Nga Express më 02 dhjetor 2010 në ora 18:30
Duket se Prishtina zyrtare, ka shkaktuar një skandal diplomatik. Ky skandal bëhet nga zyra e ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ai e ka uruar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ditën e pavarësisë së vendit, që është festë kombëtare atje.
Por në letrën e urimit, Krasniqi i ka uruar këtë festë, ish Presidentit, Sheikut, Zayed Bin Sultan Al Nahyan, i cili ka disa vjet që ka vdekur.
Duke uruar për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Krasniqi shpreh bindjen se marrëdhëniet aktuale të shkëlqyera midis Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të pasurohen dhe do të forcohen edhe më tej, në të mirë të vendeve dhe popujve tanë miq.
Krasniqi e falënderon popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe ka zgjatur dorën e miqësisë, e ka njohur si shtet Kosovën dhe ka ushtruar ndikim në Lidhjen e Shteteve Arabe.
“Ne konsiderojmë se, në periudhën e ardhshme, Kosova ka nevojë për më shumë angazhim, stabilitet, punësim dhe arsimim, në mënyrë që të bëhet shoqëri e zhvilluar dhe e adhuruar nga qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera në këtë urim të Jakup Krasniqit.
Por në faqen zyrtare të Presidencës së Emirateve të Bashkuara Arabe, del se President i këtij vendi nuk është Zayed Bin Sultan Al Nahyan, por sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan.
Në faqen zyrtare të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, ku jepen të dhëna edhe për Presidentin, shkruan se Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur President i vendit me 3 nëntor 2004, pas vdekjes së Sheikut Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili e ka mbajtur këtë detyrë që nga krijimi i këtij shteti me 2 dhjetor 1971 e deri me vdekjen e tij me 2 nëntor 2004. /zhurnal/
Linku për informacione mbi rregullimin juridik të Emirateve të Bashkuara Arabe
http://www.uaeinteract.com/government/
Linku i urimit nga ana e Ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi
http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,1473
Krijoni Kontakt