Vjedhja e 650 lekėve, dy muaj burg
E diel, 21 Nentor 2010 10:56
TIRANE - Vjedhja e njė pakoje me peceta nė njė market, qė kushtonin 650 lekė, i ka kushtuar rėndė njė 42-vjeēareje nė Tiranė. Gjykata e Tiranės e ka shpallur tė pandehurėn Olimbi M. "fajtore" pėr akuzėn e "vjedhjes" dhe e ka dėnuar me 2 muaj burg. Pėrfundimisht, gjykata ka vendosur ta lirojė atė me kusht pėr njė periudhė 18 mujore, kohė nė tė cilėn ajo duhet tė mbajė kontakte me Shėrbimin e Provės. Referuar vendimit tė gjykatės, tė shpallur pak ditė mė parė, gjithēka ka ndodhur nė mars tė kėtij viti nė njė market nė rrugėn "Don Bosko", nė Tiranė. "Mė konkretisht rezultoi se, mė datė 13 mars 2010 rreth orės 13.00, e pandehura Olimbi M. ka shkuar tek njė market nė Rr."Don Bosko" dhe pasi ka marrė dy-tre artikuj ka shkuar tek kasa pėr tė bėrė pagesėn. Aty ka paguar vetėm dy artikuj, njė pako kafe dhe njė molto. Pas kėsaj pronari i marketit, kallėzuesi A.L., i ka kėrkuar tė nxjerrė dhe artikullin tjetėr qė kishte marrė nė dyqan. Por e pandehura ka mohuar tė ketė marrė sende tė tjera. Ne kėtė moment kallėzuesi ka njoftuar shėrbimet e policisė dhe gjatė kohės qė ato po vinin, e pandehura Olimbi M. ka treguar se kishte marrė dhe njė pako peceta dhe i ka kėrkuar pronarit tė mos kallėzonte tek punonjėsit e policisė. Pikėrisht nė kėto moment kanė mbėrritur punonjėsit e policisė tė Komisariatit Nr.3 dhe kanė kryer kapjen nė flagrancė dhe shoqėrimin e saj nė komisariat", thuhej nė vendimin e gjykatės. Gjatė shqyrtimit gjyqėsor, i cili ėshtė zhvilluar me kohė tė shkurtuar, 42-vjeēarja ka treguar pendesė para gjykatės pėr veprėn e kryer. Por pendesa e saj nuk e ka bindur gjykatėn, e cila e ka deklaruar fajtore pėr "vjedhje". ar.ba
panorama.
Krijoni Kontakt