RINGJALLJA

Mbėshteti kokėn mbi raftin ku prej kohėsh po qėndronte i vetėm. Sytė iu rrokullisėn brenda njė spektri tė kuq ngjyrash, aq sa i lodhur i mbylli ata plotėsisht. Nuk ndihej aspak nė rehat brenda qetėsisė sė sallės ku shpesh kalonte mbasditet. Rikujtoi me forcėn e imagjinatės njė ėndėrr, atė qė kishte parė dje, dhe e stisi aq bukur sa preferoi tė qėndrojė brenda asaj. Mė tej u tremb, sikur me dėshirėn e vet tė kishte thirrur brenda kėndeve tė sallės fantazmat e frikshme tė sė shkuarės. Pse iu kujtua e shkuara? Nuk kishte ndonjė gjė tė paqenė, apo pėr tė mos u pėrmendur nė historinė e tij…
…Me pėrjashtim tė faktit qė mbante emrin e njė tė vdekuri…
Pėr tė theksuar absurditetin e prindėrve tė vet provincialė, emri i tij ishte modifikim i emrit tė njė vajze. Simona quhej motra e tij deri ditėn kur vdiq, ndėrsa ai po lindte paqėsisht, nė pelena tė ngrohtė, tė pastėr, nė shtratin e butė tė njė spitali, i rrethuar nga njerėzit mė tė afėrt tė familjes.
Kur Simona po pėrplaste me forcė kėmbėt nga njė inat foshnjor, e mbyllur si ndėshkim brenda katėr mureve pėr prapėsitė e saj, ai kishte parė ėndrrėn mė tė hershme tė njerėzimit, njė modifikim e thjeshtėzim ngjarjesh mes lindjes dhe territ tė paralindjes.
Zėra e njerėz qė ai nuk i njihte, u formėzuan nė imagjinatėn, e cila dalloi njė vogėlushe katėrvjecare duke fluturuar nga dritarja e ndėrtesės sė lartė, me tmerrin dhe klithjen qė i lexohej qartė nė sy. Arratisja e saj pėr nė vendin ku atė kohė po dilte nė jetė vėllackoja i saj, dėshtoi!
-Simon! Simon! Cfarė ke?
U kthye i trembur. Gruaja e ėmbėl e tij me njė pėrkujdesje tė vecantė, i hodhi njė pelerinė krahėve dhe e kėshilloi tė mos qėndronte gjatė nė atė ambient tė ftohtė. Ai e pėrkėdheli me vėmendje, pastaj duke rregulluar dicka nga rrėmuja pėrpara, i premtoi tė kthehej shpejt.
I shijoi patjetėr aventura e kujtesės, ndaj i shtyrė me njė tendencė mendjemadhėsie dėshiroi tė ecė mė tej nė kohė, pėr tė kujtuar mė tė hershmet ngjarje qė tė gjithė i kishin harruar e nuk iu binin ndėr mend.
Tmerri, ankthi e frika, prezenca e vdekjes, vrazhdėsia e ftohtėsia nė fytyrat e tė gjithėve, mungesa e vėmendjes mbi tė, tė gjitha ishin tė panjohura pėr vogėlushin qė lindi mes kujash, jo tė tijat, por tė prindėrve qė e sollėn nė botė.
Simonit i erdhi ndėr mend qė i takonte shpesh tė hapte njė dhomėz tė vogėl, ku gjėrat qėndronin tė paprekura, tė bukura, aq tėrheqėse e tė zbukuruara gjithfarė formash. Ai fėmijė, mahnitej nga rregullsia, kėnaqej me bukurinė e kukullave tė gjithfarshme, pastaj nanuritej nė gjumin e qetė tė pasdites, nėn efektin e melodive tė ėmbla e tė vajshme qė kumbonin prej dhomės sė vogėl.
-Si dreqin nuk mė flisnin asnjėherė pėr time motėr?-u kujtua tė mendojė pas 35 vitesh, kur ky fakt vetėm ato momente po i linte njė pėrshtypje tė hidhur. Fotografitė e vajzėz ishin ėngjėllore, motra e tij mjaft e bukur dhe me hijeshinė capkėne tė vajzave tė prapa, ishte aq tronditėse, sa kur nuk e njihte akoma pėr kė bėhej fjalė, ai fėmijė-kurioz thoshte se do ta merrte pėr grua.
-Simon!-u dėgjua qortimi nga dhoma tjetėr, por kėtė herė pati njė pėshtjellim tė fuqishėm brenda tij. Emri jehoi nė cepat e mendjes dhe e sulmoi vrullshėm: Simona!
Ai kishte luajtur me kukullat e saj, ishte pėrleshur nė betejat e saj, kishte marrė me vete dhuratat, pėrkujdesjet, zemėrgjerėsinė e tė afėrmėve, tė prindėrve; gjithcka qė i takonte atij i takonte edhe motrės.
Pėrkėdhelitė e veta ishin njėsh e tė pandara me simbiozėn Simon-Simona!
Kishte mbajtur pėrbrenda njė terr vitesh qė tani, kur po e pėrcillte me vrazhdėsinė e njė burri 35 vjecar nė dritė, po trembej e po mbushej me njė ankth tė paarsyeshėm e tė gjithėmistershėm.
Nuk vonoi qė cdo funksion tė ndalte pėrbrenda tij; njė inat i pakufishėm, inat qė rrallėherė mund tė shfaqet mbi njė njeri normal, ra si ortek e zuri t’i shkatėrrėjė gjithcka pėrbrenda. E quajti uragani-Simon/a, e ai nisi njė spastrim tė pėrzishėm, funebėr, tė ėndėrrimeve mė tė ciltra tė kohės kur ishte fėmijė. Nisi tė ekzekutjė rresht momentet delikate me prindėrit, e pastaj duke ekzagjeruar pamasė situatėn, kaloi nė ofensive duke harbuar mbi sendet mė tė dashura tė tij.
E quajti kėtė sjellje njė purifikim shpirtėror, e thuajse me gjestet banale qė ngjallėn ankthin e zemėratėn e bashkėshortes nga rrėmuja e krijuar, mendoi se ishte koha pėr tė pėrfunduar teatrin absurd.
Por pėrballja me pasqyrėn ishte e tmerrshme: si njė mallkim i frikshėm, hija qė vinte dhe e kėrcėnonte mbi shtrat pas mesnatės, kėsaj here iu faneps ndėr sysh dhe e lidhi me sekrecione tė squllta, qė i avulluan nėn lėkurė. Pa u shkėputur dot nga sugjestioni i krijuar, klithi, e zėri i dalė pėrballė pasqyrės u thye nė mėnyrėn mė tė brishtė nė formė ciflash qė i gjakosėn duart.
-Si ėshtė e mundur,-pėshpėriti, dhe i penduar pėr lojėn ku kishte hyrė me dashje, pėrplasi disa herė qepallat me njėra tjetrėn pėr tė larguar fanepsjen qė kishte pėrpara.
Por kur u duk sikur gjithcka mbaroi, njė figurė e zezė kėrceu aq rrufeshėm prej vetvetes sė tij, sa Simoni ngriu nė vend. Njė rrymė ngjethėse ajri pėrshkoi dhomėn, pėrplasi kanatat e dritares e nėn qiellin e nxirė tė qytetit qė po flinte nė muzg, shkakoi rėnien e njė vazoje lulesh qė u pėrplas mbi macen e zezė tė komshijes. Shtatė jetėt e kafshės vdiqėn njėkohėsisht.
Me mjaullima tė cjerra shpirtrat gėrvishtėn parvazet e dėgjimit simonian.
-U mėrzita me ty! Boll me kėto lojra fėmijėsh! Gjithmonė tė kam kėshilluar mos bėhesh i besdisshėm apo jo? Eja tani se po pėrgatis darkėn!
-Erdha!-arriti tė shqiptojė ai, por zėri i ngelur nė mishrat e fytit, u shkėmbye me tinguj aq tė butė e tė ėmbėl, sa ngjanin thuajse femėrore.
-Si thua?-u dėgjua intonacioni i habitur i gruas qė dyshoi pėr zėrin e tė shoqit.
Simoni u dėrrmua nga pamundėsia e rrugėzgjidhjeve. U plandos nė kolltuk dhe duke i vėnė fajin erės, kohės, mendjes sė tij, dėrgoi nė djall tė shoqen dhe ofshau.
-Sapo ka filluar!-dėgjoi njė gėzim tė lig qė kumboi bindshėm.
Dikush qė ishte por fshihej pėrqark, po e cmendte. Irraconalja po merrte formėn e vet mė bindėse, dhe dhe pėrplasur fort kėmbėt, gati klithi:
-Simona!
Unė jam!-dhe njė hije e varrtė, njė skelet i nxirrė prej dheut tė zi, iu plandos nėn kėmbė, e nuhati dhe pastaj me njė padurim tė ushquer plotėsisht me urrejtje, e goditi furishėm.
-Ti je motra ime! Mė fal!
Ajri u mbush me njė piskamė tė qeshurash, klithjesh tė qarta, me zėra gazmorė, qė dukej po talleshin e po e vinin nė lojė.
Simona kėndej, Simona nga ana tjetėr, gjithcka ishte njė atmosfera cmenduritse e mbushur me plazmėn e kufomave tė vdekura.
-Ne po tallemi me ty! Nuk e kupton qė motra jote nuk ka vdekur? Ti nuk egziston, pėrderisa shpirti yt ėshtė ai i vajzės qė u rrokullis nga lart.
-Po ju kush jeni? Unė ndiej dhimbje, pse mė torturoni kėshtu?
-Ti je viktima jonė! Por arrite ama qė tė mbledhėsh ngarkesėn mė negative tė tė ligave tė botės mbi shtėpinė tėnde, si pasojė e dhuntisė fėminore pėr tė lindur djalė dhe vajzė, njėra gjysmė vdekje…
Ti po na cliron ne…Nuk e kupton dot Simona e shkretė, qė ke mbetur vetėm katėr vjec? Kjo ėshtė njė pėrrallė pėr ty, e nga pėrrallat nuk duhet tė frikėsohesh…Vazhdo tė mendosh…Ushqeje shpirtin me lodrat, meloditė e tua. Kujto prindėrit, urreji qė tė ndėshkuan atė ditė, pastaj pėrpiqu tė zbutesh pėr dhuratat qė i bėnė vėllait, me njė fjalė ty…Kėshtu nėntoka e thellė do tė mund tė lidhet me qiellin e ndritshėm, ne do tė mund tė takojmė shpirtrat tanė e gjithcka do tė nisė nga fillimi. Kurse ti, Simon/a, pėr mungesė tė respektit nga ligjeve tė zotit dhe universit, do mallkohesh, njerėzit qė do lėsh pas do lindin vec fėmijė me emrin tėnd, qė do jenė TI, e do tė vuajnė nga e para duke shijuar nė nėj farė vendi kėto ngjarje qė po sheh ti tani…
-Jo! Unė jam i cmendur! Nė dhomėn tjetėr ėshtė gruaja ime! Unė e dua atė, jam mashkull, kam bėrė dashuri dhe sė shpejti do tė mund tė kemi fėmijėn tonė. Gjithcka tjetėr s’ka kuptim e ėshtė ireale!
-Gabohesh vogėlushe! Ti na shikon ne, dhe shqisat nuk mund tė gabojnė tė gjitha njėkohėsisht. Gruaja nė dhomėn tjetėr ėshtė nėna jote. Ajo tė ka ndėshkuar me burgim nė kėtė dhomė. Por shko, vrapo nė prehėr tė saj, tashmė do jetėzbutur e tė jesh e bindur qė do tė tregojė dicka prej historive tė saj.
Simonit i hyri njė frikė e tmerrshme, aq sa nuk mundi tė zgjidhte dot fjalėkryqin ku po fundosej mizorisht. Sikur tė ishte nė dhomėn tjetėr njė femėr qė quhej nėnė, e pastaj gjithcka tė dilte reale dhe e pashpresė sic dukej nėn dritėn e fakteve…? Po kjo ishte shtėpia e gruas sė tij? Apo isshte shtėpia e prindėrve, nuk i dihej?
Uli sytė poshtė e me njė frikė gjithė makth lexoi njė pėshtjellim shkronjash qė vishnin trupin, duart, kycet e tij. Iu duk vetja i damkosur, e atė moment e kuptoi qė gjithcka po merrte dimensione reale, qė po ndodhnin vėrtet. Hakmarrja hyjnore e pėrqėndruar mbi pėrdėllimin katolik tė tij, ishte nėj fakt i kryer. Trupi i Simonit u mbush me njė larmi njollash, qė vinin mbusheshin me helm dhe pasi fryheshin marrzisht, pėlcisnin nė sipėrfaqe duke lėshuar aromėn e luleve ttė vdekjes.
Pa i lėnė mė kohė provave tė tjera, vendosi tė arratisej nga cmnduria e lindur prej vetė tij.
-Ku po shkon,-e rrethoi pyetja nė korr e atyre qė nuk dukeshin.
Me zė lutės, tmerrėsisht i pashpresė, luftoi pėr shpresėn e fundit dhe nuk i besoi dot vetes se si po e linin tė lirė tė shkonte ku tė donte. Nė shenjė respekti e nderimi, duke lutur njė fund tė qetė, i bindur se do tė vdiste, jo njė ditė prej ditėsh por atė natė( plagėt nė sipėrfaqen e lėkurės sė tij ishin lloj-lloj ngjyrash e ngjanin me vizatime famėkeqe), doli nė rrugė.
Trotuaret nuk mbanin erė jete, ajri i rėndė ishte pėrzjerje carboni dhe azoti, squfuri qė shpėrthente nė qiell e nėn tokė, nuk e ndalėn nė arratisjen e vet. Hyri me vrap nė katin e katėrt tė njė ndėrtese qė dikur kishte qėnė streha e prindėrve tė tij, e nėn llahtarin qė u shkaktoi banorėve tė rinj tė atij apartamenti hapi dritaren, fluturoi dhe vdiq…

…
Ishte e hėnė, mėngjesi i njė jave tė re, tė bukur, pranvere, dita kur lindi vajza qė mori mbi vete emrin e babait vetvrasės.
Simona lindi e qeshur, gjithė gaz, mjaft shpejt u bindėn qė do t’i ngjante njė ėngjėlli, aq e bukur ishte. Me njė prematuri tė habitshme, foshnja ende e njomė, pas zvarritjeve tė njėpasnjėshme nė dhomat e shtėpisė sė saj, ndali nė studio, ku me lapsat e fletėt e gjetura pėr tokė, pikturoi instiktivisht disenjo, vizatime ngjyra-ngjyrash, qė aq tepėr dukeshin identike me plagėt imagjinare, plot helm, qė kishte parė dikur nė ekstazėn e mendjes plot vuajtje tė tij, ati vetvrasės i saj