Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Cuditerisht, votuesit po thone se LDK-ja ka me fitu bindshum!
    Madje prognozat e motit te IFIMES po thone se PDK do te fitoje "prap" kur te bjere shi ne Hene.
    votuesi thon me 12.12.10 , ton diten kan me thane per kon kan qef me votue. Por ti per cilen ldk je ka flet se, cila eshte ajo?
    shiu ka me ra dhe ka me te bo qull , sepse eshte bereqet.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush jan keto "nderkombetaret" o Kosovell qe propozojne koalicionin AAK- PDK?
    apo eshte sekret..

    un besoj se vertet do ket koalicion mes ketyre partive..

    kan gjera qe i bashkojne..

    si psh..

    Plackitja- eshte nje virtyt i perbashket i dy shtabeve te ketyre partive si ne qender si ne terren..
    Vrasjet mbas shpine- gjithashtu jan faktor bashkimi i shtabeve te ketyre dy partive.. te cilat e kan lujt mir kallashin.. njana me ningja e tjetra me bedri-nka..

    Besoj mjaftojn keto dy "arsye madhore"..


    ..
    kur te kalojn edhe dhjet vjet e meson vetvetiu brari se kush jan ata nderkomtar... nese shpeton prej infrakti?
    edhe ma vrasje juve nuk mundet askush me ja shkue..
    ju e keni stilin
    me vra naten e me qajt diten
    ma as kush nuk ju beson
    boll jeni sjell me stilin e "viktimes"
    te gjitha vrasjet e mas luftes te ju lidhen
    dhe per ket kurr nuk u zbardhen...
    per kete jeni te denuar prej populli dhe po copzoheni ne shume pjese deri sa te treteni dhe te zhdukeni
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 23-11-2010 më 04:12

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prognoza pozitive për PDK’në
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #14
    Drenicakut..... vertet jeni shume i shqetsuar per kohen e kaluar dhe te ardhme se vertet thaqi dhe shoket eti juve dhe shume si ti jave kan prishur rahatin me ata te cilet i zeni ne goje gjdo here ..po prap ju nuk jeni gjithe here pa ta se shpesh here dilni dhe i viziytoni dhe punoni me ta dhe per ta ,,po kur njeriu behet si ju shko ku te duash dhe te thuash qka te doni se koha ejuaj ka perfunduar dhe do te vije nje kohe shume eshpejte dhe do ti kuponi se gjithe jeten ejuaj keni punuar kunder popllit te juaj se ju jeni mesuar te shifeni bardhe vetem athere kur ishte regjimi i milloshit e jo i koosoves dhe thaqit tani po kot eke se poplli e don dhe ju plciteni dhe tani une i uroj fitoren thaqit dhe pdk,,,,,,,,,,se

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Zbon heinat mi votu,

    apak na vjedhen a

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pse PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale
    E martë, 23 Nandor 2010 02:15

    Bahri Bivolaku



    Ideali i quajtur Evropë është sfida kryesore angazhuese politike në vitet pasuese për Kosovën dhe qytetarët e saj. Edhe në një shkrim të mëparshëm e kam potencuar nevojën që e gjithë fushata elektorale e partive politike të garojë mbi dallimet, mënyrat e rrugët si të arrihet atje. Tani në Kosovën e re nuk ka sfidë më kryesore politike, gjersa bisedimet me Serbinë dhe rezultatet derivuese të tyre me siguri se do të zhbllokojnë shumëçka si në planin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm të Kosovës. PDK-ja si forca e parë politike në vend, siç shihet nga deklarimet e fushatës së tyre paraelektorale, bosht të angazhimeve e premtimeve do ta kenë mu këtë synim. I pari i kësaj partie, Hashim Thaçi, veç ka dhënë premtimin që qysh në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës nga PDK-ja, Kosova, qytetarët e saj do ta fitojnë të drejtën e liberalizimit të vizave, ndërsa po gjatë këtij mandati premton që Kosovën do të arrijë ta fusë në NATO dhe fillohet me procedurat e integrimit në BE. Është mirë për Kosovën që edhe nga fushatat elektorale dhe i tërë procesi zgjedhor, duke përfshirë edhe njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të përçohet mesazhi i duhur drejt qendrave të vendosjes politike ndërkombëtare se Kosova është shtet stabil, i cili ka kaluar fazën e miturisë në demokraci dhe po konsolidohet si shtet me qëndrueshmëri institucionale të dala nga vota e popullit. Gjykuar karshi të gjitha këtyre çështjeve e zhvillimeve politike në e përreth Kosovës dhe qëndrimeve politike partiake karshi tyre, PDK-ja e meriton t’i fitojë zgjedhjet nacionale, pasi është treguar parti e përgjegjshme që ruan dhe kultivon jetën institucionale, parti e cila kohëron më së miri me rrugën në të cilën ka kaluar krijimi i shtetit të Kosovës, gjendjes ku është ai tani si dhe synimin se ku do të shkojë dhe si. Kjo lidhshmëri praktike politike e ka bërë PDK-në partner kryesor në raport me ndërkombëtarët dhe vështirë të mendohet bërja e ndonjë hapi politik në Kosovë pa qenë akterë liderët e kësaj partie.



    Pushtetet lokale dhe zgjedhjet nacionale




    Në përcaktimin e vullnetit elektoral të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet nacionale gjithsesi rol dominant do të kenë pushtetet lokale. Ai pushtet lokal që ka ditur t’i japë ndjeshmëri cilido nga qytetarët që ka qenë i zoti t’i japë këshillë apo ide, me siguri më të lehtë e ka sot t’i kërkojë atij besimin dhe përcaktimin politik. Bindja politike apo përcaktueshmëria qytetare fillon të shfaqet që në hallkën e parë të rregullimit institucional, pasi qytetari më së shumti bashkëjeton me të. Nuk ka ditë që ai mos ta vërejë rolin e këtij pushteti qoftë në aspektin pozitiv a negativ. Dashuria apo urrejtja për të fillon që nga dalja e tij nga shtëpia dhe ecja rrugës së lagjes, sheshit të qytetit e gjer tek perceptimi i tij në punën e nëpunësve të administratës publike të këtij pushteti. Përgjegjshmëria e këtyre pushteteve lokale karshi qytetarit s’ka se si mos të ndikojë në vullnetet elektorale të tyre edhe në zgjedhjet e dhjetorit pasi qytetari mëshirohet në atë pushtet që e ka afër dhe jeton me të, gjersa shumë rrallë i bie të takohet me pushtetin qendror. Qyteti i mirë, Komuna efektive krijon shtetas të mirë e jo pushteti qendror. Opinioni përcaktues i masës i fituar në bazë të performancës së pushteteve lokale është i qëndrueshëm dhe real pasi ai nuk paraqitet të jetë i ndikuar nga komunikimet indirekte që bëjnë me të mediat, por atyre perceptimeve të tija direkte që ai i sheh, prek e shijon. Gjykuar sipas këtij perceptimi fare real, Partia që udhëheq me shumicën e komunave të Kosovës ka përparësi të mëdha për t’i fituar zgjedhjet nacionale pasi elektorati i saj tani është krijuar përveç bindjeve të mëparshme edhe si elektorat i krijuar nga perceptimi i vetëm qytetar karshi zhvillimeve që ai i sheh në lagjen e komunën e tij e që lidhen në pushtet lokal. Në Kosovën e passhpalljes së pavarësisë ky përcaktim qytetar po bëhet faktori kryesor i besueshmërisë së qytetarëve karshi partive politike dhe jo zhurma, mjegulla e perceptimet utopike. Mendoj që investimet e kryera nëpër komunat e Kosovës dhe zhvillimet e tyre janë një ndër adutët kryesore të cilat PDK-së do t’i sjellin fitoren në zgjedhjet e dhjetorit pasi ato investime kanë prekur vet jetën e qytetarit. Për të ilustruar këtë konstatim timin do ta marr shembullin e Komunës së Vushtrrisë dhe evalvimin e vullnetit qytetar karshi performancës së pushtetit lokal. PDK-ja në këtë qytet gjer në zgjedhjet e fundit lokale kishte rreth 8 mijë votues pa marrë parasysh nivelin e zgjedhjeve. Performanca e mirë e pushtetit lokal në mandatin e shkurtër (2-vjeçar) që kishte kjo parti e dalë nga zgjedhjet e parafundit lokale ka bërë që në zgjedhjet e fundit lokale të arrijë ta nisë dukshëm numrin e votuesve duke arritur shifrën prej 13.000 vota të fituara. Pra një performancë vetëm dyvjeçare të pushtetit lokal paarritur ta rrisë besueshmërinë qytetare të subjektit politik për 5000 votues. Ky fakt tregon se besueshmëria politike nuk paraqitet duke e kërkuar atë ajo vetëm bëhet. Gjykuar sipas këtyre vlerësimeve pushtetet lokale dhe efektshmëria e tyre do të kenë ndikimin e rritjes së votave për partinë që ka shumicën e komunave në Kosovë në qeverisje. Rritje të dukshme pres në Ferizaj, Vushtrri, Skenderaj, Drenas, Mitrovicë etj. Në Vushtrri ta zëmë ky pushtet lokal vetëm brenda këtij viti ka realizuar apo janë në realizim investimet kapitale për qytetarët e vet në vlerë prej afro 20 milionë eurove dhe s’ka se si ato të mos reflektojnë tek qytetarët të cilëve me siguri se u është përmirësuar cilësia e jetës aty ku jetojnë.



    Pullazgjiu dhe sharja në vesh e mbretit



    Shenja jo të mira dhe me elemente konfrontuese që gjithsesi japin për Kosovën imazh të keq është fjalori politik i përdorur nga njëri nga liderët e Vetëvendosjes, por që edhe përgjigjja për të nuk ishte aspak politike. Florin Krasniqi zgjodhi një model për të zënë pozicion politik tejet ambicioz duke sulmuar kryesisht PDK-në e liderin e saj në mënyrën më të paskrupullt. Mënyra e tillë mendoj që nuk i shërben atij e as subjektit të tij, i cili ka në program bashkimin e kombit, e gjykuar sipas atij fjalori “Fisnik” mundësisht pa Hashim Thaçin e përkrahësit e tij, të cilët në Kosovë bëjnë gati gjysmën e popullatës. Ai fjalor dhe autori i tij sikur ma kujtuan anekdotën e sharjes në vesh. Ishte një mbret në një nahi, i cili kishte zakon që fundjavave të dalë në shëtitje rrugëve të atij shehri, gjersa banorët anës së rrugës e nderonin mbretin. Një fshatar, të cilit i mungonte respekti nga banorët, mendoi si ta ndërrojë gjendjen dhe luti mbretin që ditën e shëtisë së tij ai ta thërrasë me gisht atë dhe ta shajë në vesh. Mbreti, mendjelehtë e pranoi kushtin dhe bëri sipas marrëveshjes, gjersa fshatari fitoi shumë nga ajo sharje në vesh, pasi nga banorët e tjerë nuk përqeshej më, por respektohej duke thënë se ky qenka i zoti pasi po folka me mbretin. Mendoj që Hashim Thaçi, por edhe vet PDK-ja nuk ka arsye të merret dhe t’i rritë të tillët, por të vazhdojë fare qetë rrugës së saj, gjersa institucionet e gjyqësisë e prokurorisë duhet të jenë shumë më aktive me deklaratat e tilla akuzuese të pambulesë, nga kushdo që vijnë. Unë ende nuk po mund ta kuptoj se ku ishte porosia politike e një fjalie drejtuar banorëve të Rahovecit nga njëri prej liderëve të një partie politike që deri dje ishte pjesë e qeverisë me porosinë e fushatës për kryetar të kësaj komune, banorët t’i ruajnë specat në depot e tyre nga hajnat. Mendoj që këtu mbaron politika dhe me deklaratën e tillë e të ngjashme duhet të reagojë menjëherë policia e gjyqësia, e cila ose duhet t’i burgosë hajnat në të cilët aludon politikani ose ata që japin deklarata të tilla që vërtet po i kushtojnë Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    "Demokracia në Veprim": Në Rahovec LDK e para AAK e dyta

    DV: Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, prinë me 27.80 % , i dyti Smajl Latifi (AAK), me 26.88 % të votave, ndërsa kandidati i PDK së, Xhelal Canziba, ka fituar 26.63 % të votave
    Prishtinë,24.11.2010 (11.00)

    Demokracia në Veprim i ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve preliminare për kryetar të komunës së Rahovecit.
    Sipas këtyre rezultateve kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, prinë me 27.80 % të votave. Pas tij radhitet kandidati i AAK, Smajl Latifi, me 26.88 % të votave, ndërsa kandidati i PDK së, Xhelal Canziba, ka fituar 26.63 % të votave.
    Numërimi i 405 votave me kusht, do të jetë përcaktues për balotazhin, i cili pritet të zhvillohet me 19 dhjetor.
    Gjatë ditës do të numërohen këto vota dhe Komisioni Qendror Zgjedhor pritet t’i kumtojë rezultatet.
    Zyrtarët e KQZ-së patën publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave listës i printe kandidati i LDK-së dhe ai i PDK-së.
    AAK kishte reaguar duke thënë se kanë gjetur parregullsi dhe se kandidati i tyre ka vota të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.

    rtv21
    http://www.rtv21.tv/home1/index.php?...806&teaserId=4

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Drenicakut..... vertet jeni shume i shqetsuar per kohen e kaluar dhe te ardhme se vertet thaqi dhe shoket eti juve dhe shume si ti jave kan prishur rahatin me ata te cilet i zeni ne goje gjdo here ..po prap ju nuk jeni gjithe here pa ta se shpesh here dilni dhe i viziytoni dhe punoni me ta dhe per ta ,,po kur njeriu behet si ju shko ku te duash dhe te thuash qka te doni se koha ejuaj ka perfunduar dhe do te vije nje kohe shume eshpejte dhe do ti kuponi se gjithe jeten ejuaj keni punuar kunder popllit te juaj se ju jeni mesuar te shifeni bardhe vetem athere kur ishte regjimi i milloshit e jo i koosoves dhe thaqit tani po kot eke se poplli e don dhe ju plciteni dhe tani une i uroj fitoren thaqit dhe pdk,,,,,,,,,,se
    Sigurisht qe qdo kush qe i thot veti shqipetar duhet te jet i shqetesuar o kungull.Sigurisht ti lepin ndonje asht qe ta gjuan qeveria kur ke uri,por nuk duhet te mashtrohesh pas eshtrave.
    Hashimi na premtoi rrym 24 or dhe nuk e mbajti
    Hashimi na premtoi 100 njohje dhe nuk erdhen
    Hashimi na premtoi bashkimin e mitrovices dhe nuk e beri
    Hashimi na premtoi punesim dhe papunesia ka arrit shifren me te lart
    Mjekesia eshte katastrof me shku shendosh smuhesh
    Arsimi eshte i nivelit te pas luftes se dyt botrore
    Krimi eshte ne shkallen me te lart te mundeshme dhe krimi shtepin e ka ne qeveri
    Kosova eshte vendi me i izoluar ne bot,vetem ne shqiperi mund te udhtosh pa viza
    Keto jan vetem disa"merita" te hashimit tend,dhe hiq mos u tut se kosova nuk e ka ate fat me shku hashimi si fatmiri,prap hashim do kemi sepse kjo eshte figura qe manipulohet leht nga nderkombetaret por mos harro se perfundimi i tij ka me qen i dhimbeshem.
    Sa per merita te luftes te tregoi nje her tjeter

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •