
Postuar më parë nga
benseven11
Per momentin qe po jetojme dhe kujtojme ato vite, ligjet per denimet 20-25 dhe i perjetshem,
pushkatimet per agjitacion dhe propagande duken shume,mizore,idiote dhe qesharake.
Per ate kohe sistemi politik i krijoi ligjet dhe denimet ekstreme,jo pa arsye.
Ato denime mbeshteten ne llogjiken e diktatures dhe Byrose Politike.
Perse u jepeshin denime 25 vjet ose perjete???
Kur Enveri erdhi ne pushtet ne 1944-en,nendor,popullin e kishte me vete,ne krahun e tij.
Per popullin Enveri ishte nje hero jo vetem udheheqes.
Inteligjenca e tij,bukuria dhe llogjika ne te shprehur e mahniti popullin,e beri popullin te gezuar dhe optimist.
Dhenia e tokave qe nje levizje shume e zgjuar e Enverit qe i rriti reputacionin ne publik.
Teoria e tij e shprehur ne fjalime,letra,kushtetute libra. per jeten,zhvillimin
dhe te ardhmen e beri popullin vertet te lumtur dhe plot besim.E ardhmja ishtee ndritur,do shkonim ne komunizem.
Por ekzistonte nje problem madhor.
Nje shtrese e madhe e popullsise,ishte me deficienca ne arsim,e pa arsimuar,analfabete,
njerez naive,qe besonin ate qe degjonin dhe kaq.Te pa kulturuar,te paqyteteruar,njerez qe kishin
punuar tokat dhe marre me blegtori.Fshatrat dhe qytetet e atehershme,pas luftes ishin ne kushte mesjetare.
Optimizmi dhe dashuria per udheheqjen e Partise dhe Enverin ne ate kohe ishin ne kulm.
Por ekzistonte edhe nje grup i vogel intelektualesh te shkolluar ne Europe qe nuk dukeshin
shume entuziaste dhe kishin rezervat e tyre,pikepamjet e tyre politike dhe dolen hapur,kunder teorise se Enverit.
U krijuan ministrite dhe gjithe organet shteterore,perfshire kuvendin popullor.U shpall shqiperia
republike dhe u krijua me shpejtesi kushtetuta.Thashe me shpejtesi dhe kjo per nje arsye.
Keto intelektuale historia e ka dhene qe jane denuar 25 vjet, me burg te perjetshem nje pjese edhe vrare.
Perse denime kaq te renda dhe keto denime ishin futur ne ligjin e famshem te agjitacionit dhe propagandes?
Arsyeja eshte rrezikshmeria e ideve jo Enveriste,pro perendimore,liberale,pluraliste.
Perse idete e tyre ishin te rrezikshme?
1.Idete po te zbatoheshin si nje teori baze politike e sistemit,do te kercenonte direkt pozitat
sunduse te Enverit dhe grupit te tij(byrose)
2.Do te humbte kontrolli i situates nga Partia e Enverit.
3.Idete e reja te ketyre intelektuale do ndryshonte mentalitetin e komplet publikut shqiptar.
Perse keto intelektuale u arrestuan dhe u denuan?Ishte shkak vetem idete e tyre apo dicka me teper?
Pervec ideve vete keto persona inteligjente inovatore me kulture europiane,perbenin edhe nje rrezik
serioz per popullin dhe pushtetin,reputacionin e enverit dhe teorine e tij.
Mendo per nje moment cfare do te ndodhte sikur Enveri ti kishte lene te lire,mos ti kishte denuar?
1.Keto intelektuale do organizoheshin ne grupime,parti do benin per vete njerez nga populli.
2.Do beheshin publike idete e tyre ne radio dhe gazeta.
3.DO kritikoheshin idete e Enverit si jo realiste dhe e gabuara.
4.Do kritikohej sistemi socialist.
5.Aftesite bindese dhe llogjike te ketyre intelektualeve do terhiqte nje mase te madhe simpatizantesh
dhe perkrahesish nga populli.
Per Enverin pikat lart 2,3,4,5 do te ishin me nje fjale,manipulim i popullit nga keto intelektuale
dhe nje rrezik potencial qe pushtetit te tij ti behej puc.
