-
Flet Papa Gjon Pali
------------ gazeta 55-----------
Fjalimi i plotė i Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, mbajtur nė sallėn e Parlamentit Italian
Zotni President i Republikės Italiane,
tė Nderuar, President i Dhomės sė Deputetėve e tė Senatit,
Zotni President i Kėshllit tė Ministrave,
tė Nderuar Deputetė e Senatorė!
Ndjehem thellėsisht i nderuar pėr pritjen solemne qė mė atribuoni, nė kėtė seli shumė tė nderuar nė tė cilėn me shumė dinjitet pėrfaqėsohet i gjithė populli italian.
Tė gjithėve e secilit i drejtoj pėrshėndetjen time me shumė kėnaqėsi e pėrzemėrsi, i ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė qė ka prezenca e Zėvendėsit tė Pjetrit nė Parlamentin Italian.
Falenderoj Zotni Presidentin e Parlamentit dhe Zotni Presidentin e Senatit tė Republikės pėr fjalėt shumė tė nderuara, nėpėrmjet tė cilave shfaqen ndjenjat e pėrbashkėta duke bėrė prezent miliona qytetarė, me dashurinė e respektin qė mė ka shoqėruar vazhdimisht, qė nga muajt e parė tė zgjedhjes time nė Fronin e Shėn Pjetrit.
Pėr kėtė arsye, dėshiroj t'ju shpreh tė gjithė italianėve edhe nė kėtė rast, mirėnjohjen time tė thellė.
Njė lidhje e hershme
Qė nga vitet e studimit nė Romė e mė vonė, nė vizitat e mia tė herėpasherėshme nė Itali, si Ipeshkėv e veēanėrisht gjatė Kėshillit Ekumenik Vatikani II, rritej nė shpirtin tim admirimi pėr njė vend ku lajmi ungjillor, qysh nė kohėt apostolike, ka nxitur njė qytetėrim tė pasur nė vlera universale dhe njė lulėzim, tė admirueshėm veprash artistike nė tė cilat misteret e fesė janė shprehur me imazhe tė njė bukurie tė pakrahasueshme.
Sa e sa herė kam prekur, si tė thuash, me dorė gjurmėt e lavdishme qė feja e krishterė ka vulosur nė zakonet e kulturėn e popullit italian e konkretizuar nė shumė figura Shenjtėrish e Shenjtorėsh, personaliteti e simpatia e jashtėzakonshme e tė cilėve ka influencuar mbi popujt e Europės e tė Botės.
Mjafton tė kujtojmė Shėn Franceskun e Asizit e Shėn Katerinėn e Sienės, Mbrojtėsit e Italisė.
Me tė vėrtetė, e thellė ėshtė lidhja ekzistuese ndėrmjet Selisė sė Shenjtė dhe Italisė!
E dimė mirė se kjo lidhje ka kaluar faza dhe ngjarje tė ndryshme, duke mos u shpėtuar mosmarrėveshjeve e kontraditave tė historisė. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė mos harrojmė se pikėrisht nė kėto pėrpjekje, ngadonjeherė tė zhurmshme, ajo ka nxitur impulse thellėsisht pozitive pėr Kishėn e Romės e pėr pasojė pėr Kishėn Katolike, po ashtu edhe pėr kombin e dashur italian.
Kėsaj atmosfere tė afrimit e tė bashkėpunimit, duke respektuar reciprokisht indipendencėn e autonominė, i kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm, Papėt e mėdhenj qė Italia i ka dhėnė Kishės e botės, nė shekullin e kaluar; mjafton tė kujtojmė Piun e XI, Papa i Pajtimeve dhe Piun e XII, Papėn e Shpėtimit tė Romės, si dhe Papėt e fundit, me afėr nesh, Gjoni i XXIII e Pali i VI, emrat e tė cilėve unė ashtu si Gjon Pali I, kam dashur ti kem.
Duke dashur tė hedh njė vėshtrim pėrmbledhės, historisė sė shekujve tė kaluar, mund tė them se identiteti shoqeror e kulturor i Italisė si dhe misioni qytetėrues qė ajo ka kryer e vazhdon tė kryej nė Europė e nė botė, vėshtirė se mund tė kuptohej, jashtė kėtij ushqimi jetikė siē ėshtė Krishtėrimi.
Zhvillimi i Qytetėrimit
Lutem tė mė lejoni me shumė respejt tė ftoj Juve Pėrfaqėsues tė zgjedhur tė kėtij kombi, e sė bashku me ju tė gjithė popullin italian tė ushqejmė njė besim tė menduar mirė e bindės nė ruajtjen e trashėgimisė sė virtyteve e tė vlerave qė na kanė lėnė tė parėt. Nė bazė tė njė besimi reciprok mund tė pėrballohen me qartėsi problemet, sado komplekse e tė vėshtira tė momentit qė kalojmė, madje me guxim, mund tė hedhim vėshtrimin drejt sė ardhmes duke kėrkuar kontributin qė Italia mundti jap zhvillimeve tė qytetėrimit.
Nėn dritėn e eksperiencės sė jashtėzakonshme juridike, tė pėrfituar nga eksperinca shekullore, duke filluar nga Roma pagane, si tė mos ndjejmė detyrimin pėr shembull, qė tė vazhdojmė t'i ofrojmė botės mesazhin fondamental, sipas tė cilit, nė qendėr tė ēdo rregulli bazė tė drejtė qytetare, duhet tė jetė respekti pėr njeriun, pėr dinjitetin e pėr tė drejtat e tija tė patjetėrsueshme?
Me tė drejtė mund tė kujtojmė sentencėn e lashtė: Hominum causa omne ius constitutum est. (Tė drejtat njerėzore janė themeli i sė drejtės tė cdo personi). Shihet qartė nė kėtė afirmim, bindja se ekziston njė "e vėrtetė mbi njeriun", e cila i kapėrcen barrierat e gjuhėve e tė kulturave tė ndryshme. Nė kėtė vėshtrim, duke folur para Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara me rastin e 50 vjetorit tė themelimit tė saj, kam kujtuar se ekzistojnė tė drejta njerėzore universale, tė rrėnjosura nė natyrėn e njeriut, nė tė cilat pasqyrohet nevoja objektive e njė ligji moral universal. Shtonja:"Duke qenė kėrkesa tė rėndėsishme, kėto tė drejta na thonė gjėra tė rėndėsishme pėrs ai pėrket jetės konkrete tė ēdo njeriu e tė ēdo grupi shoqėror. Ato na kujtojnė se nuk jetojmė nė njė botė irracionle, tė privuar nga ndjenjat, pėrkundrazi, vėrehet njė logjikė morale e cila i jep dritė ekzistencės njerėzore e bėnė tė mundshėm dialogun ndėrmjet njerėzve e popujve (Kėshilla nga Gjon Pali II, vol XVIII/2, 1995, f.732).
Gjallėrim kulturorė
Duke ndjekur me vėmendje e dashamirėsi rrugėn e kėtij kombi tė madh, me lejoni tė kėmbėngul se pėr tė shprehur mė mirė veēoritė e tij karakteristike, ai ka nevojė tė rrisė solidaritetin e lėvizjen e tij tė brendshme. Pasuritė e historisė sė gjatė, po ashtu si dhe prezenca e shumėllojshmėrisė sė gjallė tė inisiativave shoqėrore, kulturore dhe ekonomike, janė nga mė tė ndryshmet, sipas njerėzve e krahinave. Realiteti italian, paraqitet sigurisht mjaft komplekse, ai do tė varfėrohej e ulej nga njė uniformitet i detyruar. Rruga qė lejon tė ruhen e vlerėsohen kėto ndryshime, pa lėnė qė kėto tė bėhen motive pėr kundėrvėnie e pengesa, progresit tė pėrbashkėt, ėshtė ajo e solidaritetit tė sinqertė e leal. Ajo ka rrėnjė tė thella nė shpirtin e nė zakonet e popullit italian qė aktualisht shprehet veē tė tjerash nė shumėllojshmėrinė e mirėsinė e formave tė veprimtarisė vullnetare. Vėrehet, gjithashtu, nevoja e raporteve ndėrmjet shumėllojshmėrisė sė komponentėve shoqėrore tė popullatės si dhe tė krahinave tė ndryshme gjeografike ku ėshtė e shpėrndarė. Vetė Ju, si pėrgjegjės politik e pėrfaqėsues tė institucioneve, mund tė jepni nė jetė hapėsirė njė shembull, veēanėrisht tė rėndėsishėm e efikas, po aq tė rėndėsishėm sa dialektikat e raporteve nxit tė evidentojė ndryshimet. Aktiviteti Juaj nė fakt, shquhet nė tė gjithė fisnikėrinė me tė cilėn ai matet me shpirtin autentik nė shėrbim tė qytetarėve.
Mbrojtja e Familjes
Vendimtare ėshtė e parė nga kjo prespektivė, prania nė shpirtin e secilit e njė sensibiliteti tė gjallė, pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Mėsimi i "Kėshillit tė Vatikani i II", ėshtė mjaft i qartė""Bashkėsia politike ekziston (.......), nė funksion tė asaj tė mire tė pėrbashkėt nė tė cilėn ajo merr kuptim e justifikim tė plotė e prej sė cilės nxjerr rregullin e origjinėn e saj politike".
Sfidat qė qėndrojnė pėrpara njė shteti demokratik kėrkojnė nga tė gjithė njerėzit, burra e gra, vullnet mirė, pavarėsisht nga pėrkatėsia politike e secilit, njė bashkėpunim tė sinqertė e bujare nė ndėrtimet e sė mirės sė pėrbashkėt tė kombit. Njė bashkėpunim i tillė, pėr mė tepėr, nuk mund tė shmangė si pikė referimi vlerat fondamentale etike qė janė tė shkruara nė vetė natyrėn e qėnies njerėzore. Rreth kėtij problemi, nė Letrėn enciklike "Veritas Splendor" tėrhiqja vėmendjen nga "rreziku i aleancės ndėrmjet demokracisė e relativizmit eteik, i cili i heq bashkėjetesės qytetare ēdo pikė sigurie tė referimit moral, duke e privuar rrėnjėsisht me njohjen e sė vėrtetės" (N.101). Nė fakt, nė se nuk ekziston asnjė e vėrtetė e fundit, e cila drejton e udhėheq veprimin politik, theksonja nė njė nga letrat enciklike la Centėsimus annus "Idetė e bindjet mundet qė lehtėsisht tė strumentalizohen pėr qėllime pushteti. Njė demokraci pa vlera, konvertohet lehtėsisht nė njė totalitarizim tė hapur ose tė fshehur, siē tregon historia" (n.46). Nuk mund tė hesht, nė njė rrethanė tė tillė madhėshtore se njė kėrcėnim tjetėr i rėndė peshon mbi tė ardhmen e kėtij vendi, i cili prej sot kondicionon mundėsitė e zhvillimit tė tij. E kam fjalėn pėr krizėn e lindjeve, rėnien demografike e mplakjen e popullatės. Realiteti i shifrave detyron tė kihen parasysh problemet njerėzore dhe ekonomike, qė nė mėnyrė tė paevitueshme vendosin Italinė nė gjendje krize, duke stimuluar ankth, madje, guxoj tė them, ajo shtrėngon qytetarėt nė njė detyrim tė pėrgjegjshėm e konvergues, pėr tė favorizuar njė kthim tė vendosur tė kėsaj tendence. Veprimtaria baritre nė favor tė familjeve e tė ardhmes sė jetės, e pėr mė tepėr drejt njė ekzistence tė pėrgjithshme tė hapur para logjikės sė dhurimit tė vetvetes, janė kontributi qė kisha ofron pėr ndėrtimin e njė mendėsie e tė njė kulture, brenda sė cilės ky kthim i kėsaj tendence tė bėhet i mundshėm. Sidoqoftė, janė tė mėdha hapėsirat pėr njė inisiativė politike, e cila duke i qėndruar besnike njohjes tė sė drejtės sė familjes, si shoqėri natyrore e bazuar nė martesėn, detyrim i Kushtetutės sė Republikės Italiane, (shiko nenin 29), ta bėjė shoqerisht dhe ekonomikisht me pak tė kushtueshėm ngjizjen dhe edukimin e fėmijėve.
Formim e cilėsi
Nė njė kohė ndryshimesh, shpesh herė rrėnjėsore, ku eksperiencat e kaluar duket se bėhen tė parėndėsishme, rritet nevoja e njė formimi solid tė personit. Edhe kjo, Pėrfaqėsues tė nderuar tė popullit italian, ėshtė njė fushė nė tė cilėn kėrkohet njė bashkėpunim shumė i gjerė, aq sa pėrgjegjėsitė parėsore tė prindėrve tė gjejnė mbėshtjen e duhur. Formimi intelektual dhe edukimi moral i tė rinjve mbeten dy rrugėt themelore nėpėrmjet tė cilave, nė vitet vendimtare gjatė rritjes, secili tė mundė tė vėrė nė provė vetveten, tė zgjerojė horizontet e mendjes duke u pėrgatitur tė pėrballojė realitetin e jetės.
Njeriu jeton njė ekzistencė tė veēantė njerėzore falė kulturės. Nėpėrmjet kulturės njeriu bėhet mė njeri, e jeton me intensivisht brenda qėnies sė tij. Eshtė e qartė, pra nė vėshtrimin e tė urtit, njeriu vlerėsohet si njeri me shumė pėr atė ēka ėshtė se pėr sa ka. Vlera njerėzore e personit ėshtė nė relacion direkt dhe esencial me qėnien, jo me pasurinė. Pikėrisht pėr kėtė njė Komb, i shtyrė nga kujdesi pėr tė ardhmen e tij, favorizon zhvillimin e shkollės nė njė klimė tė shėndoshė liri edhe nuk kursen forcat pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė, nė bashkėpunim tė ngushtė me familjen e me tė gjithė komponentėt shoqėrore, ashtu siē ndodhė nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve europiane. Jo mė pak e rėndėsishme, pėr formimin e personit, ėshtė klima morale e cila predominon nė raportet shoqėrore e qė aktualisht gjėndet shumė e kushtėzuar nga mjetet e komunikimit. Kjo ėshtė njė sfidė qė thėrret pėr gjykim ēdo person e familje por nė veēanti ata qė kanė mė shumė pėrgjegjėsi politike e institucionale. Kisha nga ana e saj nuk do tė lodhet, duke ushtruar edhe nė kėtė fushė, atė mision edukativ qė i pėrket vetė natyrės sė saj.
Kujdes pėr mė tė dobtit
Karakteri me tė vėrtetė humanitare i njė trupi shoqėror manifestohet, veēanėrisht nė pėrkujdesjen qė arrin tė tregojė nė kėta pothuaj 60 vjet, qė nga rrėnimet e luftės sė dytė botėrore, nuk mund tė mos admirosh pėrparimet e mėdha tė kryera drejt njė shoqėrie nė tė cilėn tė mund ti sigurohen secilit kondita tė pranueshme pėr tė jetuar. Eshtė po aq e paevitueshme, tė mos vėresh tashmė, krizėn e rėndė tė punėsimit, kryesisht tė rinisė, si dhe shumė varfėri, mizerje e mėnjanime, tė vjetra e tė reja, qė pėrjetojnė shumė persona e familje italiane ose tė emigruara nė kėtė vend. Eshtė e madhe pra nevoja e njė solidariteti spontan e tė hollėsishėm, ku Italia me impenjim e me zemėr nuk mund tė japė kontributin e saj. Njė solidaritet i tillė, megjithatė kėrkon mbėshtetje e nxitje tė vazhdueshme, kryesisht nga institucionet publike. Nė kėtė perspektivė, pa kompromentuar kujdesin e duhur pėr qytetarėt, meriton vėmendje gjendja e burgjeve, ku tė dėnuarit jetojnė, shpesh nė kondita tė dhimbshme mbi popullimi. Njė shenjė mėshire pėr ta, duke ja zvogėluar dėnimin do tė tregonte njė ndjeshmėri tė qartė, e cila nuk do tė mos stimulonte impenjimin personal pėr pėrmirėsim e integrim pozitiv nė shoqeri.
Europa dhe Krishti
Njė Itali me besim te vetja dhe e lidhur fort nga brenda do tė pėrbente njė pasuri tė madhe pėr kombet e tjera tė Europės e tė botės. Dėshiroj tė ndaj me JU bindjen se nė ēastin nė tė cilin po pėrvijohen profilet institucionale tė Europės sė Bashkuar, tashmė duket se ėshtė te porta zgjerimi i saj, pėr shumė vende tė Europės qėndrore e lindore, duke vulosur kėshtu, kapėrcimin e njė ndarje jo tė natyrshme. Ushqej besimin, edhe pėr meritė tė Italisė, qė themeleve tė reja tė "shtėpisė sė pėrbashkėt" europiane, tė mos i mungojė "cementoja" e asaj trashėgimnije tė jashtėzakonshme fetare, kulturore e qytetare qė e ka bėrė Europėn tė madhe nė shekuj.
Eshtė e nevojshme pra, tė kemi kujdes nga njė vizion i Kontinentit i cili merr nė konsideratė vetėm aspektet ekonomike e politike, ose qė mbėshtet nė mėnyrė jo kritike, mėnyra jetese tė frymėzuara drejt njė konsumizmi indiferent ndaj vlerave shpirtėrore. Nėse duhej ti jepet njė stabilitet i qendrueshėm Europės sė Re tė Bashkuar, ėshtė nevojshme tė impenjohemi qė ajo tė mbėshtetet mbi ato themele etike qė dikur qenė baza e saj, nė tė njėjtėn kohė ti krijohet hapėsirė pasurisė dhe ndryshimeve tė kulturave e traditave tė cilat janė karakteristikė e kombeve tė ndryshme. Dėshiroj qė edhe nė kėtė atmosferė mirėkuptimi fisnik, tė pėrsėris thirrjen qė gjatė kėtyre viteve kam drejtuar popujve tė ndryshėm tė kontinentit:"Europė, nė fillim tė mijėvjeēarit tė ri, hapi sėrish portat e tua Krishtit!"
Shekulli i ri sapo ka filluar, mbart nė vetvete njė nevojė nė rritje pėr mirėkuptim, solidaritet e paqe ndėrmjet kombeve. Kjo ėshtė nė fakt njė nevojė e pamohueshme, nė njė botė gjithnjė e mė shumė tė ndėrvarur qė bashkohet nga njė rrjet global shkėmbimesh e komunikimesh, ku megjithatė vazhdojnė tė ekzistojnė akoma pabarazira tė frikshme. Fatkeqėsisht shpresat pėr paqe kundėrshtohen brutalisht nga ashpėrsimi i konflikteve kronike duke filluar nga ai qė vazhdon tė pėrgjakė Tokėn e Shenjtė. Pėr mė tepėr ėshtė shtuar edhe terrorizmi ndėrkombėtar me dimensione tė reja tė tmerrshme, duke implikuar nė mėnyrė totalisht tė gabuar, edhe besimet e mėdha. Pikėrisht nė njė situatė tė tillė, besimet duhet tė nxisin tė gjithė potencialin e paqes, duke orientuar mendjen drejt njė "kthimi e mirėkuptimi reciprok tė kulturave e qytetėrimeve, qė prej kėtyre besimeve frymėzohen".
Rruga e Paqes
Nė kėtė veprimtari tė rėndėsishme, prej pėrfundimeve tė sė cilės nė 10-vjeēaret e ardhshėm, do tė varen fatet e njerėzimit, krishtėrimi ka aftėsi e pėrgjegjėsi krejt tė veēantė. Duke shpallur Zotin e dashurisė ai tregon vetveten si njė besim i njė respekti tė ndėrsjelltė qė fal e pajton.
Italia dhe Kombet e tjera, tė cilat kanė rrėnjėt e tyre historike nė fenė e krishterė, janė pothuajse pazgjidhshmėrisht tė pėrgatitura pėr ti hapur njerėzit rrugė tė reja paqeje, duke mos injoruar rrezikun e kėrcėnimeve aktuale, pa lėnė aspak qė tė mbyllen nga njė logjikė pėrleshjeje, e cila nuk do tė kishte asnjė zgjidhje.
Tė nderuar Pėrfaqėsues tė Popullit Italian, nga zemra ime buron spontane njė lutje nga ky qytet shumė i vjetėr e i lavdishėm, nga kjo "Rrom ku edhe Krishti ėshtė njė Rroman", i kėrkoj Shelbuesit tė njerėzimit tė bėjė tė mundur qė kombi i dashur italian tė mundė tė vazhdojė , sot e nė tė ardhmen, tė jetojė sipas traditės sė tij tė ndritur, duke ditė tė marrė prej saj frute tė reja tė bollshme qytetėrimi, nė shėrbim tė progresit material e shpirtėror tė gjithė botės.
Zoti e bekoftė Italinė
Pėrktheu Sokol Miraka
-----------nga gazeta 55 ------------
-
-
i/e regjistruar
kujt i intereson se foli papa.ai as vete nuk dine ca flet.pastaj gjithcka qe ai thote ka nje axhenda per katolicizmin.nqs se ai eshte njeri i shenjte fetar dhe njeri i zotit ,atehere pse na merret me politike ky plak !!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt