Nuk ka Shqiperi te Madhe: edhe kur do te bashkohet Shqiperia do te jete e vogel dhe e strukur nga fqinjet neper shekuj.
Z.Basha:
Pak analize-krahasimet qe ke dhene ne argumentimin tend pse je kunder bashkimit nuk shkojne shumica,edhe perkunder zberthimit te disave ketu pse e ke gjykimin e gabuar per ato pika ,ju perseri iu drejtoheni me kunderargument fjale per fjale.
Ky fakt tregon se deshironi te thoni fjalen e fundit gjithesesi, do te thote se mendoni se keni njohuri dhe gjykime te perkryera dhe nuk keni pranuar qe as nje pike e vetme(psh 7) nga ato qe i keni rradhitur te bie poshte dhe si e pavlere dhe si e pavend dhe si e paqedndrueshme.Kjo do te thote se ju nuk jeni per debat por ju deshironi te mbani ligjerate se pse edhe te tjeret duhet te mendojne si ju.
Une i them "JO" ligjerates dhe i them thjeshte "PO" bashkimit nuk duhen shume argumenta dhe kohehumbje per nje pergjigje qe sjelle mornica dhe shume averzion per ne shqiptaret.
Arsyja mendon keshtu:
Ne nuk jemi as Gjermani dhe as Kine, ne kurre nuk pretenduam as te jemi perandori dhe as te zgjerojme territoret qe s'jane tonat, ne mundohemi te mbijetojme si komb .
Vendi ku jetojme ne eshte Ballkani dhe argumenti kryesor i gjakimit per bashkim duhet te jete vetedija kombetare, mbase ne nuk kemi arri aty le te jete siguria dhe mbijetesa si njeri dhe si shqiptar - sot ka me shume shqiptare te shkaperderdhur neper bote se ne Ballkan( dhe nuk dua ligjerata per emigrimin dhe migrimin) dihet perse, dhe dihet se cdo popull vec rrethanave te pergjithshme qe mund ti kete me popujt e tjere i ka edhe ata te vecantat- rasti yne dihet pse shpesh kemi qene buze zhdukjes- do thote dikush sot as qe do te behej nami( pse ja vlen debati athere per kete gjykimin e fundit)
Per ata te "avancuarit ne gjykim" per ata Modernistat" per "kosmopolitanet" per ato qe gjakimit per bashkim e quajn si patriotizmin romantik bosh i tejkaluar dhe prapambeturi -Ju them: cdo njeri shqiptar ka te drejte te mendoje sic mendon dhe ka te drejte per arsyen qe ka dhe sikur populli yne te jete sot shumice ne kategorine qe ju e kualifikoni ,ju ben juve jasht kohe dhe te paarsyeshem.I mencuri e do popullin e vet ashtu sic eshte dhe nuk mundohet ti shesi shume mend.Ne vonesen shekullore shqiptare ja qe jemi vone edhe ne vetedije kombetare dhe shume vone per bashkim..por me mire vone se kurre dhe kjo vonese per kohen dhe rrethin ku jeton kombi yne eshte shume e kohes per ne, eshte shume gjykim modern.
Perfundimisht: ju keni thene se jeni per nje ushtri-force sigurie te perbashket ,per nje kombetare ne sport,te shtoj une edhe per nje Abetare ,ju jeni dhe jeni kunder kufinjeve meshqiptare si per njeriun shqiptar ashtu edhe per mallera: kjo ne perkethim i bie se ju jeni per bashkim kombetar andaj pse te gjitha argumentat e nje pergjigje lakonike "JO",ka edhe te tjere ne sondazh qe kane dhene nje pergjigje "jo" dhe kjo jo eshte edhe me e vogel kur nuk marrin mundin edhe te mbajne ligjerata se pse nuk e duan bashkimin.
Kjo "JO" eshte shekullore per ne dhe ka shkaktuar tragjedine tone te perjetshme, kjo "JO" i eshte thene shqiptarit nder shekuj nga fqinjet dhe nga e gjithe bota, kjo kohe ka kaluar andaj nuk e pranojme nje "JO" nga shqiptaret dhe nuk i duam argumentat e "JO"se..Ja pse te nxjerrin syte shqiptaret kur u thua nje "JO" te eger dhe te pergjigjen normalisht kur ti mundohesh te "argumentosh" qendrimin tend ne menyre te qete.
Ne shqiptaret ne Ballkan do te bashkohemi dhe ky eshte besimi im dhe i miljona shqiptareve ne bote, kete nuk do ta ndale kush ,as perpjekjet e atyre argumentave te perjetshme te vete shqiptareve per "JO" bashkimit duke argumentuar pafundesisht se pse nuk duhet te ndodhe.
Perderisa i "mencuri" argumenton, "budallai" i rregullon te gjitha punet...andaj ne jetojme ne vogelsine tone duke perqeshur gjermanin dhe amerikanin se jemi shume te mencur.
Z.Basha kristalizoni gjykimet per nje pyetje te thjeshte duhet nje pergjigje e thjeshte ,pra pyetjes a jeni per bashkim ju jeni pergjigjur me "JO" e keni argumentuar me "JO","NEUTRAL" dhe me "PO"
Argumentat per ekonomi,centralizime dhe decentralizime do ti bejne ata qe do te merren me rregullimin shteteror te Shqiperise se Bashkuar, ne do te bejme bashkimin kaq kerkohet nga ne, bile edhe me pak kerkohet nga ne-bashkimi ndodh per cdo dite , minimumin qe mund te bejme eshte mos ta ndalim si me vepra ashtu edhe me deklarime dhe argumentime "JO" bashkimit...
Cdo sondazh qe eshte bere ketu dhe kudo dihet rezultati, dhe ne baze te njohurive qe kemi ne kohen e inormimit qe ne sot jetojme mund edhe te paragjykojme se shqiptaret i thone"PO" bashkimit kuptohet shumica e paragjykuar ne fakte sondazhesh ,por besoj edhe ne nje referendum gjithekombetar.
Ke pershendetje vellazerore me nje thenje te tejkaluar per "modernistat":
Mberrifshim te bashkojme Shqiperine ! u pafshim ne Nentor 2012 ne Vloren e Flamurit !
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt