Gjeravica
Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna). Ka mundësi që kjo maje të jetë edhe për disa metra më e lartë, por kjo mbetet të konfiromohet. Radhitet si maja e dytë pas majës së malit Korab i cili gjendet në Alpet Shqiptare dhe ka lartësinë 2764 metra, Mali i Korabit 41º48'N-20º30'E).
Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë 'kufirin shtetëror' të komunës së Deçanit me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës gjendet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53° dhe 20.13° të gjatësisë gjeografike lindore.
Kjo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975.
Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 25-11-2010 më 17:09
Krijoni Kontakt