Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Lipsanet e Shën Anës

    Mbështetur në traditë, Ana, paraardhësja e Zotit, jetoi për gjashtëdhejtë e nëntë vjet, dhe bashkëshorti i saj Joakim, për tetëdhjetë; bazuar në një të dhënë Shën Joakimi vdiq dy vjet para Shën Anës. Hyjlindësja ka qenë jetime prej të dy prindërve që kur ishte njëmbëdhjtë vjeçe, kur ajo ishte duke jetuar në Tempull. Shën Ana ndihmon për të pasur fëmijë, dhe ndihmon në lindjet e vështira.

    Mbështetur tek Prokopi, gjatë mbretërimit të perandorit Justinian (527-565), një kishë u ndërtua në nder të Shën Anës në Kostandinopojë. Perandori Justiniani II (685-695; 705-711) restauroi kishën, qëkur Shën Ana i ishte shfaqur gruas së tij shtatëzënë. Ishte pikërisht kjo kohë kur trupi i saj dhe veli i saj u transferuan në Konstandinopojë. Kanoni i postës greke i Shën Anës është kompozuar nga Shën Theofani (817), por pjesë më të vjetra të postës i atribuohen Anatolius Binantin (454). Fjetja e saj kujtohet në Lindje në 25 korrik, e cila mund të jetë gjithashtu dita e dedikimit të kishës së parë në Konstandinopojë ose përvjetori i mbërritjes së lipsaneve të sasj në Konstandinopojë. Lipsanet e Shën Anës u sollnë nga Toka e Shenjtë në Konstandinopojë në vitin 710 dhe mbaheshin atje në kishën e Shën Sofisë në 1333. Festa e saj kryesore në Kishën Orthodokse është në 9 shtator

    Emri:  63195_10150117316369225_5145939_n.jpg

Shikime: 794

Madhësia:  52.8 KB

    Skiti i shumë nderuar dhe më i vjetër në Malin e Shenjtë i dedikohet “Gjyshes”, siç murgjërit e skitit të Shën Anës të emocionuar referojnë për të. Brenda në kishën kryesore të skitit ruhet këmba e majtë e Shën Anës. Këmba e majtë e shën Anës ishte sjellë në skitin e Shën Anës nga Simeoni i Drejtë në 26 tetor 1666, bazuar në kodikun e skitit. Lipsani është i paprishur dhe bën shumë mrekulli, veçanërisht duke ndihmuar nënat pa fëmijë me qëllim mbetjeje shatëzënë. Gjithashtu në Malin e Shenjtë, në Manastirin e Shenjtë të Kutlumusiut ruhet këmba e djathtë e plotë e Shën Anës. Manastiri i shenjtë i Stavronikitëës ruan dorën e saj. Patriarkati i Jeruzalemit dhe Antiokisë gjithashtu ka një pjesë të lipsaneve të saj, si dhe manastiri i Kikos në ishullin e Qipros dhe enori të ndryshme Katolike dhe Orthodokse nëpër botë.



  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lipsanet e Shën Anës

    Nga jeta e dy prinderve te bekuar te Nenes se Tereshenjte Hyjelindeses Mari, duhet te nxjerrim nje mesim te madh. Ne kohen qe Shen Ana e Shen Joakimi jetuan, judenjte i shikonin te gjitha ciftet qe nuk lindnin dot femije, si njerez te denuar nga Zoti fale mekateve e paudhesive te tyre. Qe do te thote, qe krahas dhimbjes se Shen Anes qe nuk lindte dot femije, ajo e burri i saj duhet te duronin edhe perbuzjen e judenjve te tjere ne shoqeri. Dy mesimet e medha qe une marr nga jeta e tyre jane:

    1. Te pranojme Vullnetin e Perendise ne jetet tona te pakushtezuar.

    2. Asnjehere te mos humbim besimin tone tek plani i Perendise per ne.

    Ka plot besimtare te krishtere sot ne bote qe behen ne te krishtere pasi ne mendjet e tyre, presin qe Zoti ti bekoje e mbushi jeten e tyre ne kete bote plot, me te gjitha te mirat. Sa here qe Perendia i bekon me te mira materiale, keta njerez ndihen mire dhe falenderojne Zotin. Por kur hasin ne veshtiresi ne jeten e tyre, jane te paret qe te vene ne medyshje besimin ne Zot apo ta braktisin fare. Ka edhe te tjere qe e masin besimin e tyre me "ndjenjat e momentit". Nese Shen Ana e Shen Joakimi do ta kishin lidhur besimin e tyre me "ndjenja e momentit", a do t'ia kishin arritur dites te mbanin ne duart e tyre foshnjen Mari qe u lindi ne moshe madhore? Ashtu si hekuri forcohet me zjarr e duke u goditur, ashtu edhe besimi i te krishterit forcohet kur i kalojme vuajtjet e kesaj bote me besim dhe me durim. Gjithmone duhet te sjellim nder mend vuajtjet e ketyre shenjtoreve, vuajtjet e Zotit tone Krisht ne Kryq. Dhe kur themi se duhet te marrim e mbajme kryqin tone mbi supe e te ndjekim Krishtin, keto nuk jane vetem fjale qe tingellojne bukur ne veshin e atij qe i degjon, ky eshte nje realitet shpirteror te cilin duhet ta presim e jetojme si te krishtere.

    Shen Ana shume lehte mund te ishte mbytur nga deshperimi i moslindjes dot femije, mund te kish humbur besimin e saj ne Zot. A nuk jemi ne ata qe sot themi: "Po te me donte Zoti nuk do te semuresha, nuk do te ngelesha pa pune, nuk do te isha fukara..." etj si keto. Me pak fjale, jemi te paret qe bejme me faj Perendine per fatkeqesite tona ne kete bote. Gjeja tjeter qe jemi duke bere eshte mosnenshtrimi i vullnetit tone ndaj Vullnetit te Perendise. Besimtari i bindur gjithmone i lutet Zotit: "Le te behet ne mua Vullneti yt o Zot, jo vullneti im!" ashtu sic na mesoi Krishti. Dhe e ben kete gje jo vetem kur Perendia e ka bekuar sofren e tij me gjithe te mirat, por edhe kur sofra e tij eshte bosh. Edhe kur vdekja i troket ne dere. Perendia nuk kerkon asgje tjeter prej nesh pervec besim qe lind nga dashuria. Une besoj ne Zot jo se pres qe Perendia te me beje te pasur, te me beje te famshem, te me beje te diturin e kesaj bote, por besoj se jam prekur nga dashuria e Perendise per ne, krijesat e tij. Nuk ka prove me te madhe dashurie se sa Biri i Vetemlindur i Zotit, i zbritur nga qielli e i misheruar e kryqezuar ne Kryq, per te shpetuar krijesen e Tij, per te shpetuar gjithe njerezit e kesaj bote, te gjalle e te vdekur.

    Te bekuar jane ata qe e ruajne besimin e tyre ne Zot deri ne frymen e fundit. Perendia ka per ti lumeruar si ne kete bote, edhe ne ate boten e padukshme te qiellit. Ajo gruaja shterpe qe nuk lindte dot femije dhe te cilen e percmonin gjithe bashkekohesit e saj si te denuar nga Zoti, i lindi njerezimit Hyjelindesen, Mbartesen e Zotit, Nenen e Zotit tone Krisht, Shpetimtarin e popullit te Izraelit e mbare botes. Dhe gjithe brezat e njerezimit qe nga koha e saj, me sot, e deri ne fund te kesaj bote, do ta kujtojne e lumerojne Shen Anen. Dhe lumerimi i saj nuk mbaron me kete bote, por edhe ne Kupen e Qiellit, engjejt e shenjtoret e Kishes lumerojne prinderit e Mbretereshes se Kupes se Qiellit, Nenes sone te Tereshenjte, Virgjereshes Mari.

    Kisha jone orthodhokse i rezervon nje nderim te vecante prinderve te Shen Marise, shenjtoreve Joakim e Ana, duke bere nje lutje te vecante per ta, gjate cdo liturgjie qe mbahet ne Kishen Orthodhokse.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2013 më 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •