FER , parti serbe eshte kjo??
FER , parti serbe eshte kjo??
Paska hyrë feja ne politikë, a?
Po pikërisht ajo që i ka paraqitur muslimanët shqiptarë si ekstremista. Tregom të lutem a ka musliman në Kosovë ekstremista?!
Nëse po, na trego cili aksion ndodhi nga ata, në cilën zonë dhe në cilën datë?!
Pra ky i inkriminon muslimanët e Kosovës të cilët janë të pastër si loti (kur bëhët fjal për ekstremizëm).
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
O Gimche,
Ilir Deda nuk i ka paraqitur muslimanet shqiptar si ekstremista, mos u mundo ti ndryshosh gjerat vetem pse ke deshire ashtu. Te thash te lutem na sjell artikullin e Dedes pastaj mund te flasim, e jo te sjellim dezinformata ketu.
Kurse sa per ate qe mendon ti se ne Kosove nuk ka ekstremista, ateher vizito forumislamik.com dhe do ta shohesh.
Sa rrahje ndaj Imameve ndodhen pas luftes ne Kosove? Nga kush? Pse?
Sa raste te dhunes neper Xhamia ndodhen pasluftes? Nga kush? Pse?
A nuk te duket ky ekstremizem?
forumislamik.com është nga Maqedonia.
Ma identifiko një rast që ka ndodh nga ekstremistët Islamik (por me argument jo me deklarata).
Mulla Osman Musliun (nga Drenasi) e kanë rrahur Xhemati i tij, pra aty ka patur pleq, të rinjë, nga të gjitha moshat.
Prof. Xhabir Hamitin e kanë rrahur tek garazhda në shtepinë e tij, katër muaj pas këtij rasti është identifikuar si problem familjar.
I vetmi rast i ekstremizmit fetar ka ndodh në Mitrovicë ku është rrahur hoxha (nuk më kujtohet emri i tij për momentin) shkaku se predikimi i tij nuk i pelqente X ekstremistit. Dhe tek një rast në dy milion banorë shikohet si rast i izoluar dhe jo ekstremizmi.
Tek deklarata e Ilir Dedës shoh që qenke i informuar rreth asaj se çka ka thënë dhe nuk mendoj se është e nevojshme të ta rikujtoj. Mjafton mendimi i mbi 17 mijë personave që përkrahin fushatën kundër tij.
http://www.facebook.com/#!/pages/Kun...08060509260781
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Qe kur vota qe eshte dicka shume e shenjte per nje njeri duhet te udhehiqet nga qellime fetare? Vota eshte e jotja, INDIVIDUALE, dhe as e hoxhes e as e priftit, prandaj lerini njerezit te ushtrojne nje te drejte te fituar me gjak ashtu sic e mendojne ata pa futur fene ne politike se lat nam.
Se ne Kosove ka celula te islamisteve radikal kjo nuk diskutohet, dhe nuk dua te dal jasht temes.
Mirepo per te vertetuar pohimin tend se Ilir Deda eshte deklaruar kunder Islamit nuk mjafton te thuash se ka mbi 17 000 klikime ne facebook. E dime mire se si funksionojne grupet ne facebook dhe se sa mund te merren si reale numri i klikimeve (like-ve) ne to.
Andaj, nese nuk sjelle ndonje citat te Ilir Dedes per te vertetuar ate cfare thua, ateher kjo do te konsiderohet shpifje.
Për derisa ti gjithashtu nuk na i identifikon selitë e ekstremistëve fetar (musliman) në Kosovë gjithashtu konsiderohet shpifje.
Nuk arrita ta gjej artikullin në fjal ku fliste për deklarimet e tij. Intervistën e kam ndëgjuar në TV dhe të gjithë e dimë deklaratën e tij, pra nëse ne deshirojmë të je bëjmë qefin vetës ajo është diçka tjetër.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Ok, njera prej arsyeve kryesore te kesaj fushate kunder Ilir Dedes eshte se, ne nje interviste te tij, mes tjerash thote:
“Islami radikal është një nga rreziqet më të mëdha për Kosovën, sepse ata kanë për synim ndryshimin e strukturës sonë shoqërore”
Me thuaj, pse mendon se kjo deklarate eshte kunder Islamit?
Krijoni Kontakt