Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Aderon në PDK për ta bërë Klinën gjigant të Ballkanit

    Klinë, 20 nëntor - Dega e PDK-së në Klinë ka prezantuar sot prurjen e re në këtë parti.
    Prof. dr. Bajram Shabani, ekspert i gjeologjisë dhe drejtor i kompanisë “Boksitet e Kosovës” në Volljakë të Klinës, ka vendosur t’i bashkohet PDK-së. “Shabani ka vendosur t’i bashkohet karvanit të njerëzve që aderojnë në PDK, parti kjo e cila e ka ajkën e Kosovës”, ka thënë kryetari i degës së PDK-së Sokol Bashota.
    Bajram Shabani ka sqaruar se arsyeja e hyrjes në PDK është sepse PDK-ja është ndër partitë me të konsoliduara në Kosovë dhe se me të mund të realizojë projektet e veta.
    “Me PDK-në mund t’i arrijë synimet e mia për të mirën e popullit në fushën e gjeologjisë. Klina ka rezerva 4 miliardë tonë të thëngjillit dhe unë kam projekte konkrete në ketë drejtim dhe PDK-ja besoj se do të më mbështesë”, ka treguar arsyet e aderimit në PDK Bajram Shabani. Ai ka akuzuar ish pushtetarët se kanë penguar projektet e tij, duke aluduar në LDK-në, por nuk ka dhënë përgjigje pse nuk është mbështetur nga PDK-ja tash e tre vjet prej se ajo është në pushtet në nivel vendi. Ai ka rënë në siklet për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetareve se mos vallë mbështetja gjatë këtyre tre vjetëve nga udhëheqja e PDK-së ka munguar pikërisht pse ai nuk ka qenë anëtar i kësaj partie. Si pastaj ka treguar se ka qenë simpatizant i LDD-së, por asnjëherë nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie dhe se kjo është hera e parë që hyn në një parti politike. Sipas tij, nëse mbështeten projektet që ai ka e që kapin shumën e miliarda eurove, Klina do të behët një gjigant i Ballkanit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 50 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës.


    Partitë politike të zhvillojnë një fushatë të ndershme


    Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 50 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës.

    Sipas tij, PDK është një familje e madhe, e cila ka ditur të krijojë institucione dhe t’i ruajë ato edhe kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka ditur ta braktisë qeverinë.

    PDK-ja, sipas Thaçit nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje gjithë popullore në të cilën kanë vend të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Sipas kryetarit të PDK-së, kjo parti do të fitojë zgjedhjet e 12 dhjetorit, për faktin se ajo pos tjerash është partneri më serioz i SHBA-së.

    Ndryshe, Thaçi derisa u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ai në rolin e kryeministrit kërkoi nga partitë politike që të zhvillojnë një fushatë të ndershme që do të ishte shembull edhe për vendet tjera. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Në PDK aderuan 300 të rinj prizrenas




    Në përvjetorin e nëntë të themelimit të Degës së PDK-së në Prizren, të shtunën mbrëma kanë aderuar rreth 300 të rinj në këtë subjekt politik. Në një ceremoni solemne të organizuar në hotel “Theranda”, kanë marr pjesë edhe dy nënkryetarët e PDK-së, përkatësisht dy ministrat e qeverisë së z. Thaçi, z. Enver Hoxhaj dhe z. Fatmir Limaj, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Ramadan Muja dhe shumë figura qendrore të kësaj partie. Ministri i MASHT-së Enver Hoxhaj duke uruar aderimin e mbi 300 të rinjve në PDK ka thënë se rinia është e ardhmja e PDK-së dhe e Kosovës. Ndërsa ministri i MTPT-së Fatmir Limaj, ka uruar të rinjtë për vendimin që t’i bashkohen PDK-së. Ai ka thënë se rinia e vendit do të jetë bartëse e integrimeve në Bashkim Evropian.Ndërsa, kryetari i degës dhe njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit prof.dr. Ramadan Muja është ndjerë më i fuqishëm në mesin e të rinjve prizrenas.Ndërsa kryetari i Rinisë së PDK-së, Memli Krasniqi duke përshëndetur të rinjtë që për herë të parë po aderojnë në PDK ka thënë se rinia është pjesa dinamike e partisë.Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci, para të rinjve ka thënë se vetëm PDK-ja premtimet dinë t’i bënë realitet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETVENDOSJE! JAN SHPIRTI I SHQIPTARIS NË KOSOVË!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!


    Bajram Shabani ka qenë antar i lkj-së , e jo sic paska thënë ska qen antar i asnjë partije.

    E njof shumë mirë Bajramin!

    E bajt me shënedet py-dy-kyja !
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Klinë, 20 nëntor - Dega e PDK-së në Klinë ka prezantuar sot prurjen e re në këtë parti.
    Prof. dr. Bajram Shabani, ekspert i gjeologjisë dhe drejtor i kompanisë “Boksitet e Kosovës” në Volljakë të Klinës, ka vendosur t’i bashkohet PDK-së. “Shabani ka vendosur t’i bashkohet karvanit të njerëzve që aderojnë në PDK, parti kjo e cila e ka ajkën e Kosovës”, ka thënë kryetari i degës së PDK-së Sokol Bashota.
    Bajram Shabani ka sqaruar se arsyeja e hyrjes në PDK është sepse PDK-ja është ndër partitë me të konsoliduara në Kosovë dhe se me të mund të realizojë projektet e veta.
    “Me PDK-në mund t’i arrijë synimet e mia për të mirën e popullit në fushën e gjeologjisë. Klina ka rezerva 4 miliardë tonë të thëngjillit dhe unë kam projekte konkrete në ketë drejtim dhe PDK-ja besoj se do të më mbështesë”, ka treguar arsyet e aderimit në PDK Bajram Shabani. Ai ka akuzuar ish pushtetarët se kanë penguar projektet e tij, duke aluduar në LDK-në, por nuk ka dhënë përgjigje pse nuk është mbështetur nga PDK-ja tash e tre vjet prej se ajo është në pushtet në nivel vendi. Ai ka rënë në siklet për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetareve se mos vallë mbështetja gjatë këtyre tre vjetëve nga udhëheqja e PDK-së ka munguar pikërisht pse ai nuk ka qenë anëtar i kësaj partie. Si pastaj ka treguar se ka qenë simpatizant i LDD-së, por asnjëherë nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie dhe se kjo është hera e parë që hyn në një parti politike. Sipas tij, nëse mbështeten projektet që ai ka e që kapin shumën e miliarda eurove, Klina do të behët një gjigant i Ballkanit.


    Pershendetje Kosovelli: A ke ndonje info me te detajuar se per qfare projektesh Miljardshe behet fjale dhe se qfare rezervash paska klina qe pretendon te thithe Miliarda

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga DARDANI.ZH Lexo Postimin
    Pershendetje Kosovelli: A ke ndonje info me te detajuar se per qfare projektesh Miljardshe behet fjale dhe se qfare rezervash paska klina qe pretendon te thithe Miliarda
    A ke harru që tash jan zgjedhjet a? Edhe ai tipi që ka than s'din me të kthy përgjigjje e leje ma gazetari dhe Kosovelli. lol
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    gjithe kosova me duket se vertet eshte ne PDK=
    /mE DUKET edhe poplli e ka kuptuar se te pakten at qka e kan premtuan edhe e realizuar ,se keta ku me dite se sa nuk kan premtuar,,,Shpalljen e pavarsis se kosoves,,,rregullimin e rrugve ne gjithe koosven dhe ekan ber,,,fillimin e autostrades morin,merdare,zgjerimin errugve prishtin shkup,prishtin mitrovice,prishtin pej dhe keto te gjitha jan eka i shkojen shume mire dhe piplli e din kete,kurese ata te cilet po thojen se ne kishim be me shume edhe poplli po e kupton se ata ishin per 7 vite dhe aS GJE HIQ,,,,a per hajni po kur ishin ne kualicion LDK dhe AAK dhe tashti po mendojen te vin ne pushtet ne pushtet po jo se poplli i ka denuar keto dy parti se gjithe here e kan treadhtuar popllin

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Klinë, 20 nëntor - Dega e PDK-së në Klinë ka prezantuar sot prurjen e re në këtë parti.
    Prof. dr. Bajram Shabani, ekspert i gjeologjisë dhe drejtor i kompanisë “Boksitet e Kosovës” në Volljakë të Klinës, ka vendosur t’i bashkohet PDK-së. “Shabani ka vendosur t’i bashkohet karvanit të njerëzve që aderojnë në PDK, parti kjo e cila e ka ajkën e Kosovës”, ka thënë kryetari i degës së PDK-së Sokol Bashota.
    Bajram Shabani ka sqaruar se arsyeja e hyrjes në PDK është sepse PDK-ja është ndër partitë me të konsoliduara në Kosovë dhe se me të mund të realizojë projektet e veta.
    “Me PDK-në mund t’i arrijë synimet e mia për të mirën e popullit në fushën e gjeologjisë. Klina ka rezerva 4 miliardë tonë të thëngjillit dhe unë kam projekte konkrete në ketë drejtim dhe PDK-ja besoj se do të më mbështesë”, ka treguar arsyet e aderimit në PDK Bajram Shabani. Ai ka akuzuar ish pushtetarët se kanë penguar projektet e tij, duke aluduar në LDK-në, por nuk ka dhënë përgjigje pse nuk është mbështetur nga PDK-ja tash e tre vjet prej se ajo është në pushtet në nivel vendi. Ai ka rënë në siklet për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetareve se mos vallë mbështetja gjatë këtyre tre vjetëve nga udhëheqja e PDK-së ka munguar pikërisht pse ai nuk ka qenë anëtar i kësaj partie. Si pastaj ka treguar se ka qenë simpatizant i LDD-së, por asnjëherë nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie dhe se kjo është hera e parë që hyn në një parti politike. Sipas tij, nëse mbështeten projektet që ai ka e që kapin shumën e miliarda eurove, Klina do të behët një gjigant i Ballkanit.
    Domethene Klina do te behet Kina! Projekte dhe frazeologji tipike te nje mentaliteti dhe te nje kohe qe gati eshte harruar.
    Paska Bajrami projekte miliardeshe, po s'paska pas mbeshtetje!?

    O Bajram po pse mor kaq poshte e ulni veten e pranoni tu nenshtroheni kaq keq.

    Ne cfare kohe jeton mor Bajram qe te dalesh me nje fjalor te tille te prapambetur ne publik? A mendon ende se Kosova gjendet ne kohen e ekonomise se planifikuar e se per fondet mendon nje komision planesh si dikur?
    A e ke idene se jetohet ne nje ere tjeter e nen nje ekonomi tjeter, qe nuk quhet me ekonomi e planifikuar por ekonomi e tregut te lire?

    Me keto perralla synon PDK ti prije Kosoves? Me te tilla frazeologji te nje kohe te tejkaluar kerkon ajo qe publiku ti ndjeke pas?

    Pikerisht per te tilla mentalitete Kosoves sot i duhen me shume se kurre njerez si Isa Mustafa, ekonomiste te provuar dhe qe jane te afte ta orientojne ekonomine kosovare drejt drejtimit te duhur.

    Kosoves i duhet vene guret e themelit te nje shteti ligjor, te nje shteti te drejte, te nje shoqerie te lire dhe te emancipuar, te nje ekonomie te tregut te lire, te nje shoqerie qe respekton idete, besimin dhe prejardhjen e tjetrit, te nje shoqerie qe mbron shtresat ne nevoje, te nje shoqerie qe nuk pranon krimin etj.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dr. Shabani ka vendosur t’i bashkohet karvanit të njerëzve që aderojnë në PDK, parti kjo e cila e ka ajkën e Kosovës

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    ALBINI DHE VETVENDOSJE! JAN SHPIRTI I SHQIPTARIS NË KOSOVË!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!


    Bajram Shabani ka qenë antar i lkj-së , e jo sic paska thënë ska qen antar i asnjë partije.

    E njof shumë mirë Bajramin!

    E bajt me shënedet py-dy-kyja !
    U mbush PY-DY-KY-ja komunista titista, neokomunista enverista,killer profesionistë, reketasha, spiunë,kriminela, kurva, matrapazë e tygjarë të ç'do natyre. Aty këtu edhe ndonjë patriot xhepzbrazur. S'di qysh s'po pëlcet nga qelbi apo mbase e ka lënë si dhuratë për Kërshëndella...

    Kosovapressi e kishte hequr sondazhin për votimet se edhe ata të vetët s'po ju besojnë ma...do ta kenë bërë për ta shpëtuar lidershipin dhe anëtarësinë nga depresioni. Inshallah se kanë shkarkuar ndonjë redaktor për publikim të materialeve "subverzive"...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •