Close

Rezultati i Sondazhit: A do ta mbështesnit personalisht idenë e Shqipërisë Etnike?

Votues
102. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    85 83.33%
  • Jo

    12 11.76%
  • Nuk e di

    4 3.92%
  • Refuzoj (të përgjigjem)

    1 0.98%
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 117 prej 117
  1. #111
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Kush eshte shqiptar sigurisht "PO" bashkimit !

    Nuk ka Shqiperi te Madhe: edhe kur do te bashkohet Shqiperia do te jete e vogel dhe e strukur nga fqinjet neper shekuj.

    Z.Basha:
    Pak analize-krahasimet qe ke dhene ne argumentimin tend pse je kunder bashkimit nuk shkojne shumica,edhe perkunder zberthimit te disave ketu pse e ke gjykimin e gabuar per ato pika ,ju perseri iu drejtoheni me kunderargument fjale per fjale.
    Ky fakt tregon se deshironi te thoni fjalen e fundit gjithesesi, do te thote se mendoni se keni njohuri dhe gjykime te perkryera dhe nuk keni pranuar qe as nje pike e vetme(psh 7) nga ato qe i keni rradhitur te bie poshte dhe si e pavlere dhe si e pavend dhe si e paqedndrueshme.Kjo do te thote se ju nuk jeni per debat por ju deshironi te mbani ligjerate se pse edhe te tjeret duhet te mendojne si ju.
    Une i them "JO" ligjerates dhe i them thjeshte "PO" bashkimit nuk duhen shume argumenta dhe kohehumbje per nje pergjigje qe sjelle mornica dhe shume averzion per ne shqiptaret.

    Arsyja mendon keshtu:

    Ne nuk jemi as Gjermani dhe as Kine, ne kurre nuk pretenduam as te jemi perandori dhe as te zgjerojme territoret qe s'jane tonat, ne mundohemi te mbijetojme si komb .
    Vendi ku jetojme ne eshte Ballkani dhe argumenti kryesor i gjakimit per bashkim duhet te jete vetedija kombetare, mbase ne nuk kemi arri aty le te jete siguria dhe mbijetesa si njeri dhe si shqiptar - sot ka me shume shqiptare te shkaperderdhur neper bote se ne Ballkan( dhe nuk dua ligjerata per emigrimin dhe migrimin) dihet perse, dhe dihet se cdo popull vec rrethanave te pergjithshme qe mund ti kete me popujt e tjere i ka edhe ata te vecantat- rasti yne dihet pse shpesh kemi qene buze zhdukjes- do thote dikush sot as qe do te behej nami( pse ja vlen debati athere per kete gjykimin e fundit)

    Per ata te "avancuarit ne gjykim" per ata Modernistat" per "kosmopolitanet" per ato qe gjakimit per bashkim e quajn si patriotizmin romantik bosh i tejkaluar dhe prapambeturi -Ju them: cdo njeri shqiptar ka te drejte te mendoje sic mendon dhe ka te drejte per arsyen qe ka dhe sikur populli yne te jete sot shumice ne kategorine qe ju e kualifikoni ,ju ben juve jasht kohe dhe te paarsyeshem.I mencuri e do popullin e vet ashtu sic eshte dhe nuk mundohet ti shesi shume mend.Ne vonesen shekullore shqiptare ja qe jemi vone edhe ne vetedije kombetare dhe shume vone per bashkim..por me mire vone se kurre dhe kjo vonese per kohen dhe rrethin ku jeton kombi yne eshte shume e kohes per ne, eshte shume gjykim modern.

    Perfundimisht: ju keni thene se jeni per nje ushtri-force sigurie te perbashket ,per nje kombetare ne sport,te shtoj une edhe per nje Abetare ,ju jeni dhe jeni kunder kufinjeve meshqiptare si per njeriun shqiptar ashtu edhe per mallera: kjo ne perkethim i bie se ju jeni per bashkim kombetar andaj pse te gjitha argumentat e nje pergjigje lakonike "JO",ka edhe te tjere ne sondazh qe kane dhene nje pergjigje "jo" dhe kjo jo eshte edhe me e vogel kur nuk marrin mundin edhe te mbajne ligjerata se pse nuk e duan bashkimin.
    Kjo "JO" eshte shekullore per ne dhe ka shkaktuar tragjedine tone te perjetshme, kjo "JO" i eshte thene shqiptarit nder shekuj nga fqinjet dhe nga e gjithe bota, kjo kohe ka kaluar andaj nuk e pranojme nje "JO" nga shqiptaret dhe nuk i duam argumentat e "JO"se..Ja pse te nxjerrin syte shqiptaret kur u thua nje "JO" te eger dhe te pergjigjen normalisht kur ti mundohesh te "argumentosh" qendrimin tend ne menyre te qete.


    Ne shqiptaret ne Ballkan do te bashkohemi dhe ky eshte besimi im dhe i miljona shqiptareve ne bote, kete nuk do ta ndale kush ,as perpjekjet e atyre argumentave te perjetshme te vete shqiptareve per "JO" bashkimit duke argumentuar pafundesisht se pse nuk duhet te ndodhe.
    Perderisa i "mencuri" argumenton, "budallai" i rregullon te gjitha punet...andaj ne jetojme ne vogelsine tone duke perqeshur gjermanin dhe amerikanin se jemi shume te mencur.
    Z.Basha kristalizoni gjykimet per nje pyetje te thjeshte duhet nje pergjigje e thjeshte ,pra pyetjes a jeni per bashkim ju jeni pergjigjur me "JO" e keni argumentuar me "JO","NEUTRAL" dhe me "PO"
    Argumentat per ekonomi,centralizime dhe decentralizime do ti bejne ata qe do te merren me rregullimin shteteror te Shqiperise se Bashkuar, ne do te bejme bashkimin kaq kerkohet nga ne, bile edhe me pak kerkohet nga ne-bashkimi ndodh per cdo dite , minimumin qe mund te bejme eshte mos ta ndalim si me vepra ashtu edhe me deklarime dhe argumentime "JO" bashkimit...
    Cdo sondazh qe eshte bere ketu dhe kudo dihet rezultati, dhe ne baze te njohurive qe kemi ne kohen e inormimit qe ne sot jetojme mund edhe te paragjykojme se shqiptaret i thone"PO" bashkimit kuptohet shumica e paragjykuar ne fakte sondazhesh ,por besoj edhe ne nje referendum gjithekombetar.

    Ke pershendetje vellazerore me nje thenje te tejkaluar per "modernistat":
    Mberrifshim te bashkojme Shqiperine ! u pafshim ne Nentor 2012 ne Vloren e Flamurit !




    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 18-01-2011 më 11:45
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “Shqipëria e Madhe”, e rrezikshme për Ballkanin

    Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Konuzin, ka tërhequr vërejtjen se projekti ekstremist “Shqipëria e Madhe” është shumë i rrezikshëm për rajonin e ndjeshëm siç është Ballkani, i cili, sipas tij, kohë më parë ka përjetuar periudhë të konflikteve të rënda të armatosura në baza nacionale.

    “Për këtë shkak, kundërshtimi sa më i shpejtë i idesë së shqiptaro-mëdhenjve dhe ideve të tjera ngjashme të rrezikshme është më mirë”, ka thënë Konuzin për gazetën Dnevnik të Novi Sadit.

    Konuzin ka thënë se Rusia pret që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës të fillojë sa më shpejt, sepse niset nga fakti se qëllimi i bisedimeve është në gjetjen e marrëveshjeve të ndërsjella përkatëse në lidhje me të gjitha pyetjet, të cilat i kanë palët e interesuara.

    Diplomati rus ka vlerësuar se pala serbe po tregon gatishmëri për fillimin e kontakteve, derisa për Prishtinën kjo nuk mund të thuhet. Konuzin ka shprehur dyshimin në aftësinë e palës kosovare që të plotësojë ato që janë parashtruar në rezolutën e përbashkët, të cilën BE dhe Serbia e kanë paraqitur më 9 shtator të vitit të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

    “Llogaris që BE të bëjë përpjekje plotësuese në mënyrë që të realizojë iniciativën e vet”.

    Konuzin ka thënë se Moska në këtë etapë nuk mendon që të kyçet në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës. /Telegrafi/

    P.s. Ambasadori rus, si ndjekës i politikës së pansllavizmit në Ballkan, natyrisht që është i vetëdijshëm se një gjë e tillë është e pashmangshme, por si pasojë e proceseve historike të dëmshme për shqiptarët, nëpër të cilat ka ndikuar edhe vetë Rusia, ky projekt ka ngelur i parealizuar që prej kohësh, por që një ditë do të ndodhë.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Shqiptarë, mos lejoni t’ju tërheqin për hunde!
    Mos lejoni që terma poshtërues për shqiptarët të bëhen si pa të keq pjesë e fjalorit tuaj!

    Pyetja - “A e doni Shqipërinë e Madhe?”- në një “sondazh” që synon të paraqesë rrezikun shqiptar për Ballkanin dhe Evropën është ekuivalente me pyetjen -“A i doni fëmijët?”- në një “sondazh” mbi pedofilinë…

    Ata që shpresojnë akoma të shfarosin shqiptarë janë shumë dinakë dhe shumë të aftë për të përdorur fjalët dhe prapaskenat e diplomacisë dhe mos kujtoni se kemi luksin t’i nënvlerësojmë. Po përdorin të githa elementet e mundshme që mund t’i ndihmojnë në sofizmat e tyre për të krijuar një imazh negativ ndaj shqiptarëve tek organizmat drejtuese dhe opinioni publik i shteteve që kanë mundësinë dhe dëshirën të mbështesin të drejtat e shqiptarëve.

    PS: termi “Shqipëria e Madhe” nuk i referohet aspiratave legjitime të shqiptarëve për bashkim kombëtar, por një krijese të pushtuesit nazifashist gjatë luftës së dytë botërore në një kohë kur shqiptarët si popujt e tjerë ballkanikë ishin viktima që bënin rezistencë, të pushtuar dhe me një qeveri kuislinge pa asnjë legjitimitet.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Bashkim Shqiptar....
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2010
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    97
    nuk mund ta paramendoj si mund te jesh kundra SHQIPERISE ETNIKE vetem nese ne venet e tua nuk rrjedh gjak shpitari vetem atehere mund te jesh kundra...une per vete lus zotin qe te mos vdes pa pare SHQIPERIN ETNIKE
    Nuk kam kohë të urrej ata që më urrejnë, ngase jam shumë e zënë duke dashur ata që më Duan!!!

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-08-2010
    Postime
    94
    Apsolutisht Po.

  7. #117
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Bashkimi i Shqiperise etnike me siguri se do te ndodhe .

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •