Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Pershendetje kam deshire te sjell kete teme me te cilen do te kuptojme shume gjera qe kane te bejne me Kishen dhe me te ardhmen e kishes.

    Eshte nje teme nga ku mund te mesojme shume gjera dhe une kam mesuar nga kjo teme , jam vertet i lumtur qe Zoti me ka mesuar gjera qe te ndertojne permes kesaj teme.

    Aresyeja pse e sjell ketu ne kete nenforum eshte qe te jete bekim per ju te krishtere.

    E di qe mund te lexohet edhe prej atyre qe i thone vetes jo te krishtere por nese duan te lexojne le te lexojne .

    Kjo teme eshte paralel me temen e veprave te Frymes se Shenjte kjo sepse kane lidhje me njera tjetern.

    KISHA

    Kur themi qe do te studiojme kishen jemi duke thene qe do te studiojme doktrinat

    te studiojme doktrinat e kishes eshte teper e rendesishme sepse ka shume doktrina te rreme ose fallso rreth e perqark.

    Gjithashtu nje motiv tjeter pse duhet studiuar kjo teme eshte sepse keshtu do te kuptojme me mire planin e Zotit per kishen tone dhe per ne .Keshtu do te kuptojme se si bejme pjese ne ne planin e mrekullueshem te Zotit.

    Adami ishte njeriu me i pasur ne bote , ai kishte gjithshka asgje nuk i mungonte , madje Adami nuk kishte as vjehrre.

    Ishte i lumtur ose dhe i qete askush nuk i nderhynte ne punet e veta ishte ne mes te nje mrekullie jetonte ne kopeshtin e Edenit dhe bente ate qe deshironte askush nuk i thoshte qe te bente kete ose te bente ate.

    Megjithate gjeja me e bukur ishte se Adami jetonte ne prezencen e Zotit cdo sekonde.

    Por nuk mjaftonte ishte i trishtuar . Dikush ka thene se njerezit qe jane te gezuar kane fytyre prej molle kurse ata qe jane te trishtuar kane fytyre prej dardhe.

    Adami kishte fytyre prej dardhe. Ishte i trishtuar .

    Atehere Zoti tha : - Nuk eshte mire qe njeriu te jete vetem.
    Adami kishte nevoje per dike qe te kishte bashkesi me te por qe te ishte i ngjashem me te.

    Zoti e coi tek kafshet dhe i tha :- Shiko se kush te pelqen.

    Adami pa majmunin , por nuk i pelqeu, ai pa kafshet e tjera dhe u vuri emra kafsheve por nuk pelqeu asnje prej tyre per te patur bashkesi .

    Por kur pa Even......... e pelqeu , e deshiroi dhe tha:- kjo po eshte e mrekullueshme.

    Asnje nga ne nuk mund te rrije vetem , Askush nuk mund te beje pa kishen.

    Mund te kesh gjithshka por ke nevoje per te patur bashkesi me kishen.

    Ashtu si Adami tha per Even e mrekullueshme keshtu edhe kisha ne vete vete eshte e mrekullueshme ose nje mrekulli.

    Duhet te gjejme kishen e duhur , por nuk do te gjesh kish te persosur.

    Nese prania e Zotit eshte ne nje kishe dhe ti po qendron aty vazhdo te qendrosh aty dhe ec me Zotin.

    Nje pastor ashtu si Jona degjoi thirrjen e Zotit pe te qene Pastor ne nje kishe por ne fillim nuk u bind . Ajo ishte nje kishe e vogel ne nje komunitet te vogel dhe te varfer. Ai pastor thote se me ne fund pranoi thirrjen e Zotit por heren e pare qe shkoi aty per te predikuar kishte vetem 4 vete por ishte e mbushur plot me karrige . Ai thote se u ka predikuar karrigeve kaq shume saqe ato u konvertuan duke ndryshuar ngjyre.

    Ne ate kishe nuk kishte asgje asnje sherbese asnje misionar prej asaj kishe asgje as te dhjetat asgje prej gjeje.

    Megjithate aty ku Zoti te therret aty shko.

    Me vone disa miq te tij i thane atij Patori qe donin te shikonin vendin ku ai po sherbente, dhe ky pastor i tha atyre hajdeni , hajdeni. Ata mendonin se kishte shkuar ne nje vend te madh dhe te pasur sepse ky kish qene pastor asistent ne nje kishe me te madhe .

    Por kur vajten te djelen ne ate kishe gjat predikimit te ketij pastori te ri ata zune te qajne . Ky Pastori i ri gjat predikimit vuri re qe po qanin dhe po i jepte me shume force vetes :- oh po qajne , Zoti po i prek- tha ai me vehte. Dhe ne fund te predikimit i pyeti se pse po qanin . Ata iu pergjigjen :- oh ne nuk po qajme prej predikimit por po qajme se ne cvend paske ardhur, oh gjynah per ty.

    Megjithate tani ajo kishe eshte rritur shume dhe ka rreth 170 anetar te pagezuar si dhe dergon misionare ne vende te ndryshme. Sepse Peendia ben gjera te medha atje ku ska asgje.

    Nuk ka rendesi vendi as pamja por vullneti i Zotit .
    Rendesi ka te jesh ne qender te vullnetit te Zotit atehere do te jetosh.

    Nuk eshte mire qe te jemi vetem

    Lexojme tek 1 Mbreterit 18:22
    Elia ishte i forte por ai mendon se ka mbetur vetem. Ai u be skllav i ketij mendimi.
    Kur kisha nuk eshte me ne syte tone atehere ne ndihemi vetem. Elia po ndihej vetem. Elia i tha Zotit me bej te vdes. Sa mire qe Zoti pergjigjet ndonjehere Jo.
    Zoti kishte tjeter lloj vdekjeje per Elian.
    Zoti e inkurajon ELian dhe i thote se ai nuk ishte vetem sepse akoma kishte nje popull te madh te Zotit qe nuk ishin vrare nga jezebeli dhe Ashabi.
    Ne nuk duhet te izolohemi por te perfshihemi ne popullin e Zotit.


    Fjalet e Urta 18:1
    Ne nuk duhet te vecohemi dhe te jetojme larg kishes, nese jemi pjese e popullit te Zoti duhet te perfshihemi ne nje kishe te vertete. Ku eshte njohja e vertetes.

    Davidi mori ca gure te lemuar per te vrare Goliatin per te arritur qellimin e tij. Por ata gure ne fillim nuk ishin ashtu por kishin nje kohe te gjate ne uje te rrjedhshem. Dhe ne e dime se fenomeni qe ndodh gurit ne uje te rrjedhshem per nje kohe te gjate te qendrimit te tij eshte qe i ben ata te lemuar dhe te perdorshem me te mire.Lavdi Zotit per Frymen e Shenjte , sepse Fryma e Shenjte na ndryshon. Zoti ndryshon karakterin tone ne lumin e rrjedhshem.
    Pasi jemi futur ne kete lume te rrjedhshem aty do te takojme gure te tjere si ne dhe te gjithe bashke do te rrokullisemi dhe perplasemi me njeri tjetrin dhe do te marrim formen e lemuar dhe do te behemi te perdorshem per mbreterin e Zotit.
    Se bashku do te kemi probleme por se bashku do te marrim forme.

    Noeu ishte ne ate barken e madhe me femijet me gruan por edhe me nuset. Kemi 3 nuse dhe nje vjehrre ketu. Por kemi edhe nje kopesht zoologjik. Ka shume pune ne kopeshtin zoologjik apo jo ? nje nga keto pune eshte pastrimi i jashteqitjeve te kafsheve.
    Imagjino Noeu duke pastruar jashtqitjen e Elefantit obobo sa probleme .

    Megjithate Noeu nuk e permendi kurre fjalen ne zemer te vet :- oh sikur te isha jashte. Lavdi Zotit ne jemi brenda edhe pse kemi probleme ne kishe por lavdi Zotit nuk jemi jashte por brenda.

    Faleminderit Zotit per kishen.

    Edhe njerezit me te forte kane nevoje te jene ne kishe , kane nevoje te jene me te tjere , nuk duan te ndihen vetem.

    Gjoni 17:20-21

    Jezusi si kryeprift po lutej per kishen. ne kete lutje rreth 2000 vjet me pare Jezusi u lut edhe per ne sot.
    Te jemi nje ashtu sikur Ati dhe Jezusi jane nje. Kjo eshte deshira e Zotit per kishen. Pra deshire numer nje eshte uniteti , kisha te jete nje sikur Ati eshte nje me Jezusin.

    Por duhet te kemi kujdes sepse edhe antikrishti ka deshire qe te kete vetem nje kishe dhe nje fe boterore. Keshtu pra kur flasim per uniteti nuk themi per tu permbledhur se bashku te gjitha fete por te gjithe te rilindurit serish ne cdo komb dhe race dhe vend te jene ne unitet se bashku. Ky eshte Ekumenizmi biblik.

    Ndersa Ekumenizmi jo biblik eshte bashkimi i te gjitha kishave pa patur parasysh doktrinene , madje edhe fete e tjera mund te futen aty.

    Ekumenizmi biblik ka te beje me unitetin e te rilindurve sipas Efesianeve 2:8-10

    Uniteti nuk ka te beje me organizimin kishat jane te organizuara ne menyra te ndryshme por kane unitet ne doktrinen e shendoshe..

    Keshtu pra ne mund te jemi Kumenist por duhet te jemi Ekumenist biblik.

    Sinkretizmi i vjeter donte te ngaterronte te gjitha fete bashke , si pershembull Konstandini perandori e ngaterroi paganizmin me kristianizmin.

    Besimi kristian ka dy aspekte, ai eshte personal por eshte edhe publik.
    1. Kristianizmi eshte personal , Porta e qiellit eshte aq e ngushte sa qe mund te kalojme ne rradhe vetem nje nga nje. Burri nuk mund te hyje bashke me gruan as gruaja me burrin sepse eshte besim personal . Mos prit qe te konvertohet burri ose te konvertohet gruaja por hyr ti i pari dhe do te shpetohesh ti dhe pastaj edhe familja jote.

    Besimi eshte personal por jo privat.
    Personal dmth qe marr vendim vete
    Publik dmth qe e ndaj me te tjeret.

    Kisha na do ne na inkurajon ne . Kur dalim jashte nuk dalim me pizhama por brenda ne shtepi mund te rrime si te duam mund te jemi vetvetja dhe te shprehemi lirshem . ne familje mund te jemi vetvetja thjesht . Ne kishe jemi si ne familjen tone. Aty do te shprehim vetveten. Edhe kur jemi per tu korrigjuar kisha na do na korrigjon dhe na nxit te vazhdojme perpara madje edhe kur behemi te padurueshem perseri kisha na duron dhe na do. Kur jemi ne nevoja kisha eshte ajo qe na ndihmon . Kisha me dashuri na korrigjon , kisha i pergjigjet dashurise .

    jepi kishes dhe do te marresh mbrapsht.

    Besimi eshte publik.

    Nese nuk deshmon ne kishe si do ta besh ate ne bote?

    Nje person kishte vetem nje talent , kjo i referohet peshes , nje talent konverttohet ne 44 kg eshte nje peshe goxha e madhe nuk mund te futet ne xhep . Por ky njeri ishte dembel ai nuk e perdori kete talent madje tha :- Zoteria im eshte i keq. Keshtu hapi nje grope te madhe dhe e groposi ate talent por nuk e perdori. Shiko Jezusi nuk na jep pak na jep aq sa kemi mundesi sipas kapacitetit dhe aftesise tone.
    Por cfare i tha Jezusi ketij dembeli kur u kthye?
    I tjhote qe te pakten te bente gjene me te thjeshte ta vendoste talentin e tij ne banke qe te kishte fitim per Zoterine. YTa perdorte talentit ne kishe mqns nuk e bente dot ne bote atehere ta perdorte ne kishe. Nese nuk fillon dot ne bote te sherbesh me talentin qe te eshte dhene dhe qe eshte nje pasuri atehere fillo ne kishe perdore ne kishe dhuntine tende.Ajo eshte nje pasuri duhet te japi fryt per kete te eshte dhene fillo ne kishe. Vere talentin tend ne bank(kisha). Mendo me pare per ata te familjes tende .
    Kisha eshte familja jote.

