Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660

    Keshilla per mirqenien shpirterore,intelektualedhe shendetsore te miqve te forumit!

    Pėr tu bėrė ballė sulmeve tė dimrit, trupi juaj ka nevojė tė mbrohet. nė se ju ruani akoma kujtimin e hidhur tė njė zgjimi me temperaturė, mbėrthyer pas shtratit, me termometrin nė gojė. Atėhere ndiqni kėto 10 porosi me qėllim qė tė jeni tė gatshėm pėr tė pėrballuar dimrin.



    1/ Hani nė mėnyrė « intelligjente » Pėr tė funksionuar trupi juaj ka nevojė pėr energji. Pėr tu kujdesur mbi tė ushqyerit tuaj ndiqni kėshillat e Matjės, 34 vjeē, i cili ėshtė njė mjėk i ri. Ai thotė : « Qysh nga shtatzania e bashkeshortes sime, kam vendosur te reflektoj mbi menyrėn e saj tė tė ushqyerit. Kam vendosur tė nėnvizoj ēdo gjė qė ajo hante dhe rezultati nė fakt tė frikson : pasta, pica, ėmbėlsira pra vetėm gatime me miell dhe niseshte ! » Sa pėr tu kujtuar : njė ushqyerje e ndryshme duhet tė pėrmbajė ēdo ditė prodhime qumėshti, fruta dhe perime, prodhime nga drithėrat, mish ose peshk, sheqer nė sasira mjaft tė pakta, dhe sidomos ujė….Atėhere, merrni stilolapsat !



    2/ Flini Kohėzgjatje mesatare e gjumit ėshtė midis 7 dhe 8 orė pėr natė. Nga njėri peson nė tjetrin,nevoja pėr gjumė ėshtė e ndryshme, por kur bėn njė jetė aktive, privimi nga gjumi ėshtė i vėshtirė pėr tu duruar nga organizmi, ēdo ditė dhe sidomos kur kjo gjė zgjat pėr njė periudhė tė gjatė. Instituti kombėtar i gjumit dhe vigjilencės (INVS) rekomandon tė krijohen disa kushte pėr tė pėrgatitur njė gjumė cilėsor: tė pėrshtatėsh orare gjumi tė rregullt, tė zgjohesh sipas ritmit vetjak, tė shmangėsh (ushqime) nxitėse pas orės 15 dhe darkėn ta hash tė lehtė, 2 orė para se tė biesh pėr tė fjetur. Lodhja mund tė jetė gjithashtu njė burim stresi, deprersioni ose defekti seksual (42 % e burrave janė tė prekur sipas njė ankete mjekėsore) Atėhere, mos hezitoni pėr tė fjetur !



    3/ Merrni plotėsues ushqimorė Shpesh, tė ushqyerit nuk mjafton pėr tė furrnizuar energjinė e nevojshme nė trupin tonė.Vitamina D pėr shembull sintetizohet nė sajė tė ekspozimit tė trupit nė diell, dhe nė muajin Nėntor, njeriu ekspozohet shumė pak nė diell….Qoftė me pika pse me kokrra, kėta plotėsues ushqimorė shpesh mund tu bashkėngjiten ilaēeve tradicionale. Tek fėmijėt, mjekėt pediatėr rekomandojnė pėrdorimin e ampulave tė vitaminės D. Stefania, 26 vjeē, ėshtė njė e re e martuar e ndryshuar prej vjehrrės sė saj : « Probiotikėt lejojnė rivendosjen normale tė florės sonė tė zorrėve dmth tė mbrojtėsve tanė imunitarė. Pėr ēdo marrje antibiotiku flora jonė e zorrėve pakėsohet, kėshtu qė nevojitet tė rizhvillohet pėrsėri nė sajė tė probiotikėve. Pas njė kure tė mirė nė Vjeshtė shmanget marrja e saj gjatė dimrit ! » Kjo kurė gjendet nė magazinat e quajtura natyrale ( duke u nisur nga ēmimi 20 euro) ose nė farmaci qė gjenden nė disa hipermarkete, nėn emėrtimin Ekstrakte fare grejnfruti (12,2 euro)



    4/ Bėni vaksinat nė kohėn e duhur E marr me mend se, ashtu si shumica e tė rriturve, libreza juaj e shėndetit nuk e ka parė doktorin e lagjes qysh prej shumė vitesh, nė mos e paēi humbur fare….Atėhere, pasi tė lexoni kėtė shkrim, motivohumi dhe gjejeni atė dhe shkoni tek mjeku juaj i familjes me qėllim qė ai tė shkruajė diēka nė tė! Dhe nė se ėshtė e mundur merrni krejt familjen me vete sepse me siguri qė do tė ketė ndonjė qė duhet vaksinuar...



    . 5/ Hidhini kartpecetat tuaja tė dorės nė kosha hermetikė Sa herė qė u nevojitet pėr tė shfryrė hundėt kėtė bėjeni mė ndihmėn e njė facalete dore. Kėtė bėjeni edhe kur keni vetėm njė pikė nė majė tė hundės. Pastaj facaletėn mund ta hidhni nė njė kosh plehrash me kapak hermetik. Nė tė kundėrt imagjinoni qė mikrobet e padukėshme do tė fluturojnė nga facaleta dhe do tė pėrhapen nėpėr dhomė....



    6/ Lani duart tuaja Pas njė shkuarje nė tualet, para se tė shkoni nė kuzhinė, do t’ju duhet tė lani duart. Nė kėtė mėnyrė i takon qė ti lani duart tė paktėn 12 herė nė ditė : duart do ti fėrkoni mirė me sapun, me ujė tė ngrohtė. Vetėm pėr larjen e duarve ekzistojnė rregullore tė veēanta, ka gjithashtu video pėr fėmijėt. Qysh prej Gripit H1N1 tė dimrit tė shkuar, solucionet hidro-alkoolike kanė lulėzuar nė tė gjitha pakot me facaleta.



    7/ Ndėrroni tė brėndėshmet Lani duart, I fshini ato me njė peshqir tualeti tė pastėr. Duhet pasur kujdes pėr njė higjenė strikte pėrsa i pėrket tė rrobave qė mbahen nė shtėpi, sidomos kur njė pjestar i familjes ėshtė i sėmurė: njė peshqir dhe njė dorezė tualeti pėr person, tė cilat duhen larė rregullisht. Po ashtu ndėrroni ēarēafėt ēdo javė : mikrobet atje ndihen mjaft mirė nė tė ngrohtė nė se askush nuk i shqetėson, ato presin kohėn e dimrit pėr tė fillaur aktivitetin e tyre.



    8/ Mbulohuni I ftohėti merret nga kėmbėt, duart, hunda, veshėt si dhe ēdo pjesė tjetėr e trupit….Pėr tu mbuluar mbani gjithmonė njė shall ose njė kapuē nė kokė. Ju mund tė pėrdorni edhe ndonj gjė qė ėshtė nė modė, mjafton tu mbajė ngrohtė. Po ashtu shmangni zakonin e keq qė keni pėr tė kaluar duart e ngrira nė ujin e ngrohtė kur jeni duke hyrė nė shtėpi ; asgjė nuk ėshtė mė i keq se ky veprim pėr tė krijuar kokrra gjaku tė ngrira, ēarje duarsh apo plasje tė vogla tė venave tė gjakut..



    9/ Shmangni ngrohjen maksimale Nė kundėrshtim me atė qė mund tė mendohet, mbingrohja ėshtė njė armik : Ajo than ajrin..(mendoni pėr atė kupėn me ujė mbi radiator !) Ajo turbullohet sepse nė tė zhvillohen mikrobet. Pėr mė tepėr , njė shmangie temperature me shumė gradė njėherėsh, ėshtė e vėshtirė tė durohet nga trupi…. Atėhere duhet bėrė pak ngrohje : Nėpėr dhoma temperatura mė e pėrshtatėshme do tė ishte 19 gradė ( mund tė mbani njė triko ose nje jelek) dhe aspak 26 gradė sikundėr tentohet. 10/ Konsultohuni pėr ēdo gjė pa u vonuar…



    10/ Megjithė kėto kėshilla, tė cilat i respektuat nė letėr, ju pėrsėri keni marrė njė rrufė, u janė skuqur bajamet apo ju ka sulmuar njė rinofaringit ? Mos i lini pas dore nėn pretekstin se : « dimėr ėshtė, tė gjithė janė tė sėmurė ». Sėmundja nuk do tė largohet vetė, tė paktėn ju do tė kaloni njė javė tė vėshtirė dhe ē’ėshtė mė e keqja ju do tė infektoni tė gjithė mjedisin qė ju rrethon….. Sapo shfaqen shėnjat e para tė sėmundjes, konsultohuni me mjekun tuaj qė ju trajton, dhe ndiqni trajtimin me rreptėsi ! Kėto kėshilla tė shkruajtura nė letėr do t’ju ndihmojnė tė kaloni dimrin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    12 zgjidhje pėr tė ruajtur formėn

    PĖRMBLEDHJE


    1) Tė bėsh njė jetė mė tė shėndetėshme


    2) Tė respektosh gjendjen ciklike


    3) Tė kryesh pėrvoja fizike


    4) Tė kesh njė ushqyerje tė ekuilibruar


    5) Tė mos abuzosh me ilaēet qė forcojnė funksionet nė organizėm


    6) Tė organizosh jetėn e tė gjitha ditėve


    7) Tė ndėrpresėsh zakonet e kėqia


    8) Tė shmangėsh ērregullimin



    9) Tė shlodhesh nga koha nė kohė


    10) Tė mirėmbash shkathtėsinė e trurit


    11) Tė jesh i dhėnė pas zhvillimit vetjak


    12) Tė hapesh nė shoqėri

    Tė gjithė njerėzit shpresojnė pėr tė ruajtur formėn e cila ėshtė sinonim i njė rinie tė qėnrueshme tė trupit e tė shpirtit. Tė ruash formėn do tė thotė po ashtu tė jesh nė gjendje tė mirė, tė ndihesh mirė me veten, tė kesh njė ekuilibėr fiziologjik dhe psikologjik. Pėr tė arritur kėtu, duhet tė dėgjosh qėnien tėnde, ti japėsh asaj atė qė ėshtė e dobishme pėr zhvillimin e saj dhe tė heqėsh dorė nga ajo qė mund ta dėmtojė atė.


    Ruajtja e formės kalon pėrmes disa zgjidhjesh dhe zakonesh qė duhen pėrshtatur nė jetėn e pėrditėshme ose nė mėnyrė tė rregullt. Bėhet fjalė pėr tė mėsuar tė shquash shėnjat e alarmit qė lėshon trupi dhe pėr rrjedhojė tė veprosh.


    Duke mėsuar dhe duke respektuar ritmet biologjike tė qėnies sonė, ne do tė kemi njė garanci pėr njė gjendje tė mirė shėndetsore si dhe pėr njė gjendje fizike tė veēantė.


    Faqet nė vijim synojnė njė kuptueshmėri shumė tė mirė tė metabolizmit tonė dhe na japin kėshilla pėr tė na ndihmuar ne qė tė ruajmė formėn.



    1) TĖ BĖSH NJĖ JETĖ MĖ TĖ SHĖNDETĖSHME


    Teprimet e ndryshme nė tė ushqyer, nė marrjen e ilaēeve dhe nė aktivitete na lodhin para kohe.


    Njė jetė e pėrditėshme dhe e shėndetėshme ndihmon nė mėnyrė tė konsiderueshme pėr tė ruajtur formėn. Pra duhen parandaluar goditjet nga lodhja e tepėrt duke krijuar ēaste pushimi dhe shlodhjeje.


    Stimulantėt dhe hipnotikėt (ilaēet pėr gjumė) duhen shmangur, sepse kėta ilaēe rrezikojnė sė fundi tė helmojnė trupin tonė.


    2) TE RESPEKTOSH GJENDJEN CIKLIKE


    Ne duhet tė respektojmė gjendjen ciklike tė qėnjes sonė. Pėr tė ruajtur formėn. Ėshtė pra e rėndėsishme tė konformohemi me ritmet e vendosura nga trupi ynė.


    Shkencėtarėt kanė treguar se vigjilenca e njė njeriu luhatet brėnda njė dite dhe kjo ndėrvaret kryekėput nga orėt e zakonėshme tė gjumit. Kėshtu del e nevojshme tė flemė nė mėnyrė tė mjaftueshme dhe tė shmangim orėt e vona tė darkės.



    Ré3) TĖ BĖJMĖ USHTRIME FIZIKE


    Praktika e ushtrimeve sportive kontribuon nė mostkurrjen e muskujve dhe nė ruajtjen njė trupi me kyēe mė tė pėrkulshėm, shkurt nė mirėmbajtjen e formės.


    Shetitjet, noti, vallėzimi, ecja nė kėmbė ose me biēikletė nuk do tė mungojnė tė na forcojnė.



    4) TĖ KEMI NJĖ USHQYERJE TĖ EKUILIBRUAR


    Duhet shmangur ose pakėsuar konsumimin e prodhimeve qė rrezikojnė tė jenė tė dėmshėm pėr shėndetin tonė. Tė ushqyerit duhet tė jetė i larmishėm dhe i ekuilibruar duke i dhėnė pėrparėsi vaktit tė mėngjezit.



    Duhet bėrė kujdes pėr tė gjetur njė pėrmbajtje tė kėnaqėshme nė vitamina, nė elementė mineralė, nė acide tė aminuar dhe sidomos nė magnesium.


    Pėr kėtė ėshtė e nevojshmė tė shtojmė racionin e frutave, perimeve dhe tė pimė me pėrparėsi ujė.





    5) NUK DUHET TĖ ABUZOJMĖ ME ILAĒE PĖRFORCUES



    Ilaēet me famė qė luftojnė kundėr lodhjes dhe tė cilėt janė tė lejuar pėr tė forcuar funksionet e organeve tė organizmit mund ta forcojnė pėrkohėsisht organizmin por nuk duhet abuzuar me ta nė se duam tė kemi njė jetė tė shėndetėshme.



    Pėr tė ruajtur formėn, duhen parashkruar prodhimet dopante, anabolizantėt qė shtojnė masėn muskulore dhe amfetaminėt qė shėrojnė pėrkohėsisht njė gjendje dobėsie.



    Njė gjendje abuzive e kėtyre ilaēeve pjell efekte shkatėrrimtare nė trupin e njeriut.



    6) TĖ ORGANIZOSH JETĖN PĖR TĖ GJITHA DITĖT


    Duke pėrshtatur njė organizim tė mirė tė jetės sė pėrditėshme, duke bėrė, pėr shembull, njė listė me punėt qė duhet tė kryesh gjatė ditės arrin tė kapėsh njė ndjenjė pushimi, qetėsie, dhe tė rinisesh (pėr ēdo veprim) nga njė formė e shkėlqyer fizike



    Ky administrim i kohės e ruan vlerėn me bollėk pėr detyrat e dobishme dhe nuk lejon humbjen e kohės pėr aktivitete qė janė tė padobishme tė cilat vetėm sa e shpenzojnė kohėn tonė.



    7) TĖ NDALOSH ZAKONET E KĖQIA



    Bėhet fjalė pėr tu ēliruar nga zakonet dhe veset e kėqia qė janė tė dėmėshme pėr shėndetin. Duhet gjithashtu tė largohemi nga persona negativė tė cilėt nuk janė pėr asnjė mbėshtetje nė jetė. Kėta nuk janė tė aftė tė na mbėshtesin nė pėrpjekjet tona pėr zhvillim personal dhe pėr ambicjet tona pėr tė shkuar gjithmonė pėrpara me qėllim qė tė ruajmė formėn tonė.


    8) TĖ SHMANGĖSH ĒRREGULLIMIN



    Ērregullimi ėshtė njė nga burimet e stresit dhe na pengon pėr tė ruajtur formėn. Duhet pra tė vendosim rregull rrotull nesh, tė ēlirohemi nga objekltet e panevojshme qė zenė shumė vend nė mjedisin shtėpiak. Pėrveē kėsaj, psikologėt kanė vėrejtur qė personat tė cilėt kanė zakon tė grumbullojnė gjėra pa vlerė mplaken mė shpejt se tė tjerėt. Ata kėmbėngulin tė jetojnė simbolikisht me tė shkuarėn dhe nuk arrijnė tė ndjekin ritmin e kohės sė tanishme.


    9) TĖ SHLODHESH NGA KOHA NĖ KOHĖ



    Seancat e shlodhjes tė largojnė tensionet nervore dhe tė rigjallėrojnė plotėsisht. Mė pas, morali ėshtė i rivitalizuar dhe trupi rifiton njė dinamizėm tė ri. Kushtimi i rregullt i kohės pėr kėta ēaste pushimi pėrmirėson mjaft gjendjen fizike.



    10) TĖ MIRĖMBASH SHKATHTĖSINĖ E TRURIT



    Pėr tė ruajtur formėn ėshtė e nevojshme tė kujdesesh pėr tė pasur njė shpirt vazhdimit tė gjallė. Kjo gjendje fitohet nėpėrmjet leximit tė publikimeve tė ndryshme. Nuk duhet pushuar sė mėsuari sepse jeta na ofron ēdo ditė favore tė reja nė kėtė drejtim.


    Duke provuar tė gjejmė diēka tė re, ēdo ditė, ne mirėmbajmė trurin nė formė mjaft tė mirė dhe nisur nga kjo, krejt trupin.



    11) TĖ JEPESH PAS ZHVILLIMIT PERSONAL



    Nuk duhet hezituar pėr tė rendur pa pushim drejt zgjerimit tė kompetencave dhe pėr tė ecur pėrpara nė planin social dhe profesional. Kėto formime na afrojnė me objektivat tanė dhe na lejojnė paraprakisht pėr ti realizuar ata. Njė dozė e mirė motivimi dhe frymėzimi kontribuon nė konkretizimin e projekteve tė ndryshėm me qėllim qė jeta jonė tė bėhet mbreslėnėse duke na dhuruar ēdo ditė njė formė fizike tė habitėshme.




    12) TĖ HAPESH NĖ SHOQĖRI


    Njė ekzistencė qė u hapet tė tjerėve duke bėrė pjesė nė njė klub, nė njė grup bamirėsish, tė shmang nga vetmia dhe tė lejon tė zgjerosh rrethin e miqėve.



    Kjo sjell njė jetė tė mbushur me dashuri, me miqėsi dhe me gėzim, me ndjenja tė domosdoshme pėr tė mirėmbajtur njė formė tė shkėlqyer fizike.

    PĖRFUNDIM


    Tė ruash formėn kėrkon njė planifikim tė organizimit tė jetės sė pėrditėshme dhe njė mirėmbajtje tė vazhdueshme tė kushtit fizik si dhe tė njė ruajtjeje tė shėndetit. Pėr rezultatin qė fitohet ja vlen mundimi i bėrė. Zakonet e mira fitohen gjatė ditėve nė vazhdim. Duke u pėrshtatur me parashkrimet e rreshtuara nė kėto faqe mund tė arrihet nė rindėrtimin e formės fizike dhe nė ruajtjen e njė rinie shumė tė gjatė paēka se koha rrjedh pambarimisht.


    Duke zbatuar kėto kėshilla ruhet garancia pėr tė mbetur i shėndetshėm dhe i bukur pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė raport me bashkėmoshatarėt tanė tė tė njėjtit brez. Asnjėherė nuk ėshtė shumė vonė pėr tė filluar njė kurė rinimi. Vini nė jetė kėto direktiva tė vlefshėme tė cilat lejojnė tė mirėmbahet trupi dhe shpirti nė njė formė tė tillė e cila do ti habisė tė tjerėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Colomba : 23-11-2010 mė 09:56

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Disa truke pėr tė stėrvitur inteligjencėn tuaj !
    Tė rrisėsh inteligjencėn ? Jo vetėm qė ėshtė e mundėshme por edhe e lehtė pėr tu arritur. Disa praktika mund tė rrisin efikasitetin e neuroneve. Ne do tė tregojmeė nė vijim dhjetė truke pėr stėrvitijen e trurit pa mundim.

    Tė lexosh ēdo ditė



    Leximi i rregullt ėshtė i shkėlqyer pėr inteligjencėn ! Pėrse ? Sė pari sepse : « Sa mė tepėr tė lexosh aq mė tepėr stimulohen neuronet dhe aq mė tepėr krijohen njohje tė reja neuronale » shpjegon Erik Pigani, psikoterapeut. Dhe nė vazhdim, sepse tė lexuarit lejon pasurimin e fjalorit gjė qė mundėson mprehjen e aftėsisė sė tė shprehurit ( kjo quhet inteligjenca verbo-linguistike). mė qartė, pėr tė shprehur shkėlqyeshėm njohuitė tuaja !



    Pėr tė stimuluar inteligjencėn verbale : Lexohet ēdo ditė sidomos rreth ēėshtjeve qė na interesojnė ( pėr tė qenė mė respektues) siē ėshtė piktura, mjedisi, historia…Nė njė ēast tė vogėl sekondar dhe pėr tė vėnė nė veprim njohuritė e arritura, mund tė zbavitemi me ushtrime tė vegjėl nga fjalori : Mėsohemi duke hedhur sistematikisht fjalėn e parė qė na vjen nė mendje pėr tė gjetur njė tjetėr ( xhade pėr rrugė, stof pėr pėlhurė, shumicė pėr turmė…)

    Harrojeni GPS! *⁾



    Duhet tė kemi ndjesinė e orjentimit dhe tė dimė tė gjejmė pikėnisjen pa ndihmėn e hartės… Duke stėrvitur kėtė aftėsi perceptimi tė hapėsirės, pėrmirėsojmė inteligjencėn tonė ! Mė saktėsisht, inteligjencėn e quajtur « spaciale ».



    Pėr tė stimuluar inteligjencėn tonė spaciale: Lemė nė sirtar aparatin GPS ! Ai na i bėn gati tėrė punėn dhe i privon neuronet tona pėr tu nxitur ! Nė vijim, konkretisht, « para se tė shkojmė nga njėra pikė nė tjetrėn, mund tė konceptojmė njė plan pėr tė regjistruar nė kujtesėn tonė rrugėt, pastaj ta sistemojmė dhe tė shkojmė nė tė me guxim. Duhet tė mėsojmė pėr tė gjetur pika referimi (skulptura…). « Tė kapesh pas njė elementi lejon tė rigjesh gjithēka tjetėr », shpjegon Dr. Beatrice Millčtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive.

    *⁾ aparat qė mat koordinatat gjeo-satelitore nė njė pikė ēfardo

    Tė nxitėsh kujtesėn pėr tė punuar



    Sa mė shumė zhvillojmė kujtesėn aq mė tepėr pėrmirėsojmė aftėsitė intelektuale ! Pėrse ? « Sepse kujtesa vė nė lėvizje tė gjithė funksionet kryesore mendore, dhe mirėmban mirėfunksionimin e trurit. Ushtrime tė tė mbajturit mend bėjnė pėrgjithėsisht pjesė tek bateritė e testeve tė inteligjencės » thekson Erik Pigani, psikoterapeut.



    Pėr tė stimuluar kujtesėn tuaj : « Punoni sipas gjendjes nė tė cilėn ndodheni nė vend qė tė organizoni lojra qė nxisin kujtesėn », rekomandon Dr. Betarice Millčtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive. « Mė qartė, duhet rikaluar nė kujtesė gjithēka qė keni bėrė gjatė ditės dhe kėtė ta bėni pėr njė interval kohor ēdo ēerek ore. E rėndėsishme ėshtė ti kushtoni vėmendje gjithēkaje qė na rrethon. Vėmendja pamore dhe dėgjimore ėshtė etapa e parė e regjistrimit nė kujtesė » Tė tjera ushtrime : tė mbash pėrmenėsh listėn e garave sportive nė vend qė ta shėnosh nė njė bllok, tė kujtohesh pėr tė gjithė emrat e personave qė ke ndeshur gjatė njė dite...

    Tė kultivojmė ndjenjėn e kritikės



    Tė ruajmė ose tė zhvillojmė frymėn e kritikės, aftėsinė tonė pėr tė reflektuar dhe pėr tu tėrhequr kur gabojmė, pėrmirėson inteligjencėn », shpjegon Dr. Beatrice Millčtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive. Kjo kėrkon aftėsi arėsyetimi, pra qelizat gri!



    Pėr tė nxitur frymėn kritike dhe aftėsitė e arėsyetimit : Ėshtė e thjeshtė, mjafton tė mos kėnaqemi mė me : « Nė se e ka thėnė televizori atėhere ėshtė e vėrtetė ». Duhet pyetur sidoqoftė : « Prej nga vjen ky informacion ? Kėta fondacione a janė tė besueshme ? » Mė qartė, nuk duhet tė pėrzgjedhim me lehtėsi ēdo gjė qė na thuhet si e vėrtetė ; duhet tė kėrkojmė shpjegime pėr tė kuptuar pėrse-nė dhe si-nė ?

    Tė jemi gjithnjė kuriozė



    Tė qėnit kurioz pėrbėn njė nga motorrėt e inteligjencės ! Pikėrisht duke vėzhguar, duke lexuar, duke bėrė pyetje, ne nxisim trurin pėr tė zhvilluar aftėsinė tonė pėr tė zgjidhur problemet, tė pėrpunojmė strategji, tė gjejmė zgjidhje dhe ti ballafaqojmė ato me tė tjera ! « tė jesh i interesuar dhe tė kesh njė mendje tė hapur nxit mjaft aftėsitė intelektuale se sa tė kėrkosh tė jesh vazhdimisht i pranishėm nė njė fushė tė vetme duke mėsuar ēdo gjė pėrmendėsh », shpjegon Dr.Béatrice Millźtre, psykologe dhe specialiste e terapisė konjitive. Pėr tė qenė kurioz dhe pėr tė nxitur aftėsitė intelektuale: Konkretisht nė se interesohesh pėr histori, duhet lexuar libra, duhet vizituar kėshtjella, duhet dėgjuar emisione kulturore mbi kėtė ēėshtje... « Ky ėshtė njė angazhim i thelluar i cili krijon zinxhirė neuronalė tė qėndrueshėm », thekson Erik Pigani, psikoterapeut.

    Tė flesh 6-10 orė pėr ēdo natė



    Gjumi ėshtė njė elemėnt mjaft i rėndėsishėm pėr tė optimizuar efikasitetin e neuroneve tona ! Dhe kjo pėr dy arėsye. Njė, “Kur njeriu flė, pėrsėritet dita e shkuar, theksohet kėshtu gjurma mnesike e gjithēkaje qė kemi bėrė” shpjegon Dr Béatrice Millźtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive. Shkurt, ndėrmjet tė tjerave, punohet me kujtesėn. Dy, “kur flihet mjaftueshėm kemi mė tepėr lehtėsi pėr ta vėnė trurin nė punė". kėrkues amerikanė kanė demonstruar pėrveē tjerash nė shkurtin e kaluar rolin e gjumit tė shkurtėr nė mesditė nė pėrmirėsimin e aftėsive neuroconjitive.



    Pėr tė fjetur mirė : Duhet tė respektojmė gjumin tonė, dmth nuk duhet ta shtyjmė orėn e gjumit nė se ndihemi tė lodhur, tė biem pėr tė fjetur dhe tė ngrihemi nga shtrati nė orare tė rregullt, tė shmangim vaktet e ngrėnies me bollėk dhe ushqimet nxitės (kafe, sodė...) nė darkė, dhe tė njohim nevojat pėr gjumė ( moshė e rritur : nga 6 nė 10 orė).

    Tė zgjidhim fjalėkryqe dhe sudoku



    Problemet e matematikės nuk kanė qenė asnjėherė pika jote e fortė ? Mos t’ju zerė paniku! Truri juaj nuk ėshtė mė pak pjesmarrės! « Inteligjenca logjike punon. Nė se nuk je i pajisur me kėtė inteligjencė, nuk do tė thotė se tė mungon, por nuk e ke vėnė nė punė sa duhet » shpjegon Dr Béatrice Millźtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive. « Ēdo gjė ėshtė thjesht ēėshtje stėrvitore »



    Pėr tė nxitur logjikėn vetjake: "bėhen 1, 2, 10, 50 sudoku ose fjalė kryqe dhe ndėrsa fillon ti pėrsėritėsh, logjika fillon tė depėrtojė", kėshillon specialisti. Po ashtu edhe lojrat me strategji janė gjithashtu teknika tė mira pėr tė stėrvitur logjikėn ! Pėrsa u pėrket llogaritjeve pėrmendėsh " ky veprim mund tė mirėmbajė inteligjencėn logjike tė njė personi i cili e ka zhvilluar mirė atė. Pėr tė tjerėt ai nuk mjafton ".

    Tė kultivojmė mardhėniet shoqėrore



    Familje, miq.... "tė mirėmbash lidhjet shoqėrore do tė thotė tė stėrvitėsh inteligjencėn", shpjegon Erik Pigani, psikoterapeut. "Kjo ėshtė e domosdoshme pėr njė funksionim tė mirė tė trurit dhe zhvillimin e inteligjencės sociale." Zhvillohen kėshtu aftėsitė e pėrshtatjes nė funksion tė individėve, por krijohet nė kėtė mėnyrė njė rrjet i cili siguron dhe lejon inteligjencėn tė zhvillohet. Mungesa e reperėve dhe e besimit ėshtė vdekjeprurėse pėr aktivitetin neuronal.



    Pėr tė stimuluar inteligjencėn shoqėrore : "Duhet vepruar me mend dhe jo me egoizėm. Duhet tė jemi tė vėmendshėm karshi tė tjerėve, tė pėrpiqemi tė kuptojmė se pėrse ata veprojne nė kėtė apo atė mėnyrė para se tė paraqesin njė mendim vetjak", kėshillon Dr Béatrice Millźtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive.

    Tė dėgjojmė intuitėn tonė



    Tė kemi besim tek vetja ėshtė esenciale pėr zhvillimin e inteligjencės. Pėrse ? Sepse kjo gjė merr pjesė nė forcimin e aftėsisė pėr tė qenė nė dėgjim tė vazhdueshėm tė emocioneve tona, tė instinktit tonė, tė njohurive tona intuitive. Kjo aftėsi (mjaft e rrallė sepse ėshtė pak e stėrvitur) korrespondon me inteligjencėn e quajtur "intuitive", "ndėrpersonale" ose akoma "emocionale". Ajo lejon tė bėjmė zgjedhje tė shpejta, tė marrim vendime pa qenė tė detyruar ti kalojmė njė herė nėpėrmjet refleksionit. Pėr tė nxitur inteligjencėn tonė intuitive: " Lojrat televizive janė njė ushtrim mjaft i mirė pėr tė mėsuar se si besohet nė aftėsitė tona intelektuale. shpjegon Dr Béatrice Millźtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive.. Ato kėrkojnė pėr mė tepėr pėrgjigje tė shpejta...

    Ti japim pushime tė shpeshta trurit !



    Pėr tė pėrmirėsuar aftėsitė tona intelektuale, mė mirė vlen tė mos e ngarkojmė sė tepėrmi dhe nė mėnyrė tė padobishme trurin tonė ! Pėr tė qenė mė tė qartė rreth kėsaj pike, ėshtė e rėndėsishme tė nėvizojmė ēastet e mbingarkesave mendore me qėllim qė tė bėjmė menaxhimin e saj. " Zakonisht nuk jemi nė gjendje tė themi saktėsisht se nė ēfarė pike truri ynė ka nevojė pėr tė pushuar, nė sa minuta pushim ai mund tė rikthehet nė gjendje burimore pėr ti rivendosur idetė nė vendet e tyre, pėr tė reflektuar nė gjendje tė lirė, pėr tu endur andej-ketej, shpjegon kėshtu Erik Pigani, psikoterapeut. Pėr tė zbrazur trurin: Ka shumė teknika pėr tė mėsuar boshatisjen ! Mund tė bėhet njė pėrēapje 20 minutėshe duke u pėrqėndruar rreth frymėmarrjes sonė, tė ngadalėsojmė lėvizjet tona nė maksimumin e mundshėm, tė pėrqėndrohemi nė vendin e qėndrimit dhe lėvizjet tona, tė shkruajmė pa reflektuar gjithēka qė na shkon ndėr mendje ose akoma ...tė meditojmė !

    Ushqime qė tė bėjnė intelligjent



    Pėr tė qėnė nė krye tė cilėsive intelektuale, duhet tė ushqejmė mirė trurin tonė. Konkretisht, pėr kėtė qėllim zgjedhen ushqimet e mėposhtėme :



    - Peshk (sidomos salmon, ton ose akoma sardele) tė pasur nė omega 3, nė yndyrna tė mira qė mbrojnė qelizat trunore dhe lehtėsojnė transmetimin e informacioneve ndėrmjet neuroneve.



    - Fruta dhe perime sepse ato pėrmbajnė antioksidantė tė cilėt kufizojnė mplakjen neuronale.



    - Fruta me zhguall tė fortė ( bajamet, lajthitė, arrėt, kikirikėt) tė pasur nė proteina dhe nė vitamina E qė favorizojnė funksionin e trurit.



    - Prodhime niseshteje dhe bukė komplet, sepse janė burime tė rėndėsishme glukoze, karburanti esencial pėr trurin ( ai konsumon prej tij 120 gr. nė ditė).



    - Prodhime tė papėrpunuara, vezė dhe mėlēi tė cilat shquhen pėr pėrmbajtjen e vitaminės B. Ato luajnė njė rol nė sintezėn e neurotransmetorėve dhe transmetimin e influksit nervor.

    Lojra video pėr stėrvitjen e trurit : A janė efikase ?



    Stėrvitje speciale e trurit QI, kujtesė speciale... Shumė lojra video mburren se mund tė stėrvisin inteligjencėn. A duhet tu besojmė ? "Ėshtė e vėrtetė se ato mund tė zhvillojnė njė farė forme logjike, por kjo ėshtė mė tepėr pėrshtatje se sa inteligjencė", pėrgjigjet Dr Béatrice Millźtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive. Kėshilla e saj: "Mund tė jetė me interes ti pėrdorėshpor ėshtė akoma mė interesante tė stėrvisim aftėsitė tona intelektuale ēdo ditė nė mėnyrė natyrale, nė vend tė mėnyrave artificiale." Sipas studimit tė Prof. Alen Ljėri, specialist nė psikologjinė konjitive, metoda e famėshme e ripėrtėritjes celebrale e prof. Kaėashima-s nuk do tė kishte asnjė efekt pozitiv tė shquar nė drejtim tė aftėsive tė arėsyetimit ose tė kujtesės (studim i realizuar me fėmijė dhe i botuar nė dhjetor 2008).

    Njė QI e lartė a mund tė jetė njė provė inteligjence ?



    "QI-ja nuk ėshtė as njė masė cilėsore inteligjence dhe as njė raport « performance » e trurit tonė", shpjegon Erik Pigani, psikoterapeut. Pikėrisht sepse "ajo nuk mund tė pėrgjigjet pėr tė gjitha inteligjencat tona, as pėr tė gjitha aftėsitė tona. Pėrveē tė tjerave, inteligjenca ėshtė njė ēėshtje stėrvitjeje, dhe nė se ne bėjmė testin e QI dhjetė herė rresht, tė nesėrmen gdhihemi tė shurdhėr", shpjegon Dr Béatrice Millźtre, psikologe dhe specialiste e terapisė konjitive. Pėr tu shėnuar: Testi i parė i QI u zhvillua mė 1905 nga psikologu francez Alfref Binet.

    Ēfarė ėshtė inteligjenca ?



    Edhe sot nė 2010, inyteligjenca ngelet njė nocion shumė i vėshtirė pėr tu pėrkufizuar. Filozofė, psikologė dhe neurobiologjistė janbė vėrtitur rreth tij, qysh prej shumė vitesh, dhe nuk kanė arritur nė njė pėrkufizim pėrfundimtar universal. Pėr Ēarl Spirmėn (1860-1945), psikolog anglez, inteligjenca ėshtė e pėrgjithėshme. Seicili ėshtė i pajisur pak a shumė me tė, sipas pėrmbajtjeve. Pėr Rejmond Katel (1905-1998), ajo ėshtė « e lėngėshme » ( aftėsia pėr refleksion, pėr pėrshtatje, dhe pėr tė mėsuar) ose “ e ngurtė” (Njohuri, pėrvojė, aftėsi pėr tė regjistruar nė kujtesė). Pėr Robert Stemberg ( lindur mė 1949), psikolog amerikan, ajo ėshtė analitike ( e matur prej QI), krijuese ose praktike. Pėr Houard Gadnė ( lindur mė 1943), inteligjenca merr 8 forma: verbale, logjiko-matematike, spaciale, kinestezike ( nga trupi), ndėrvetjake, muzikale, natyraliste.

    Burimet e literaturės sė pėrdorur:
    - Boostez votre intelligence, Erik Pigani, ed. Solar, 2008 - Un cerveau tonique pour la vie, Sélection du Reader's Digest, 2009 - Stimulez votre cerveau, James harrison et Mike Hobbs, Hachette Pratique, 2010 - Petit guide ą l'usage des gens intelligents qui ne se trouvent pas trčs doués, Dr Béatrice Millźtre, Payot, 2007.

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    faleminderit Colomba

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    mbase 27 vjeteve dhurata ?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    DISA KESHILLA PER TE MUNDUR PERFUNDIMISHT STRESIN!

    1) Tė dish tė vlerėsosh veten;

    2) Tė kesh mendime pozitive dhe vetbesim;

    3) Tė mos vetėfajsohesh;

    4) Ti kapėrcesh pengesat e brėndėshme;

    5) Tė vetizolohesh herė pas here ;

    6) Tė dish tė pėrqėndrohesh ;

    7) Tė largosh tensionin e brėndshėm ;

    8) Tė shkėputesh nga sensi i madh i detyrės ;

    9) Tė bėsh sport ;

    10) Tė luftosh kundėr ērregullimeve tė gjumit ;

    11) Tė kesh njė ushqyerje tė shėndetėshme ;

    12) Tu japėsh hapėsirė ndryshimeve tė rėndėsishme nė mėnyrėn e tė jetuarit ;

    13) Tė privilegjosh mjekėsinė nėpėrmjet bimėve;

    14) Tė marrėsh kėnaqėsi nga jeta.

    -----

    Shoqėria modernizohet nga dita nė ditė dhe teknologjia nuk ndalet sė ecuri pėrpara.Kjo ecuri e shpejtė na sjell, sigurisht shumė pėrparėsi nga tė cilat ne pėrfitojmė ēdo ditė, por na vė detyrė gjithashtu tė shpejtojmė mė shpesh dhe nė mėnyrė tė paparashikueshme ritmin e jetės sonė.Ne iu jemi nėnėshtruar shumė kėrkesave dhe nevojave. Zhvillimi i mjeteve tė udhėtimit na bėn tė ndėrgjegjėsohemi pėr ngjarje tė ndryshme qė trondisin bptėn dhe shoqėrinė.

    E gjithė kjo bėn qė tė shtohen makthet tona, ankthi ynė dhe nuk kemi aq kohė sa ta rregullojmė gjendjen tonė. Konstatimi ėshtė bėrė qė sistemi bashkėkohor na imponon njė rėnie qė shkon nė drejtim tė kundėrt tė natyrės dhe kjo ėshtė pikėrisht burimi i stresit.

    kėshtu pra, ta zotėrosh dhe ta administrosh kėtė dobėsi tė brėndėshme kjo pėrbėn njė pėrpjekje fisnike tė vėrtetė

    Ja pra kėshillat qė kemi synuar tu japim pėr tė zoteruar stressin.



    1) Tė dish tė vlerėsosh veten;

    ussir Éditions

    Ėshtė fjala pėr tė pasur njė vizion tė ri mbi veten dhe mbi mjedisin rrethues. Kjo i jep zemėr punės sė nisur dhe vlerėson atė qė po ndėrmerr. Duke pranuar atė qė je nė fakt, nuk ke pėrse harxhon nė mėnyrė tė padobishme energji duke dashur tė tregohesh ndryshe.

    Kėshtu ndihesh krejt mirė dhe e kursen veten karshi stressit tė pėrditshėm.



    2) Tė kesh mendime pozitive dhe vetbesim;

    Mos u vono jashtė mase duke menduar mbi vėshtirėsitė e ekzistencės. Njė besim i plotė pėr njė tė ardhme mė tė mirė lejon tė kalosh tė gjitha pengesat, tė pėrballesh me problemet nė njė mėnyrė racionale dhe tė ngjisėsh tė pėrpjetėn e jetės. Duhet mposhtur ndjenja e frikės dhe tė mos bluash mendime negative. Kjo metode jep mundėsinė pėr tė larguar stressin.



    3) Tė mos vetėfajsohesh;

    Njė ndjenjė e vetėfajsimit nuk mungon tė pjellė stresse. Duke u nisur prej kėtij momenti, duhet ndryshuar vėshtrimi qė ke mbi veten tėnde dhe tė mos vetėdiskreditohesh mė.

    Kjo shpie nė njė vlerėsim mė tė mirė tė vetes, tė bėn tė rifitosh besimin tek vetja, gjė qė lejon, nė vijim, tė mendosh dhe tė veprosh nė njė mėnyrė mė tė pėrmbledhur dhe mė konstruktive.



    4) Ti kapėrcesh pengesat e brėndėshme;

    Shumica e pengesave janė tek ne vetė. Duhet bėrė njė autokritikė pėr ti pėrcaktuar ato me qėllim qė ti ēlirojmė nga vetja jonė. kėto kundėrshti qė gjenden brėnda nesh, kufizojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme veprimet qė ne ndėrmarrim dhe na pengojne shumė nė arritjen e objektivave tanė. Nė vijim ne do tė kemi zbulime tė paparshikueshme mbi kapacitetin vetjak dhe mbi forcėn e brėndėshme tė burimeve qė ne kemi.

    ssir Éditions

    5) Tė vetizolohesh herė pas here ;

    Momentet e izolimit do tė shėrbejnė pėr tė vendosur pikat mbi « i » pra pėr tė vėnė nė vend gjėrat dhe pėr tė na ndarė ne nga bota e jashtėme. Kėta ēaste meditimi dhe pėrqėndrimi tė thellė do tė na mėsojnė ne tė drejtojmė emocionet tona pa qenė nevoja ti ndrydhim ato.

    Kjo metodė ėshtė mjaft efikase pėr tė larguar dhe drejtuar stressin. Pas seancave tė tilla ne do tė rigjendemi tė shtendosur dhe do tė provojmė njė ndjesi tė madhe mirqėnieje.



    6) Tė dish tė pėrqėndrohesh ;

    Mungesa e pėrqėndrimit pėrbėn gjithashtu njė nga burimet e stressit pėr arėsye se mospėrqėndrimi ndrydh nė mėnyrė tė kosiderueshme pėrpjekjet tona nė njė punė tė marrė pėrsipėr. Bėhet fjalė pėr tė rigjetur njė ekuilibėr psikologjik pėr tė arritur tė rigrupojmė tė gjitha energjitė tona dhe tė inkurajojmė kėshtu vullnetin tonė tė sipėrmarrjes e tė krijimtarisė.





    7) Tė largosh tensionin e brėndshėm ;

    Duke frenuar impulset tona dhe duke mos guxuar tė shprehim hapur atė qė mendojmė ne do tė ndjejmė njė zemėrim tė pėrhershėm tė shoqėruar me ndjenjėn e padrejtėsive qė na bėhen. Ėshtė pra e rėndėsishme tė themi hapur se ēfarė mendojmė me qėllim qė ti japim fund tensioneve tė brėndėshme qė bėhen shkak pėrgjithėsisht pėr burime stressi.



    8) Tė shkėputesh nga sensi i madh i detyrės ;



    Njė ndjenjė e detyrės e zmadhuar deri nė ekstrem bėhet mjaft shtėrnguese duke na ekspozuar ndaj presioneve tė cilėt shpesh janė tė padurueshėm.



    Duhet pra nga koha nė kohė tė ēlirohemi nga disa detyrime mjaft shtypėse, tė kėrkojmė se ēfarė na sjell kėnaqėsi dhe jo ti ankohemi gjithė botės.



    9) Tė bėsh sport ;



    Sporti ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė shkundur stressin. Tė ushtrohesh rregullisht ėshtė njė mjet shumė i rekomanduar sepse ai na bėn mė pak tė ndjeshėm nga dridhjet e stressit tė jetės sė tė gjitha ditėve. Megjithatė qė metoda tė jetė e efektėshme dhe qė ajo tė na japė tė mirat e pritura, ėshtė e nevojshme ta praktikojmė shpesh atė.



    10) Tė luftosh kundėr ērregullimeve tė gjumit ;

    Mungesa e gjumit pėrbėn njė nga faktorėt qė pjellin stressin dhe shqetėsimet gjatė gjumit. Nė fakt duhet ta respektojmė organizmin tonė dhe ti pėrshtatemi ritmit tė tij natyror. Njė mosbindje ndaj rregullave tė natyrės shpie padyshim nė mosfunksionimin e rregullt tė kapaciteteve tona fizike dhe mendore.



    11) Tė kesh njė ushqyerje tė shėndetėshme ;

    Mėnyra e tė ushqyerit luan njė rol tė madh nė shėndetin tonė. Njė ushqyerje e shėndetėshme dhe e ekuilibruar ndihmon pėr ta rimarrė veten shpejt pas njė lodhje ose pas njė fillim stressi dhe pėrmirėson ndjeshmėrisht kushtin tonė fizik dhe tė ndjerit mirė nė mėnyrė tė pėrditėshme.

    Kėshtu, pėr tu nisur me kėmbė tė mbarė, kėshillohet ti jepet njė rėndėsi e veēantė vaktit tė mėngjezit i cili duhet tė jetė njė vakt i vėrtetė qė na lejon tė pėrballemi qetėsisht me ditėn qė sapo ka filluar.



    12) Tu japėsh hapėsirė ndryshimeve tė rėndėsishme nė mėnyrėn e tė jetuarit ;

    Trupi ynė dhe truri ynė nuk mund ti pėrshtaten ndryshimeve shumė tė shpejta tė transformimit tė jetės ose tė ngjarjeve tė rėndėsishme. Pėr kėtė shkak ata mund tė shfaqin njė grumbullim stressi. Ėshtė e nevojshme tė vėzhgohet njė moment pushimi ndėrmjet rrethanave tė ndryshme me qėllim qė stressi tė ketė kohė pėr tu pėrthithur.



    13) Tė privilegjosh mjekėsinė nėpėrmjet bimėve;



    Disa bimė janė mjaft tė njohura pėrvetitė shėruese tė stressit. Nė pėrgjithėsi ato nuk shfaqin asnjė efekt anėsor, sikundėr ndodh me ilaēet e tjerė farmaceutikė.

    Megjithatė ėshtė e arėsyeshme tė kėshilloheni me njė specialist me qėllim qė tė pėrdorni ato bimė tė cilat i pėrshtaten metabolizmit tonė. Nga ana tjetėr njė banjė e mirė me vajra esencialė jep rezultate spektakolare nė luftėn kundėr stressit.



    14) Tė marrėsh kėnaqėsi nga jeta.

    Nga koha nė kohė duhet ti jepni ēaste tė kėndėshme vetes suaj, tė bėni atė qė ju pėlqen. Ēastet e shlodhjes nuk duhen shmangur sepse ata shėrbejnė pėr tė na rifreskuar energjite dhe pėr tė na ēelur burime tė rinj energjie.



    PĖRFUNDIM

    Ēdokush mund tė arrijė tė ndryshojė jetėn e vet duke respektuar mjetet qė tė ēlirojnė nga stressi. Duke ndjekur metodikisht kėshillat tė radhitura nė kėto faqe, mundet tė zotėrohet plotėsisht kjo sėmundje moderne dhe vėshtirėsitė e kapėrcyera nuk do tė jenė veēse njė valė kujtimesh nga e kaluara. Drejtimet e dhėnė do t’ju sjellin jo vetėm njė lehtėsim tė dukshėm, por me kalimin e kohės, personaliteti juaj do tė gjendet nė njė formė krejt tė lulėzuar.

    Njė zbatim metodik lejon tė kontrollohet stressi pėr njė afat tė gjatė dhe tė shpėtoni pėrfundimisht nga kjo e keqe e cila tė gėrryen pėrbrenda nė kėtė fillim tė shekullit tė 21-tė.



    Faleminderit pėr leximin tuaj.

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar mė parė nga Colomba Lexo Postimin
    DISA KESHILLA PER TE MUNDUR PERFUNDIMISHT STRESIN!

    1) Tė dish tė vlerėsosh veten;

    2) Tė kesh mendime pozitive dhe vetbesim;

    3) Tė mos vetėfajsohesh;

    4) Ti kapėrcesh pengesat e brėndėshme;

    5) Tė vetizolohesh herė pas here ;

    6) Tė dish tė pėrqėndrohesh ;

    7) Tė largosh tensionin e brėndshėm ;

    8) Tė shkėputesh nga sensi i madh i detyrės ;

    9) Tė bėsh sport ;

    10) Tė luftosh kundėr ērregullimeve tė gjumit ;

    11) Tė kesh njė ushqyerje tė shėndetėshme ;

    12) Tu japėsh hapėsirė ndryshimeve tė rėndėsishme nė mėnyrėn e tė jetuarit ;

    13) Tė privilegjosh mjekėsinė nėpėrmjet bimėve;

    14) Tė marrėsh kėnaqėsi nga jeta.
    Tek kjo liste do vecoja piken 9 dhe 11: menyra e te ushqyerit dhe sporti jane kryesore.

    Keshilla te vlefshme Colomba

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga broken_smile Lexo Postimin
    Tek kjo liste do vecoja piken 9 dhe 11: menyra e te ushqyerit dhe sporti jane kryesore.

    Keshilla te vlefshme Colomba
    Faleminderit Broken _smile; uroj te te bejne happy smile keshillat e mia,qe dua ta precizoj nuk jane te miat,une thjesht i kam perkethyer e pershtatur ne shqip.jane marre nga Réussir Éditions.http://www.reussir-editions.fr/

  9. #9
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar mė parė nga Colomba Lexo Postimin
    Faleminderit Broken _smile; uroj te te bejne happy smile keshillat e mia,qe dua ta precizoj nuk jane te miat,une thjesht i kam perkethyer e pershtatur ne shqip.jane marre nga Réussir Éditions.http://www.reussir-editions.fr/
    Flm Colomba Ska problem qe nuk jane te tuat, jane gjera te thene e te sterthena por qe gjithmone ia vlen te rikujtohen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •