Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 68
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    ===
    Te gjithe te persekutuarit qe kane qene ne burgje i kane ditur ligjet e sistemit ne ate kohe.Ligji i agjitacion propagandes dhe sipas ketij ligji mizor,idiot ligj,njerezit
    per nje pakenaqsi te shprehur jane denuar 10.15.20 25 vjet.
    Kur ti si i persekutuar e ke ditur kete ligj dhe pasojat e thyerjes se ligjit,perse e thyen ligjin?
    Ashtu ka qene ligji ne ate sistem,per llaf goje denohesh me fjale te tjera per agjitacion e propagande.Njerezit e kane ditur dhe e kane thyer me vetedije!!!Cfare shpreson.....burgun.
    ----
    ...
    Cinik.

    Vetem nje sigurims i verber, punist i djallezuar mund te zhgrapse nje shkrim si ky me lart.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    ===
    Te gjithe te persekutuarit qe kane qene ne burgje i kane ditur ligjet e sistemit ne ate kohe.Ligji i agjitacion propagandes dhe sipas ketij ligji mizor,idiot ligj,njerezit
    per nje pakenaqsi te shprehur jane denuar 10.15.20 25 vjet.
    Kur ti si i persekutuar e ke ditur kete ligj dhe pasojat e thyerjes se ligjit,perse e thyen ligjin?
    Ashtu ka qene ligji ne ate sistem,per llaf goje denohesh me fjale te tjera per agjitacion e propagande.Njerezit e kane ditur dhe e kane thyer me vetedije!!!Cfare shpreson.....burgun.
    ----
    Shteti te ndihmon,nese ekziston ligj per te ndihmuar.
    Per rastin e asaj vajzes,ndihme merret nqs ka ligj per raste te tilla.
    Si mund te marresh financim nga shteti?Ne radhe te pare duhet propozuar ligj ne parlament.propozimi te jete per financim te te semureve,femijeve te ish te perndjekurve.Aprovohet me shumice votash,firmoset nga presidenti dhe behet Ligj.
    Perse ka rendesi ligji?
    Ne ligj percaktohen kriteret
    1.Kush perfiton
    2.Sa eshte perfitimi ne vlere monetare,psh 4000$ ne vit per vizita mjekesore,ilace ndonje operacion te vogel etj.
    3.Me ligj percaktohen te drejtat dhe pergjegjsite e atij qe perfiton,qe ai te mos abuzoje me fondin vjetor.
    4.Percaktohet se kush do merret me zbatimin e ketij ligji.
    Supozojme Ministria e shendetsise dhe Institucioni i sigurimeve.
    Atehere sipas ligjit keto dy institucione hapin zyra te vecanta,krijojne dokumentacion si formulare kerkese per ndihme dhe dokumenta te tjera
    Formular kerkese(aplikacion) duhet gjithmone dhe ai plotesohet nga individe qe kerkojne ndihme mjekesore.Nqs ky individ i ploteson kriteret per ndihme
    ai person merr financim.
    A mund te marre ajo vajza financim nga shteti?Po te kete ligj ajo mund te marre
    por duhet te plotesoje ca letra dokumenta.
    Si mund te te ndihmoje shteti ne situaten kur nuk ekziston ligj?
    Kush eshte ai burre ne shtet qe do te te financoje?
    Qe te financoje dikush,duhen plotesuar dokumenta dhe keto dokumenta duhet te jene te mbeshtetura ne ligj.Personi qe do marre financim duhet te plotesoje kushtet qe e meriton sipas ligjit.
    Marrim rastin tjeter.Nuk ka ligj dhe dikush ne shtet dergon nje cek 5 mije dollare per vajzen e semure.
    Perderisa nuk ka ligj,ai transaksion do quhet i paligjshem nga auditoret dhe nepunesi ne shtet qe ka leshuar cekun shkon ne burg.
    Shteti keshtu funksionon,eshte i varur nga ligjet e parlamentit.
    Tek postimi i meparshem,mbase kishe te drejte,kishte njefar llogjike...(shkembimi i favorit midis Aranitit e klases politike)
    Ndersa per ligjin agjitacion o propagand,nuk eshte e vertete;qe nje person e dinte kur thyente ligjin....Ishte vete ligji i tille.

  3. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Tek postimi i meparshem,mbase kishe te drejte,kishte njefar llogjike...(shkembimi i favorit midis Aranitit e klases politike)
    Ndersa per ligjin agjitacion o propagand,nuk eshte e vertete;qe nje person e dinte kur thyente ligjin....Ishte vete ligji i tille.
    Ligjin e agjitacion/propagandes e kane ditur edhe kalamajt.
    Nuk duhet te ankoheshe per asgje ne publik,pasi futeshe ne burg me akuze agjitacion/propagande.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Cinik.
    Vetem nje sigurims i verber, punist i djallezuar mund te zhgrapse nje shkrim si ky me lart.

    Nuk jam as cinik as sigurims e budalliqe.
    Postova me drejtesi dhe nuk mbaj anen as te shtetit as te te persekutuarve.
    Po flas si eshte e drejta,pa interesa.
    Nuk jam kunder qe te ndihmohet nje i semure.Nqs nuk ka ligj,shteti nuk te ndihmon dot.Shteti nuk punon mbeshtetur ne presionet, sentimentet emocionet
    e publikut,por ne arsyen dhe ligjin.
    Por qe te kerkosh ndihme nga shteti duhet te ndihmosh shtetin.Me kete dua te them qe organizata dhe individe duhet te ndjekin rrugen e berjes se dokumentave.
    Pasi shteti punon me dokumenta,jo me llafe rrugesh,protesta dhe gazeta
    Cfare rruge me detaje.
    1.Ligji nuk ekziston.Atehere kontaktohet deputeti i zones per mbledhje.
    ne mbledhje i jepet dokument qe ti propozoje parlamentit per nje ligj qe te ndihmoje te semuret.
    2.Deputeti nqs e shikon si dicka teper te drejte premton.
    3.Deputeti propozon,miratohet me shumice votash,firmoset nga presidenti dhe behet ligj
    4.Si rezultat i daljes se ligjit,krijohen zyrat per kete qellim.
    5.Familja e te semurit troket ne zyre ploteson formularet.Nqs i ploteson kushtet aprovohet.I jepen instruksione,dokument per mjeket qe punojne me kete ligj.
    Sipas ligjit i semuri mund te paguaje zero leke..Doktori paguhet nga shteti sipas ligjit.Ose i semuri mund te paguaje 20% dhe shteti paguan 80% te fatures se doktorit.Kaq.Doktori paguhet,i semuri kurohet dhe ligji zbatohet.Shteti eshte ne rregull doktori ne rregull,pacienti ne rregull.Cfare te keqe ka ketu?Shpenzime te tilla mund te rendojne buxhetin.Buxheti do bjere.Per te ekuilibruar kete
    shteti mund te rrise taksat ne bizneset dhe taksat e sherbimeve publike shteterore,rrise taksat per pronat.Nje pjese e fondit qe paguhet per te semuret nga kush merret,merret nga taksat e qytetareve qe punojne,taksat e mia taksat e tua etj.Edhe ne te tjeret kemi vuajtur ne socializem,jemi paguar keq,kemi punuar ne kushte te keqia.kemi punuar jashte orarit pa pagese shtese.
    Njerez te thjeshte kane punuar te shtunave ''puna vullnetare".Pune vullnetare kishte emrin,por njerezit ishinte detyruar te punonin.Punonin 8 ore dhe s'merrnin asnje leke.Atehere sipas llogjikes se vuajtjeve cfare duhet te bej?Ti shkruaj gazetarit dhe ai te botoj material.me mllefe,metafora.epitete qe une te kompesohem me lek per vuajtjet?Me mijra njerez ne Shqiperi kane punuar
    ne kushte ekstremisht te veshtira,si ne bujqesi,miniera,fabrika,jane lodhur jane bere te vdekur nga puna per sa? Per 3 mije leke te vjetra ne muaj.
    Ateher keto njerez duhet te ngrihen dhe protestojne per kompesim ekonomik,abuzim?Perse jo?Eshte e drejta e tyre.Si mund ti degjoje dhe ndihmoje shteti? I ndihmon sipas pikave lart 1-5 duke filluar nga deputeti.Shteti do ndihmoje me sa ka mundesi,varet nga gjendja e buxhetit dhe kerkesat e njerezve per kompensim duhet te jene te arsyeshme.Dmth une nuk mund te ngrihem dhe kerkoj 500mije dollare kompesim.Eshte e papranushme nga shteti.
    Te gjithe jemi abuzuar paguar keq nga ai sistem,perjashto Enverin,byro,komitet qendror,ministra,sekretare partie qe e kane jetuar jeten si e kane dashur dhe nje grup burokratesh ne shtet dhe poltike qe kane bere zeropune dhe kane pas rroge te lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-11-2010 më 21:08
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ligjin e agjitacion/propagandes e kane ditur edhe kalamajt.
    Nuk duhet te ankoheshe per asgje ne publik,pasi futeshe ne burg me akuze agjitacion/propagande.
    E thjeshtesove shum!.Ligji per agjitacion e propagand nuk ishte vetem per ankesat,o per shprejtet e nje personi,o per sjelljet e nje personi...etj etj...

    Ishte thjesht nje mjet, o nje menyre,ne doren e ushtruesve te diktatures,e te gjykatesve,per te akuzuar e denuar;cilin do,ku do,e per çfar do.Kete e dine dhe kalamjt.

  6. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nje gje eshte e vertete.
    Pa shkak,nuk te vinte shteti ne dere dhe te vinte byzylyket.
    Ato qe jane arrestuar,kane llapur,fol majtas e djathtas,pa pergjegjsi ankohu shaj...Ato kane bere dicka qe jane arrestuar,jo pa shkak fare.
    Si do justifikohet arrestimi ne gjyq dhe denimi me vone? Do jepen faktet dhe deshmitaret qe eshte thyer ligji.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nje gje eshte e vertete.
    Pa shkak,nuk te vinte shteti ne dere dhe te vinte byzylyket.
    Ato qe jane arrestuar,kane llapur,fol majtas e djathtas,pa pergjegjsi ankohu shaj...Ato kane bere dicka qe jane arrestuar,jo pa shkak fare.
    Si do justifikohet arrestimi ne gjyq dhe denimi me vone? Do jepen faktet dhe deshmitaret qe eshte thyer ligji.
    Sikur te besh nje renditje te denuarve politik, do te shohesh se 70-80% jane denuar, pa fakte e pa arsye......Jane denuar theshte se e kerkonte sistemi,o njerezit qe i sherbenin diktatures.
    Por po te "them" diçka qe mbase nuk e di:Asaj diktature i kane sherbyer shume njerez.Po ata qe i kane sherbyer me shume kane qene gjyqetaret.Nuk ka nje qykates te asaj kohe qe te mos kete;denuar me burg o pushkatim "nje" te pafajshem.
    Ti kerkon ligjin,kur dihej se kushdo qe dilte ne gjyq do denohej.E gjykatesit te denonin me shume e me teper se çe kerkonin prokuroret.......
    Kur njerezit denoheshin per agjitacion e propagand,thuhej se ishin me fat,kishin shpetuar...Ishin pothuajse te falur.....se kishte dhe me keq...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nje gje eshte e vertete.
    Pa shkak,nuk te vinte shteti ne dere dhe te vinte byzylyket.
    Ato qe jane arrestuar,kane llapur,fol majtas e djathtas,pa pergjegjsi ankohu shaj...Ato kane bere dicka qe jane arrestuar,jo pa shkak fare.
    Si do justifikohet arrestimi ne gjyq dhe denimi me vone? Do jepen faktet dhe deshmitaret qe eshte thyer ligji.
    Cudia e cudive te tua vazhdon, deri ne naivitet. Flet vertet sikur ta kesh jetuar Shqiperine nga nje planet tjeter, ku arrinin valet e radios, Zeri i Shqiperise, zeri i se vertetes!
    Qetesohu, o mik, qetesohu, zbrit ne token meme, preke ate pakez fare dhe do ndjesh dhimbjen e cdo pjese te saj. Kush behej merak nga kupola lart, po lart fare ama, per pergjegjesira e ligje juridike, qe ne themel, e mbi themel kishin ideologjine cmendarake te diktatures se proletariatit? Kur kupola tronditej ne fronin e saj, kishte borxh te krijonte te qenen nga e paqena, dhe te paqenen nga e qena. Armiq gjendeshin e shpikeshin kur, ku e si i interesonte kupoles dhe lakejve te saj. Kupola bile arrinte deri aty sa te hante dhe bijte e vet. Keta bij qe nga ana e tyre kishin ngrene bij te tjere me poshte, shkuan dhe vete me plumb prapa kokes dhe nese do te dish per ndonje, edhe duke thirrur rrofte Partia!.
    Ke jetuar, kam jetuar, kemi jetuar ate kohe dhe dihet e verteta e te pavertetave te ngritura ne sistem. Mes tyre ishim te gjithe te rrezikuar, si nga nje virus te pavaksinueshem. Cdo mase mbrojtese e personit, ishte e pafuqishme perballe virusit ideologjik te njeshit. Varet ke prekte, ke rastiste dhe ke deshte te prekte ky virus. Me tej, mjer i virusuari c'e priste.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #19
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    OMond kam jetuar dhe e kam shtepine ne mes te Tiranes.Nuk po shkruaj hartime te 8 vjecares sic po ben ti ketu.
    Realiteti per ate kohe ka qene ky.
    Te gjithe te denuarit a e di cfare thone po ti pysesh?
    Thone Jam i pafajshem.
    Edhe krimineli qe ka vrare edhe hajduti edhe ai i denuar per agjitacion thote jam i pafajshem.Mohohet ajo qe eshte bere.
    Ato nuk te tregojne se cfare ka ndodhur,cfare kane bere.Mos degjo perrallat qe thone ish te burgosurit jam arrestuar per hic.Ekziston edhe ajo barcoleta
    qe dikush u denua 20 vjet pasi tregoi nje enderr qe kish pare ne gjume.
    Dikush e spiunoi dhe u denua per agjitacion dhe propagande.Mbase ke lexuar,romane,pare filma
    Pa bere gje nuk te arreston kush.
    Ke nevoje per reality check.Kush shkoi ne burg:Njerez qe nuk mund te kontrollonin veten se cfare flisnin,elemente karrieriste,rebele qe kishin kunje fiksim me pushtetare
    dhe nje tufe idiotesh qe kerkuan vete belane.me shtetin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-11-2010 më 00:55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #20
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ju zoteri i nderuar me sa po shoh,ne menyre te qellimshme po vazhdoni te abuzoni me termin ligj dhe sistem gjyqesor.Nese nuk je ne dijeni po te bej me dije se ne ate kohe nuk ekzistonte institucioni i avokatit,nuk ekzistonte as prezumimi i pafajsise(kur nje i pandehur prezumohet i pafajshem deri ne castin kur gjykata merr nje vendim te prere).Ai ligji i famshem i agjitacionit dhe propagandes nuk ishte gje tjeter vecse nje menyre per te fabrikuar prova per te denuar armikun e klases.Jo me kot ta thashe me siper dhe po ta riperseris se edhe nazistet vepruan ne baze te kushtetutes se tyre,edhe asgjesimin e 6 mln cifuteve ata e bene me kushtetute.Puna eshte se e drejta nderkombetare i cilesoi si nul(te pavlefshme)pjesen me te madhe te ligjeve te kushtetutes naziste pasi perbenin shkelje te renda te te drejtave te njeriut.
    Ne rastin konkret,i nderuari z.Blloshmi nuk po kerkon qe shteti t'i fale leke por po kerkon leket qe i takojne me ligj per te vellain e ekzekutuar ne kohen e diktatures.I vetmi favor qe ai kerkon eshte qe ti mari keto leke me heret nga afati i percaktuar nga qeverria per vete kushtet specifike ne te cilat ndodhet.Nuk po flasim per vleresimin qesharak qe shteti iu ka bere viktimave te diktatures ne nje kohe kur ish lideri i opozites se sotme mori demshperblim 80 mije euro per 3 vjet burg apo kur vetem imazhi i bibilushit te Ylli Pangos vlen as me shume as me pak por plot 400 mije euro.Te thuash qe shteti eshte ngushte per t'i dhene demshperblimin prej 20 mije eurosh te qelbura nje hallexhiu qe do te shpetoje mbesen e tij nga vdekja ne nje kohe kur mori nga fondi rezerve plot 700 milione per te blere nje makine te blinduar!Po jetojme ne nje kohe paradoksesh te medha dhe e keqja me e madhe eshte se keto paradokse po ligjerohen.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •