--------------------------------------
Kurbet
-------------------------------------
Kurbeti, ky fat i zi
Shqiptarit i vjen nė shtėpi
Nga gjiri i nėnės rrėmben njė djalė
Babait i thote nje fjalė
"Burre i urtė, ti o plak
Mbulo kokėn nėn jatak.
Qaj ti qaj, vetėm rėnko
Djalin tėnd mos e kėrko"
Hipur mbi njė kalė
Kurbeti dhe njė djalė
Natė e ditė udhėtuan
Nga shtėpia u larguan
Nėn' e Bab' i harruan.
U rrit djali, u bė burrė
Nė shtėpi nuk u kthye kurrė
Qante nėna pėr njė fjalė
Luste Krishtin pėr tė vetmin djalė
"Zot i madh. A mė dėgjon?
Birin tim a e shikon?
Nga kurbeti pse se shpėton?
Bėja ėndrrat shkrumb e hi
Qė tė kthehet nė shtėpi.
Kur tė hajė me lugė tė artė
Kujtoi bukėn e thatė
Kujtoi ditėt e fėmijėrisė
Kujtoi derėn e shtėpisė
Hapi sytė, zgjoje nga gjumi
Mos e lėr nė skllavėri.
Fali njė grusht me dhe,
nga e bukura Shqipėri."
. . .
-----------------------------------
Krijoni Kontakt