Pervec kesaj Enveri do te humbte shume ne kontrollin te cdo qelize te shoqerise dhe cdo metri katror
te territorit shqiptar qe atij i duhej per te ruajtur te sigurte pushtetin e tij.
Atehere si i behet?
Intelektualet duhet te izolohen te mos kene kontakt me publikun dhe median(gazete,radio)
E vetmja rruge efikase izolimi,kush qe?Burgu.Pasi po ti lesh te lire,nuk i dihet se cfare bejne dhe ku flasin.
Por qe ti fusim ne burg sipas Enverit cfare duhet bere?Duhetjustifikuar futja ne burg.Si do justifikohet?
Thyerje ligji.Por nuk kemi ligj.Atehere ta bejme nje ligj.Mblidhet me grupin ,e mendojne dhe i vene emer
Ligji i agjitacion dhe propagandes.Punojne dhe shkruajne detajet e ligjit e miratojne ne kuvend.
Kush thyen ligjinshpallet armiki popullit.Pra sipas Enverit denimi eshte bere i rregullt i justifikuar
dhe personat e denuar jane armiq te popullit.Kjoshprehje bombastike e perdorur ne publik ishte zgjuarsi dhe vene qellimisht
qe populli te besoje qe ne jemi ne pushtet per ta mbrojtur ate nga te keqiat.Ato qe u futen ne burg dhe u vrane
jane armiq.
Intelektualet arrestohen denohen dhe Enveri del ne publik perseri si HERO.
Nje arsye tjeter perse Enveri vuri masa denimi kaq te gjata 25 vjet dhe te perjetshem
ishte fakti qe intelektualet po te liheshin te lire do te modifikonin mentalitetin dhe psikologjine
optimiste te popullit.Keto intelektuale ishin si molle te prishura ne tufen e molleve te shendetshme
dhe mund te infektonte publikun me idete e tyre.
nqs do te ndodhte ky infeksion cfare pasojash do te sillte.
1.Populli sic thashe me lart ishte i gezuar dhe optimist me dashuri per Enverin,i eksituar per te ardhmen e ndritur.
Populli eshte plot besim te Enveri,partia e tij dhe qeveria e re
2.Futen intelektualet me teorine e tyre.Popullit fillon te mendoje per opsione te reja politike dhe te pushtetit.
3.Populli fillon ti lekundet besimi te praktikat politike dhe shteterore te Enverit
4.Progresi eshte i ngadale dhe popullit i bie besimi dhe optimizmi ne minimum
5.Populli nuk beson ne te ardhmen e ndritur,fale teorise dhe ligjeratave te intelektualeve.
6.Populli fillon te dyshoje qe sistemi nuk eshte i drejte,shume liri dhe te drejta mungojne.
7.Merzi lodhje,pakenaqsi.
8.Shume lodhje sforco dhe shume pak progres ne zhvillim.
9.MOMENT KRITIK Populli ndjen zhgenjim,mendoi qe do shkonin ne komunizem por gjerat jane po aq te veshtira si ne ditet e para te pasluftes.Nuk ka me dashuri per Partine dhe Enverin
10.Populli ndjehet qe eshte manipuluar nga Enveri dhe grupi i tij per qellime te ruajtjes se pushtetit te Enverit dhe mbeshtetjes nga populli.
11.Moment kritik.Populli per here te pare krijon urrejtje.Pushtetaret me Enverin ne krye jane nje tufe manipulatoresh mashtrusish.pisa.
12.Populli kalon ne krahun e intelektualeve,organizohet ne protesta per te sfiduar pushtetin dhe kerkuar ndryshim te sistemit.
Shikoje vete se si ne sekuence llogjike ndryshon psikologjia e popullit,sikur elemetet intelektuale,dizidente te liheshin te lire
dhe flisnin poshte e lart.
Eshte kjo arsyeja perse nje tufe njerezish ne socializem vetem pasi kane filluar te flasin pakenaqsi,bejne komente negative
per politiken ekonomine,ankohen etj,menjehere jane arrestuar dhe denuar,ne menyre qe te mos manipullojne popullin
me ato gjera qe flasin.
Krijoni Kontakt