Artriti reumatik, terapia ndaj sėmundjes kronike

Gazeta Standard 21/11/2010 10:47:00


Kjo sėmundje ndikon gjithashtu nė ekonominė familjare tė vetė pacientit dhe tė kujdesit shėndetėsor

Artriti Rheumatoid ėshtė njė sėmundje inflamatore autoimune kronike, e cila prek artikulacionet, por edhe organet e tjera. Tė dhėnat e fundit tė OBSH-sė tregojnė se nė botė sot vuajnė rreth 23.7 milionė njerėz, me njė hasje rreth 0.3-2.0% nė varėsi tė pėrfaqėsisė etnike, seksit, vendndodhjes gjeografike dhe faktorėve lokalė. Takohet 2-3 herė mė shpesh tek femrat nė krahasim me meshkujt1. Rreth 40% e pacientėve shfaqin paaftėsi pėr tė punuar pas rreth 5 vitesh nga vendosja e diagnozės duke dėmtuar kėshtu ndjeshėm cilėsinė e jetės dhe duke rritur vdekshmėrinė. Kjo sėmundje ndikon gjithashtu nė ekonominė familjare tė vetė pacientit dhe tė kujdesit shėndetėsor.



Shkaqet

Shkaku i kėsaj sėmundjeje nuk ėshtė konfirmuar dhe ende ėshtė i paqartė, megjithatė ėshtė parė se ndikojnė njė sėrė faktorėsh ku ndėr mė kryesore janė trashėgimia, pėrdorimi i duhanit, alkoolit, kafesė etj.

Sėmundja fillon tė dėmtojė gradualisht si artikulacionet e vogla tė duarve dhe kėmbėve, ashtu dhe ata tė mėdha, nė tė gjithė trupin duke rezultuar klinikisht nė skuqje, ėnjtje, dhimbje dhe paaftėsi pėr tė lėvizur kėto artikulacione. Por pėrveē kėsaj mund tė shfaqen edhe shenja ekstra-artikulare si manifestime kardiovaskulare, uro-genitale, respiratore, gastrointestinale, tė cilat mund tė kenė njė ndikim tė rėndėsishėm nė uljen e jetėgjatėsisė sė pacientit.



Sėmundja

Nė kėtė sėmundje ka shumė rėndėsi trajtimi sa mė i hershėm i saj pas vendosjes sė diagnozės nė mėnyrė qė tė parandalohen ndryshimet e parikthyeshme nė artikulacion. Ky trajtim ka si objektiva kryesorė parandalimin ose kontrollin e dėmtimit tė artikulacioneve parandalimin e paaftėsisė eliminimin ose reduktimin e dhimbjes.

Artriti Rheumatoid ėshtė trajtuar dhe vazhdon tė trajtohet me njė sėrė preparatesh. Ndėr ta mund tė pėrmendim antiinflamator jo steroidė tė cilėt veprojnė mė tepėr nė trajtimin e simptomave sesa tė mekanizmit bazė tė sėmundjes, glukokortikoidėt qė janė preparate kundėr inflamacionit, si dhe njė grup i madh preparatesh tė quajtur DMARD qė janė modifikues tė sėmundjes. Nė kėtė grup tė fundit bėjnė pjesė njė numėr i konsiderueshėm preparatesh tė cilėt kanė aftėsinė tė veprojnė nė njė pjesė tė caktuar tė mekanizmit kompleks tė sėmundjes duke e mbajtur atė nėn kontroll.

Nė vendin tonė, ashtu si dhe nė shumė vende tė tjera njė ndėr barnat mė tė pėrdorur tė kėtij grupi ėshtė Metotrek-sat (MTX). Por ėshtė parė se nė totalin c pacientėve tė trajtuar me kėtė preparat, shumė prej tyre nuk kanė pasur rezultat. Kjo ka sjellė nevojėn pėr njė mundėsi tė re trajtimi tė kėtyre pacientėve.



MabThera


MabThera, e para dhe e vetmja terapi selektive, e drejtuar ndaj limfociteve B pėr trajtimin e Artritit rheumatoid paraqet njė mundėsi tė re trajtimi pėr pacientėt qė vuajnė nga kjo sėmundje dhe qė ofron njė efekt tė suksesshėm qė zgjat.

MabThcra, nė kombinim me metotreksat, indikohet pėr trajtimin c pacientėve tė rritur me Artrit Rheumatoid aktiv dhe tė rėndė, tė cilėt kanė pasur njė pėrgjigje jo tė mirė ose intolerancė ndaj trajtimeve tė mėparshme, duke pėrfshirė njė ose m<5 shumė inhibitorė tė TNF (Faktori Tumoral Nekrotik)

30 vjet mė parė limfocitet B konsideroheshin njė faktor sinjifikant nė fiziopatologjinė e Artritit Rheumatoid pėr shkak tė shoqėrimit tė sėmundjes me aktivizimin e qelizave poliklonale B dhe prezencės sė autoantitrupave (si faktori rheumatoid dhe komplekscve imune nė artikulacione. (Hirano 2002; Zvaifler 1973).

Megjithatė, pėr mė shumė se 20 vite AR ėshtė konsideruar si njė sėmundje qė varej nga limfocitet T ( Hirano 2002 ). Vetėm vitet e fundit, evidencat e reja e dhanė njė interes tė madh limfociteve B dhe rolit tė tyre tė rėndėsishėm nė patogjenezėn e artritit rheumatoid. (Silvermanetal, 2003).