Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Phaaa. Lexova, lexova dhe arrita deri në mes, thash të shikoje në ka shumë tekst dhe e pash revista Shqip. S'po e vazhdojë më tepër se s'ia vlen të lexosh këtë reviste apo të shikosh Top Channelin. Kurr nuk flasin për të mirë të Shqipërisë këto dy-ja.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #12
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Strange, eshte gazeta Shqip ajo qe thua ti. Revista Shqip eshte tjeter.

    Nuk m'u duk shkrim dashakeqes; eshte nje analize statistikore me shume si dhe tregon rruget se si e ku mund te permiresohet.

  3. #13
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Ej bela tashi e ka fajin dhe gazeta qe pasqyron dicka mese t'vertete.

    Ne skemi turizem t'qendrueshem.

    E para: Mungon infrastruktura. Ujra te zeza qe derdhen ne det. Hotele me ushqim te dobet ku shumica e dusheve te ofrojne dhe uje deti. Mungesa e banjove publike ne shume plazhe .etj.


    E dyta: Jane Cmimet e kripura (ne perfundmisht mendojne sot per neser) se cdo bohet vitin qe vjen as qe e mendojme. Kte vere shkoi shalqini 400 lek te reja. Nji birre Corona 500 lek ,e nji k0qe veze kapi cmimin 250 lek te vjetra .lol. Mos flasim pastaj per tava peshku e ushqime restorantesh qe dun i dor t'mire paresh. Shtresat e varfra dhe t'mesme gjithe me buke me vete i ke pas ket vit , se perballojne dot.

    E treta: Mungon investimi ne turizem. Pervec noi rruge tek tuk asgje tjeter s'eshte bo. Tatimet e taksave jane inekzistente. Tjetri ta ngre cmimin si ti doje qefi. Te shkarkon dhe ujerat e zeza ne det. Hotelet trecereku i ke pa NIPT ,me pak fjale asnje takse nuk shkon ne shtet ose bashki. Gjithashtu dhe Plazhet private ku mjafton t'kesh 300 shazllone dhe bohesh pronar ku tet doje qefi. Te mjafton nji mik diku , nji pistolete dhe nja 2 granada dore qe tu tregosh dhembet rivaleve lol

    Ca me thon tjeter per turizmin shqiptar. Mo keq ska ku te shkoje.
    Against all odds..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Mbase vjen dhe nje dite qe Shqiperia do te kete dhe turist te huaj.Po kur te prishen ato qe jane ndertuar.(Sarana,Vlora,Durresi.....jane kooperativa pallatesh).

  5. #15
    Turizmi ne Shqiperi eshte zhvilluar ne menyren me spontane te mundshme, njejte sic eshte bere me ndertimet pa leje anekend vendit.

    Kjo sepse Shqiperise i ka munguar dhe i mungon tradita e turizmit.

    Dhe qe ne vitet '90 eshte dashur qe nje zyre e Ministrise se Turizmit te ishte vene ne dispozicion te nje grupi specialistesh si bie fjala nga Kroacia, qe ta keshillonin qeverine shqiptare ne kete rruge, per nje periudhe te caktuar kohore.

    Sot Shqiperia eshte katandisur ne nje vend ku nuk dihet se ku nis dicka e ku mbaron ajo.

    Ka 2-3 vite qe e frekuentoj bregdetin tone rregullisht, por te vjen vertete keq kur shikon se sa keq eshte perdorur paraja dhe inisiativa e lire e shqiptareve, per te ndertuar nje kaos gjigant.

    Shqiptaret kane shpirt sipermarres, mirepo ne kete sipermarrje ata nuk e kane patur e as e kane ndihmen e shtetit, perkundrazi shteti (te gjitha nivelet) i le ata ne balte.

    Cila do te ishte ndihma e shtetit?

    - Planet urbanistike
    - kriteret e ndertimit ne zonat turistike
    - shkolla te turzmit
    - bashkepunim ne ndertimin e infrastruktures dhe te sherbimeve publike,
    - zyra turizmi ne bashkite e qyteteve kryesore
    - zyra te turizmit ne ambasadat tona
    - subvencione per energjine diellore
    - subvencionim per promocion turistik
    - etj

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    paska harru gazeta se pjesa me e madhe e shqiptarve nga maqedonia nuk futen me ne ate pik kufitar qe kur ka hy ne perdorim rruga e re durrse kukes net merren more zotrit me shkaqet me mire se me numra hyres ne kufi.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2009
    Postime
    88
    Ke te drejte shqiperise nuk i intereson se cfare thote bote sepse ne nuk jetojme per ta por gjithmone bota na ka pasur hale ne sy GJITHMONE

    Por ne duhet te rrespektojme dhe te duam njeri tjetrin sepse vetem keshut ne do shkojme drejt zhvillimit dhe begatise

    Nje shprehej:

    KUR NUK KE TABANIN PSE E DO TAVANIN

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shqiptaret te keqen me te madhe qe kane kane injorancen e tyre, mungesen e qytatarise, te kultures dhe te dijes.
    Jemi akoma popull dumbabe.
    Albania Uber Alles

  9. #19
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga Sokoli Lexo Postimin
    U.S. Department of State, March 1999

    Mars 1999? 11, gati 12 vjet !
    Cdo gje eshte relative...

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Festat, turistët rastësisht në vendin tonë

    19/12/2010Lorina Mixha
    Festat, turistët rastësisht në vendin tonë
    Gazeta Shqip

    Mungojnë paketat e mirëfi llta për pushime dimri, prenotime në Razëm, Voskopojë e Dardhë
    Mes dhjetëra e qindra shqiptarëve që do të kalojnë pushimet dimërore, festat, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri jashtë vendit, ka edhe një pakicë turistësh të huaj që mendohet se do të kalojnë pushimet në Shqipëri. Më saktë, ata do të jenë turistë të rastësishëm, pasi numri i kërkesave për të kaluar pushimet në vend është aq i vogël, sa bëhet e pamundur raportimi i tyre në formë statistikore. Të dhënat jepen nga agjencitë turistike në kryeqytet, por edhe nga ekspertë të turizmit.

    Sipas referimeve të tyre, një pakicë hotelesh, aq sa mund t’i numërojmë me gishta, japin oferta për ditët e festave, për një tryezë të mbushur plot, për disa alternime argëtimesh. Por paketa të mirëfillta turistike që të kenë destinacion Shqipërinë pothuajse nuk gjenden në formën e një produkti të qenësishëm. Sipas Shoqatës së Turizmit Shqiptar, aktualisht në vend, nuk ka një trend për të mikpritur turistë të huaj, për të ofruar një paketë të plotë pushimesh dimërore, e për më tepër guida turistike njësoj si “produktet” e ofruara për shqiptarët që do të largohen jashtë vendit, me rastin e festave. Nga ana tjetër janë shumë pak agjenci të cilat ofrojnë dhe marrin përsipër për të sajuar tek-tuk ndonjë guidë, aktivitet e për të kënaqur ata pak turistë që mund të drejtohen në Shqipëri, deri në fund të vitit e për çeljen e vitit të ri.

    Ofertat
    “Numri i turistëve të huaj që mund të vijnë në vend është i papërfillshëm, nuk përbën statistikë, megjithatë në disa prej hoteleve, çdo vit organizohen festa apo aktivitete. Ndodh që të huajt që qëndrojnë në këtë muaj të ndodhen edhe për Vitin e Ri në Shqipëri. Mungojnë paketat dhe ofertat për pushime dimri, megjithatë mund të themi se këtë vit, nisur edhe nga rezervimet, qendra e festimeve do të jetë në Voskopojë, Razëm dhe Dardhë, Llogora dhe Malin e Dajtit”, deklaroi kreu i Shoqatës së Turizmit Shqiptar, Kliton Gërxhani.

    Sipas tij, duke qenë se në këto zona, ka reshje dëbore, edhe atmosfera bëhet më interesante dhe kjo është dhe më tërheqëse për ata që duan të organizojnë një pushim disaditor. Por nga ana tjetër, edhe kjo ofertë është e limituar për shkak të infrastrukturës dhe kapaciteteve që disponojnë mikpritësit, bizneset në këto zona. Sakaq, ideologjia që duhet të kemi kur flasim për turizëm në dimër lidhet me ofertat që jepen për vendasit. Nëse vendasit janë të kënaqur me to, atëherë mund të flasim për ofertë e çfarë produkti mund të sigurojë tregu shqiptar për turistët e huaj. Sakaq, ekspertët nuk parashikojnë rritje të turistëve nga Kosova, Mali i Zi, apo Maqedonia.

    Të ardhurat
    Të dhënat zyrtare kanë shfryrë përfundimisht ‘boom’-in e pretenduar turistik të vitit 2010, duke raportuar për herë të parë në vitet e fundit rënie të të ardhurave nga turizmi.

    Banka e Shqipërisë, autoriteti kompetent për llogaritjen dhe publikimin e të dhënave të turizmit, njoftoi se në nëntë muajt e parë të këtij viti, periudhë që përfshin kulmin e sezonit turistik, të ardhurat nga turizmi jo vetëm që nuk u rritën krahasuar me vjet, por ranë me 5.7 për qind.

    Sipas bankës deri në fund të shtatorit, ekonomia shqiptare ka fituar nga turizmi 960 milionë euro, ose 59 milionë euro më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

    Veç tkurrjes së të ardhurave, të dhënat tregojnë se këtë vit, për herë të parë gjatë viteve të fundit, edhe shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë shtetit kanë rënë.

    Sipas bankës në nëntë muajt e parë të vitit, shpenzimet për udhëtime jashtë u ulën me 12.8 për qind, ose 115 milionë euro.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •