Ministri i Drejtësisë i Japonisë ka dhënë dorëheqje pasi kishte bërë një shaka.
Minoru Janagida i ka thënë parlamentit se si ministër i Drejtësisë atij i duhen t’i mbajë në mend vetëm dy fjali kur pyetet nga ligjvënësit.
Fjalia e parë që e shqiptoi ish-ministri ishte “Nuk e komentoj rastin specifik”, ndërsa fjalia e dytë “Ne po e trajtojmë çështjen në mënyrë të duhur bazuar në ligjin dhe provat”.
Komentet e tij nxitën stuhi kritikash nga ligjvënësit, të cilët kërkuan nga ai që të largohet nga posti.
Krijoni Kontakt