Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për liritë fetare thuhet se, Bashkia e Tiranës nuk i dha leje komunitetit mysliman për të ndërtuar një xhami të re në kryeqytetin shqiptar.
E premte 19 Nëntore 2010 18:31
Në pjesën e dytë të raportit të DASH flitet pikërisht për këtë temë, duke nënvizuar se zyrtarët e Baskisë së Tiranës nuk vepruan sipas kërkesës së këtij komuniteti.
“Bashkësia Islame në Shqipëri vazhdoi të kërkonte leje për ndërtimin e një xhamie të re, në një tokë të kthyer të kësaj bashkësie nëpërmjet procesit të kompensimit të pronave. Deri në fund të periudhës së raportimit, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ende nuk vepruan lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në raport.
Ka vite që BISH kërkon leje nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një xhami të madhe në Tiranë, për shkak se besimtarët e kësaj feje ritet e tyre gjatë të premteve i kryejnë në rrugë. Për këtë shkak edhe është rritur nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhe.
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, edhe pse në mandatin e tij të tretë, vetëm disa ditë më parë premtoi se do të jepet leja për ndërtimin e një xhamie në Tiranë. Mirëpo, kjo deklaratë e tij nxiti debate në politikë, pasi që shumica parlamentare e akuzoi rampën se premtimin po e bën për shkaqe elektorale.
Krijoni Kontakt