kampjon bote
kampjon bote
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Tė gjithė luajnė, Pep mjeshtėr i rotacionit
Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundes...#ixzz2uZkwNZRJ
Sezoni ėshtė nė pikun e tij dhe nė klubet e mėdha nė tė gjithė Europėn ka ardhur koha qė tė nisė rotacioni pėr tė pėrballuar luftėn nė disa fronte njėkohėsisht. Nuk mund tė bėjė pėrjashtim as Bajerni i Guardiolės. Madje, statistikat tregojnė se makina e rotacionit tė teknikut spanjoll nuk ka nisur tani, por qė nė javėn e parė tė Bundesligės. Kundėr Hanoverit tė dielėn, kampionėt luajtėn ndeshjen e tyre tė 22-tė nė Bundesligė kėtė sezon. Rastėsi apo njė ligj i aplikuar me saktėsinė e njė matematicieni, nė atė ndeshje Pep aktivizoi lojtarin e 22-tė, pikėrisht portierin Tom Shtarke. “Pep e ka vėnė re qė prej vitit tė shkuar se Tom ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm i Bajernit nė stol dhe nė stėrvitje. Ai mendoi t’ia shpėrblente duke i dhėnė dorezat e titullarit pėr tė ruajtur ritmin e tij nė rast se do tė jetė e nevojshme pėr tė zėvendėsuar Manuelin”, – tha drejtori sportiv Matias Zamer pas fitores sė fundit nė kampionat. Nė njė analizė tė detajuar tė sajtit bavarez “Tz”, statistikat tregojnė se nė “Zebener Shtrase” nuk ka asnjė tė pakėnaqur, pasi ish-gjeniu i Barcelonės ka menduar qė t’i aktivizojė tė gjithė. Te Bajerni nuk ka ndarje nė yll apo jo. Tė gjithė lojtarėt duhet tė pėrvetėsojnė dhe pranojnė sistemin e lojės sė trajnerit dhe atėherė secili do ketė shansin tė zbresė nė fushė. Tė gjithė duhet tė jenė nė tė njėjtin nivel kur t’u kėrkohet tė zbresin nė tapetin e blertė. Prandaj, lojtarė si Rafinja, tė cilėt pėrpara ardhjes sė Guardiolės imagjinoheshin me valixhe nė duar pasi nuk mendohej se do kishin shans pėr tė zbritur nė fushė, kanė rezultuar si pjesė e rėndėsishme e ingranazhit tė skuadrės. Mbrojtėsi brazilian ka luajtur 1574 minuta nga 1980 minuta tė mundshme, duke u renditur mes 5 lojtarėve mė tė aktivizuar tė skuadrės. Kjo pėr shkak tė spostimit tė Filip Lahmit nga krahu i djathtė i mbrojtjes nė rolin e numrit “6″. Ėshtė pikėrisht kapiteni i Bajernit lojtari me mė shumė minuta pas portierit Nojer me 1712. 19 pikė i shkėputur nga Leverkuseni i vendit tė 2-tė, me njė kėmbė nė ēerekfinalet e Champions-it dhe i kualifikuar nė gjysmėfinalet e Kupės sė Gjermanisė, rotacioni i Guardiolės po funksionon nė mėnyrė perfekte nė rrugėn drejt mbrojtjes sė tripletės historike.
PĖRGATITI: ANDROKLI DRALO
Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundes...#ixzz2uZklCS9t
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Hėnes dėnohet me 3.5 vjet burg
Henes duke qareUli Hėnes ėshtė shpallur fajtor nga drejtėsia gjermane, duke konfirmuar faktin se ka kryer evazion fiskal. Pėr psojė, presidenti i Bajernit tė Mynihut ka marrė dėnimin me burg, 3 vjet e 6 muaj. Gjykata e Lartė e Gjermanisė e ka dhėnė kėtė vendin tė enjten. 62-vjeēari kishte pranuar 18.5 milionė euro nė taksa pėrmes njė llogarie bankare tė pazbuluar, dukje evituar kėsisoji pagimin e taksave ndaj shtetit gjerman. Hėnes ishte akuzuar pėr shmangie tė tatimit, ndėrsa kjo ėshtė konfirmuar pėrfundimisht edhe nga gjykata, e cila ka dhėnė edhe dėnimin e sipėrcituar.
Prokurori kėrkoi qė Hėnes tė dėnohet me pesė vjet e gjysmė heqje lirie pėr mosdeklarim tė tė ardhurave prej 33 milionė eurove nė mes tė viteve 2003 dhe 2009. Nė fund tė fundit, gjyqtari vendosi qė ish-lojtari i Gjermanisė Perėndimore tė shkojė pėr tre vjet e gjysmė pas hekurave. Sipas ligjit gjerman, Hėnes mund t’i kishte shpėtuar ndjekjes penale duke parashtruar qė nė fillim tė hetimeve njė deklarim vullnetar, por kur e bėri kėtė vitin e kaluar, iu refuzua si dokument referues nė gjyq, duke u vlerėsuar i pasaktė ose i paplotė. Uli Hėnes ka fituar si futbollist katėr tituj kampioni nė Bundesligė dhe tri Kupa Europe gjatė viteve tė tij, duke luajtur me Bajernin e Mynihut, dhe ka qenė i pėrfshirė nė role drejtuese administrative te klubi bavarez, qė nga “pensionimi” si futbollist aktiv. Ai ka shėrbyer fillimisht si menaxher i pėrgjithshėm dhe mė pas si president i bavarezėve.
Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz2vqxkLH5D
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Bajern rekordesh, Guardiola kampion!
BajerniMiasan Meister”!
Muaji mars nuk ka mbaruar ende dhe Bajerni i Mynihut ėshtė zyrtarisht kampion i Gjermanisė. Pas Superkupės sė Europės nė gusht dhe Botėrorit tė Klubeve nė dhjetor, Pep Guardiola feston trofeun e tij tė 3-tė nė komandėn e ushtrisė bavareze. E, kur tė gjithė mendonin se sa i vėshtirė do tė ishte pėrsėritja e sezonit tė shkuar me profesorin Hejnkes, qė thyente me dhjetėra rekorde brenda njė sezoni tė vetėm, titulli i 24-ėt nė histori vjen 7 javė pėrpara fundit tė kampionatit. Asnjė skuadėr e Bundesligės nuk ėshtė shpallur kampione kaq shpejt. Fitorja e 19-tė radhazi do tė thotė qė fituesit e tripletės e zgjerojnė serinė e rezultateve pozitive nė kampionat nė 52 ndeshje pa humbje. Herta e Berlinit kishte fatin e keq tė kapitullonte nė stadiumin olimpik pa qenė nevoja qė armata e Pep tė shpenzonte shumė energji. Hap serinė e golave pas vetėm 6 minutash Toni Kros, i vetmi qė nuk ėshtė i sigurt nėse do tė jetė nė “Alianc-Arena” prej sezonit tė ardhshėm. Pastaj shėnon shtatshkurtri Gėce me kokė i shėrbyer nga Shvajni. S’kanė pėrfunduar ende 15 minuta dhe duket se kampionėt duan tė shpallen dhunshėm kampionė, por ky ishte thjesht njė iluzion. Sepse nė kryeqytet kampionėt nuk kanė ardhur pėr ta turpėruar skuadrėn e Luhukait, por tė marrin vetėm atė pėr tė cilėn kishin ardhur, “Meisterschale”- n. Heq kėmbėn nga gazi pėr tė menaxhuar rezultatin, ndėrkohė qė nga “Signal Iduna Park” marrin lajmin se Dortmundi nuk ėshtė nė ditėn e tij nė derbin me Shalken. Njė penallti e dyshimtė i lejon Hertės tė futet nė lojė me Adrian Ramosin. Por atėherė kur gjermanėt mendojnė se fitorja e tyre mund tė “kėrcėnohet”, vjen njė gol kampionėsh, ashtu si pėr t’u treguar tė gjithėve qė e kanė harruar, se kjo skuadėr nuk ka humbur asgjė nga shkėlqimi i saj: Gėce driblon dy lojtarė dhe fton Riberinė, i cili me delikatesėn e njė kirurgu shėnon njė gol spektakolar qė mbyll njė herė e mirė llogaritė. 25 fitore nga 27 tė mundshme, 77 pikė nė total dhe 25 pikė pėrpara Dortmundit tė vendit tė dytė. Kanė mbetur edhe 21 pikė tė tjera nė garė. Skuadra mund ta mbyllė sezonin e pamposhtur pėr herė tė parė nė histori, por tė arrijė edhe rekordin e pikėve. Pak i interesojnė kėto arkitektit katalanas. Nuk kėrkon festė tė madhe, pėrveē pėrshėndetjes sė tifozėve, dhe duket i pėrhumbur nė fushė. Ndoshta me mendje ishte nė Lisbonė, atje ku mė 24 maj ngrihet trofeu me veshė.
Statistika dhe kuriozitete pėr 24 herė kampionėt e Gjermanisė
- Pep Guardiola bėhet trajneri i 6-tė qė fiton Bundesligėn qė nė sezonin e tij tė parė. Veē spanjollit e kanė bėrė Van Gali, po me Bajernin nė 2010-ėn, Bekenbauer nė 1994-ėn; Branko Zebek nė 1969-ėn, Georg Knėpfle me Kėlnin nė 1964-ėn dhe Ernst Hapel me Hamburgun nė sezonin 1981-1982. – Bajerni i Hejnkesit e fitoi titullin nė javėn e 28-tė mė 6 prill 2013 pas fitores 1-0 nė Frankfurt. Ky rekord u thye dje, sepse Bajerni i Guardiolės e fiton qė nė javėn e 27-tė.
- Qė kur kampionatet europiane funksionojnė me sistemin e 3 pikėve pėr fitore, asnjė kampione nė 5 ligat kryesore nuk ėshtė shpallur kampione 5 javė pėrpara fundit tė kampionatit. Nė Itali rekordin e mban Interi i 2007-ės me 5 javė. Nė Angli, Manēester Junajtid i 2001-shit me 5 javė. Nė Francė, Lioni i 2007-ės me po 5 javė dhe nė Spanjė, Barcelona e 1998-ės me 4 javė pėrpara fundit.
- Bajerni fitoi titullin e 8-tė radhazi nė transfertė. – Barcelona duhet ta dėgjojė kėtė! Bajerni realizoi kundėr Hertės 950 pasime tė sakta nga 1078, duke vendosur njė rekord botėror. Njė rend i ri i tiki-taka-s ka nisur tė luhet nė Mynih. Lahm bėri 133 pasime me njė saktėsi 100%.
- Zotėrimi i topit ndaj Hertės vendosi njė rekord tė ri nė Bundesligė 82.4%. I vjetri ishte 80.5%. – Roben luajti ndeshjen e tij tė 100-tė nė Bundesligė.
Shvajni, lojtari me mė shumė tituj
Bajerni i Mynihut ka fituar titullin e 23-tė tė Bundesligės dhe 24- in kampion nė histori. Nga skuadra aktuale Bastian Shvajnshtaiger ėshtė bavarezi qė ka fituar mė shumė tituj kampion. Zv/kapiteni shijoi titullin e 7-tė kampion nė 12-tė sezone. Por bavarezėt, qė kanė fituar mė shumė nė histori, janė dy legjendat Oliver Kahn dhe Mehmet Sholl me 8 tituj kampion secili.
Basler: Sa tė jetė Pep, kampionė
Mario Basler, ish-kapiteni i Bajernit, ėshtė shumė i sigurt: “Pėr sa kohė nė ‘Zebener Shtrase’ do tė jetė trajner Pep Guardiola, atėherė Bajerni do tė jetė kampion”. Nė njė intervistė pėr “Kicker”, ish-mesfushori tha se as Dortmundi nuk ėshtė nė gjendje pėr ta ndalur kampionen e Gjermanisė: “Ndoshta Bajerni mund tė humbasė njė ndeshje, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta ndalur kėtė skuadėr. Sa tė jetė Pep Guardiola nė stol, unė i shoh kampionė. Me kėtė formė ėshtė e vėshtirė tė munden. Janė kompaktė si nė mbrojtje ashtu edhe nė sulm. Dy vitet qė titullin e fitoi Borusia mesa duket i kanė bėrė mirė skuadrės. Sepse gjithė kjo uri pėr sukses dhe dominuar gjithēka qė po shikojmė tani, ėshtė pikėrisht fryt i zemėrimit tė atyre dėshtimeve”.
Niersbah: Bėnė realitet… tė pamundurėn
Volfgang Niersbah, presidenti i Federatės Gjermane tė Futbollit, as qė e imagjinonte qė nė historinė 51- vjeēare tė Bundesligės njė skuadėr mund tė shpallej kampione pas vetėm 27 javėsh dhe tė dominonte nė kėtė mėnyrė siē skuadra e Guardiolės bėri kėtė sezon. “Njė ecuri tė jashtėzakonshme tė njė skuadre qė fiton titullin kaq shpejt nė historinė 51-vjeēare tė Bundesligės askush nuk do tė guxonte ta imagjinonte se mund tė ndodhte. Kjo ėshtė njė provė befasuese e paraqitjeve tė shkėlqyera tė klubit tė Bajernit tė Mynihut, punės kolektive tė kėsaj skuadre, trajnerit dhe tė gjithė stafit. E uroj Bajernin nė emėr tė federatės pėr titullin e kampiones sė Gjermanisė”, – ishin fjalėt e 63-vjeēarit.
Lėv dhe Bierhof: Rezultat kampionėsh
Njė titull kampion i skuadrės me mė shumė lojtarė nė kombėtare ėshtė kėnaqėsi pėr drejtuesit e Gjermanisė. Urimet pėr titullin kampion kanė ardhur edhe nga pėrfaqėsuesit e “pancerave”, trajneri Joakim Lėv dhe menaxheri Oliver Bierhof. “Tė shpallesh kampion kaq herėt do tė thotė qė Bajerni ka arritur rezultate tė jashtėzakonshme. Urime Bajernit, nė veēanti Pep Guardiolės! Ai i vuri vulėn e vet suksesit nė klub!”, – uroi trajneri i kombėtares, Joakim Lėv, ndėrsa ish-sulmuesi shtoi: “Ky ėshtė rezultat kampionėsh dhe rekordmenėsh. Ėshtė suksesi i njė pune tė disiplinuar jo vetėm i lojtarėve apo pankinės, por i gjithė klubit. Urime! Uroj qė Bajerni tė ecė mė tej edhe nė Champions, pse jo tė pėrsėrisė edhe suksesin e vitit tė kaluar”.
Pėrgatiti: ANDROKLI DRALO
LIBRI I ARTĖ
BUNDESLIGA
1902/03 Laipcig
1904/05 Union Berlin
1905/06 Laipcig
1906/07 Freiburg
1907/08 Viktoria Berlin
1908/09 Karlsruhe
1909/10 Karlsruhe
1910/11 Viktoria Berlin
1911/12 Holshtain Kiel
1912/13 Laipcig
1913/14 SpVgg Fyrth
1919/20 Nuremberg
1921/22 Nuremberg
1922/23 Hamburg
1923/24 Nuremberg
1924/25 Nuremberg
1925/26 SpVgg Fyrth
1926/27 Nuremberg
1927/28 Hamburg
1928/29 SpVgg Fyrth
1929/30 Herta Berlin
1930/31 Herta
1931/32 Bajern Mynih
1963/64 Kėln
1964/65 Verder Bremen
1965/66 Mynih 1860
1966/67 Braunshvaig
1967/68 Nurenberg
1968/69 Bajern Mynih
1969/70 Mynshengladbah
1970/71 Mynshengladbah
1971/72 Bajern Mynih
1972/73 Bajern Mynih
1973/74 Bajern Mynih
1974/75 Mynshengladbah
1975/76 Mynshengladbah
1976/77 Mynshengladbah
1977/78 Kėln
1978/79 Hamburg
1979/80 Bajern Mynih
1980/81 Bajern Mynih
1981/82 Hamburg
1982/83 Hamburg
1983/84 Shtutgart
1984/85 Bajern Mynih
1985/86 Bajern Mynih
1986/87 Bajern Mynih
1987/88 Verder Bremen
1988/89 Bajern Mynih
1989/90 Bajern Mynih
1990/91 Kaizerslautern
1991/92 Shtutgart
1992/93 Verder Bremen
1993/94 Bajern Mynih
1994/95 Borusia Dortmund
1995/96 Borusia Dortmund
1996/97 Bajern Mynih
1997/98 Kaizerslautern
1998/99 Bajern Mynih
1999/00 Bajern Mynih
2000/01 Bajern Mynih
2001/02 Borusia Dortmund
2002/03 Bajern Mynih
2003/04 Verder Bremen
2004/05 Bajern Mynih
2005/06 Bajern Mynih
2006/07 Shtutgart
2007/08 Bajern Mynih
2008/09 Volfsburg
2009/10 Bajern Mynih
2010/11 Borusia Dortmund
2011/12 Borusia Dortmund
2012/13 Bajern Mynih
2013/14 BAJERN MYNIH
Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundes...#ixzz2x7NOnjOW
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Bajerni, kampioni mė i shpejtė nė Gjermani
Bajerni
Gjermania ėshtė njohur me kampionin mė tė shpejtė nė historinė e futbollit. Lojtarėt e Bajernit, sė bashku me stafin drejtues, janė futur nė histori falė fitores sė titullit nė javėn e 27- tė tė Bundesligės, mė 25 mars 2014. Ashtu si nė vitin 2010, rekordmenėt fituan titullin matematikisht nė Berlin, por me 25 pikė mė shumė nga vendi i dytė. Edhe pse festa e birrės ėshtė zhvendosur pėr mė vonė, lojtarėt e Bajernit e kanė kthyer stadiumin “Olimpia” nė arenė karnavalesh, duke bėrė ligjin nė kryeqytet.
“Titulli pėr Ulin, ja receta ime e suksesit” Pep Guardiola ka fituar titullin nė kohė rekord, vetėm pėr 27 ndeshje. Teksa Bajerni festoi triumfin pa birra dhe shalle, Pep pėr herė tė parė shpalos “recetėn” e tij tė suksesit. “Njė trajner ndihet gjithnjė mirė kur ka njė klub dhe lojtarė tė mėdhenj. Unė kam fituar shumė tituj sa te Barcelona dhe kėtu te Bajerni, pasi kam pasur vetėm lojtarė tė jashtėzakonshėm. Pa kėto dy shtylla, harrojeni dushin me birra, harrojini titujt! Titullin ia dedikoj Uli Hėnesit”, – tha Pep, duke shtuar pėr ndryshime me sezonin e kaluar: “Unė nuk kam bėrė revolucion, rotacion po. Sigurisht qė ka qenė e vėshtirė tė mbash nė tė njėjtėn formė njė Bajern qė fitoi gjithēka. Ēdo javė kemi demonstruar qė jemi mė mirė se kundėrshtarėt si fizikisht dhe taktikisht. Unė kam ndryshuar si trajner. Kur ke fituar shumė eksperiencė, bėhesh edhe mė i guximshėm. Ky Bajern ėshtė mė i mirė se sezonin e kaluar, sepse lojtarėt janė pėrmirėsuar sė tepėrmi”.
Te lidhura me artikullin:
Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundes...#ixzz2x7NkrxUu
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Bajerni nė kor: Pas titullit, me siguri vjen Champions-i!
Bajerni kampion
Gjermania ėshtė njohur me kampionin mė tė shpejtė nė historinė e futbollit. Lojtarėt e Bajernit, sė bashku me stafin drejtues, janė futur nė histori falė fitores sė titullit nė javėn e 27- tė tė Bundesligės, mė 25 mars 2014. Ashtu si nė vitin 2010, rekordmenėt fituan titullin matematikisht nė Berlin, por me 25 pikė mė shumė nga vendi i dytė. Edhe pse festa e birrės ėshtė zhvendosur pėr mė vonė, lojtarėt e Bajernit e kanė kthyer stadiumin “Olimpia” nė arenė karnavalesh, duke bėrė ligjin nė kryeqytet. Dy kapitenėt, sė bashku me lojtarėt e tjerė dhe drejtuesit, janė shprehur mjaft tė kėnaqur qė mbrojtėn titullin, por misioni i tyre nuk ka pėrfunduar kėtu: Filip Lahm: “Sė pari, dua t’i uroj kolegėt e mi pėr punėn dhe rezultatet e jashtėzakonshme. Objektivi ynė kryesor dhe parėsor u arrit. Erdhi momenti qė tė festojmė frytet e punės sonė. Mė vjen mirė qė jam pjesė e kėsaj historie. Megjithatė, festa jonė nuk ka pėrfunduar ende”.
Shvajnshtaiger: “Titulli i 7- tė ka shumė vlerė pėr mua. Nė fakt, ėshtė hera e parė qė festoj nė tė ftohtin e marsit dhe ky ishte i vetmi problem. Pėr kėtė rekord kanė punuar shumė njerėz dhe personalisht dua ta falėnderoj Uli Hėnesin dhe stafin drejtues. Sė bashku kemi bėrė njė punė tė jashtėzakonshme. Tani do e kemi mė tė thjeshtė tė ecim mė tej nė kupė dhe Champions”, – tha Shvajnshtaiger, duke shtuar pėr organizimin e festės: “Sot (dje) nuk u mora unė me organizimin e festės, sepse e mori pėrsipėr asistentja jonė. Unė i dhashė vetėm disa detaje. Vetėm me njė trajner nuk mė ka ecur mbarė (Klinsman). Pep ėshtė perfekt”.
Manuel Nojer: “Ėshtė paksa ftohtė nė mars, por ne jemi tė ngrohtė dhe tė zjarrtė pėr ta thyer kėtė acar. Jemi tė lumtur dhe krenarė! Ėshtė diēka e veēantė tė shpallesh kampion kaq herėt. Ne jemi bekuar nga sezoni i kaluar. Falė pėrkushtimit dhe filozofisė sė trajnerit Guardiola bėmė tė pamundurėn. Askush nuk e priste qė tė fitonim kaq herėt. Me siguri do t organizojmė njė festė tė madhe. Duhet tė presim dhe tė tregohemi tė duruar”.
Tomas Myler: “E kam shumė qejf tė festoj me tifozėt. Mezi po prisja tė merrja megafonin dhe tė komunikoja me ta. Ishte pak ftohtė dhe mė duhej tė lėvizja sa nė njė vend nė tjetrin. Tė mbrosh titullin ėshtė fantastike, por tė mbrosh tripletėn do tė jetė historike! Fryma jonė nuk do tė ndalet kėtu. Ky Bajern ka ende shumė pėr tė dhėnė dhe, nė krahasim me sezonin e kaluar, jemi pėrmirėsuar sė tepėrmi. Kam njė parandjenjė pozitive qė Champions-i do t trokasė sėrish nė derėn tonė”.
Matias Samer: “Pas sezonit mė tė suksesshėm nė histori, ne punuam fort, me intensitet tė lartė dhe festuam titullin mė herėt se vitin e kaluar. Jemi shumė tė lumtur! Pėrqendrimi dhe shpirti i grupit u mishėruan nė njė duke formuar Bajernin mė tė egėr dhe kampionin mė tė shpejtė tė tė gjitha kohėrave. Pep i ri pėrshtat kėtij klubi. E pėrgėzoj pėr punėn e jashtėzakonshme”.
Pėrgatiti: ENIAR IBRO
Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundes...#ixzz2x7O28urf
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
urime te gjithe bavarezve
MIA SAN MIA
JO SEKS PARA MARTESE
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt