Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    25 gjëra të Elizës

    25 gjëra të Elizës
    Aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku ka shkruar vetë për revistën amerikane “UsMagazine.com” 25 gjërat që njerëzit nuk i dinë rreth saj.

    Nga Express më 20 mars 2011 në ora 19:35
    Aktorja e njohur shqiptaro-amerikane shpeshherë di të befasojë me risitë e saj që bën për media të ndryshme në SHBA. Ajo ka terguar disa nga traditat dhe 25 gjërat që ajo gjithmonë i ruan me fanatizëm si kujtimet të përvojave të saj. Në një bisedë të pazakonshme me “UsMagazine”, Eliza tregon gjërat intersante të saj.

    1. Unë zakonisht jam katastrofë në kuzhinë.
    2. …por mund të bëj gatime tradicionale shqiptare të klasit botëror…
    3. …sepse unë jam thesar i kombit shqiptar, së bashku me familjen Belushi dhe Nënë Terezën!
    4. Pjesëmarrja në filma dhe në TV më kanë dhënë mua një tjetër kuptim, por edhe arritje.
    5. Jam fanatike e “Archbishop Desmond Tutu”.
    6. Qyteti i Bostonit është qyteti im më familjar.
    7. Agresiviteti është shumë i zakonshëm për mua.
    8. Unë kam thyer njëherë brinjët, krahun, por edhe hundën.
    9. Kushdo që më merr në telefon duhet ta provojë tre herë që t’i dalë sekretaria ime.
    10. Pseudonimi ndërsa rritesha ka qenë “Corky Shmeshman”. Por tani i dashuri im, Rick Fox, më thërret “Shmubula”.
    11. Kënga ime më e preferuar në karioke është ajo e Madonas “Like a Prayer”.
    12. Derisa mbusha moshën 18 vjeç nuk e dija se çfarë ishte Gucci.
    13. Fshehtazi unë ëndërroj që të isha një dermatologe.
    14. Kam katër nishane nëpër trupin tim.
    15. Vëllai im është stilist dhe është shoku im më i mirë.
    16. Fjalorin e të folurit e kam si një shitëse droge.
    17. Emrin ma kanë vënë sipas pionieres së feminizmit Eliza R. Snow.
    18. Puna ime në shërbim të fëmijëve të ish-ushtarakëve në Uganda është shumë e rëndësishme për mua.
    19. I kam shumë frikë mushkonjat.
    20. Bregdetet më bëjnë gjithnjë të qaj.
    21. Duke qenë mjaft e matur, më ka bërë që të ndryshoj jetën.
    22. Unë nuk mund t’i rregulloj dot vetë flokët e mia.
    23. Kam qenë në 134 qytete të 36 shteteve të ndryshme. Pasaporta është prona ime më e çmuar.
    24. Patatet e ëmbla janë ushqimi më i preferuar për mua.
    25. Unë vdes që të regjistroj video-lojëra, sepse kështu nipërit e mi mund “të luajnë” me mua.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po qa shqipetarje o shoku,,,,,,,

    ajo ka kalu me shume se gjysmen e jetes jashte

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    po mo se keshtu jane thesaret si pune kesaj, tuj pallu me zezaket lart e poshte. ok le mos ta llogarism fare ketu ceshtjen se me ke shkon ne shtrat kjo agresivja, dakort, ceshtje personale dhe pune per te. po po mundohem te vras mendjen se per ca duhet une si shqiptar te ndihem krenar per kete, po prape se prape spo gjej dot gje. Ah.. Mos ndoshta duhet te jem krenar qe motra ne fjale eshte berrnut fare nga ane gatimit, po ama kur vine puna te gatimet tradicionale shqiptare gjasme te thane piten? Sec kam nje parandjenje qe kjo si ka gatuar ndonjehere ndonje byrek me gjize ose ndonje lakror atij koroziut vet, Rikit.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Cka keni more? Pse keni alergji ndaj nje aktore me prejardhje Shqiptare!

    Kjo nuk mund te vije dhe te luaj ne teatrin kombetar, se e ka karrieren matan oqeanit, mos ja shifni per te madhe. Mjafton ta shifni filmin "kthese e gabuar" dhe shume e shume filma te tjere. Kjo ka fol per ne reviste e cila mund te lexohet nga shume amerikan dhe e identifikuar veten me prejardhje Shqiptare. Pa nervoze!
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Ajo mund te jete goxha aktore mire per ju te kosoves dhe shqiperise sepse niveli i aktoreve te sotem shqiptar eshte berrnut dhe kjo eshte me e mira , por ketej nuk eshte ndonje qe ben buje .Me nje fjale si zevendesuse eshte mire dhe per te luajtur ne teatrin kombetar mire eshte perkrah aktoruceve sepse me Xhepen ,Fllokon etj te vjeter nuk haet dot ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    po mo se keshtu jane thesaret si pune kesaj, tuj pallu me zezaket lart e poshte. ok le mos ta llogarism fare ketu ceshtjen se me ke shkon ne shtrat kjo agresivja, dakort, ceshtje personale dhe pune per te. po po mundohem te vras mendjen se per ca duhet une si shqiptar te ndihem krenar per kete, po prape se prape spo gjej dot gje. Ah.. Mos ndoshta duhet te jem krenar qe motra ne fjale eshte berrnut fare nga ane gatimit, po ama kur vine puna te gatimet tradicionale shqiptare gjasme te thane piten? Sec kam nje parandjenje qe kjo si ka gatuar ndonjehere ndonje byrek me gjize ose ndonje lakror atij koroziut vet, Rikit.
    ha-ha perdit duke t'hollur pete rri ajo

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    kurse une jam krenare per ate sepse ska lind ne shqiperi, te emen e ka daneze edhe perseri e mban veten per shqiptare edhe flet shume mire per shqiperin. ka shqiptare qe kane ik nga shqiperi per 10 vjet edhe ia bejne nuk flas shqip me shkatrrojne nervat. se me ke shkon kjo qe ka te dashur her choice. pak me intereson.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    kurse une jam krenare per ate sepse ska lind ne shqiperi, te emen e ka daneze edhe perseri e mban veten per shqiptare edhe flet shume mire per shqiperin. ka shqiptare qe kane ik nga shqiperi per 10 vjet edhe ia bejne nuk flas shqip me shkatrrojne nervat. se me ke shkon kjo qe ka te dashur her choice. pak me intereson.
    Po kjo flet shqip se nje film qe e kam pare nje fjale qe kishte mesuar dhe ate me theks amerikan ?! Nuk jam e sigurt se ndoshta flet apo jo !?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 21-03-2011 më 15:23

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    shume pak flet shqip por kjo ka lind ketu edhe vetem te atin ka shqiptar. ka bere tatuazh me flamurin shqiptar edhe flet shume per gjyshen e vet e shqiptare. edhe shqiperin e ka vizituar edhe eshte mike e ngushte me disa aktor shqiptar njeri prej te cileve ka luajtuar tek seriali i saj doll house. une nuk po them qe eliza do ndryshoj shqiperin por perderisa e pranon qe eshte shqiptare me krenari kjo ka rendesi. si thashe me pare kam pare ketu ne philly qe kane 10 vjet ose me pak edhe ia bejne nuk dime shqip ahahah. sigurisht per ne eshte me lehte qe te shprehemi ne anglisht por nuk mohoj faktin qe jam shqiptare.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    eliza dushku osht i cop kalama. ti me 4 yje me shkri mu me kto komentet e tuja kaq patriotike
    no glove no love

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •