hetuesi Fahri Balliut..
http://tvklan.tv/emisioni.php?id=2373#
-
-
^
Baba Likja ha darkė me Dervish Fevzon dhe Dervish Fahron dhe lexon mesazhet e “Opinionit”
Gazeta Sot
E premte, 19 nėntor 2010
Nga Sandėr Y. KOVAĒI
-Po hajdeni o florinj ē’ u bėtė, - ju tha Baba Likja Dervish Fevziut dhe Dervish Fahriut,- kur ata hynė nė restorantin ku po i priste Baba Likja,- yll bote keni qenė sot me kėtė emisionin, u kėnaqa si atėherė kur pashė pėr herė tė parė filmin “Beteja e Sutjeskės”.
-Sa shumė sms qė kam pasur nė atė numrin qė vura nė ekran,- tha Dervish Fevziu,- por ato mė tė fortat nuk i lexova.
-Po si the o flori,- i tha Baba Likja,- tre veta nė PD ishin nė listė pėr t’ u vrarė nga qeveria e majtė, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe dervish Fahriun!
-Dervishi Fahri ka botuar atėherė dhe atė shkrimin e famshėm, “28 nėntori 2000 afati i fundit pėr vrasjen e Sali Berishės”,- tha Dervishi Fevzi.
-Atėherė isha unė kryeministėr,- tha Baba Likja, - po nuk mė thua o dervish Fahriu, skenari pėr vrasjen tėnde kur ishte, sipas atyre zbulimeve qė kishe bėrė ti, apo nė ditėt kur shkoje nė doganė me emrin tim dhe fusje kontrabandė maunet e atyre miqve tė tu? Me ēfarė do tė vrisja unė ty o flori, apo me shuka gjel deti. Meqė ra fjala, hajde porosisni ēfarė tė doni. Pėr ty dervish Fahriu e kam porositur tavėn me gjel deti dhe me pilaf, se t’ i di shijet, mė pas tė vjen dhe pėrsheshi me mish keci. Ti Fevzi merr ēfarė tė duash. Por na lexo disa nga ato sms-tė qė more pėr emisionin, ato mė tė fortat.
-Meqė do ti shef,- tha Dervish Fevziu, -megjithėse e di se do tė mėrzitet dervish Fahriu.
-Janė tė listuar ata qė i dėrgojnė,- tha Dervishi Fahri,- e di unė kush janė ata.
-Hajde Fahri mos u mėrzit tani, se ti e di qė unė nuk e kam me tė keq, tė zbavitemi pak,- tha Baba Likja.
-Ja njėra nga mė tė fortat,- tha Dervishi Fevzi duke lexuar nė celular: Zoti Fevziu, nė vitin 1994 dervish Fahriu vuri njerėz tė tė rrahin para Bar “Westit”, nejse po e kaloj kėtė…
-Prit ore, si do ta kalosh, -tha Baba Likja,- sille celularin kėtu, se u thashė bodyguardėve tė mi tė ta marrin. Nga kėto mesazhe dua tė dėgjoj unė,-shtoi Baba Likja duke marrė nė dorė celularin e dervish Fevziut dhe lexoi mesazhin:
“Zoti Fevziu, nė vitin 1994 Fahriu vuri njerėz tė tė rrahin para Bar ‘Westit’ se kur Fahriu u emėrua konsull nė Maqedoni, ju botuat nė Gazetėn “Aleanca” ku ishit drejtor shkrimin e njė intelektuali me pseudonim, me titull “Dje balalajkė, sot diplomat”, ku bėhej copė dervish Fahriu. Shkrimi bėri bujė dhe dervish Fahriu pėr kėtė tė dha njė dru para Bar ‘Ėestit’, tek trotuari i Parkut Rinia me anė tė disa njerėzve tė paguar prej tij. Si ndodhi qė jeni pajtuar sot?” Ha, ha, ha, ama mesazh i fortė ė, pėrfundoi Baba Likja dhe shtoi: Vazhdoka edhe mė tutje: “Atėherė dervish Fahriu i kėrkoi Ilir Metės disa djem nga FRESSH qė tė tė rrihnin…” Nejse, po e lemė kėtė, -pėrfundoi Baba Likja.
-Ēfarė nejse mor burrė,- tha Dervishi Fevzi, i cili nuk e kishte lexuar as vetė deri nė fund mesazhin,- Edhe unė qė kujtoja se mė kishte rrahur SHIK-u i Gazidedes!- Tha Dervishi Fevzi.
-Tani o flori, edhe ashtu mund ta thuash, se edhe ne nė atė tavė kemi qenė,- tha Dervishi Fahri,- meqė ra fjala, ē’ u bė kjo tava, kur do tė vijė se po vjen mėngjesi, mbaroi vonė emisioni dhe kemi uri.
-Pse po vonohet tava e Dervishit Fahri,- tha Baba Likja,- ju kemi respektual lokalin, por po na zhgėnjeni.
-Janė tė listuar edhe kėta kėtu,- tha Dervishi Fahri,- i njoh unė.
-Pse dervish Fahriu, edhe pronari i kėtij lokalit ku jemi, kėshtu ėshtė, -tha Dervishi Fevzi,- mė jep njė opinion pėr tė?
-Ai ka qenė spiun, ka borxhe dhe ėshtė pederast,- tha Dervishi Fahri.
-Po si the o flori,-tha Baba Likja,- qė nuk ke pėrfituar asnjė tender, nuk ke prekur asgjė nga fondet publike. A more ndonjė sms pėr kėtė ēėshtje?- Iu drejtua Dervishit Fevzi.
-Mora njė sms shumė interesante,- tha Dervishi Fevzi,- mė thotė se sikur tė ishin bombarduar rrugėt e Jugut tė Shqipėrisė nga gjithė aeroplanėt qė bombarduan Irakun, nuk do tė ishte bėrė mė shumė dėm se ai qė bėri Dervishi Fahri, me ato kompanitė fantazmė qė solli nga Bosnja me serbė, pėr tė futur nė xhep miliona euro. Pastaj njė tjetėr sms thotė se Dervishi Fahri vrau prefektin e Vlorės qė ishte i PD, se ajo kompania qė solli nga Bosnja i shpėrndau gjithandej grumbujt e zhavorrit, nėpėr rrugė kur ndėrtonte mbikalimin nė hyrje tė Tiranės, pa vėnė sinjalistikė ndriēuese dhe makina e tė shkretit prefekt u pėrplas me njė grumbull zhavorri.
-Ore ti ēfarė bėn kėshtu, njė emision tjetėr po na bėn kėtu,- tha Dervishi Fahri,- nuk tė ka mjaftuar ai druri qė hėngre atėherė, apo do edhe njė tjetėr.
-Vazhdo ti dervish Fevza, mos dėgjo Fahriun,- i tha Baba Likja. se kėshtu i merr edhe hakun pėr atė drurin qė tė dha atėherė para Bar “West”.
-Edhe pėr njė ēėshtje tjetėr kishte shumė sms,-tha Dervishi Fevzi,- pse nuk e shau Dervishi Fahri Sulo Gradecin, kur nuk la njeri pa sharė, nga regjimi komunist.
-Vėrtet o flori,- i tha Baba Likja Dervishit Fahri,- nuk le njeri pa sharė nė emision, po Sulo Gradecin si nuk e shave?
-Tani unė nuk shaj figura tė nderuara historike,- tha Dervishi Fahri,- pse ēfarė u bėra unė rrugaē? Mė mirė tė shaj babain tim se Sulon.
-Po si the o flori,- tha Baba Likja, - qė ti na e paske kritikuar Berishėn qė kur ishte president! Dėgjo dervish Fahriu, dėgjo, mė vjen njė sms nga Monika, Ilir thuaji atij horrit, e ka fjalėn pėr ty, ti e di qė kėshtu tė quan ajo, pra Monika thotė: mirė qė shan Nexhmijen, por me dibranėt ēka qė i shan.
-Tani ajo ėshtė kritikė e drejtė,- tha Dervishi Fahri, - dibranėt e SHIK-ut e morėn nė qafė Berishėn kur ishte president.
-Ty dervish Fahriu nuk tė del e keqja qė tė ka marrė me shpulla Gazidedja nė zyrė kur u ktheve nga Maqedonia, ku kishe bėrė gjithė ato pisllėqe si konsull. Apo kur tė dha Gazidedja, atė shkelmin nė momentin qė erdhi ora e faljes sė drekės dhe ti deshe tė falesh bashkė me tė,-tha Baba Likja.
-Po ti shef nga e di kėtė?- Pyeti Dervishi Fahri.
-Unė isha nė dhomėn ngjitur o flori, bashkė me Mero Bazen, shikoja nga pa vrima e ēelėsit,- tha Baba Likja.
-Dėgjoni, dėgjoni,- tha Dervishi Fahri, -posa mora njė sms nga doktori,- ja ēfarė thotė: Fahri, ke shkėlqye sot, padyshim qė ke qenė nė ditėn tėnde mė te mirė!
-T’ i telefonoj doktorit nė kėtė moment,- tha Baba Likja, - po ta kesh marrė kėtė sms, tė fal njė tender pėr shitjen e energjisė elektrike kėtė vit. Po tė mos e kesh marrė do tė hash tre tava me tullumba dhe do tė pish shurupin.
-Pse kaq i ulėt ėshtė besimi yt tek unė shef?- tha Dervishi Fahri,- ne kemi bėrė kaq shumė punė bashkė, saqė duhet t’ besojmė njėri-tjetrit.
-Po si the o flori, - i tha Baba Likja Dervishit Fahri,- me shtėpinė tėnde botuese po boton shumė libra me vlerė. Vazhdo flori vazhdo, i boton me financimin e Ministrisė sė Kulturės, u ve ēmime tė kripura dhe t’ i ble Ministria e Arsimit.
-Kultura e vėrtetė kushton,- tha Dervishi Fahri,- shteti duhet t’ i ēmojė vlerat.
-Po si the o flori, po tė pėrkthehet libri “Zonja e Zezė” nė tė gjitha gjuhėt e botės,- tha Baba Likja,- ai libėr po i kushton qeverisė “Berisha” sa buxheti i dy ministrive, se ti po paguan me paratė e tenderėve pėrkthimin, botimin, artikujt. Doktori mė tha njė ditė se as librat e Kadaresė nuk i kanė kushtuar regjimit tė Enver Hoxhės sa ē’ po i kushton qeveris sonė ky libri yt.
-Epo lufta kundėr komunizmit ka koston e vet, -tha Dervishi Fahri.
-Po si the o flori,- vazhdonte nė tė vetėn Baba Likja duke qeshur,- tė larguan nga “Zėri i Popullit” qė nė vitin 1990, por ti ke qenė nė “Zėri i Popullit” deri nė dhjetor 1991, se ke shkrime nė gazetė deri nė atė muaj. M’ i tregonte Erion Braēja dikur. Pastaj shkove me ngritje se tė mori Ilir Boēka nė Ministrinė e Jashtme.
-Sa sms qė pata kur tha dervish Fahriu se u bė 14 orė mbledhje nė organizatėn-bazė tė partisė tė “Zėrit tė Popullit” kur do tė shqyrtohej kėrkesa e Fahriut pėr t’ u pranuar nė parti, -tha Dervishi Fevzi.- mė thoshin se ti Fahri insistoje qė me leje tė posaēme tė vazhdoje tė punoje edhe pėr Sigurimin e Shtetit, si bashkėpunėtor, por sekretari i organizatės nuk pranonte qė ta bėnte kėrkesėn se sipas tij nuk e lejonte platforma e Byrosė Politike pėr Sigurimin e Shtetit.
-E di unė se kush i dėrgon kėto sms,- thė Dervishi Fahri,- ai bajraktari i “Zėrit tė Popullit”qė punonte tek firma “Djemtė e Enverit Krenaria e Atdheut”, por do ta shikojmė dhe punėn e tij.
-Shumė sms pata edhe pėr atė qė tha Fahriu se nuk e ka njohur Hekuran Isain, kur ishte ministėr i Sigurimit tė Shtetit,- tha Dervishi Fevzi, - mė thonė se Dervishi Fahri ishte fjalimshkruesi i Lalė Hekrit.
-Kjo tregon vlerat e mia,- tha Dervishi Fahri,- ma besuan kėtė detyrė se kisha talent. More do tė vijė apo jo ai pėrsheshi me mish keci?- Vazhdoi Dervishi Fahri duke hedhur sytė rrotull nėpėr lokal.
-Pėrsheshin e Dervishit Fahri, shpejt,- tha Baba Likja,- dhe bėni gati tavėn me tullumba tė mbytura nė shurup pas tyre. Sa tė ka shkuar diabeti Fahri?
-Mos ma kujto shef, - tha Dervishi Fahri,- dy armiq kam unė, diabetin dhe Edi Ramėn.
-Mė erdhi dhe njė sms ku thuhej se e pėrbashkėta e Enver Hoxhės dhe e Fahri Balliut, ėshtė se janė dy diabetikė tė kuruar nga i njėjti mjek, Isuf Kalo.-Tha Dervishi fevzi.
-Qenkan mobilizuar komunistėt pėr kėtė emision,- tha Dervishi Fahri,- kanė ardhur nga shtėpia e Nexhmijes kėto sms, ku sot ka qenė njė shtab i mobilizuar pėr emisionin. U binde tani pėr kėtė se nuk e besoje gjatė emisionit dhe mė kundėrshtoje.
-Mė erdhi dhe njė sms ku thuhej se Dervishi Fahri kishte miqėsi me Kadarenė se e kishte ngarkuar Sigurimi i Shtetit qė t’ i rrinte pranė Kadaresė dhe t’ i bėnte disa shėrbime tė vogla por qė e bezdisnin Kadarenė dhe familjen e tij, siē qe pagimi i faturave tė energjisė elektrike, ujit, porositja e druve tė zjarrit, dhe ngjitja e tyre lart kur vinin nė shtėpi. Madje mė thonė se ti Fahri shkoje e ngarkoje vetė makinėn te fusha e druve, kur do t’ i vinin drutė Kadaresė.- tha Dervishi Fevzi.
-Unė jam krenar pėr kėto qė kam bėrė, -tha Dervishi Fahri, -se i shėrbeva njė gjeniu.
-Ismaili ka filluar tė mėrzitet me ty,- i tha Dervishi Fevzi,- di si mė tha mua, ėshtė edhe njė lloj mesazhi pėr ty ky. Mė tha: more Blendi, po ē’ bėn kėshtu ky Fahriu, na e nxorri “Zonjėn e Zezė” librin mė tė shquar shqiptar nė botė.
-Tani vlerat do tė shkojnė nė vendin e tyre,- tha Dervishi Fahri.
-Ismaili mė tha qė kėtė shqetėsim t’ ia them dhe Doktorit,- tha Dervishi Fevzi.
-Flori,- i tha Baba Likja Dervishit Fahri,- ki parasysh se po u bėre shkak qė Ismaili tė prishet me Doktorin dhe tė fillojė ta sulmojė atė dhe qeverinė, Doktori do tė bėjė qė ta hash librin “Zonja e Zezė” tė lyer me kripė dhe piper nė ēdo fletė.
-More po kur do tė na vijė ajo tava me tullumba,- tha Dervishi Fahri.
-Shikoni njė sms tjetėr interesante,-tha Fevziu qė mbeti me celular nė dorė: “Kur Fahriu thotė se atė si gazetar i ‘Zėrit tė Popullit’ e nderonin me grusht oficerėt e Sigurimit tė Shtetit, a nuk pohon me kėtė se ishte nomenklaturė e Sigurimit special sekret, pėr tė cilin flet nė librin e vet, duke cituar Liljana Hoxhėn pėr ekzistencėn e kėtij sektori special tė Sigurimit”.
-Ma jep pak numrin e kėtij floririt,-tha Dervishi Fahri.
Dėrguesi ka vėnė edhe identitetin e vet: Zėdhėnėsi i Sigurimit tė Shtetit, V.M.-tha Dervishi Fevzi.
-E di unė kush ėshtė ai, -tha Dervishi Fahri,- ėshtė ai talebani, armiku i Kadaresė.
-Ka edhe njė sms tjetėr interesante,- tha Dervishi Fevzi dhe lexoi: kur Fahriu thotė se nė kohėn kur ishte PS nė pushtet njė drejtor i antiterrorit i dekonspiroi njė raport sekret ku bėhej fjalė pėr vrasjen e tre njerėzve tė PD, Berishės, Hajdarit dhe dervish Fahriut, e ka fjalėn pėr mikun e vet, ish-zėvendėsministrin e brendshėm tė kohės sė komunizmit, I.M. A mos i sajonte Fahriu me kėtė I.M. kėto raporte qė tė fitonte pikė tek Berisha?
-Tani u dekonspirua dhe ky dėrguesi,- tha Fahriu,- e mora vesh kush ėshtė. Ėshtė njėri qė e rreh gruaja. Ma kishte ngjitur mua si spiun SHIK-u i Klosit.
-Ka edhe njė sms tjetėr interesante,- tha Dervishi Fevzi,-pse trembet dervish Fahriu se mos e vrasė Nexhmija dhe bėn kėrcėnime, kur me atė qė ka thėnė dervish Fahriu nė libėr se, Enver Hoxha ishte diktatura dhe Nexhmija ishte diktatura, e ka kėnaqur Nexhmijen, e cila e do aq shumė Enver Hoxhėn, sa pėr tė pastruar figurėn e tij, ėshtė gati tė marrė pėrsipėr tė kėqijat e tij mė tė mėdha.
-E di unė,- murmuriti Dervishi Fahri, me gojėn e mbushur me pėrshesh me mish keci,- ai maskarai e ka dėrguar kėtė.
-Tani posa mė erdhi njė sms nga Edi Rama, -tha dervish Fevzua,- thuaji dervish Fahriut tė pushojė sė ngrėni atje ku ėshtė me ty dhe baba Liken se nuk do ta marrė nė dorėzim as Isuf Kaloja dhe as Pol Miliez, po tė ngrihet nga varri, kur t’ i shkojė diabeti 700 dhe tensioni 25. – Mos tė mėrzitet Edi Rama, se do ta shikojė shumė shpejt se kush ėshtė dervish Fahriu, kur ti marrim edhe bashkinė e Tiranės me Lulin e voēėr,- tha Dervish Fahriu.
- Pėr kokėn e Sulos qė mjerė ai po ra nė dorėn time dhe tė baba Likes,- tha dervishi Fahri, duke kthyer kafshuar mishin dhe duke fshirė buzėt me mėngėt e xhaketės Armani qė ja kishte sjellė ndėrtuesi Gėzim.
Ndėrkohė qė baba Likja qeshte me ulėrima dhe i thoshte: “ Si, si do ja bėsh atij tė gjatit ha ha ha ha”?
-E kam thėnė, unė ti je i papėrgjegjshėm,- qeshte baba Likja duke i shkelur syrin dervishit Fevzo, i cili nuk po dinte ē’tė bėnte tė qeshte, a tė rrinte serioz.
-
-
i/e regjistruar
Fahri Balliun e njof qe nga qendrimi i ti ne Maqedoni. SHpirtin e ka te bardhe ,luften kunder krimit komunist e ben me shpirt , jo pse ja ka endja te afirmon vehten mbi kurizin e viktimave te komunizmit ,por shpirti i tij i gjalle ndjehet solidar me shpirterat e viktimave te vdekura nga dora e zeze e krimineleve te kuq ,qofshin te gjall apo te vdekur.
-
-
i/e regjistruar
Blendi Fevziu eshte engjull i vertet e jo djall, e din pse? Natyra e djallit eshte mbulimi i te vertetes dhe varimi i krimit ,prandaj gjith ata shpirtera qe e din te verteten e krimeve te natyrave te ndryshme sidomos te krimit te kuq te komunizmit ,dhe bejne perpjekje qe ta mbulojne , jan thjeshte djaj kan shpirt te djallit.Natyra e engjullit dhe detyra e shejte e engjullit eshte ,evidentimi ,shperputhja dhe zbardhja e te vertetes mbi krimet e natyrave te ndryshme qe ben njerzimi me shpirt te djallit . Blendi Fevziu si gazetar i njohur ka deshmua se ben punen e engjullit duke u mundua ne te gjitha format dhe mundesite e nje gazetari qe te shperputh dhe te nxjer ne pah te verteten mbi krimet e ndryshme dhe kriminelet e vertete.
-
-
Blendi Fevziu eshte Gazetari Analisti publicisti opinjonisti me i poshter qe ka shqiperia dhe me anti shqiptari i shqiptarve te kosoves ky Fevziu esht personi i cili me teper se gjdokush tjeter ne shqiperi e ka kompromentuar dhe e kompromenton kosoven dhe shqiptaret ne kosove
Ky Blendi Fevziu esht aqe dinake aqe kurve ne kompromentimin e kosoves sa esht shume veshtir per ta kuptuar ter filozofine e tije idiotike viza vi kosoves po kur te arrijsh ta kuptosh ather do bindesh se esht nje lepurush dhelperak dinak kompromentus manipulus nati shqiptare i shqiptarve te kosoves .
-
-
e pash videon po me genjeshtar edhe me komunist se ky ballu ska gjall ne bot
sa per blendi se nuk e njof mire ai thjesht jep lajme ajo eshte pun e ti
por cdo gje qe thohet aty jan budalleqe
-
-
ēfare thote driteroi, mes tjerash ...
...
Fshatarėt nuk besojnė shumė qė do tė rregullohet. Dhe njė fakt ėshtė, por ėshtė si njė fakt shumė domethėnės. Njė shkodran, qė e kam dėgjuar dhe qė e njoh unė nga Andro Jovani, por fshati ishte Vraka, vrakaēorėt qė i thoshim ne. Ai e kishte blerė qė vjet, kur u bė pėrmbytja, varkėn. Po i thanė ata pse e bėrė mo tani. Po iku ajo punė. Jo mo, ta kem kėtė unė se prapė do tė pėrmbytem, po do ta shihni, do tė mė lusni ju mua pėr kėtė varkėn, pa bėni tė gjithė nga njė varkė.
Kėshtu qė, edhe kjo na kujton atė tė Biblės, tė varkės sė Noes, ai e bėri varkėn, nė mal. Noe kishte tre djem, Fetin, Semin dhe Hamin. Hami ishte mė tersi. Ky Noeja kishte qejf qė tė hidhte ndonjė gotė raki dhe punonte atje, ishte dhe vapė e madhe nė atė kohė. Edhe ky shtrihej pasi pinte. Kėto gratė e kėtyre djemve e shihnin edhe kėshtu qė, me brekė tė shkurtra siē ishin nė atė kohė, i dilnin kėto gjėrat e turpshme. Dhe iu ankua burrave, e shoqja e Hamit, i tha qė yt atė del kėtu dhe shtrihet edhe ne kemi turp tė dalim andej. Edhe i thotė tė atit: Ti je i tillė, se ti del atje punon me atė varkė kot, shtrihesh dhe s'e sheh qė kemi gra. Mos pi, i tha. Ik o se nuk di ti gjė, i thotė i ati, shiko atje ato gratė e tua, ato gjėrat qė tė mos trazojnė mua, se unė di ēfarė bėj, do ta shikosh si do tė bėhet kėtu. Pastaj filloi pėrmbytja e madhe, i thonė pėrmbytja e botės, ai nė varkė kishte marrė nga tė gjithė speciet qė ishin, sipas legjendės. Hynė tė gjithė aty. Edhe ky Hami, e mo tha, po tė mos e kisha bėrė unė kėtė varkė dhe tė mos pija ndonjė gotė, tė mos kisha ndonjė huq tė tillė, ku do tė ishe ti, do tė ishe mbytur si qeni, po do tė hedh nga varka. Aman o baba se bėra gabim, i thotė. Hyni kėtu, tha, e mos bėni shamatė, se njė njeri e ka njė huq, do ta bėjė kėtė punė.
Por, mirė ne huqin e kemi tė keq, huqin e kemi tė dembelizmit. Por, po ta kishin ashtu dhe tė bėnim si Noeja, le tė pinim edhe nga njė gotė, por tė merrnim masa qė tė mos pėrmbyteshim, ta bėnim si varkė kėto tokat. Edhe politikanėt e kanė njė huq, qė thėrrasin, qė zihen nė parlament, qė ngrenė zėrin, mirė por kanė vetėm njė huq, nuk kanė punėn. Kėshtu qė, kėta zihen, por jo pėr tė ndėrtuar njė "varkė", por zihen ti je bllokmen dhe ju jeni pinjollėt e bllokmenėve.
Tani, tė dyja partitė kanė ish-bllokmenė, s'ka nevojė t'i numėroj se pastaj do tė thonė, do tė zemėrohen, se kanė ish-bllokmenė. Edhe vajza ka ish-bllokmenė edhe djem ish-bllokmenė. Partia Demokratike ka katėr ish-bllokmenė, ndėrsa Partia Socialiste ka tre. Aty-aty janė, prandaj mos u zini. Duhet tė zihen pėr bllokmenėt e fushave, pėr fushėn bllokmenė, qė ta bėjmė bllok fushėn qė tė mos hyjė njeri.
(nga SHEKULLI)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt