Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141

    Kryetari i Elbasanit, ndër më të suksesshmit në planet



    http://www.citymayors.com/mayors/elbasan-sejdini.html

    Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, është futur në listën e kryebashkiakëve më të suksesshëm të planetit. Lajmi është bërë publik në sajtin zyrtar të CITY MAYORS, i cili merret me shpalljen e fituesve të kryebashkiakëve më të mirë të botës. Emri i kryebashkiakut të Elbasanit radhitet mes emrave të 50 qyteteve më të rëndësishme të rruzullit.
    Qyteti i Elbasanit (me popullsi 126.700 banorë) në Shqipërinë Qendrore, e ka lënë prapa “fantazmën e komunizmit " me politikën e tij të pjesëmarrjes së komunitetit në zhvillimin e buxhetit. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili u betua në maj të vitit 2007, tha se qytetarët, të cilët kishin qenë më parë të shtypur nga "fantazma e komunizmit”, tashmë kanë një zë të fortë. Kjo përfshin takime të rregullta që mbahen në 23 lagje të ndryshme të qytetit, ku qytetarët kanë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shpenzohen paratë - hera e parë kjo në Shqipëri. Shpesh gjen vend vetëm në këmbë në këto takime.
    Objektivat e procesit buxhetor janë për të përmirësuar administrimin e fondeve publike dhe të rrisin transparencën ndërmjet qeverisë lokale dhe komunitetit. Të gjithë qytetarët janë të inkurajuar të marrin pjesë në takime, për të komentuar mbi punën e qeverisë vendore gjatë vitit të kaluar, për të diskutuar çështje të ndryshme. Dhe, pas pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryetarit të Bashkisë, qytetarët votojnë për prioritetet lokale. Në vitin 2008 investimet e vendosura në Elbasan nga qytetarët, arritën në 625.000 mijë euro, ndërsa në vitin 2009 u investuan 664.500 mijë euro.
    Bashkia po punon aktivisht në një plan 10-vjeçar strategjik për qytetin. Ndryshime dhe përmirësime do të kërkohen në furnizimin me ujë të pastër, sigurimin e energjisë elektrike, kanalizime, menaxhimin e mbeturinave, të telekomunikacionit, shërbimeve sociale, transportin urban, zonat tregtare, strehimin, planifikimin urban, zhvillimin e biznesit, sportit dhe kulturës, investimet në zonë, arsim, si dhe në mjedis.
    Propozimet në të ardhmen përfshijnë përmirësimin e rrugëve që rrethojnë qytetin për të përmbushur standardet evropiane, të cilat përfshijnë vënien në jetë të një rruge të re në rrugën historike të Via Egnatias që kalon në qendër të qytetit, (1.5 milion euro investim të financuar nga BE-ja) sistemet e ngrohjes në shkolla, kamera ne mjedisin jashtë tyre, sistem sigurie për të mbrojtur transportin dhe instalimin e ndriçimit me energji efektive.
    Elbasani ka një popullsi prej 126.700 banorësh. Kryetari i bashkisë krenohet se ndryshimet gjatë tre viteve të fundit janë të dukshme. Ai deklaroi: "Qëllimi i punës sime është që të vazhdojmë modernizimin e qytetit dhe të ndërtojmë një ekonomi të aftë për tërheqjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare.
    Për këtë qëllim, fokusi është në investime në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe të biznesit, veçanërisht rritjes së biznesit të vogël. Numri i bizneseve të regjistruara është rritur me 16 për qind." Në vitin 2007, qyteti nisi "Planin social të qytetit të rishikuar”, duke e rishikuar atë në 2009. Rezultatet e prekshme përfshijë një total prej 96 shtëpive të reja për të varfrit (e arritur me ndihmën e Komisionit Evropian), një azil për moshën e tretë, një kopsht të ri për fëmijët romë dhe një avokat publik që të ndihmojë dhe këshillojë njerëzit në çështjet ligjore.
    Arsimi ka qenë gjithashtu një fokus kryesor i investimeve. Ndërsa kurset për zhvillim profesional janë zhvilluar në një qendër profesionale të financuar nga bashkia. Qasje në internet është siguruar në të gjitha shkollat e mesme dhe i është kushtuar vëmendja e duhur mirëmbajtjes së objekteve arsimore. Të gjitha kopshtet dhe shkollat për fëmijë kanë qenë të pajisura me sistemet e ngrohjes.
    Elbasani gjithashtu po përpiqet të përmirësojë industrinë e vet turistike. Në vitin 2009 ai mori një çmim të turizmit në Ekspozitën Ndërkombëtare të Zvicrës për Turizmin, si njohje e përpjekjeve të tij promovuese. Destinacionet e reja kulturore përfshijnë një galeri të re arti brenda mureve të kështjellës historike dhe zbulimin arkeologjik të një mozaiku me interes ndërkombëtar.
    Z. Sejdini, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e majit të ardhshëm, tregon arritjet konkrete të bashkisë së tij, që kontribuojnë në hapjen e rrugës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. (CityMayors.com)
    Nga Gazeta express

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752
    Doli dhe njeher Edi Rama,me i "sukseshmi"......
    Po eshte me i sukseshmi;ne prishjen e Tiranes.....

    (Nga ana e lekeve,si e kemi kryetarin....Apo dhe ky vetem 3 mije dollar ka?)

  3. #3
    Urime Z.Sejdini per kete arritje personalene karrieren e tij te sukses`shme.Shpresoj qe te vashdoj vertet me kte ritem.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jeshë një dizaj ne elbasan qe thoni ju..dhe vura re se aty mafia e ndertimit nuku po bente yxhym ne qendren historike ne kala e rreth kalase sikurse ne qytete tjera si tiran durres etj qe mafia dallohet qarte me nje te hedhur te syve se ka bere kerdne mbi cdo gjurme te hstorise se qyteteve tona..

    kjo tregon se krietaret e bashkise ne elbasan kan treguar nje fare kujdesi..

    gjithashtu vura re se shetitorja kriesore e qytetit u kish mbetur prone qytetareve e jo qaflesho mercedesazhijve sikurse kudo ne shqiperi..
    ne kte shetitore mund te shetiste kushdo mama me te bijen naten e diten pa frike se ndonje bemewe do tu a thyente kembet apo brinjet..
    mund te shetsnin aty gjimnaziste e femije.. pleq e plaka ngadal dale pa u trembur nga rrugecerit me kerra..
    i kishin vene ca gure ne fillim e mbarim kësaj shetitoreje e mengjez drek darke aty benej xhiro more shoke..
    kjo tregon gjithashtu shenja te kultures se kryetareve te bashkise se elbasant..
    a merit e sejdinit a te tjrreve nuk e di.. po bravo u qofte.. vinte era qytet shkurt hesapi..

    pra..bravo elbasani bravo sejdini..




    ..

  5. #5
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    i kishin vene ca gure ne fillim e mbarim kësaj shetitoreje e mengjez drek darke aty benej xhiro more shoke..
    .
    pikerisht kete kame vene re dhe une kur kam qene .

    do te perforcoja mendimin qe kjo eshte e vetmja gje qe behet atje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gje e vetme por gje e mire oj eni.. zog pulastreni..
    po si ste pashe un tyjan atje te kishim pire nje kafe aty afer theatrit e te benim sehir miletin..


    sa inat te vjen..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    po ky shoku asht njeri i zgjuar e ka mbaru disa universitete si ka mundesi qe lejohet te jet kryetar bashkie..mesa di un te jesh kryetar bashkie apo minister a kryeminister duhet te jesh coban delesh ....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Interesante, ndonese me ato standartet e artikullit une nuk e konsideroj fare te sukseshsem.

  9. #9
    Ne ca vendi eshte renditur?

  10. #10
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    i kishin vene ca gure ne fillim e mbarim kësaj shetitoreje e mengjez drek darke aty benej xhiro more shoke..
    kjo tregon gjithashtu shenja te kultures se kryetareve te bashkise se elbasant..
    a merit e sejdinit a te tjrreve nuk e di.. po bravo u qofte.. vinte era qytet shkurt hesapi..

    pra..bravo elbasani bravo sejdini..

    ..
    Me sa di une, ka shume kohe qe shetitorja kryesore, me vite me pare cdo mbasdite ishte e ndaluar ndaj makinave qe te shetisnin qytetaret......kush di me shume te thoje, por keshtu ishte me duket.

    Sa per pallatet qe jan ndertuar sa andej ketej brenda kalase, edhe mua me erdhi keq kur i pashe. Ja humbin vleren lashtesise kur pallatet jane me te larta sesa ora e vjeter e kalase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •