Kjo teme eshte nje teme shume e rendesishme dhe teper e debatuar mes te krishteresh. Por une nuk kam ne qellim qe te ndalem ne diskutimet apo pozicionet qe mbajne palet, lidhur me shpetimin e besimtarit te krishtere. Per mua gjithshka fillon pikerisht tek Perendia dhe mesimi i tij.
Para disa kohesh lexova ketu ne forum, ku dikush thoshte se, ju protestantet jeni heretike, jepni mesime te gabuara e tjera. Personi ne fjale ndalej tek mos humbja e shpetimit, qe valla na qenka nje dotkrine protestnto- heretike. Me vjen keq per kete njeri sepse ka mare barre te rende per shpatullat e tij. Por lete hyjme ne teme dhe te mos fokusohemi tek njeriu.
Sic edhe thashe me lart, gjithshka fillon tek Perednia dhe mesimi i Perednise. Une besoj dhe pranoj se, bibla jo vetem qe eshte fjale e frymezuar nga Fryma e Perendsie, por eshte i vetemi LIBER qe permban ne menyre te hyjnishme, mesimin me thelbesor te Perendise, drejtuar njeriut per shpetimin dhe paqen e tij me Krijuesin. Ky perfundim me ben qe te mos pranoj asnje lloj mesimi tjeter, nga cdo burim qofte, i cili bije ne kundershtim apo ne kontradite me biblen e Perendise. Disa mbase mendojne se nje konkluzion i tille, eshte heretizem protestant. Pak rendesi ka se cfar mendon ky apo ai, e rendesishme eshte se cfar mendon Zoti, te cilit i perket i gjith nderimi dhe lavdia. Duhet thene se, ndarjet apo emertimet qe kane bere insitucionet fetare, jane thjesht perzgjedhje njerzore, te cilat ne mjaft raste jane pengese serioze per ata qe i besojne dhe i ndejkin. Jezusi na fton ta pranojme dhe ta ndjekim ate pesonalisht, pa lejuar ASKEND si ndermjetes, qofte ky prift, pastor apo dicka tjeter. Prifti eshte ven per te te drejtuar tek Zoti, permes sherbeses qe vete Zoti i ka dhene ne mbarvajtje te bashkesise. Por kursesi prifti nuk eshte ndermejtesi, midis teje dhe Perendise, prej nga mund te varet lidhja jote me Krijuesin. Ka plot kisha qe e ndjekin nje mesim te tille, ku besimtaret kthehen ne "roberues" religjionesh, dhe ndejkes te devotshem apo ithtare te religjionit. Kjo marzi arrin deri atje sa, keta ndjekes, jane te vetedijshem se me pare i perkasin religjionit, ndersa te tjerat jane dytesore. Por si mendoni ndjehet Zoti perballe nje fatki te tille?
Bibla na meson se, Perendia eshte nje Perendi Xhelos, i cili per dashurine qe pati ndaj krijeses se Tij, dha Birin e tij te vetem, Zotin Krisht. Une them, mos e provoko Zotin deri ne xhelozi.
Zakonisht ne pjesen me te madhe te atyre qe mendojne se shpetimi humbet, jane pikerisht keta ndjekes religjionesh, te cilet siguri te tyre kane religjionin ne te cilin jane roberuar. Kjo marzi arrin deri atje sa, ata e vendosin biblen, si nje nder librat e tjere fetare, ku natyrisht libri i tradites, i cilie eshte dhe baza e doktrines ku mbeshtetet religjioni, mbetet per ta mesimi baze dhe kyresor. Pikerisht kjo ben qe ne keto kisha ne dite te caktuara, mund te shohesh mbase ter qytetin tek kryen regullat e religjionit, me nje devotshmeri dhe fanatizem te madh. Ndersa kur vjen puna tek te vepruarit e fjales dhe urdheresave te Perendise, ata jane shume lark, pothuasje panjohuri. Por Jezusi na deshmon se, VETEM ai qe ZBATON urdheresat e mia, do te qendroje tek une.
Shpetimi.
Ne biblen e Perendsie na jepet nje mesim i qarte, i thjesht dhe i plote, rreth shpetimit, qe Perendia beri gati me ane te Jezus Krishtit. Bibla na deshmon se, Shpetimi nuk eshte nje arrijte dhe vlere njerzore. Shpetimie eshte dhurate te cilen Perendia e beri gati per mbare njerzimin, qe nga Adami e deri tek njeriu i fundit, i cili ende nuk ka erdhur ne kete jete. Konceptimi dhe pranimi i ketij fakti, te cilen vetem bibla na e deshmon, mendoj se eshte baza e gjithe ketij diskutimi. Perendia duke pare se njeriu ra ne nje pabindje, e cila erdhi per shkak te mashtrimit prej satanit, vendosi qe njeriu te vije perseri ne paqe me Te. Edhe pse prej njeriut nje riardhje drejt Krijeusit ishte dhe mbetet krejt e pamundur, Perendia beri gjithshka te mundur, duke sakrifikuar Birin e tij te Vetem Zotin Krisht, ne menyre qe njeriu te vije perseri ne paqe me Te. Ky eshte HIRI qe Ai dha per krijesen e tij te dashur. Shume lehte nje analogji te ngjashme mund ta shohim brenda familjes sone. Prindi sakrifikon gjithshka per femijen e tij. E gjitha kjo ndodh sepse prindi ka dashur per femijen e tij, dhe hiri eshte gjithmone prezent ne menyre qe femija te mos humbase por ta jetoje dashurine prinderore, qe ne thelb nga ana e prenderve eshte sakrifice, ku brenda se ciles (sakrifices) qendron nje pagese.
Vazhdon
Krijoni Kontakt