Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    wake up&smell the roses Maska e Era-R
    Anėtarėsuar
    16-11-2010
    Vendndodhja
    Home is where your heart is
    Postime
    275
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    A do kishte shkuar njeriu pas te keqes po mos ta kishte krijuar te keqen Zoti ?

    Kush eshte i keqi ketu ? Ai qe e krijoj te keqen apo njeriu qe ju imponua e keqja ?
    Ne asnje moment nuk u shpreha qe neve na eshte imponuar e keqja,perkundrazi,Zoti na ka terhequr vemendjen shume qe te mos shkojme pas saj,madje na e ka treguar edhe rrugen se si te ruhemi,keshtu qe Ai e ka bere te veten.Sa per krijimin e saje.Zoti eshte i plotfuqishem qe do te thote qe nuk ka asgje qe ai nuk mund ta beje.Ai ka krijuar erresiren qe te na beje tia dime vleren drites, ka krijuar dimrin si kontrast i veres,te ngrohtet dhe te ftohtet,etj,ddhe nder to jane edhe e mira dhe e keqja.Ka krijuar te keqen qe te jemi ne gjendje ti vleresojme miresite.pra qe te mesojme te jemi mirenjohes,falenderues,dhe te kontribuojme ne cdo moment per miresine,dhe jo te ndjekim te keqen
    Ska rėndėsi se sa shpejt vjen e keqja,sepse e mira ėshtė gjithmonė njė hap pėrpara

  2. #12
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Era-R Lexo Postimin
    Ne asnje moment nuk u shpreha qe neve na eshte imponuar e keqja,perkundrazi,Zoti na ka terhequr vemendjen shume qe te mos shkojme pas saj,madje na e ka treguar edhe rrugen se si te ruhemi,keshtu qe Ai e ka bere te veten.Sa per krijimin e saje.Zoti eshte i plotfuqishem qe do te thote qe nuk ka asgje qe ai nuk mund ta beje.Ai ka krijuar erresiren qe te na beje tia dime vleren drites, ka krijuar dimrin si kontrast i veres,te ngrohtet dhe te ftohtet,etj,ddhe nder to jane edhe e mira dhe e keqja.Ka krijuar te keqen qe te jemi ne gjendje ti vleresojme miresite.pra qe te mesojme te jemi mirenjohes,falenderues,dhe te kontribuojme ne cdo moment per miresine,dhe jo te ndjekim te keqen
    Ka, ka. Nuk mundet ta bej per shembull veten. Zoti nuk mund te linde veten. Apo nje Zot te dyte.
    Mos u fut ne qorrsokake, thuaj thjesht se beson sepse ashtu te pelqen, e mos fillo te "arsyetosh" apo "argumentosh" gje, se atehere tregon se nuk beson fare.

    Nuk e ka krijuar Zoti erresiren. Erresiren e kane krijuar jashtetokesoret.
    Ta shohim me cilat "argumente" apo prova do te mohosh mendimin tim.
    He, cilat fakte e argumente i ke per ate se Zoti ka krijuar erresiren ne krahasim me ate se jashtetokesoret e kane krijuar?
    Me cilin fakt deklarohet njera perralle "fe" ose "fjale e Zotit" e tjetra perralle hedhet poshte?

  3. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga kushjam Lexo Postimin
    E ata qe jan mos besimtar qka bejn ?si ti dhe qino
    Asgje tjeter, pos te tentojne te thyejne te gjitha rekordet e kaurresise deri sot. Une per shembull nuk ndalem para se di qe sa here do permendet fjala kaurr, te mendohet ne mua.

    Pa kaurra si une Kurani del i gjymte. Sepse ndoshta 30% te ajeteve flasin per kaurra. Si jane ata, si duhet te trajtohen ata, cfare kane bere, cfare do te bejne. Paramendo sikur te mos kishte kaurra fare. Do beheshin 30% te "librit te Zotit" te kota.

    Ne fakt duhet te luteni qe te ekzistojne kaurret. Por kujt t'i them. Komunikimi ka dy elemente themelore: Ne dy skajet e tij duhet te kete njerez. Jo neandertala.

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Chino
    Flm per pergjegjen, edhe pse m'duket i ke kaluar temes per skaj.

    Me vjen mire qe e pranon argumentin e kontradiktes kur eshte ne pyetje feja. Ka njerez, te cileve "Zoti i madh" u ben aq shume hije sa qe s'e shohin kete argument fare. Mirepo nese thua se denimi i Zotit do ishte kontradikte, atehere a nuk eshte konkradikte, kur Zoti kercenon mosbesimin me dergim ne Ferr, zjarr te perhershem e tjera? Ndoshta do thuash: Po keto denime i perkasin botes tjeter, asaj qe feja ime e quan si te tille. Po une per kete rast do te kunderpergjigjesha: Mire, atehere perse Zoti denon apo meson besimtaret te denojne ata qe s'i pranojne fene? A nuk eshte ky nje "imponim" ne kuptim tendin? A nuk eshte kjo ajo kontradikta, te cilen ti me te drejte thua qe s'guxon te kete?

    Tjerat qe ke thene kane pelqimin tim. Jane mendime te permbyllura, nuk kane nevoje per zgjerim timin, dhe nuk kontribojne - te pakten jo drejtperdrejt - ne pyetjen e temes. Kemi vlere qe nuk pranojme te preket nga askush, as nga ajo te cilen feja na servon si fjale te Zotit?
    Perseri do doja t'i kthehesha dhe njehere asaj qe thashe qe Jezus Krishti kreu nje revolucion te madh dhe te heshtur ne lidhje me botekuptimin e njerezve per Zotin, per mekatin dhe Ferrin.Shpeshhere ka pasur kunder-revolucione qe kane dashur ta kthejne prapa kete qe solli Ai. Nje nga keto kunder-revolucione ka qene dhe Islami.Eshte tendenca e njeriut qe ta konceptoje Zotin si nje kopje te vetvetes. Dhe kjo gje eshte shfrytezuar mire nga liderat e kombeve per t'i mbajtur ato te nenshtruar duke ju paraqitur nje Zot hakmarres qe nuk fal kollaj.

    Jezusi e paraqiti Zotin si nje AT te dhembshur qe kerkon qe ne te jetojme ne pranine e Tij. Vete largimi nga kjo prani eshte FERRI dhe DENIMI qe ne (dhe jo Zoti) i japim vetes.Kete e paraqiti shume bukur me shembelltyren e dy djemve ku njeri prej tyre u largua nga prania e te atit dhe perfundoi si rrites derrash. Ky eshte denimi qe ky djale i dha vetes. Ndersa babai i tij priste qe biri i tij te kthehej dita-dites.

    Pra nqs Zoti nuk denon me Ferr, por jemi ne ata qe e denojme veten tone me Ferr duke jetuar larg Tij. Nqs ky Zot pra nuk denon, kush tjeter do guxoje te denoje ne emer te Tij???

    Ne Bibel ka nje shembelltyre tjeter, shume te bukur.
    Kur dy gra ishin duke fjetur ne nje dhome bashke me femijet e tyre dhe njeres prej tyre i vdiq femija. Ato shkuan tek mbreti duke pretenduar te dyja se femija qe ishte gjalle ishte i tyre. Mbreti nuk dinte kujt t'i jepte te drejte. Ndaj, per ta prvovuar zemren e nenes, u tha: Femijen do e ndajme per gjysem dhe secila le te marre gjysmen.
    Njera prejt tyre ra dakord, ndersa tjetra tha qe me mire le ta marre ajo tjetra femijen se sa ta ndash pergjysem. Mbreti e kuptoi se kjo ishte nena e vertete.
    Kjo nene ne vetvete simbolizon zemren e Zotit. Ai kurrsesi nuk deshiron qe ne te na beje keq duke na denuar. AI deshiron vetem sherimin dhe jeten tone. Ai deshiron qe ne te jetojme ne pranine e Tij dhe jo te vdesim ne pranine e mekatit. Mekati eshte vete denimi qe ne i japim vetes. Zoti ndjen kenaqesi ne sherimin e kesaj plage.

    Ai i ngjet pelikanit qe can zemren e tij per te ushqyer me gjak te vegjlit e vet te cilet rrezikojne te ngordhin kur i kafshon gjarpri....

    Ka shume, shume, shume per te folur per kete....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 22-11-2010 mė 13:28
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Pra nqs Zoti nuk denon me Ferr, por jemi ne ata qe e denojme veten tone me Ferr duke jetuar larg Tij. Nqs ky Zot pra nuk denon, kush tjeter do guxoje te denoje ne emer te Tij???
    Mendoj se eshte gabim te pyetet "kush tjeter guxon te na denoje?" Duhet te pyetet: Perse denimi? Nese Zoti eshte i sigurt ne planin, ne vepren e tij, perse kercenimet? Keto e vejne besimin ne nje drite negative. Sepse atehere secili besimitar potencialisht nuk eshte besimtar fare por "beson" per t'ju shpetuar denimeve. Besimi del si produkt dhune. Si ajo plaka qe jep parate pasi ia ke drejtuar revolverin.

    Pastaj Zoti ketu vepron edhe kunder vete filozofise se Krishtit, te cilen ti me te drejte e quan "revolucion i heshtur". Krishti nuk predikonte denime. Por bindje. Ata qe binden besojne, ata qe s'binden, nuk "shijojne" te mirat qe sjell pas vetes te qenurit besimtar, dhe me kaq mbaroi. Kjo eshte pune per ta, s'ka vend per kercenime, Ferr, zjarr te madh, etcetera. Keshtu qe para se te pyesim, kush tjeter guxon te na denoje, me pare duhet te pyesim: Pse te na denoje dikush per shkakun se nuk besojme?

    Mund ta besh nje test ne vete. Secili besimtar, jo vetem ti:
    Do te mungonte besimi ne Zotin sikur ky te mos kishte kercenuar me Ferr?

    Atehere perse kercenimi? Perse te mos thote Zoti me gjithe ate dije qe i mveshin, beje kete dhe kete, sepse nuk ka vendim me te mire ne bote. As shkencerisht e as argumentativisht. Per kete dhe kete arsye. Nje "instance e pashterrshme e dijes" do te kishte mundur te beje kete.

    Pasi qe s'e ben, lindin ca dyshime. Nder tjerash dyshimi, se Zoti vec keqperdoret nga njeriu. Njeriu flet ne emer te tij. Per arsye te ndryshme: Per te civilizuar tjeret. Per te mesuar tjeret mire, sic mendon ai se eshte e "mira". Por edhe per te sunduar mbi tjeret. Ndaj deri sa te hiqen keto dyshime, elementi i fundit duhet shkeputur nga feja. E pasi qe feja ne viset e jeteses sone qemoti nuk luan rol vendimtar per civilizim, per mesim te mire, atehere pyetja: Duhet feja sot per gje tjeter, perpos per te sunduar mbi tjeret?

    Pyetje pas pyetje qe duhet hulumtuar mire dhe pergjegjur sinqerisht.

    Njera prejt tyre ra dakord, ndersa tjetra tha qe me mire le ta marre ajo tjetra femijen se sa ta ndash pergjysem. Mbreti e kuptoi se kjo ishte nena e vertete.
    Kjo nene ne vetvete simbolizon zemren e Zotit. Ai kurrsesi nuk deshiron qe ne te na beje keq duke na denuar. AI deshiron vetem sherimin dhe jeten tone. Ai deshiron qe ne te jetojme ne pranine e Tij dhe jo te vdesim ne pranine e mekatit. Mekati eshte vete denimi qe ne i japim vetes. Zoti ndjen kenaqesi ne sherimin e kesaj plage.
    Ne ate momentin kur Zoti thote "Jobesimtaret te shkojne ne Ferr", ai kalon ne anen e nenes qe miraton demtimin e femiut ne kete rrefimin mbi Salomonin. Per Krishtin ndoshta mund te thuash se simbolizon ate nenen tjeter, por jo per Hyjin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 23-11-2010 mė 06:19

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga chino
    Per Krishtin ndoshta mund te thuash se simbolizon ate nenen tjeter, por jo per Hyjin.
    Per me te krishteret Hyji eshte zbuluar VETEM permes Krishtit ne person. Nuk jane dy entitete te ndara pra Hyji dhe Krishti. Krishti eshte HYJI i dukshem, i prekshem, i pranishem.Ai eshte PERENDIA ME NE, Emanueli i profetizuar.

    Ajo qe ne besojme eshte qe njeriu e ka zhytur veten ne Ferr, duke jetuar larg Hyjit. Pra Ferri eshte realiteti qe fillon ne kete jete kur njeriu zgjedh me vullnetin e lire te jetoje pa pranine e Zotit.
    Hyji eshte Drite, por njerezve u pelqen me shume erresira dhe mungesa e kesaj Drite dhe jetojne ne erresire. Nuk eshte Zoti Ai qe i denon me erresire, dhe po keshtu nuk eshte Zoti Ai qe do i denoje pas vdekjes me Ferr. Veprat e errta qe vete njeriu i kryen kane per ta persekutuar ne perjetesi nqs nuk pendohet dhe te marre shpetimin e ofruar falas nga Hyji!

    Ne njerzit harxhojme energjine tone per te blere gjera qe prishen dhe kur shpetimi i perjetshem na ofrohet falas, e hedhim poshte. Njesoj si nje i semure qe mjeku i kerkon ta sheroje dhe ai preferon me mire te vdese. Kush eshte ai qe e vrau? Mjeku apo semundja?
    E vrau vetvetja e tij qe zgjodhi semundjen ne vend te sherimit dhe semundja qe nuk u sherua!
    Kjo ndodh dhe me ata qe zgjedhin mekatin. Eshte vetja e tyre dhe mekati ai qe i vret, jo Hyji!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 23-11-2010 mė 17:40
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •