Tirana Observer Online
“Gallup”: Presidenti Topi, njeriu më i besuar për shqiptarëtErion Habilaj
Kreu i Shtetit shihet si politikani më me integritet në vend
Mbi 60 për qind e shqiptareve kanë besim tek Presidenti i Shtetit të tyre. Është ky rezultati i sondazhit të fundit të publikuar nga “Gallup Balkan Monitor”, mbi vendet në Ballkan. Sipas sondazhit me titull “Zërat e Ballkanit”, sa u përket institucioneve, 61,6 për qind e shqiptarëve kanë besim tek Kreu i Shtetit.
Për secilin prej vendeve të Ballkanit, sondazhi ndahet në disa kategori, si kushtet e jetesës, qeverisja dhe korrupsioni, ekonomia, Bashkimi Europian, udhëtimi, vizat, dhe besimet fetare. Por, nga institucionet më të besueshme, e para renditet media, ku 71 për qind e shqiptareve kanë më tepër besim, ndërsa President i Republikës i dyti me 61.6 për qind dhe e treta policia me 59,9 për qind.
Megjithatë shqiptarët shprehen se kanë besim tek klasa politike. Në 2010, 48 për qind e shqiptarëve thonë se i mbështesin udhëheqësit e tyre, 48.3 për qind mbështesin klasën politike kurse 40.2 për qind janë të pakënaqur nga ajo.
Në përgjithësi shqiptarët janë të kënaqur edhe nga qeverisja lokale. 42.2 për qind mendojnë se pushteti lokal shkëlqyeshëm ose mirë, 36.2 për qind mjaftueshëm dhe vetëm 17.3 për qind të pakënaqur me qeverisjen lokale.
Në rastin e kryeministrit duket se janë më shumë të pakënaqurit nga puna e tij, pasi vetëm 42, 7 për qind janë të kënaqur me punën e tij, ndërsa janë më shumë të pakënaqurit me 47.1 për qind.
Krijoni Kontakt