    Nuk ka asnje sherbetor te Zotit qe te kete zemer per te humburit por te mos kete zemer per kishen.
    Pali kishte nje sy dhe nje zemer per te humburit por ka pasur kaq shume dashuri per kishen.
    Nuk ka sherbese te forte drejtuar te humburve qe te harroje kishen.

    Vazhdon........................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #2
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Perse ta studiojme kishen? ka disa aresye

    1Timoteut 3:15
    Kisha e Perendise eshte shtepia e Zotit te gjalle , eshte shtylla dhe mbeshtetja e te vertetes.

    Si duhet te sillemi? Ne kishe eshte tendenca per te futur mentalitetin e botes por ne duhet te kemi dashuri per te gjithe.

    1Korintasit 12:25
    Na tregon se kisha qe te rritet ka nevoje per te gjitha gjymtyret e trupit ose per te gjithe anetaret.

    ndersa vargu 26 thote se nese nje dhe vetem nje gjymtyre vuan atehere te gjitha gjymtyret vuajne sebashku . Ketu shihet vendi jot ne kishe, cfare vendi ke ti ne kishe.


    Efesianet 4:14-15

    Evitojme herezite qe i afrohen kishes. Te mos jemi foshnja te cilet mashtrohen kollaj , duhet te rritemi dhe te behemi te qendrueshem. Thirrja nuk eshte dicka emotive , duke studiuar fjalen e Zotit thirrja behet e qebdrueshme dhe e forte. Zoti do te na therrase por nuk duhet te jemi foshnja sentimental qe shkon sa andej ketej por duhet te studiojme fjalen e Zotit . Femijet kane nevoje per ndjeshmeri por te rrituri degjojne dhe besojne fjalen.

    Nje here nje kishe ishte shume sentimentale . besimtaret ne ate kishe te gjithe kishin patur perjetime te fuqishme frymerore . Disa degjonin engjejt duke kenduar dhe lavderuar Zotin nderkohe qe punonin , disa kishin pare engjej . Predikuesi shpesh here fliste nga ajo qe ai ndjente dhe ndihej sikur ne fluturim e siper dhe gjithe kisha ishte ne fluturim bashke me predikuesin dhe te gjithe po fluturonin shpirterisht.
    Por nje nene e vjeter besimtare ajo nuk kishte asnje nga keto perjetime dhe ishte e merzitur per kete ajo shikonte te tjeret qe fluturonin dhe kishi perjetime te medha . Por ajo i lutet Zotit nje dite :- Zot pse mua nuk me jep nga keto perjetime? I biri e degjon dhe i thote:- oh moj nene e dashur por ti je e vetmja ne ate kishe qe nuk ke nevoje per keto perjetime sepse ti jeton me ane te besimit ma ane te fjales. Ti nuk je foshnje. Ti je e rritur.

    Fjala e Zotit eshte nje pus pa fund aty mesojme gjera te reja.Por kur e studion.

    Kur predikon fjalen po ben vullnetin e Zotit , beje duke njohur kishen.

    Kisha eshte nje grup njerezish qe e besojne e predikojne dhe e praktikojne fjalen e Zotit.

    Aty ku studiohet fjala e Zotit aty eshte kisha.

    Kur studion fjalen e Zotit dhe e do kishen atehere mund te duash edhe te humburit.

    Nje piktur eshte nje veper arti qe ti vete nuk mund ta kuptosh
    vjen nje i diplomuar dhe ta shpjegon dhe ti thua ah keshtu na qenka puna.
    Por vjen nje kritik arti dhe te shpjegon kete pikture dhe ti thua ohu tani shikoj kete gje uau.
    Por vjen krijuesi i kesaj pikture dhe ai ta shpjegon dhe atehere ti ngelesh i mahnitur dhe thua tani e kuptoj qarte.

    Zoti Perendi e krijoi kishen , kisha ka entuziasmuar Zotin. Kisha eshte gjithshka per zemren e Zotit Kur e kupton kishen do te kesh deshire qe te gjithe te vijne ne kishe.Njesoj si piktura e artit kur ti e kupton do te kesh deshire tua shpjegosh te tjereve.

    Vazhdon................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #3
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Kemi folur per disa nga aresyet kryesore pse duhet te studiojme kishen .

    Tani do te flasim ne lidhje me kohen e kishes.

    KUR LINDI KISHA?

    Shume thone se kisha ka lindur para se te krijohej bota, sepse ka qene ne zemren e Perendise. Ne fakt eshte e drejte qe kisha ka qene ne mendjen dhe zemren e Zotit. Por kjo nuk do te thote se ka lindur ne ate kohe.

    Sepse nqs eshte keshtu i bie qe Adami dhe Eva jane krijuar shume kohe para krijimit te tyre, kjo do te nenkuptonte se Adami dhe Eva kane jetuar ne perjetesi bashke me Perendine. Por kjo nuk ka logjik biblike. Perendia ka patur ne perjetesi ne zemer kishen dhe krijimin e njeriut por kjo nuk do te thote se kisha ka lindur ne ate kohe dhe qe Adami te jete krijuar ne perjetesi. Ska kuptim

    Adami eshte krijuar ne momentin fizki te krijimit kur Zoti vendosi qe te krijonte. Dhe Zoti e krijoi Adamin pas 5 ditesh pra ne diten e 6 te krijimit dhe ne momentin kur hukati mbi te dhe i dha fryme jete.

    Adami nuk u krijua me pare. Kjo do te ishte nje gabim doktrinal dhe nje ngaterrese e madhe ne bibel. Por bibla nuk ngaterrohet krijimin ajpo e quan krijim.

    Ne fillim fare nuk eshte krijuar kisha por ne fillim fare eshte krijuar qiejt dhe toka. Zan1:1


    Po kisha kur lind?

    Pergjate gjithe dhjates se vjeter as nuk permendet fjala kish. I pari person qe e permendi fjalen kish ishte Jezusi.

    Por ne shikojme qe ne testamentin e vjeter kishte nje popull qe ishte Asambleja e Zotit , nuk po them per Asamblene e Perendise ne Shqiperi por per Asamblene e Zotit si populli i Zotit ne kohen e dhjates se vjeter qe ishte Izraeli ose pasardhesit e Abrahamit ne linjen e Isakut dhe te Jakobit.

    Zoti i zgjodhi kete popull ne ate kohe per te qene drite e kombeve.

    Por kur Izraeli mohoi Krishtin Zoti zgjodhi kishen. Eshte e vertete qe Zoti e kish pergatitur kete plan me pare por tani Ai zgjodhi ta sillte te realizuar .

    Bibla thote pastaj se ata qe nuk ishin populli i Tij u bene populli i Tij.

    Por kur lind kisha?
    qe te dime kete eshte teper e rendesishme sepse nqs nuk kemi te verteten atehere do te humbasim te verteten.

    Kisha nuk kishte lindur akoma ne kohen kur Jezusi erdhi ne toke. Madje ne e dime se kur Jezusi erdhi ne toke Ai jetonte nen ligjin.
    Do ta sqarojme kete me pas.

    Kur Jezusi fliste per kishen Ai i referohej te ardhmes. Koha e hirit nuk kishte ardhur akoma keshtu qe as koha e kishes nuk kishte arritur akoma . Pra kisha nuk kishte lindur ne kohen e Jezusit.

    KIsha gjithashtu lind para organizatave. ne veme re se kisha nuk kishte nje etikete ose nje emer, psh: kisha protestante.
    Nuk kishte nje emer, psh kisha pentakostale ose katolike romane ose orthodhokse.

    Kisha nuk kishte nje emer. besimtaret u quajten te krishtere ne kishen e Antiokise por kjo ndodhi me vone pasi kisha kishte lindur.

    Pra kisha lind para organizatave.

    Kur lind kisha?

    eshte nje eksperience: LINDJA E RE
    ne lindjen e re , aty fillon kisha.

    Kur beson tek Jezusi atehere behesh kishe , kjo eshte eksperienca e shpetimit.
    Lexojme Romaket 10:9 nese beson tek Jezusi me gjithe zemer dhe nese e rrefen me goje atehere do te shpetohesh, atehere do te behesh kishe.

    Ne fillim shpetohemi dhe behemi kish pastaj pas kesaj zbulojme doktrinat. Une ne fillim jam shpetuar dhe jam bere kishe pastaj kam filluar te mesoj doktrinat.

    Kur Lind kisha?


    VAZHDON .......
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Kur lind kisha?

    Ne dhjaten e vjeter kemi vene re se kishte nje asamble , qe ishte populli i Zotit kjo ishte kisha e dhjates se vjeter.
    Ne do te ulemi ne nje tavoline me Abrahamin, Isakun, Jakobin, Davidin, Samuelin, Solomonin, etj.

    Por besimi tek Jezusi na shpeton neve sot.
    Por ne dhjaten e vjeter ata besonin tek Ai qe do te vinte.

    Sot ne besojme tek Ai qe ka ardhur
    Atehere besonin tek Ai qe do te vinte

    Ungjilli eshte shpallur per here te pare tek Zanafilla 3:15 , eshte shpallur nga vete Perendia.

    Krishti e ka shtypur koken e gjarperit. Te gjithe do te shpresonin tek Jezusi.

    VAZHDON................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #5
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Dua te sqaroj se para se te shkojme tek e ardhmja e kishes dhe kohet e fundit duhet te perfundoj njehere pjesen qe ka te beje me fillimin e kishes.

    Kur lindi kisha?
    Ketu kemi ngelur po perpiqem ti jap nje pergjigje biblike.

    Pra egzistonte populli dhjates se vjeter por tani kemi popullin e dhjates se re.

    Ka nje ndryshim mes atij populli dhe ketij te riut , Fryma e Shenjte do te vije mbi cdo mish , mbi cdo person qe do te besoje tek Jezusi.

    me pare kishte ndermjetesues por tani ka vetem nje ndermjetesues , Krishti njeri dhe Perendi.
    Ai eshte i vetmi ndermjetesues mes njeriut dhe Perendise nuk ka tjeter , nese deri tani ke menduar se mund te kete tjeter, fillo te ndryshosh mendim sepse fjala e Zotit e ben te qarte se ka vetem nje ndermjetesues mes njeriut dhe Perendise dhe ky eshte Krishti njeri dhe Perendi.


    Si kishe kemi nje drite tjeter , sepse Jezusi solli driten e plote por megjithate jemi i njejti popull si ne dhjaten e re sepse jetojme me ane te beslidhjes dhe me ane te Perendise dhe me ane te besimit. Por ndryshimi eshte tek beslidhja qe kishin ata dhe tek ajo qe kemi ne.

    Ne nuk mund te jetojme sipas beslidhjes se vjeter por duhet te jetojme sipas beslidhjes tone duhet te jetojme kohen tone qe Zoti na ka dhene.

    Te jetojme ne driten e plote qe na ka dhene Jezusi , te jetojme ne kohen e hirit sipas hirit te Jezusit.


    Mbreti David tha dicka: Ai tha:- do te vdes do te shkoj atje ku kane shkuar te gjithe. ( a ka gabuar Davidi?!!!)

    Sepse sot ne e dime se kur te vdesim se ku do te shkojme .

    Bibla na e ka treguar qarte.

    Por Davidi thote dicka tjeter. Ai thote se do te shkoje atje ku shkojne te gjithe.
    Mos valle ka gabuar?!
    JO

    Por Apostulli Pal thote dicka tjeter.
    Ai thote:- Ka nje mister........

    Davidi nuk e dinte sepse kishte tjeter ndricim ose tjeter drite . Davidi nuk kishte driten e Palit .
    Drita e Palit u zbulua prej Jezusit.
    Jezusi soli driten e re , driten eplote.

    Pali thote ka nje mister qe tani u zbulua.
    Ka qene i fshehte por tani u zbulua.

    Pali thote:- Jo te gjithe do te vdesim , do te vdesin disa por jo te gjithe do te vdesim , sepse shume shpejt Jezusi do te vije dhe ne qe do te mbetemi gjalle do te rrembehemi bashke me ata qe do te ringjallen ne Krishtin.

    Sic e shikojme nuk eshte se jemi me te mire por jetojme ne nje kohe te ndryshme nga ajo e dhjates se vjeter.
    Le te jetojme pra kohen tone .

    Kisha merr rregullat e vetanga dhjata e re , jo e dhjata e vjeter eshte fshire por dhjata e re i jep drite dhjates se vjeter.

    Sot nuk ka me sakrifica atehere kihte shume , por sot ka vetem nje sakrific , eshte sakrifica qe Jezusi beri ne kryq . Ai eshte Qengji i Perendise i patemete qe u sakrifikuar per mekatet tona dhe nje here e pergjithmone.

    Pra jemi ne kohen e re te kishes .

    Kur fillon kjo kohe ?

    Ne duhet te dijme se kur fillon koha e kishes realisht.

    Sepse sic kam thene edhe me larte disa thone se ka filluar pergjate dhjates se re ose me lindjen e Jezusit , Ose disa mund te thone se koha e kishes ka filluar kur Jezusi thirri dishepullin e pare.

    Por kjo eshte e gabuar.

    Sepse e dime qe Jezusi ka lindur ne ligj me sakte nen ligjin e dhjates se vjeter dhe Jezusi i ka respektuar te gjithe ligjet e dhjates se vjeter.
    Por Jezusi nuk respektonte traditen e farisenjve.

    Farisenjte me shume respektonin traditen e tyre se sa ligjin e Moisiut.
    Prandaj Jezusi u thote atyre tek Marku kapitulli 7:1-7 se ata ishin bere me shume te degjueshem dhe respektues ndaj tradites se tyre se sa te kishin respekt ndaj ligjit te vertet te Moisiut qe ne fakt e kishte dhene Perendia.

    Ne sot besojme sipas librave se dhjata e vjeter eshte nga Zanafilla deri tek Malakia dhe sipas librave keshtu eshte por sipas te vertese pra sipas kohes nuk eshte keshtu

    Ne sot besojme se dhjate e re eshte nga Mateu deri tek Zbulesa por eshte vertet sipas librave por jo sipas kohes.

    Sepse Jezusi kemi thene qe ka lindur nen ligjin e Moisiut , Ai duhej ta respektonte ate.

    Jezusi u rrethpre festonte pashket judaike , e theksoj ishte pashke Judaike sepse festohej dalja e Popullit te Izraelit nga vendi i Egjiptit prej nderhyrjes se dores se fuqishme te Perendise.

    Nuk festonte pashken qe ne kristianet festojme sot . Sot ne festojme pashken sepse Jezusi vdiq ne kryq dhe me ane te vdekjes se Tij na beri te kalojme nga erresira ne driten e perhereshme.

    Ka nje fakt qe ndan dy beslidhjet , ka nje fakt qe ndan dy kohet , ky fakt eshte:
    Vdekja dhe ringjallja e Jezusit .

    Ketu fillon dhjata e re realisht si kohe. Me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit.

    Kur lind kisha?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #6
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Kur Jezusi erdhi ne toke akoma nuk kishte ardhur koha e kishes prandaj Jezusi vazhdoi te respektonte madje te zbatonte cdo aspekt te ligjit.

    Ai shpalli se ishte Mesia i premtuar por ne fillim Ai e beri kete me hebrenjte dhe filloj te shpallte kete ne tempull , e mbani mend kur Ai lexoi nga profeti Isaia? Ai tha sot ky shkrim u permbush por Ai po thoshte se Mesia kishte ardhur por nuk po thoshte se koha e kishes erdhi.



    Kur lind vertet kisha?


    12 Apostujt u bene 70 dhe u derguan nga Jezusi , edhe megjithese Fryma e Shenjte nuk ishte dhene akoma perseri demonet largoheshin, semundjet sheroheshin.
    Cdo te thote kjo?
    Kjo ishte e bere sic behej ne khen e profeteve.
    Kur ELia beri ato mrekulli kjo nuk do te thote se ai jetonte ne kohen e kishes, keshtu eshte njesoj edhe per te 70 dishepujt qe u derguan nga Jezusi. Ata u derguan me autoritetin e Jezusit dhe Fryma ishte tek Jezusi. Por ashtu si ne dhjaten e vjeter Fryma vinte mbi dishepujt dhe vepronte mbi ta por pastaj largohej.

    Nuk rrinte brenda tyre. Prandaj Pjetri nje dite ishte keshtu nje dite ishte ashtu.
    Akoma nuk kihte ardhur koha e kishes.
    Fryma e Shenjte vjen te veproje rreth tyre por vetem pas ringjalljes Fryma e Shenjte vjen te jetoje brenda tyre.

    Kur lind kisha?

    Kisha nuk lind para ringjalljes se Jezusit.

    Zoti ka shpikur anastezine , brinja e Adamit u be grua.
    Kjo pergjumje e Adamit na simbolizon vdekjen e Jezusit. Pa pergjumjen e Adamit nuk mund te ishte grua dhe pa vdekjen e Jezusit nuk ka kishe.
    Nese Jezusi nuk ka vdekur patjeter edhe nese nuk eshte ringjallur atehee besimi i krishtere eshte i kote dhe kisha nuk do te ishte . Por kisha eshte sepse Jezusi vdiq dhe u ringjall.

    Jezusi tha :- Nese Une nuk vdes ju nuk do te jetoni.
    Kur Pjetri e shpalli se Ai ishte Krishti Pjetri po mendonte si hebrenjte e tjere qe Mesia kishte ardhur per te qene fitimtar, po kjo eshte e vertete por kjo kohe nuk kish ardhur akoma sepse nuk ishte koha qe te plotesohej kjo pjese e profecise . Por ishte koha qe te plotesohej vetem pjesa e pare e profecise (vdekja dhe ringjallja)
    Pjetri kete akoma nuk e kishte kuptuar madje as nuk mund ta besonte per kete aresye Jezusi po ia shpjegonte atij dhe te tjereve qe Mesia duhej te vuante dhe pleqte e Izraelit do ta mohonin. Por Pjetri e qortoi dhe tha se po fliste gabim sepse kjo nuk eshte ajo qe ne si hebrenj presim sipas asaj qe kemi lexuar ne shkrime.

    Pjetri po fliste sipas asaj qe kishte mesuar prej femijerise.

    Por Jezusi e qortoi satanin qe foli permes Pjetrit dhe mund te lexoni tek Marku 16:23
    Jezusi tha se duhej te vdiste ne menyre qe te plotesohej vullneti i Peendise dhe keshtu te kishte jete per ata qe do besonin.

    Nga kjo ngjarje veme re se koha e kishes nuk kishte ardhur akoma madje shikojme se si Pjetri nuk e kishte as idene me te vogel se si mund te ishte i shpetuar permes hirit dhe besimit ne vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit(rom10:9)

    Atehere kur lind kisha?

    Kisha lind kur Jezusi ringjallet dhe kur Fryma e Shenjte hyn ne zemer te besimtarit.

    Por kisha nuk lind ne pentakost . Sic kemi thene tek tema e veprave te Frymes se Shenjte. Pentakosti qe ishte profetizuar nga Joeli nuk kishte te bente thjesht me shpetimin per cdo mish por kishte dy pjese te profecise atje.

    Nese shkojme edhe njehere tek Joeli 2:28-32 do shikojme qe ka dy pjese dhe dy veprime te Frymes se Shenjte.

    1. Shpetimi do te jete per cdo mish, kushdo qe e therret emrin e Zotit.
    2. Kur Fryma e Shenjte te vije mbi ata qe besojne , Fryma do te beje qe besimtari te percillet nga disa shenja(endrra, vizone, profeci, mrekulli)

    Kete ne fakt e tha edhe Jezusi qe ata qe do te besojne ne emer te Tij do te percilleshin nga shenja dhe mrekulli (marku 16:16-20)

    Pra pentakosti ishte nje pjese e plotesuar e profecise. Sepse Fryma e Shenjte erdhi aty mbi besimtaret qe ishin te shpetuar tashme dhe shikojme qe besimtaret po shoqeroheshin nga shenja te mbinatyreshme.

    Po pjesa tjeter e profecise?
    Para pentakostit pas ringjalljes se Jezusit ka ndodhur dicka , kjo eshte momenti kur dishepujt jane shpetuar dhe jane rilindur , ketu ka lindur kisha.

    Kur lind kisha?

    Kisha lind para pentakostit dhe pas ringjalljes se Jezusit.

    Por kur ka ndodhur ne bibel?

    Le te shkojme tek Ungjilli i Gjonit kapitulli 20 vargjet 21-22
    Gjoni.20:21-22

    Jezusi i ringjallur u prezantohet dishepujve . Ai u thote :- paqja me ju.
    Ai u sjell paqen.

    Pataj u thote merrni Frymen e Shenjte . Kjo nuk ishte nje premtim per te ardhmen por Jezusi u tha merreni tani. Pastaj hukati mbi ta . Fjala hukati mbi ta eshte i njejti term ekuivalent me Zanafilla 2:7
    Zoti krijon , Zoti hukat , Zoti jep jete.
    Zoti krijon kishen , Zoti hukat mbi kishen dhe Zoti jep Frymen e Shenjte.

    Kisha lind tek Gjoni 20:22
    Kjo ishte permbushje e pjeses se profecise se Joelit kur cilido qe therret emrin e Zotit do te shpetohet , rom10:9 kush beson se jezusi eshte Bir i Perendise (nuk mjafton, si Pjetri0 por edhe nqs beson se Ai u ringjall do te shpetohet.

    Dishepujt kishin pare Jezusin te ringjallur dhe kishin besuar se Ai eshte Bir i Perendise dhe kishin kuptuar shkrimet sepse Jezusi ua hapi mendjen, keshtu pra ata moren Frymen e Shenjte qe i rilindi dhe u shpetuan.

    Thomai nuk ishte aty dhe nuk besoi keshtu qe akoma nuk ishte i shpetuar por kur Jezusi iu hfaq edhe atij ai tha Zoti im dhe Perendia im dhe Jezusi iu pergjigj:- Sepse ke pare Thoma qe jam ringjallur prandaj besove por lum ata qe besojne pa pare, behet fjale per me mbrapa kur Jezusi nuk u eshte rishfaqur gjithmone cdo kujt .

    Ketu fillon pra kisha tek Gjoni20:22

    ketu lind kisha.

    Pentakosti nuk ishte rilindje por sipas veprave 1:8 ishte marrje fuqie per te deshmuar Jezusin.

    Kisha nuk lind ne pentaksot perndryshe edhe sot kur nje besimtar rilind duhet te perjetoje te njejten eksperience si ne pentaksot , por kjo nuk ndodh.
    Kisha lind atje ku besimtari ka rilindur dhe eshte bere pjese e familjes se Zotit eshte bere kish dhe fryma e Shenjte ka ardur te banoje brenda tij.
    Gjoni20:22

    Kur rilind e vetmja gje qe perjeton besimtari pervec ndjenjave qe jane nga me te ndryshmet , eshte rilindja , behesh njeri i ri dhe nuk je me i pari. Yashme qe dishepujt kishin pare Jezusin ne jeten e tyre dhe qe Fryma ishte brenda tyre ata nuk kishin me paqartesi ne lidhje me Jezusin e ringjallur.
    Ai eshte i gjale i thane ata Thomait.

    Por vepra e dyte qe ben Fryma e Shenjte eshte ne pentaksot dhe ketu kemi eprmbushje te plote te profecise , ata do te merrnin fuqi (jo shpetim) kur Fryma e Shenjte te vinte mbi ta , dhe atehere do te ishin deshmitare te efektshem te Jezusit.

    Sic shikojme kemi dy veprime te Frymes se Shenjte :
    1. Rilindja
    2. Pagezimi me Frymen e Shenjte ( eksperience pas shpetimit) i shoqeruar me shenjen e jashtme te dukshme te te folurit ne gjuhe te reja.

    KUR LIND KISHA?

    Kisha lind tek Gjoni 20:22

    Por atehere cfae ka bere kisha ne pentakost?
    Ne pentakost kisha manifestohet.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #7
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Nje argument tjeter shtese per ate qe kisha nuk ka lindur ne pentakost eshte:

    1Korintasve 15:6
    Pali thote se Jezusi pas ringjalljes iu shfaq nje here te vetme me shume se 500 vellezerve . Pra te pakten 500 vellezer.

    Pali thote se disa prej tyre 20 vjet pas pentakostit jetojne sot(koha e Palit)

    ata ishin pjese e kishes ishin te gjalle.

    Por kur lexojme veprat 2 Fryma e Shenjte vjen mbi ta thote , nderkohe qe tek veprat 1:15 thote se ishin me shume se 120 vellezer. Te pakten 120

    nqs bejme llogari 500-120 = 380
    380 nuk ishin aty
    ku kishin shkuar keta 380? Pse nuk ishin ne pentakost? a ishin te shpetuar keta?

    Pali thote se ata ishin vellezer dhe shumica prej tyre jetonin akoma ne kohen e tij.

    Edhe pse nuk ishin ne pentakost ata ishin te shpetuar.
    Edhe pse Fryma e Shenjte nuk erdhi mbi ta ashtu si tek 120 ne pentakost perseri ata ishin vellezer te shpetuar para se te vinte pentakosti.

    Jezusi e lindi kishen para pentakostit.

    Lindja e re na ben pjese e kishes se Zotit
    Pagezimi me Frymen e Shenjte na afteson per sherbese.

    Kisha filloi tek Gjoni 20:22 me lindjen e re.

    Para se te kthehet Jezusi e gjithe kisha do te mbushet me Frymen e Shenjte kjo nuk eshte premtim vetem per nje denominacion por per te gjithe kishen.

    Pentakosti i dha fuqi besimtareve , kisha manifestohet publikisht ne bote ne diten e pentakostit.

    Fryma e Shenjte merr kontroll te plote edhe mbi gjuhen (gjuhe te reja)

    Por eksperienca nuk te ndryshon nese nuk lejon cdo dite qe Zoti te kontrolloje plotesisht.

    Jakobi thote se nese Zoti kontrollon gjuhen tende atehere je ne kontroll te plote edhe ne pjeset e tjera.

    Dita e pentakostit eshte manifestimi i kishes kunderjt botes.

    Veprat 1:8 tregon qe duhej te kishte nje pritje per permbushjen e premtimit.

    Fryma e Shenjte do te vinte mbi kishen dhe do te fuqizonte ate dhe vetem atehere kisha do te deshmonte.

    VAZHDON..................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #8
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    KUR LIND KISHA?

    KUR E MANIFESTON VETEN KUNDREJT BOTES KISHA?


    Pergjigjet jane te thjeshta tashme.

    KIsha lind ne Gjoni 20:22
    Kisha manifeston veten kundrejt botes ne pentakost veprat 2:1-13


    pasi kemi folur per keto dy ngjarje teper te rendesishme do te shikojme C'fare eshte kisha.

    ketu do te shikojme kishen ne tre ilustrime te medhaja.

    Perkatesisht.

    1. Kisha , trupi i Krishtit
    2. Kisha , ndertesa e Zotit
    3. Kisha , nusja e Krishtit

    VAZHDON HERES TJETER..................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Thenie te verteta per kishen.

    Kisha eshte nje grup njeezish qe mblidhen per te adhuruar Perendine.

    Kisha eshte nje asamble ku cdo pjestar eshte i rilindur serish.

    Kisha eshte populli i Zotit ne toke.

    Kisha eshte nje grup njerezish te thirrur jashte nga bota per ne driten e Krishtit.

    Kisha eshte populli i shenjte i Perendise.

    kisha eshte nje grup njerezish qe ndjekin Jezusin.

    kisha eshte nje grup njerezish qe mblidhen dhe kryejne vullnetin e Perendise.

    Kisha eshte organizem e i gjalle.





    Thenie te gabuara per kishen.

    Kisha eshte nje godine e bukur ku shkojne dhe mblidhen njerez qe mblidhen se bashku per te praktikuar fene e tyre.

    Kisha eshte nje organizate fetare.

    Kisha eshte organizate bamirese.

    Kisha eshte vendi ku marrim ndihma .

    Kisha eshte nje shtepi e bukur me oborr te madh dhe ku qendron statuja e Jezusit .




    Ka edhe thenie te tjera te gabuara ose te verteta por qe nuk i kam shkruajtur .

    Por Cfare eshte kisha ?

    DO te shikojme Ilustrimet me te medha qe Jezusi thote per kishen dhe qe Fryma e Shenjte na meson permes shkrimeve te shenjta.

    1. Kisha eshte trupi i Krishtit.

    Kisha nuk eshte organizate por eshte organizem. Organizatat sherbejne deri sa kisha te manifestohet. Duhet te organizohemi por jo sikur te ishim organiuzate por sikur te ishim organizem.

    Edhe nese shikojme organizmin e njeriut pershembull , cdo gje funksionon sipas nje rregulli te caktuar te dhene nga Peendia , nqs nuk funksionon ashtu sic duhet atehere kjo do te thote se ka nje virus qe ka hyre dhe duhet luftuar qe te zhduket.

    Kisha nuk duhet te ngaterrohet me organizatat. Por Fryma e Shenjte manifestohet tek te gjitha organizatat e krishtera.

    Jane disa gjera qe duhet te dime per ksihen si trup i Krishtit.

    A. Kreu i kishes eshte Jezusi.

    Kemi kala te ndryshme por nuk kemi hierarki. Jezusi eshte kreu .
    Jezusi eshte i gjalle Ai nuk eshte me i vdekur eshte e vertete qe Ai vdiq per mekatet tona por Ai u ringjall dhe tashme eshte ne qiell ne te djathte te Atit dhe eshte kreu i kishes.

    1 Korintasit 12:24 na tregon se vetem Jezusi eshte Kreu i kishes. Nje trup nuk ka dy krere vetem nje por kreu i kishes eshte Jezusi.

    Disa do te thone se Jezusi ka vene perfaqsues ne toke por bibla na tregon se kur Jezusi iku poshte zbriti Fryma e henjte dhe keshtu pra kisha nuk eshte vetem por ka nje drejtues qe eshte Fryma e Shenjte . Dhe Fryma e Shenjte na drejton tek Krishti I CIli eshte kreu i kishes.

    Nje kishe e vertet dhe e mire eshte ajo kish ku kreu eshte Jezusi.
    Nese do qe te shkosh ne nje kishe te mire pyet me pare drejtuesin e asaj kishe , kush eshte kreu juaj?

    Nese ajo kish ka si kre Jezusin ajo eshte kishe e mire por nese ka ndonje tjeter atehere largohu prej asaj kishe sepse nuk eshte kisha e Jezusit.

    Pastori ka pergjegjesi por nuk ka komanden abolute.
    Pastori eshte autoritet i vene nga Perendia por ky autoritet eshte i kufizuar dhe eshte ne dashuri.

    Nese Pastori iken diku tjeter atehere Jezusi ngelet aty si kreu i kishes.
    Sepse kisha nuk eshte veper e pastorit por eshte veper e Jezusit.

    Kur themi Jezusi eshte kreu i kishes kuptojme qe Jezusi dhe kisha jane nje. Imagjinoni nje trup qe eshte i ndare nga koka a do te funksiononte ai?
    Imagjinoni sikur te gjithe njerezit te kishin trupat e tyre te ndare nga koka.
    Do te ecnin neper ruge dhe mendo koak do te shkonte ku te donte qejfi aaj por trupi do te shkonte ku te donte qejfi atij dhe imagjino pastaj kur njerezit do te ngaterronin kokat me njeri tjetrin.

    Jezusi dhe kisha jane nje . Atje ku eshte Jezusi atje duhet te shkoje kisha, aty ku kisha eshte mbledhur ne emer te Jezusit aty Jezusi ehte.

    Nqs e do Jezusin atehere do te duash edhe kishen.
    Nqs i ben mire kishes je duke i bere mire Jezusit.

    VAZHDON...................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Mateu 25:35-40
    Ne kete pasazh Jezusi e identifikon veten me kishen.
    Kur Jezusi iu shfaq Palit ne ate kohe Saulit nga tarsi? Ai i tha :- Saul, Saul perse me perndjek?
    Dhe Sauli i tha :- kush je ti Zot ?
    Jezusi i tha :- Une Jam Jezusi qe ti po perndjek.

    Pali ishte duke perndjekur kishen deri ne vdekje dhe e bente kete nga mendimi se po e bente per Zotin. Por Jezusi i thote se eshte duke perndjekur vete Ate.

    Jezusi identifikon veten me Kishen.


    trupi funksionon mire kur eshte i drejtuar nga kreu.

    B. Kisha rritet sebashku
    C. Cdo pjese e trupit eshte e rendesishme

    Keto dy pika jane bashke.
    Le te imagjinojme nje femije te cilit i rritet vetem dora.
    E imagjinoni dot? Ai ka lindur por asnje pjese e trupit nuk rritet pervec nje dore qe behet e madhe dhe gjigabde cdo dite e me shume.
    A duket dicka e bukur , a eshte dicka jete gjate. a do te rronte ai femije per nje kohe te gjate?
    A eshte vullneti i Perendise qe vetem nje kishe lokale te rritet dhe te tjerat te rrine ashtu pa u rritur?

    Kur rizgjimi do te vije do ti perfshije te gjitha kishat jo vetem nje kishe lokale.
    Kur Pjetri e futi serish barken ne det per te peshkuar sepse Jezusi i tha, dhe kur barkat u mbushen plot me peshq ato kerkuan ndihmen e barkave te tjera nuk bene cdo gje vetem perndryshe do te ishin permbytur bashke me peshkun qe peshkuan.

    Kishat lokale duhet te ndihmojne njera tjetern.
    Ne trup askush nuk eshte i pavlefshem ose i mbivlersuar.
    Shputa eshte pjese e kembes por ajo eshte shume e rendesishme eshte e padukshme por kemba nuk mund ti thote shputes nuk kam nevoje per ty.

    Syri nuk mund te thote se ska nevoje per doren , nqs nje mize hyn ne sy dora do te heqe ate dhe syri do te falenderoje Zotin pe doren.

    Nje ilustrim tjeter qe e ka bere nje besimtar eshte ky:
    Kur nje gisht i vogel goditet nga nje cekic, atehere gjithe trupi do te hidhet [perpjete duke vuajtur per vetem per dhimbjen e gishtit te vogel. Nuk e di nee ju ka ndodhur personalisht por kur une godas ndonjehere padshje ndonje cope hekuri ose fundin e divanit me gishtin e vogel te kembes menjehere gjithe trupi im vuan dhe mezi kercas dhembet per te duruar dhimbjen madje eshte dora e para qe shkon tek vendi ku dhemb dhe perpiqet qe te ferkoje gishtin e vogel te kembes qe po vuan per te larguar dhimbjen .

    Eshte interesante sepse keshtu ne fakt eshte kisha si trup i Krishti kur nje gjymtyre vuan vuan gjithe trupi , ashtu sic edhe thote bibla.
    trupi i Krishtit eshte i mnadh ne toke kemi kishen e Jezusit ne Shqiperi, Itali, Greqi, Serbi, Kosove, Maqedoni, Usa, Kanada , Gjermani, Turqi, Indi , Brazil, Argjentine, Kenia, Afrik e jugut, Kine , Kore e jugut, etj.

    Imagjino kur kisha ne Kine vuan ne fakt jemi duke vuajtur edhe kisha qe eshte ketu ne Shqiperi ose ne USA ose ne Itali, Gjermani etj...

    Askush nuk thote se nje pjese e trupit nuk i duhet.
    A ka ndodnje nga ju qe te mund te thoni se nuk keni nevoje per doren ose per kembet apo per thonjte?
    Nese ka ndonje ketu ne forum qe mendon keshtu ju lutem me tregoni. Dua ta di.

    Sdo te kete asnjehere ndonje pjesew qe nuk vlen ne trup.

    do te vazhdojme heres tjeter me dy mosvleresimet:
    1. mosvleresimi i vetes
    2.mosvleresimi i tjetrit

    VAZHDON.......
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •