Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Vritet Ali Haskaj, ish-ushtar i UÇK-së

    Vritet Ali Haskaj, ish-ushtar i UÇK-së
    Publikuar: E shtune, më 20 nëntor 2010


    Pejë, 20 nëntor - Ali Haskaj, 48-vjeçar nga fshati Irzniq i komunës së Deçanit, ish-ushtar i UÇK-së, është vrarë në mëngjesin e hershëm të së shtunës. Vrasja ka ndodhur në një lokal hotelier në fshatin Jabllanicë të Pejës. Nga të shtënat është plagosur edhe një person tjetër i moshës 42-vjeçare, i cili po trajtohet në Spitalin rajonal të Pejës.
    Rastin e ka konfirmuar zyrtari për shtyp i Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Pejës, Zeqir Kelmendi.
    “Më 20 nëntor, rreth orës 02:00, policia e Stacionit të Pejës është informuar se në lokalin “Damiana”, në fshatin Jabllanicë, ka të shtëna armësh dhe se besohet se ka edhe të plagosur”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se policia në vendin e ngjarjes kishte shkuar pas pak kohësh.
    “Në Spitalin e Pejës janë dërguar dy persona të plagosur për tretman mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima (K/Shqiptar rreth 48 vjeçar) nga fshati Irzniq-Deçan, ka arritur pa shenja jete, ndërsa viktima tjetër (K/Shqiptar rreth 42 vjeçar) nga Peja është ndalur për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë ai.
    Kelmendi nuk e ka dhënë identitetin e viktimave e as të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.
    Duke përshkruar rastin, ai ka thënë se hetimet e para tregojnë se në këtë lokal kishte plasur një fjalosje mes viktimave dhe të dyshuarve, të cilët më pas kishin shtënë me armë zjarri.
    Zyrtari Kelmendi ka thënë se policia ka arrestuar katër persona, në mesin e të cilëve edhe një femër.
    Burime nga spitali kanë treguar se i plagosuri në këtë ngjarje iu ka nënshtruar një operacioni dhe se në mesditën e së shtunës gjendjen e tij shëndetësore e kanë përshkruar si më të qëndrueshme.
    I vrari Ali Haskaj ka qenë pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Dukagjinit. Burime të afërta me rastin tregojnë se i ndjeri Haskaj ishte i ulur në një tavolinë me të arrestuarit, që konsiderohen të dyshimtë për vrasjen e tij.
    Zyrtari për shtyp, Kelmendi, ka treguar se të arrestuarit janë të moshës 33, 30 dhe 24-vjeçare, ndërkohë që për femrën e arrestuar paraditen e së shtunës ka thënë se nuk e di moshën e saj dhe as përfshirjen e saj të supozuar në këtë rast.
    Burime të tjera, sërish anonime, kanë treguar se të arrestuarit janë A.U., Sh. U. dhe I. V. kanë thënë të jenë me prejardhje nga fshati Zhebel i komunës së Gjakovës, porse jetojnë në Pejë. Ndërkaq, për vajzën e arrestuar as Kelmendi i policisë nuk ka ditur moshën e saj dhe as nuk ka pasur njohuri se në ç’cilësi është
    arrestuar.
    “Policia ka konfiskuar dy revole, që besohet të jenë përdorur në këtë ngjarje, dhe një veturë”, ka thënë Kelmendi.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    I ndjeri ka qene nje figure e njohur ne Decan,Peje dhe Gjakove.

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nuk e kam njofet ase kam ndegju per te. nuk muned te them gje.
    shum keqe qe vriten shqyptaret ne mes veti!!!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk e kam te kjart edhe burr i mire edhe ne kafene gjith naten!!!

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    pse drenicak, vetem grat kan te drejte te rrin en kafehane ne ate vaket
    shaka
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Me vjen sinqerisht keq qe eshte vra nje shqiptar, aq me keq nje ish ushtar i UCK-s. Mirepo vrasje ne ate koh dhe ne Kafene, nuk e di por po supozoj se eshte ne pyetje Uqkuri apo diqka e afert me te.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    pse drenicak, vetem grat kan te drejte te rrin en kafehane ne ate vaket
    shaka
    Jo deshta te them se po vrahen njerz ne rrethana shume te quditeshme dhe pastai po themi se kan qen burra te mir,nuk mund te jet nje njeri i mir te rrij ne kafe deri ne mengjez duke pasur familje,para ca vitesh paten ber ndeshje me vetur ca njerz qe thuhej se kishin qen ne uqk ku kishin pir deri pak para mengjezi dhe sa po kan hyp ne vetur jan rrotullu dhe kan vdek,normal qe kur te jesh tap nga rakia qdo gje eshte e mundur.
    Njeriu i mire i perkushtohet familjes dhe si i till nuk ka koh te rrij ter naten neper kafene duke i gjuajt shtrigat me kupton

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Jo deshta te them se po vrahen njerz ne rrethana shume te quditeshme dhe pastai po themi se kan qen burra te mir,nuk mund te jet nje njeri i mir te rrij ne kafe deri ne mengjez duke pasur familje,para ca vitesh paten ber ndeshje me vetur ca njerz qe thuhej se kishin qen ne uqk ku kishin pir deri pak para mengjezi dhe sa po kan hyp ne vetur jan rrotullu dhe kan vdek,normal qe kur te jesh tap nga rakia qdo gje eshte e mundur.
    Njeriu i mire i perkushtohet familjes dhe si i till nuk ka koh te rrij ter naten neper kafene duke i gjuajt shtrigat me kupton
    Fakti qe eshte patriot dhe ka marre pjese ne lufte, nuk e ben automatikisht njeri familjar apo nder njerezit me te mire qe mund te gjesh. Te luftosh armikun do vetem guxim, te jesh njeri i mire do me teper.
    Gjithsesi ngushellime familjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 21-11-2010 më 10:17
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Jo deshta te them se po vrahen njerz ne rrethana shume te quditeshme dhe pastai po themi se kan qen burra te mir,nuk mund te jet nje njeri i mir te rrij ne kafe deri ne mengjez duke pasur familje,para ca vitesh paten ber ndeshje me vetur ca njerz qe thuhej se kishin qen ne uqk ku kishin pir deri pak para mengjezi dhe sa po kan hyp ne vetur jan rrotullu dhe kan vdek,normal qe kur te jesh tap nga rakia qdo gje eshte e mundur.
    Njeriu i mire i perkushtohet familjes dhe si i till nuk ka koh te rrij ter naten neper kafene duke i gjuajt shtrigat me kupton
    Ky far Ali Hasku ka qene njeri nder besniket e Ramushit. Mas lufte ka raketu sa ka mujt per Ramushin dhe SHIKUN. Eshte vra nga Jakup Peja pre Zhebelit.Ky far Jakupi eshte debuar nga Gjermania pasi ka vuajtur denimin.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka do me than "ka raketue" or mebybe?

    ne shqiperi me raket kuptojn misilet e me raketue mund te kuptojm.. me hjedh raketa..

    mos e kini fjalen per dicka tjeter?

    per rastin ne fjal me than se.. kan ba fjal mes njeri tjetrit keta burrat e jan sha pun partish..

    duhet pra me u msue me debatue or shoqa.. pa perdor kallashat..

    ngushllime familjes se luftarit Ali Hasku..!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •