Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Thaçi: PDK partneri më serioz i SHBA-ve

    PDK është një familje e madhe, e cila ka ditur të krijojë institucione dhe t’i ruajë ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka ditur ta braktisë qeverinë, ka thënë të premten kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

    PDK-ja, sipas Thaçit nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje gjithëpopullore në të cilën kanë vend të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Ndryshe, Thaçi - siç raporton Telegrafi - derisa u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet tjera.

    Sipas kryetarit të PDK-së, kjo parti do të fitojë zgjedhjet e 12 dhjetorit, për faktin se ajo pos tjerash është partneri më serioz i SHBA-së.

    Këto komente Thaçi i ka bërë të premten, në një aktivitet kur Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 50 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Shterpësia dhe serviliteti i një politikani...

    AAK po kthehet në një lëvizje gjithëpopullore
    Shpërndaje136 Postuar: 19:12 / 15.11.2010 Komente: 38

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka prezantuar tetë femrat që për herë të parë do të marrin pjesë në garën për deputete. Kryetarja e Forumit të Gruas së kësaj partie, Donika Kada-Bujupi, ka thënë se me ardhjen masovike të kohëve të fundit AAK-ja po kthehet në një lëvizje gjithëpopullore.
    Ndërsa Nysrete Kumnova e cila është pjesë e kësaj liste ka thënë se duke qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës do të ketë mundësi të bëjë edhe më shumë për çështjen e të zhdukurve.

    AAK-së iu është bashkuar edhe Lëvizja e Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare. /Telegrafi/

    Kryetari i PDK-së s'ka talent as të prodhojë një sllogan të vetin a mendim të thukët. Ai doli me tezën për gjoja PDK-në si lëvizje gjithëpopullore vetëm 4ditë pasi që AAK e kishte lansuar si sllogan.

    Ky gaf i'u duk pak ndaj i frikësuar nga vizita e ambasadorit Dell në FER dhe elozhet e tij ndaj këtyre djemëve u ngut ta bënte edhe një herë të ditur se PDK-ja qenka "partneri më serioz i SHBA-ve".
    Turpi i dynjasë...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    PDK është një familje e madhe, e cila ka ditur të krijojë institucione dhe t’i ruajë ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka ditur ta braktisë qeverinë, ka thënë të premten kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

    PDK-ja, sipas Thaçit nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje gjithëpopullore në të cilën kanë vend të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Ndryshe, Thaçi - siç raporton Telegrafi - derisa u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet tjera.

    Sipas kryetarit të PDK-së, kjo parti do të fitojë zgjedhjet e 12 dhjetorit, për faktin se ajo pos tjerash është partneri më serioz i SHBA-së.

    Këto komente Thaçi i ka bërë të premten, në një aktivitet kur Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 50 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës.
    Ju zoteri Thaci nuk jeni partner me askend, por ju jeni Servil dhe i nenshtroheni te gjithe nderkombetareve. Mos u mundoni tani te thoni qe PDK-ja ka partneritet me SHBA-te, sepse nje parti politike nuk mundet te kete partneritet me ndonje shtet, por partneritet kane shtet mes veti. Ju Thac jeni Servili ma i madh ne kete rruzull tokesor, dhe genjeshtar numer 1.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    shihe tash kete cunin e polarit edhe zedhenes i amerikes eshte vetemruar!!

    kish vendos florin krasniqi me te 'rjep' menjehere mas zgjedhjeve heheh!!

    e ka ba plan me i vjedh votat prandaj edhe prejudikon rezultatin!!

  5. #5
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    PDK është një familje e madhe, e cila ka ditur të krijojë institucione dhe t’i ruajë ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka ditur ta braktisë qeverinë, ka thënë të premten kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

    PDK-ja, sipas Thaçit nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje gjithëpopullore në të cilën kanë vend të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Ndryshe, Thaçi - siç raporton Telegrafi - derisa u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet tjera.

    Sipas kryetarit të PDK-së, kjo parti do të fitojë zgjedhjet e 12 dhjetorit, për faktin se ajo pos tjerash është partneri më serioz i SHBA-së.

    Këto komente Thaçi i ka bërë të premten, në një aktivitet kur Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 50 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës
    .
    tek partia jon aderojn njerz intelektual , njerz te nivelit te lart.

    PDK - pergjithmon me ty.
    pergjithmon do te jet Hashim Thaqi kryeminister i Kosoves.

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vota ka fuqi ajo vret
    Vota ka fuqi, dhe cmim tashme haptas ne treg.



    shqipdon




    Zgjedhjet në Kosovë !

    --------------------------------------------------------------------------------

    Himni i Partive të Mëdha të Kosovës



    Rreth Buxhetit të përbashkuar
    Me një dëshirë me një qëllim,
    Të gjithë Atij duke u betuar,
    Të lidhim besën për pasurim.

    Prej Buxhetit veç ai largohet,
    Që është lindur njerëzor,
    Kush është hajn nuk frikohet,
    Po vjedh, po vjedh si një horr.

    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    Të mbrojmë Buxhetin në çdo vend,
    Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
    Këtu njerëzit s'kanë vend.

    Se Partia vet e tha me gojë,
    Që kombe shuhen përmbi dhè,
    Po Buxheti do të rrojë,
    Për të, për të luftojmë ne.

    merre nga nje forum
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Me tregoni cili lider ne vend duhet te jet partner me serjoz se Thaqi??? A mos duhet te jet Isa Mustafa (I cili nuk pershendet fare me Dell)!! A mos duhet te jet Albin Kurti apo Rexhep Selimi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ka kalue koha o kumunista kur e shihshni Ameriken si imperialiste. Sot eshte ekonomi e tregut dhe demokracia do te thote rregull dhe jo anarki.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Hahahahahahahah... shko shko thuaja Kupit e Thaçit këto nëse guxon. Ta marrin liçencën e forumit menjëherë....

    Mos t'ish konë Rugova me ju çelë sytë ende ishit duke treguar përralla për Enver Hoxhën e Mao ce Tungin, Fidel Kastron e Chavezin. Për interesa të xhepit vetanak e lytë pak komunizmin me salcë filoamerikane...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 20-11-2010 më 16:12
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kot e keni se me njerz te vdekur as kush nuk flet...ti po fol per boren e parvjetit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •