arsyeja qe une perdora emertimin "bibla protestante", eshte se biblat qe kemi ne dore sot eshte percaktuar si e tille ne nje nga sinodet e hershme te kishes, ne mos gaboj ne shek. IV; fakti qe katoliket a ortodokset pranojne disa shkrime apokrifike, e te tjeret nuk i pranojne, illustron faktin se jane pra njerezit besimtare - hierarkia kishtare qe percaktojne tekstet "e shenjta" - se si e sa eshte i pranishem Shpirti i Zotit, kete une nuk e kam te mundur ta them, te pakten ne kete moment.
Ajo qe ke shkrojtur, alban1 bie ndesh, te pakten logjikisht, me ate qe mban te shkruar poshte per perjetesine.
Te kthehemi tek shkrimi i Bibles.
Posaçerisht per Dhjatenn e Re [shkruar prej jahudish (çifutesh)], eshte konceptualizuar, historizuar dhe profetizuar mbi bazen e Dhjates se Vjeter ne lidhje me Jezusin, perjetimin e Tij prej komuniteteve besimtare ne Krisht, pasqyruar ne pergamen prej shkruesve te librave sinoptike, deshmitare ose jo te Jezusit.
Prania e jeta e Jezusit eshte pasqyruar ne Dhjaten e Re ashtu si e kane perftuar si para, veçanerisht pas kryqezimit e ringjalljes - varet gjithashtu si kuptohet ringjallja. Me keto dua te them se Dhjata e Re eshte shkrojtur ne kushtet e maredhenieve dhe te ndikimeve te kultures helene ndaj asaj jahudike, aq me teper qe Lajmi i Mire "u shperngul" prej tyre tek popujt e tjere.
vijon
Krijoni Kontakt