"Duhet tė gjykohet ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pėr shkak tė teknikave tė ashpra gjatė marrjes nė pyetje ndaj tė burgosurve", kėrkon organizata "Amnesty International".
Organizata kėrkon nga administrata e Barak Obamės qė tė ndjekė penalisht Bushin pėr shkak tė dhėnies leje pėr mbytjen e simuluar tė tė burgosurve.
"Pranimi i presidentit Bush ėshtė i mjaftueshėm pėr tė aktivizuar pėrgjegjėsinė ndėrkombėtare, pėr veprimin qė ėshtė ndėrmarrė nga SHBA-tė. Tė shqyrtohet pranimi dhe tė ndėrmirret hetim gjyqėsor nėse vėrtetohet", ka thėnė pėrfaqėsues i "Amnesty International", Rob Frier.
Gjithashtu, ai kėrkon hetim tė pavarur mbi shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė emėr tė "luftės kundėr terrorizmit", gjatė qeverisjes sė Bushit nga janari i vitit 2001 deri nė janar tė vitit 2009.
Bush, nė memoaret e tij, shkruan se CIA kishte leje tė pėrdorimit tė simulimit tė mbytjes gjatė marrjes nė pyetje tė dyshuarit pėr organizim tė atentateve tė 11 shtator, Halid Sheih Mohammed.
Mohammed, 183 herė ka qenė objekt i simulimit gjatė arrestimit tė tij nė Pakistan. /Zhurnal/
Krijoni Kontakt