Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    DO te vazhdojme me tre ceshtje te medha te fundit te kesaj teme.

    A. Karakteristikat e ksihes
    B. Kisha Lokale
    C. Argumentet e koheve te fundit ( Kisha ne kohet e fundit)

    VAZHDON................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #32
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    KARAKTERISTIKAT E KISHES

    1. Kisha eshte e bashkuar
    2. Kisha eshte e shenjte
    3. Kisha eshte apostolike



    1. Kisha eshte e bashkuar.

    Ne rradhe te pare duhet te kuptojme qe kisha eshte universale. Sepse Kisha e Perendise i permbledh te gjitha kishat e krishtera kudo qe jane ne cdo vend te botes . Kisha Universale eshte kisha e te gjithe rilindurve ne cdo cep te botes qofshin. Kisha duhet te kete vizion universal. tek Isai thuhet:- Eshte shume pak per Mua qe te jesh sherbetori Im dhe te ngresh vetem Izraelin , por Une dua te te bej driten e kombeve.

    Kisha duhet te kete unitet dhe te jete e bashkuar.

    Nese e shohim ate qe eshte sot nuk eshte keshtu , por ne duhet te besojme ne kete duke jetuar per kete gje.

    Fjala me e rendesishme tek libri i veprave eshte UNITETI.
    Dishepujt ishin bashke , perpiqeshin ti benin gjerat bashke.
    uniteti i kishes eshte unitet i besimit.

    Jam i bashkuar me ata qe vijne tek Jezusi.. ne nuk predikojme kishen por predikojme Krishtin.
    Faleminderit Zotit per larmishmerine ose ndryshueshmerine por jo per percarjen ose mosunitetin.
    Ka dhurata te ndryshme , ka vepra te ndryshme , ka organizata te ndryshme , por kemi unitet ne besim.
    Kemi nje qellim predikojme Krishtin.
    DUhet te bashkpunojme me te gjithe te krishteret edhe pse nuk kemi unitet strukture. Nuk eshte se duhet te jemi te ngjashem. Ne fillim mund te ngjasojme por me pas duhet te jemi vetvetja.

    Mos te behemi si papagall qe imiton dhe ben zhurme por qe nuk ka besim.

    Uniteti nuk eshte as ne vizion.

    Pali kishte vizion per paganet kurse Pjetri per Judenjte. Por ishin ne nje kishe te vetme.Nuk ka rendesi etiketa por substanca. Pema njihet nga frytet.
    Nuk ka rendesi organizata ku je por qe ti sherbesh Zotit.
    Nuk po kerkojme nje kishe boterore te organizuar ate ja leme antikrishtit.

    2.Shenjteria ne Kishe

    Shenjteria nuk eshte nje kurore e arte ne koke dhe as nuk eshte te kesh krahe dhe te jesh mbi nje re duke i rene harpes.

    Je i shenjte sepse i ngjan Jezusit. Ne karakter Kisha i ngjan Jezusit.
    Nese nje kishe nuk ka model Jezusin atehere nuk eshte kishe e krishtere.
    Mund te jete cte doje por kishe nuk eshte.
    Pali donte vetem te predikonte Jezusin dhe ti ngjante Atij.

    Shenjteria eshte te jesh jo te besh.

    nje kishe ne europen qndrore grate vishen me fustane te gjata dhe ngjyre gri dhe me corape te zeza , nese dikush nuk vishej ashtu per ata nuk ishte i shenjte si te tjeret. Per ata kjo ishte shenjteri por goja mund te thoshte cfare te donte. Eshte ngaterruar shenjteria.

    Shenjteria eshte gjendje e zemres nuk varet nga ajo qe ben ose jo por eshte dashuri e zemres. Dashuri pa hipokrizi.

    Shembull : Ishte nje farise i cili ishte veshur bukur dhe ishte nje person qe zbatonte ne praktik te gjithe ligjin madje ai po i lutej Zotit duke i dale para me guxim dhe duke i thene me ate qendrimin e tij gati-tu dhe me ze te trashe te bukur pa bere asnje stonim i veshur bukur me aroma nga me te mirat dhe me ato fisteket qe i kishte bere te dukeshin edhe me shume. Ai i tha Zotit :- Zot flm qe nuk jam si ai taksidar atje ne fund sepse une bej kete e kete e kete e kete .... por nuk jam si ai taksidar atje. Vetem keto fjale tha ne lutje fariseu.
    Kurse taksidari ne fund te tempullit as qe e kishte guximin te ngrinte qofte edhe koken dhe ishte duke qare dhe duke thene :-- Zot te lutem ki meshire per mua-- dhe e rrihte kraharorin e tij me grusht sepse e ndjente veten shume mekatar dhe te pa denje .

    Kush e mori faljen e mekateve? Kush u pendua vertet ? Kush kishte nje gjendje te zemres qe i pelqeu Perendise? Ke zemer pelqeu Zoti? Ke zemer pastroi Zoti nga mekatet? Ka zemer shenjteroi Zoti? Kush ishte i shenjte perpara Perendise?

    Pergjigja eshte e thjeshte: Zoti pastroi zemren e te perulurit dhe te atij qe u pendua. Zoti e shenjteroi taksidarin.

    Mos te ngaterrojme shenjterine , mos te gjykojme te tjeret. Jeto vet ne shejteri me dashuri. Mos e krahaso veten me te tjeret por me Jezusin.
    Duhet ti ngjash Jezusit.
    Ti ngjash Jezusit eshte te jesh i shenjte.

    Shenjteri eshte ti ngjash Jezusit.

    ne nuk jemi Jezusi por te perpiqemi te jemi si Jezusi.

    Nqs e krahasojme veten me kriminelin do te dukemi shume mire por ne duhet te krahasojme veten me Jezusin.

    Le te lexojme nje histori te bukur.

    Nje here nje djale kishte rene ne dashuri me nje vajze . Ai ishte shume i shemtuar por kjo vajza ishte shume e bukur. Ai djale donte qe ti propozonte asaj por nuk dinte si ta bente sepse ajo ishte shum e bukur dhe ai ishte shume i shemtuar . Ai donte ta bindte ate vajze qe te martohej me te. Cfare beri? U mendua dhe e vendosi. E mori ne telefon dhe i ofroi te pinin nje kafe. Ajo pranoi dhe ky i fundit i propozoi qe te benin nje udhetim se bashku ne Egjipt per te pare piramidat. Ajo pranoi sepse e pelqeu kete ide. Atehere shkuan ne egjipt . Kur shkuan ne nje nga piramidat ai gjithe diten e beri qe ta kalojne duke pare muzeun e mumjeve. Ai po i tregonte asaj qe te shikonte vetem mumje .
    Pasi kaloi dita ne kete muze mumjesh ai atehere i tha asaj vajze:- I shikon gjithe keto mumje te shpifura? -- AJo tha:--po. Atehere ai i tha shiko a do te martohesh me mua? -- Ajo e pa e cuditur dhe u mendua pak dhe i tha:-- Hemmm , te mendohem.

    Nuk duhet te krahasojme veten me mumjet , Por duhet te krahasojme veten me Jezusin.

    Psalmi 1:5 Duhet te predikojme shenjterine. Nese e predikojme shenjterine do te ndohe ajo qe thuhet ne kete psalm.
    Prandja te pabeset nuk do te perballojne dot gjykimin , as mekataret ne kuvendin e te drejteve.

    Mekatari nuk do te rezistoje do te qendroje me shume ne vendin ku rrine te shenjtet. ne kete rast ne kete psalm Mekatari eshte nje person qe do te qendroje ne gjenfejn qe eshte dhe nuk do qe te ndryshoje.

    Zoti ka nje site dhe te sitos. Kur ne e predikojme shenjterine nuk i largojme keta njerez, ata ikin vete sepse nuk shohin nje bukuri. SHikojne Jezusin nga jashte dhe nuk i terheq. Vetem ai qe hyn ne tabernakull do te zbuloje krejt bukurine e vertete.
    Tabernakulli nga jashte dukej si thjesht nje cope tende ndofta e bere me pak balte ose dhe me nje ngjyre te erret. Por nga brenda ishte e mrekullueshme ndihej nje arome e mrekullueshme qe ishte e perdorur vetem per ne tabernakull dhe ne tempull. Ishte i mbushur me sende ari , ishte prania e Perendise. Po te shikoje nga jashte nuk dukej gje por vetem ai qe futej zbulonte bukurite e tij.
    Keshtu eshte me Jezusin. Njerezit e shikojne nga jashte dhe nuk u duket interesante por vetem kur te vijne ne pranine e Tij do te njohin Ate.

    Vepra e pare qe ben Fryma e Shenjte eshte te na binde per mekat.
    Deri sa te krahasohesh me mumjet dukesh ne rregull me te tjeret. Por kur perballesh me Krishtin thua:-- Zot me fal mekatet me shpeto .

    Prediko Shenjterine -- kjo eshte nje detyrim per cdo predikues dhe per cdo besimtar.

    3. Kisha eshte Apostolike

    Ne duhet te jemi te themeluar ne mesimet e apostujve. Kisha model eshte kisha apostolike e dhjates se re.
    Mesimet e apostujve gjenden neper te gjithe dhjaten e re. Nuk mund te marrim nje mesim qe eshte jashte dhjates se re dhe qe kundershton dhjaten e re.

    Tek zbulesa , libri i fundit i dhjates se re thuhet dicka.

    Kush do ti shtoje ndonje fjale ketij libri do ti shtohen plaget qe pershkruhen ne kete liber. Por ksuh do ti heqe do ti hiqet pjesa e tij nga libri i jetes, dhe ne e dime se ksuh jane ata qe nuk gjenden ne librin e jetes---Zbu 21:9.

    Pas Zbulese nuk ka asnje shkrim tjeter qe mund te shtohet nga ku mund te nxjerrim doktrine ose te mbeshtetemi si mesim i ri apostolik.

    Jane disa kisha qe kane bere tashme kete dhe disa organizata.

    Kisha mormone ka shtuar nje ungjill te ri fallso gjasme si nga Jezus Krishti, te mos u besojme atyre se ata thone Krishti eshte ketu por ne fakt nuk eshte genjejne ata jane jashte librit te jetes deri sa te pendohen dhe te heqin dore nga mormonizmi.

    Deshmitaret e Jehovajt kane hequr pjese nga bibla dhe madje i kne transformuar pasazhet biblike duke u hequr atyre kuptimin real. Ata thonte se Krishti eshte atje ose ketu por mos i besoni sepse genjjne kane hequr pjese nga bibla. Dhe do te kene te njejtat plage qe pershkruhen ne bibel vetm nqs do te pendohen dhe do te heqin dore prej asaj organizate dhe kur te vijne tek Krishti do te shpetohen. Nuk mund tu sherbesh dy zoterinjve .

    Traditat--- Jnae disa kisha te krishtera qe i kane ato. Keto kisha kane doktrine te mire , ato nuk i kane transformuar fjalet e bibles por i mbajne ashtu sic kane ardhur nga origjinali, por keto kisha i shtojne fjales se Zotit disa tradita qe jane futur pas vdekjes se apostujve dhe pas librit te Zbuleses . Per keto kisha tradita eshte e barabarte me fjalen e Zotit. Kjo eshte e gabuar sepse tradita nuk na shpeton dhe nuk mund te na coje ne nje marrdhenie me Zotin. Traditat jane te njerezve nuk jane te Zotit. Zoti na ka dhene fjalen e Tij per te jetuar dhe jo traditat. traditat mund te jene te mira ose keqia por ato asnjehere nuk mund te jene mesime te apostujve.
    Kisha apostolike nuk eshte kishe e traditave postapostolike.
    Kisha apostolike i ka permbledhur te gjitha mesimet e mundshme doktrinale qe ne kohen e apostujve dhe ato fjale te shkruara jane plotesisht te mjaftueshme per kishen sot qe ndjek modelin e asaj apostolike.
    Por traditat post-apostolike nuk jane model per kishen e sotme qe ndjek modelin e asaj se dhjates se re .
    Ne nuk kemi pse ti marrim per model traditat post-apostolike. Ato mund te kene vlere historike por ne asnje menyre te kene vlere doktrinale.
    Ato mund te kene vlere mesimore studimore por ne asnje menyre vlere doktrinale.



    Tani te japim nje perkufizim per karakteristikat e kishes.

    Kisha e Jezusit eshte e thirrur per te qene e bashkuar te kete vizion universal , larg mekatit per te mbrojtur doktrinene e shendoshe apostolike.


    Vazhdon me karakteristikat e kishes lokale...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 01-01-2011 mė 17:05
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #33
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Pasi kemi lexuar postimin me larte ne lidhje me karakteristikat e kishes, do te shikojme edhe karakteristikat e kishes lokale

    Shume shpejt per kishen lokale do te shikojme keto nentema te vecanta.

    1. Cfare eshte kisha lokale
    2. Ku mblidhet kisha lokale
    3. Qellimet e kishes lokale
    4. urdherimet e kishes lokale
    5. sherbesa e kishes lokale
    6. Organizimi i kishes lokale
    7. Dhuntite


    Vazhdon..............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 01-01-2011 mė 17:13
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #34
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Kisha fitimtare ose triumfante eshte ne qiell ajo e ka perfunduar misionin e saj ketu ne toke nuk ka me nevoje te fitoje.

    Pali thote se e ka permbushur sherbesen e tij plotesisht ketu ne toke , i thote kete timoteut.

    Tek zbulesa na thuhet se ishin disa shenjtore qe ishin therrur per shkak te ungjillit ata ishin deshmoret ne lavdi . Bibla na thote se ata kishin fituar ne saje te gjakut te Jezusit dhe te deshmise se fjales. Ata ishin kishe fitimtare dhe nuk kishin me sherbese per te kryer ne toke.

    Kisha universale eshte kisha e te gjitha koherave dhe e te gjithe te rilindurve ne cdo vend te botes.

    Kisha Lokale eshte :
    1. Kishe e dukshme
    2. Kishe e nje grupi njerezish ku mblidhen ne nje vend te caktuar.
    3. Kishe me qellime te caktuara.

    Do te shikojme pjesen e trete.

    Qellimet e kishes lokale.

    A. Kisha lokale ka si qellim te adhuroje Perendine
    B. Kisha lokale ka si detyre per te ndertuar besimtaret brenda saj
    C. Kisha lokale ka si thirrje nga Zoti te ungjillizoje boten.

    VAZHDON...............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #35
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    A. Adhurimi i Perendise

    Maria zgjodhi pjesen me te mire ne kembet e Jezusit duke adhuruar Ate. ne fakt mendoj se nqs Jezusi do te ishte duke bere pune shtpie edhe maria do te ishte duke e ndjekur.

    Adhurimi nuk ka te beje me ate qe ne bejme.
    Adhurimi eshte nje pozicion zemre, ti japim Zotit nje afrim zemre.
    Edhe ne qetesi kjo mund te ndodhe. Adhurimi del nga zemrz. Nuk duhet qe te kemi nje metode te caktuar.

    Duhet te kuptojme se ku eshte prania e Zotit.
    Elia ishte person i forte. Ai pelqente eksperienca te forta, e kishte pare Zotin gjithmone ne zjarr. kerkoi zjarr nga qielli dhe e dinte se Zoti vinte permes zjarrit.
    Zoti i dha atij nje mesim .
    Kaluan para Elias termeti, era e forte, zjarri, por Zoti nuk ishte ne to . Pastaj ishte nje ze i qete nje tingull i lehte , aty ishte Zoti.


    3 rregulla.

    a). Adhuro vetem Zotin

    I duam te tjeret dhe i respektojme por adhurojme vetem Zotin. Mos adhuro lekun , parane ose dicka tjeter por vetem Zotin. Nuk adhurojme asnje shenjtor , nuk adhurojme asnje drejtues shpirteror, nuk adhurojme nuk adhurojme as edhe ndonje komb apo shtet, nuk adhurojme asnje simbol, adhurojme vetem Perendine.

    b). Adhurojme Zotin per Ate qe Ai eshte.

    Nuk adhurojme Perendine per ate qe Ai ben por per ate qe Ai eshte.

    Psalmi 150 eshte nje psalm qe na jep mesime te mira:
    - vargu 1- Ke adhurojme? Zotin
    - vargu 2- Ku adhurojme? Kudo
    - vargu 3- Pse adhurojme? Per ate qe Ai eshte , per madheshtine e Tij
    - vargu 4- SI adhurojme ? Ne cdo lloj menyre, nese nuk di te besh dicka adhuroje Zotin ne ate menyre
    - vargu 5- Kush duhet te adhuroje? C'do gje qe merr fryme

    Ne adhurim ka nje rregull shpirteror jo njerezor , Kur Jezusi u ringjall para se te largoej nga varri Ai kishte palosur carcafin e tij. Gjoni 20:7

    c). Adhurimi eshte ne Fryme .

    Adhurimi ne Fryme nuk ndjek asnje rregull kiturgjik(duke lexuar).
    Adhurimi eshte shpirteror dhe eshte i ndryshem cdo here .Imagjino sikur te hash vetem fasule , duhet te ndryshosh ushqimin.

    Jezusi tha:- Perendia eshte Fryme dhe per kete adhuruesit e Tij duhet ta adhurojne Ate ne Fryme dhe ne te vertete.

    Tek zbulesa tregohet nje lloj adhurimi qe me pelqen. Te gjithe bertisnin me te madhe :- i denje eshte Qengji , te gjithe kendonin nje kenge te re per Qengjin, te gjithe binin permbyes dhe te shtrire pertoke duke adhuruar Qengjin dhe Perendine, te gjithe shpallnin se :- Perendia eshte i drejte i plotfuqishem dhe gjykimet e Tij jane te drejta , dhe AI merioton gjithe lavdine.

    Sic shikojme ne adhurim mund te thuhen fjale qe dalin nga zemra por qe jane te verteta per Perendine
    Ne adhurim mund te bertasesh fort nderkohe qe i thurr lavde Zotit
    Ne adhurim mund te besh zhurme me muzik dhe mund te adhurosh edhe me muzik te qete
    Ne adhurim mund te kendosh kenge te reja
    Ne adhurim mund te rrish ne kembe , i ulur ne gjunje, mund te biesh permbys, mund edhe te shtrihesh pertoke me fytyre pertoke .
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #36
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    B. NDERTIMI I BESIMTAREVE.

    a). Sherbesat frymerore
    b). Sherbesat administrative
    c). Dhuntite

    Keto jane gjerat qe do te shikojme ne lidhje me qellimin e dyte te kishes per te ndertuar besimtaret ose anetaret e saj.

    a). Sherbesat frymerore.

    Jane vetem 5 Sherbesa frymerore.

    EFESIANET 4:11-12 << Dhe ai vet i dha disa si apostuj, te tjere si profete te tjere si ungjilltare dhe te tjere si barinj dhe mesues, per persosjen e shenjtoreve, per vepren e sherbimit dhe per ndertimin e trupit.>>.


    Besimtaret kane sfida , duhen inkurajuar , ndertuar. Ne kishe njerezit transformohen.
    Le te shikojme pak kontekstin e veprave 14.

    veprat 14: 1 -- pali dhe barnaba predikuan ne Antioki dhe nje numer i madh grekesh dhe judenjsh besuan tek Krishti .
    vep 14: 2 judenjte qe nuk besuan i nxiten judenjte qe besuan kunder velezerve te tyre
    veprat 14:3 perendia beri qe fjala e Tij te vertetohej me ane te shenjave dhe mrekullive te shumta permes dores se apostujve, ashtu sic edhe thuhet tek marku 16:20.
    veprat 14:4- 5 -- ka ndohur nje perndjekje ose nje plan per ti vrare apostujt qe i beri ata te largohen nga Antiokia per ne .....
    .....veprat 14:6 -- ata shkuan ne Listra, Liakoni, Derbe.
    Ata atje ungjillizuan
    kjo duket nga veprat 14:7-20

    Por c'fare ndodh me pas , sepse kishte shume qe besuan ne keto qytete ku ata ungjillizuan dhe ishin bere shume dishepuj.
    A do ti linin ne dore te fatit? JO
    Kisha ka per qellim te ndertoje te vetet.

    lexojme veprat 14: 21-23 >>> nuk mund te citoj krejt kete pasazh por do te sjell vetem ate qe thuhet aty me pika.
    Ata u kthyen ne Listra dhe Antioki, C'fare ben atje?
    pika 1-- FUQIZUAN SHPIRTRAT E DISHEPUJVE
    pika 2-- I KESHILLUAN QE TE QENDROJNE NE BESIM
    pika 3-- I MESUAN SE DO TE HYJNE NE MBRETERINE E PERENDISE ME SHUME MUNDIME
    pika 4-- CAKTUAN PLEQTE(PASTORET) NE CDO KISHE
    pika 5-- U LUTEN DHE AGJERUAN
    pika 6-- I LANE NE DORE TE ZOTIT TEK I CILI KISHIN BESUAR

    Pra sic e shikojme pasi i kishin ungjillizuar nuk i lane vetem por i mesuan i inkurajuan , u luten per ta, i organizuan duke caktuar drejtuesit per cdo kishe, u komunikuan dhuntite frymerore, dhe vetem ne fund te kesaj i lane ne dore te Zotit .

    Kur mbjell nje kishe nuk mund te lesh besimtaret ashtu pa i inkurajuar dhe pa i mesuar disa nga doktrinat kryesore dhe pa i caktuar pastoret . Kishte nje kohe kur ato kisha nuk kishin pastore deri sa u kthyen pali me Barnaben dhe caktuan pastoret per cdo kishe. Pra nuk mund te lesh nje kishe te sapo hapur pa e organizuar ose pa pastor.
    Kjo eshte per nje qellim per qellimin qe lexuam me larte tek efesianet 4:11-12


    Pra kemi keto 5 sherbesa qe i jane dhene kishes per kete qellim , per ndertimin e trupit te Krishtit qe eshte kisha.

    APOSTUJ, PROFETE, UNGJILLTARE, PASTORE, MESUES.

    Sherbesat nuk jane te shperndara ne nje menyre te tille qe te themi se ky eshte Apostull , ky eshte pastor dhe ky tjetri eshte Profet etj...

    Nje Apostull ka te 5 sherbesat .
    Nje pastor mund te kete edhe sherbesen e mesuesit
    nje ungjilltar mund te kete edhe sherbesen e profetit
    nje ungjilltar mund te kete edhe sherbesen e pastorit etj.

    Ndonjehere tek nje pastor sherbesa e mesuesit nuk eshte edhe aq e spikatur.

    Apostujt -- jane mbjelles kishe, misionare . Ashtu si Pali ata e predikojne ungjillin atje ku nuk eshte predikuar me pare atje ku nuk ka nje kishe ata mbjellin nje kishe dhe pastaj caktojne pastoret sipas asaj qe kemi kuptuar ne veprat 14.

    Profetet-- shpallin fjalen e Perendise por profecia nuk eshte domosdoshmerisht parashikimi i se ardhmes por mund te jete nje fjale qe e inkurajon shpirtin e nje personi , mund te jete nje fjale qe i perket edhe se shkuares por qe i tregon besimtarit se perendia te do ai di cdo gje per ty Ai e di dhimbjen qe ke kaluar Ai eshte kujdesur per ty qe ta kalosh ate dhimbje .
    Pra fjale te tilla si kjo qe ngushellon shpirtin quhen profetike sepse nuk dihen rrethanat nga rpofeti por profeti i shpall dhe eshte Perendia qe i shpall duke e inkurajuar besimtarin.

    psh qe te kuptojme kete gje. do te jap nje rast praktik qe me ka ndodhur .

    Para se te lidhesha me nusen time pra kur ishim vetem shoke . Une po kaloja disa rrethana teper te veshtira ne jeten time, por isha i lenduar dhe nuk kisha marre asnje inkurajim nga askush.
    ajo sigurisht qe nuk me njihte fare sepse nuk ishim shume shoke qe te dilnim bashke por vetem shoke ose vella e moter ne krishtin asgje me shume dhe nuk kishim nje shoqeri te ngushte , por njiheshim dhe ndonjehere edhe flisnim. Por ka qene e mrekullueshme sepse ne kete moment qe une isha ne dekurajim te madh ajo me dergoi nje mesazh ne cel sepse i kishim numrat e njeri tjetrit.
    Lexova mesazhin dhe ishin dy psalme nga bibla qe ajo mi sugjeronte ti lexoja.
    Kur i kam lexuar ato psalme thjesht ne moemntin e vargjeve te para qe po lexoja me dolen lot nga syte dhe po qaja me denese nga gezimi dhe clirimi qe mora sepse ne ato psalme ishte fjala e perendise nga e cila kuptova qe Perendia ishte ne dijeni te situates time dhe qe me kishte qendruar prane duke me mbrojtur dhe duke me siguruar se nuk do te me linte vetem edhe sikur toka ku une qendroja te levizte , Ai do te me mbante forte.
    Gjate gjithe leximit kam qare dhe jam inkurajuar shume dhe shpirti im u ndertua duke u ngrohur . SA e mrekullueshme eshte kur degjon nje fjale nga perendia ne momente trishtimi dhe dekurajimi.
    Fjala e perendise te jep zemer dhe te nkurajon, kjo pra ishte nje fjale profetike ne distance per mua permes celularit.
    Nusja qe akoma ishte vetem nje shoqe me mua ne ate kohe ime mori kete fjale profetike dhe ma dergoi sepse une isha lag dhe ajo nuk mund te ma thoshte ndryshe.
    Sigurisht qe fjala profetike mund te jete edhe ndonje fjale per te inkurajuar ne nje situate qe je duke kaluar .
    Profeti duhet te kete dhuntine e profecise.

    Ungjlltari -- Ungjilltari shpesh mund te kete edhe dhunti te tjera si profet, mesues, ose pastor . Por vete ungjlltari ka nje sherbese te jashtme ne te shumten e rasteve. Ungjilltaret mund te mbjellin kisha , ata mund te arrijne te humburit atje ku nuk mund ti arrije ndonje tjeter. Ungjilltaret predikojne ungjllin me shenja dhe mrekulli.

    Pastori -- Ai ka nje zemer per kishen si askush tjeter, ai do te jape jeten per kishen . bariu ose Pastori kane sherbese te brendshme ne kishe.
    Pastoret kane te njejten sherbese qe kane pasur pleqte ose peshkopet.
    Pastori eshte ai qe nuk leviz nga kisha dhe do qe te ndertoje kishen duke mesuar doktrinat , te vertetat, fjalen e Zotit , duke i nxitur besimtaret qe te imitojne Krishtin . Pastoret jane barinjte e kishave duke i mbrojtur besimtaret nga cdo doktrine fallso dhe nga ujqerit grabitqare. Ne nje kishe mund te kete disa pastore qe merren me persona te ndryshem. psh: pastor i te rinjve, pastor i femijeve etj . DUhet te kete edhe nje pastor kryesor.

    Mesuesit-- Mesuesi eshte ai qe meson fjalen e Zotit ne kishe . ne kishe duhet te kete disa mesues . Fjala e Zotit vjen kaq e gjalle duke dale nga goja e tyre . Ata kane dhunti ta mesojne fjalen e Zotit ne menyre te tille qe i nxit besimtaret te zbatojne ate ne praktike.

    Ka edhe shume te tjera qe mund te thuhen per keto sherbesa por nuk po e zgjasim shume.

    b). Sherbesat administrative

    veprat 6:3,

    tek veprat 6:3 kerkoheshin sherbestare me kohe te plote per vepra administrative te organizimit. Dhjaket do te merreshin vete me kete organizim jo apostujt , apostujt duhej te merreshin me fjalen e Zotit.
    Por nqs shikojme tek veprat 6 dhjaket nuk eshte e thene qe duhet te merren vetem me sherbesa administrative dhe bamirese por Zoti mund ti perdore edhe me sherbesat frymerore. Stefani, Filipi ishn dy nga ungjilltaret me te medhenje qe pershkryhen tek veprat. Mesojme dicka ketu qe nqs nuk merresh me gjerat e vogla qe te ofrohen nuk mund te merresh as me te medhate qe po i kerkon Zotit.

    romaket 12:6-8 pervec sherbesave frymerore aty flitet edhe per sherbesa administrative. Si ndarja e ndihmave, organizimi i ndarjse se ndihmave.

    kemi edhe administruesit e parave te kishes. keto mund te jen vete dhjaket plus barinjte ose mund te jete pastori dhe disa administrator por mund te jen dia pleq etj......

    c). DHuntite

    tek 1 kor 12 : 1-11 kemi 9 dhunitite frymerore.

    per te folur per keto dhunti me duhet pak kohe e gjate pasi ndjej nevojen per te folur per keto dhunit.
    Edhe vete bibla ne fakt i kushton shume vemendje dhuntive .
    pothuajse neper te gjithe librin e veprave flitet per dhunitete, madje edhe ne ungjijte edhe ne dhjaten e vjeter . Por edhe ne letrat e apostujve flitet per o madje tek korintasit kemi disa kapituj te vecante ku ka mesim ne lidhje me dhuntite .
    Pra nga kjo kuptojme qe duhet te mesojme per dhuntite.



    Por sot me duhet ta mbyll dhe per dhuntite do te shkruaj heres tjeter, kur te arrijme tek pika e 7 sipas postimit nr . 33

    Zoti ju bekofte

    VAZHDON...............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 08-01-2011 mė 17:07
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #37
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    C. THIRRJE PER TE UNGJILLIZUAR BOTEN

    Bota eshte e humbur , kisha duhet te jape lajmin e mire kesaj bote .


    a).Predikojme me ane te shembullit praktik
    Mateu 5:13-16 thote se ne duhet te jemi drite ne kete bote.
    Jini drite me veprat tuaja te mira. Veprat e mira nuk jane per shpetimin por per te deshmuar besimin qe ne kemi.

    Besimi yne pa veprat e besimit eshte i vdekur.

    Nese japim fjalen pa buken nuk po bejme sherbesen e plote.

    Veprat behen per Zotin ne Zotin , ne veprat tona ne i japim lavdi Zotit dhe kur ne operojme Zoti perlevdohet.

    Nese shikon dicka te mire tek une kjo eshte per shkak te Jezusit.

    b). Predikojme me mesim


    Mateu 28:19-20
    Ne duhet te mesojme te gjithe te verteten e fjales se Zotit.
    Jezusi tha te bejme dishepuj dhe ato qe Jezusi na ke mesuar tua mesojme atyre qe ti zbatojne ne praktike.


    c). Prediko me deshmi personale

    Prediko ato gjera qe te kane ndodhur ne jeten personale dhe qe kane ndryshuar jeten tende.


    Nese themi dicka qe se kemi provuar kjo nuk ka vlere , por duam te themi gjera qe i kemi provuar.


    Deshmia jote bind .
    Jezusi me ka sheruar , Jezusi do te shroje edhe ty.

    Zoti siguron , Ai ka siguruar edhe per mua, do te siguroje edhe per ty.

    Kur predikon ungjillin me deshmi personale e predikon ate me me shume force.

    Nje here nje pastor u ftua ne nje feste ku shumica ishin njerez me kulture te ;larte intelektuale si profesore, doktore, aktore, etj...

    Kur ai shkoi atje pasi mbaroi festa ate pastor e ftuan qe te bente nje lexim te psalmit 23 por duke e ber si konkurrence me nje aktor te famshem dhe duke pare se kush do te lexonte me mire.

    Filloj i pari aktori dhe e lexoi dhe e interpretoi (lexim) shume bukur me te gjithe gjestet me te gjithe zerin e tije qe shkonte duke iu pershtatur vargjeve etj..
    te gjithe te ftuarit e duartrokiten
    Pastaj i erdhi rradhe pastorit dhe ky e lexoi mire por jo aq bukur si ai aktori por kur kishte mbaruar ai pa dhe te gjithe te ftuarit ishin duke qare ose duke u prekur nga fjalet e pastorit i cili vetem sa po lexonte te njejtin psalm si aktori .
    Atehere dikush pyeti , pse valle kishte leximi i pastorit nje ndikim aq te madh edhe pse aktori e lexoi me bukur ?!
    Madje te gjithe u cuditen per kete dhe po habiteshin.

    Atehere doli vete aktori qe e kishte lexuar me pare dhe tha :- degjoni te gjithe. Aresyeja pse kur une e lexova psalmin dhe nuk ju preku aq shume dhe pse kur ky e lexoi dhe ju preku eshte sepse , une e njoh shume mire ate psalm por ky e njeh shume mire BARIUN E psalmit.

    Pra nuk mjafton te predikosh vetem te verteten e fjales se Zotit por duhet te predikojme fjalen e Zotit kur e njohim mire Ate dhe fja;len e Tij qe e kemi poare ne praktike ne jewten tone.

    Se shpejti do te shikojme dy urdherimet e kishes

    1. Pagezimi me uje
    2. Darka e Zotit

    vazhdon....
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #38
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    URDHERIMET E KISHES LOKALE

    Keto nuk jane rregulla por urdherime.

    1. Pagezimi me uje
    2. Darka e Zotit


    1.Pagezimi me uje

    Pse Jezusi ka urdheruar?

    Pagezimi varet nga shpetimi nese ka kohe per tu bere.
    por nese nuk ka kohe vetem besimi na shpeton gjithsesi.

    Nese je i shpetuar atehere bindu dhe pagezohu me uje.

    2. Darka e Zotit

    Jezusi e themeloi

    pashka eshte dalja e Izraelit nga vendi i egjiptit
    kurse darka e Zotit tregon shpetimin me ane te hirit permes ardhjes , vdekjes dhe ringjalljes se Zotit.

    1.Pagezimi eshte zhytje , e vetmja menyre se si behet eshte me zhytje.
    Jezusi vete u pagezua duke dale jashte nga uji ku ishte zhytur.

    Pagezimi eshte shpalje publike e jetes se re. Kur zhytesh thua jam i vdekur ne Krishtin. Kur del nga uji thua kam jeten e re ne Krishtin Jezus.

    Mbani mend >>> NESE NUK E KE JETEN E RE REALISHT HYN NE UJE MEKATAR I THARE DHE DEL NGA UJI MEKATAR I LAGUR.

    Shembull : Qe te futesh dike ne arkivol duhet qe ai te kete vdekur
    Keshtu eshte me pagezimin me uje , Qe te zhytesh ne uje duhet te jesh i shpetuar .

    Femija bebe nuk mund te besoje prandaj Jezusi tha kush beson dhe pagezohet do te shpetohet.

    Ishte nje here nje fshat kristian dhe te gjithe ne ate fshat hanin vetem peshk e kishin si tradite kristiane. Ata nuk hanin mish. Por nje here erdhi aty te banoje nje mysliman . Por ky myslimani hante vetem mish dhe jo peshk.
    Nje here kryeplaku ndjeu aromen e mishit dhe pyeti fshataret :- kush eshte ai qe po ha mish ketu? Dikush i tha se ishte nje mysliman qe kishte ardhur te jetoje aty.
    Atehere kryeplaku mori disa njerez te tjere te fshatit dhe shkuan tek myslimani.

    Kur ata shkuan i thane :- hej ti mysliman nuk duhet te qendrosh me mysliman ti duhet te behesh kristian deri sa erdhe te jetosh ketu.
    Ok tha myslimani , c'fare duhet te bej? Ata i thane:- te themi ne , te ndihmojme ne.
    eja dhe ne do te pagezojme. Ok tha myslimani.
    keshtu ata e sperkaten me uje dhe e pagezuan dhe tani ai ishte kristian.
    Keshtu kryeplaku iku i kenaqur.,

    Diten tjeter u ndje persri aroma e mishit , dhe kryeplaku pyeti perseri kush po ha mish? dikush tha :- myslimani qe u konvertua ne kristian.
    C'fare perseri ai?! tha kryeplaku. Ok kesaj rradhe duhet ti themi te ndaloje.
    Ai shkoi tek myslimani dhe i tha hej ti tani nuk je me mysliman tani je kristian nuk duhet te hash mish por vetem peshk , nje kristian ha vetem peshk.

    Ish myslimani ose kristiani i ri tha:- kush po ha mish ore ?
    kryeplaku tha:- po ti po ha kush tjeter? C'fare eshte ajo a nuk eshte mish?

    mish ?! ku eshte mishi ore :- tha ish myslimani.

    ja pra para teje e ke je duke e gatuar tha :- kryeplaku

    jo kjo nuk eshte mish :- tha ish myslimani

    si nuk eshte mish ?! PO cfare eshte ? : - tha kryeplaku

    kjo eshte peshk:- tha ish myslimani

    peshk?! ore po tallesh ti apo cfare, kjo eshte mish. :- tha kryeplaku

    jo eshte peshk :- tha ish myslimani

    po si more qenka peshk ? ku e gjee ti qe eshte peshk? :- tha kryeplaku

    po ja une e sperkata mishin me uje sic bete ju me mua dhe une nga musliman u bera kristian dhe tani une e bera kete edhe me mishin dhe mishi tani eshte bere peshk.


    KJO HISTORI NA TREGON SE PAGEZIMI ME UJE NUK NA NDRYSHON DHE NUK NA SHPETON.

    Pagezimi eshte nje deshmi publike qe kemi pranuar Jezusin si shpetimtar , Jezusi tha : - Prandaj kushdo qe do te me rrefej perpara njerezve , dhe une do ta rrefej perpara Atit tim qe eshte ne qiej. Mateu 10:32

    pra pagezimi eshte rrefim publik qe forcon besimin dhe perkushtimin qe kemi.

    formula e pagezimit eshte ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit te Shenjte.
    Kur bibla thote se dishepujt u pagezuan ne emer te Jezusit kjo donte te tregonte se ata iu bashkuan udhes se re duke besuar tek Jezusi si Zot dhe shpetimtar .

    Por ama formula ishte ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit te Shenjte.

    tek 1 korintasve kisha ishte e percare , disa thoni se i perkisni vetem Krishtit, por nese ata e perdornin kete per te mohuar trinitetin kjo do te ishte shume keq.

    Pika e vetme e formules eshte tek mateu 28:19

    kur themi emri behet fjale per autoritetin , rangun, karakterin dhe pozicionin e personit qe ka emrin.

    veprat 2:38 pershembull , qofte i pagezuar per shkak te besimit dhe rrefimit te emrit te Jezusit---nuk eshte formula por eshte motivi pse pagezohet.


    2. Darka e Zotit
    Mateu 26
    Jezusi e themeloi dhe e zevendesoi pashken judaike me darken e Zotit krisht.

    Para se te japim kuptimine vertete te darkes se Zotit dua te shikojme herezite.

    Duhet dashuri dhe butesi dhe kujdes por duhet thene edhe e verteta. Pse? sepse e verteta te ben te lire .

    Pra motivi pse do te shikojme herezite nuk eshte per te ofenduar apo nenvleresuar por per te thene te vereten ne menyre qe ata qe e degjojne te besojne dhe te largohen nga herezite qe te jene te lire.

    jane 2 herezi .

    a). Transsubstancioni
    b). Konssubstancioni

    do te flasim per te dyja keto .

    a). Transsubstancioni

    Kjo eshte doktrina qe kur Prifti merr Ostian(buken) dhe e shenjteron ajo transformohet ne Jezusin. Kjo eshte genjeshter.

    Nje personi kur ishte i vogel i thoni mos e ha se i ben keq Jezusit!
    por pataj i thonin :- haje se te ben mire ty. Kjo dmth te jesh kanibal.

    Ne disa kisha thuhet per takimin :- MESHA qe eshte ne latinisht dhe dmth sakrifikim. Ka lidhje me sakrifikimet e vjetra dhe nuk vjen e kujtuar por e praktikuar.

    Sipas ketyre kishave kur behet mesha Biri i Zotit (Jezusi) sakrifikohet perseri . KJo eshte absolutisht e rreme.

    Ne keshillin e trentit ose te te tridhjeteve u vendos kjo si rregull si pasoje e kunderreformes . Pra shume kohe pas ngjitjes se Jezusit.

    Kjo eshte vetem nje herezi, cdo kishe qe e quan veten te krishtetre duhet ti largohet kesj herezie.


    b).Konssubstancioni

    sipas kesaj herezie buka dhe vera behen -trupi dhe gjaku real i Jezusit .

    kjo eshte absurde dhe heretike.

    c). Kisha Ungjillore thote se buka eshte buke dhe vera eshte vere. Ne i kujtojme sakrificen e Jezusit ne kryq dhe vuajtjet e tij permes ketyre simboleve qe jane buka dhe vera ose fryti i rrushit (hardhise).

    Darka e Zotit eshte perkujtim , Jezusi tha:- bejeni kete ne perkujtimin Tim.

    ne kujtojme qe Jezusi vdiq dhe derdhi gjakun e Tij . Por gjithashtu Jezusi do te ktheht sepse eshte ringjallur dhe kur dikush beson ndodh nje mrekulli qe shpetohesh.

    Permes besimit ndodh mrekullia e shpetimit.

    - buka tregon se Jezusi u be njeri (mish) dhe erdhi ne toke
    - thyerja e bukes tregon per vdekjen e Jezusit ne kryq , gjithashtu kujtojme edhe ringjalljen
    - fryti i hardhise tregon derdhjen e gjakut te Jezusit i cili eshte vula e beselidhjes se re qe eshte shpetimi me ane te besimit dhe hirit ( vdekja pajtuese e Krishtit ne kryq)

    Ne fillim duhet bere shpallja publike (pagezimi) pastaj darka e Zotit (kujtimi i vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit)

    Por nese dikush eshte i shpetuar dhe pagezimet behen psh ne vere atehere mund te lejohet besimtari te marre darken e Zotit deri sa te pagezohet dhe pastaj kur vjen koha e pagezimit ai pagezohet pastaj merr darken e Zotit .


    Marku 14:22-24 -- Jezusi po thote se buka perfaqson ( jo transformohet) ardhjen e Jezusit ne mish si njeri dhe kur Ai e thyen ai po u tregon dishepujve se ne ate moment ajo buke perfaqson ( nuk transformohet) trupin e thyer te Jezusit ne kryq , dhe vera ose fryti i hardhise perfaqson ( nuk transformohet) gjakun e derdhur te Jezusit si beselidhja e re permes se ciles kushdo mund te shpetohet per shkak te vepres se Jezusit ne kryq dhe duke besuar tek Ai.

    Mateu 26:26-28 behet fjale per te njejten gje si tek Marku

    Lluka 22:19-20 behet fjale per te njejten situate dhe ketu madje sqarohet me mire ku Jezusi u thote dishepujve te bejne kete darke ne perkujtimin e Tij .
    Pra te kujtojne vdekjen e Jezusit ne kryq dhe gjakune ederdhur te Tij per faljen e mekateve.


    tani do te shohim nese eshte e vertete kjo qe po them apo jo?
    1 Korintasit 11: 23 -26
    i marrim vargjet me rradhe :
    v23- Pali mori nga Zoti ate qe u transmetua edhe atyre ne korint, se Jezusi mori buken....

    v24- ... falenderoi, e theu dhe tha:- hani ky eshte trupi im qe eshte thyer per ju, beni kete ne perkujtimin tim


    v25- Gjithashtu pasi mori kupen tha:- kjo kupe eshte beselidhja e re ne gjakun tim, beni kete sa here qe te pini ne perkujtimin tim


    v26- sepse sa here te hani nga kjo buke ose te pini nga kjo kupe ju shpallni vdekjen e Zotit , deri sa Ai te vije


    Pra sic e shikojme nga te gjitha keto pasazhe biblike , ku bibla dhe vetem bibla na tregon neve se kush jane doktrinat e verteta , besimtari duhet te beje kete
    darke ne perkujtimin e asaj qe Jezusi beri ne kryq dhe ta beje kete deri sa te vije Krishti per se dyti . Pra darka e Zotit behet per te kujtuar dhe deri ne rikthimin e Krishtit.

    Pse deri ne rikthimin e Krishtit ? sepse eshte nje simbol [per te shpallur ne menyre publike vdekjen e Jezusit si flijim per mekatet e botes .


    Por nqs e marrim darken e Zotit gabimisht si i behet?

    Ē'fare ndodh kur dikush e ben ne menyre te gabuar si piuna e herezive qe folem me larte?!

    Le te shikojme po tek 1 korintasit 11: 27<< Prandaj ai qe ha nga kjo buke dhe pi nga kjo kupe padenjesisht do te jete fajtor i trupit dhe i gjakut te Krishtit>>

    Sigurisht qe ne kontekst flitet per nje menyre tjeter te padenje , flitet per parregullsi sepse nuk merrej sic ishte per tu marre por duke u tallur duke mos vleresuar realisht kuptimin e darkes se Zotit por edhe herezite e me siperme jane gjithashtu mosvleresim i duhur i darkes se Zotit .

    me herezi nenkuptohet pra 2 doktrinat e rreme te Transsubstancionit dhe te Konssubstancionit.

    Zoti ju bekofte.

    se shpejti do te flasim per Takimin e kishes.

    vazhdon......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 16-01-2011 mė 16:15
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #39
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    SHERBESA NE KISHE

    Ē'do kishe pershtatet me kulturen e vendit ku eshte.

    Kemi dy sherbesa:

    1. Sherbesa private Rom 12:1
    2. Sherbesa publike Heb 12:28

    1. Sherbesa private, personale.


    Nuk ka rendesi menyra sepse eshte personale. ecen , kercen, ulur, shtrire, ne toke, etj. Kemi liri, por kemi liri duke respektuar ata qe na rrethojne. Kur jemi ne kohen personale , jemi vetem dhe nuk ka rendesi menyra e sherbeses.

    Dy elementet kryesor ne takimin personal jane:

    a). Leximi i fjales
    b). Lutja

    Sigurisht qe edhe mund te kendojme , dhuntite gjithashtu jane per kishen , por Fjala e Zotit dhe Lutja nuk duhet te mungoje asnjehere ne sherbesen personale.

    Ne kohen personale me Zotin nuk duhet te mungoje Lutja dhe leximi i fjales.

    Dan 6:10 <<..............tri here ne dite gjunjezohej, lutej dhe falenderonte Perendine e tij, sic e bente zakonisht me pare.>>

    Danieli kalonte kohe personale me Perendine cdo dite dhe madje tre here ne dite.

    Ne c'fare ore duhet te kem une takimin tim personal me Zotin?
    Varet nga stili i jetes tende, gjej kohen me te mire per kohen tende personale me Zotin. Kur te jesh me i fresket ose me i lire. Kjo kohe do te jete shume here me mire se sa shkolla biblike. Madje eshte me e c;muar edhe se sherbesa publike.

    Dan 9:1-2 << .........une, Danieli kuptova nga librat numrin e viteve ne te cilet, sipas fjales se Zotit qe i ishte drejtuar Jeremias duhet te kryeshin shkretimet e Jeruzalemit , dmth 70 vjet.>>

    Shikojme Danielin duke studiuar fjalen e Zotit dhe po te shikoni pjesen e erret tek vargu , thuhet : Danieli kuptoj fjalen e Zotit.


    Ose Danieli kupton nga fjala e Zotit.

    Mbani mend qe:- ZOTI NA FLET KUR NE E STUDIOJME FJALEN E TIJ.

    ZOTI na flet kur jemi vetem per vetem me fjalen e Tij.

    A ke deshire te degjosh zerin e Zotit ? Atehere kalo kohe personale vetem per vetem me fjalen e Zotit duke e studiuar.


    Mateu 6:6 << Por ti, kur lutesh, futu ne dhomezen tende, mbylle deren dhe lutju Atit tend ne fshehtesi; dhe Ati yt, qe shikon ne fshehtesi, do te ta shperbleje publikisht.>>

    Takimi i vertete fillon ne privaci. Lutja private eshte e rendesishme edhe per sherbesen publike.
    Ose--- Koha private me Perendine do te ndikoje ne sherbesen publike.

    Ajo qe ti je ne privat do te shfaqet ne publik.

    NQS DO QE TE KESH NJE SHERBESE PUBLIKE TE SUKSESSHME DUHET TE KESH NJE KOHE PERSONALE TE THELLE ME PERENDINE.

    Lexo ketu me vemendje>>>>>> Je i bekuar ne publik sepse je BESNIK ne privat.

    2. Sherbesa publike

    Mateu 18:20 << Sepse, kudo qe dy a tre jane bashkuar ne emrin tim, une jam ne mes te tyre.>>

    Kur jemi bashke prania e Tij eshte e mrekullueshme. Kur bijte jane bashke Ati gezohet. Ati ben feste. Ati eshte i lumtur qe bijte e Tij jane bashke, bejne c'do gje bashke.

    Ne mblidhemi bashke sepse Ai na bekon ne menyre te vecante. Ai e ben kete sepse ka deshire qe ne te jemi bashke.

    Nuk ka rendesi numri , bashkesia me e vogel beson ne kete premtim.

    Psalmi 133 >>>> Flet per unitetin , dhe tek vargu 3 thuhet: << Eshte si vesa e hermonit, qe zbret mbi malet e Sionit.....>>


    Ps 133:2-3 kemi nje mrekulli , e cila simbolizon mrekulline qe ndodh ne takimin publike ne kishe.


    vargu2
    -vaji i cmuar . eshte nje vaj ose parfum i vecante i cili perdorej vetem per gjerat e Zotit. Sot disa parfume i pelqejme disa jo por ky parfum i caktuar per gjerat e Zotit ishte i vecante , ishte nje perzjerje parfumesh nga me te mirat dhe ishte nje parfum i mrekullueshem. Ne dhjaten e vjeter kishte nje parfum te vecante qe nuk perdorej per perdorim personal.
    Kur ne mblidhemi se bashku ne karakterizohemi nga aroma e ketij parfumi.
    Ne ndoshta nuk e kuptojme kete mrekulli , por per Izraelitet ishte nje gje shume e vecante.

    Kur nje Izraelit hynte ne tempull ai e kuptonte qe ishte ne tempull vetem per faktin se ndjente kete arome te mrekullueshme te ketij parfumi te vecante.

    Prifterinjte vajoseshin por populli jo. Por tek psalmi 133 na thuhet se parfumi derdhet nga prifti dhe aroma shkon tek populli . vargu 2


    vargu3
    -Vesa e Hermonit


    Mali Hermon eshte 3000 meter. Mali Sion eshte 700 metra.Kur jemi bashke jemi si Mali Hermon qe perjeton te njejten eksperience si mali Sion.

    Pra ka nje mrekulli.

    Mali Hermon eshte Jezusi
    Mali Sion eshte kisha

    Kjo vese nga Jezusi zbret tek kisha.

    realizohet dicka qe ne nuk e bejme dot.Takimi realizohet nga Fryma e Shenjte , Fryma e Shenjte e ben te mundur kete.


    PARIMI KRYESOR per kultin publik.
    Une jam mire por dua tu bej mire edhe te tjereve.
    1 Kor 14:15 --Lutem me Frymen dhe me mendjen, kendoj me Frymen dhe me mendjen. Duhet te jemi edhe te zgjuar.
    1Kor 14:40 -- C'do gje duhet tabejmne me rregull dhe me hijeshi(bukuri).

    Flisni ne gjuhe te reja, por ne menyre te mencur , sepse duhet te fitojme te humburit qe vijne ne kishe.

    heres tjeter do te shikojme me ne detaje kultin publii.

    vazhdon.......
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #40
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    kulti publik

    >>>Kulti publik fillon para se te vish ne kishe.
    Kulti fillon me gezim.

    Psalmi 84
    Oh, sa tė dashura janė banesat e tua, o Zot i ushtrive!
    2
    Shpirti im dėshiron me zjarr dhe shkrihet pėr oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dėrgojnė britma gėzimi Perėndisė tė gjallė.
    3
    Edhe rabecka gjen njė shtėpi dhe dallėndyshja njė fole, ku tė vėrė tė vegjėlit e saj pranė altarėve tė tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perėndia im.
    4
    Lum ata qė banojnė nė shtėpinė tėnde dhe tė lėvdojnė vazhdimisht. (Sela)
    5
    Lum ata qė e vėnė forcėn e tyre te ti dhe kanė nė zemėr rrugėt e tua!
    6
    Kur kalojnė luginėn e Bakas, e shndėrrojnė atė nė njė vend burimesh, dhe shiu i parė e mbulon me bekime.
    7
    Ata kalojnė nga njė forcė te tjetra dhe nė fund paraqiten para Perėndisė nė Sion.
    8
    O Zot, Perėndi i ushtrive, dėgjo lutjen time; vėri veshin, o Perėndi i Jakobit. (Sela)
    9
    Shiko, o Perėndi, mburojėn tonė, dhe shiko fytyrėn e tė vajosurit tėnd.
    10
    Po, njė ditė nė oborret e tua vlen mė tepėr se njė mijė gjetiu; mua mė pėlqen mė tepėr tė qėndroj nė pragun e shtėpisė sė Perėndisė tim, se sa tė banoj nė ēadrat e tė pabesėve.
    11
    Sepse Zoti Perėndi ėshtė diell dhe mburojė; Zoti do tė japė hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjė tė mirė atyre qė ecin drejt.
    12
    O Zot i ushtrive, lum njeriu qė ka besim te ti!




    Momenti i sherbeses eshte momenti i bekimeve.

    >>>Zakonisht fillon me lutje, ose lexim psalmi
    >>>pastaj kenga e cila eshte nje e vertete e shprehur , ku kendohen te vertetat e Zotit
    pastaj mesojme , predikojme
    gjithashtu ka edhe nje kohe kur kendohet ku mund te kete edhe fjale profetike, kur kori i dhjates se vjeter kendonte benin edhe profeci.

    Gjithashtu kenget tek zbulesa flinin per te vertetat e Zotit.


    Femijet dhe pleqte mesojne ungjillin permes kengeve. Ata i kujtojne me lehte kenget dhe fjalet e kengeve.

    Ne qiell do te kendojme te gjithe si kor kenge e Qengjit dhe himnin e Moisiut me Mjeshtrin Jezus dhe engjejt do te degjojne.

    Davidi futi kengen ne sherbesen personale. Davidi vendosi korin i pari
    Mendoj se e ka marre si shembull nga Perendia.

    Ndersa kendoni prezenca e Zotit vinte aty.

    Adhurimi me kenge eshte nje kohe e vecante , kisha pergatitet per te mare fjalen e Zotit.
    Une personalisht shpesh kam marre nje fjale nga Perendia per shpirtin tim dhe jeten time ne momentin kur kam qene duke adhuruar ne kishe ne kohen e kengeve.

    Kenga na nderton, inkurajon, rrit.
    Kenget kane marre nje vend te konsiderueshem ne bibel. Psalmet jane kenge.

    Por kenga nuk duhet ti zere vendin predikimit.
    Ne sherbesen publike mund te lutemi ose te kemi kohen e lutjes
    Gjithashtu mund te behet edhe koha e deshmise nqs do te kete kohe.

    >>>Deshmia eshte e rendesishme:
    ajo lavderon Zotin
    ajo nderton te tjeret
    ajo shpall qe jemi fitimtar

    >>>Ne cdo sherbese publike duhet patjeter te kemi fjalen e Zotit ne qender.
    mund te mos besh muzike ose deshmi por njeriu rron me cdo fjale qe del nga goja e Perendise.

    Predikimi i fjales se Zotit ndryshon jete njerezish dhe ben mrekulli

    Predikimi i fjales :
    -- prek ndjenjat
    -- prek vullnetin
    -- prek intelektin

    >>> Oferta eshte kohe e vecante. eshte privilegj , eshte e lire dhe sekrete , une personalisht jam i mendimit qe edhe publike .

    >>> lutja finale eshte e rendesishme .eshte si permbledhje e fryteve te sherbeses.

    # Organizimi i sherbeses ka dy aspekte.

    1. praktik , Dhjakonia
    2. Shpirteror

    Duhen bere gjera praktike dhe shpirterore.
    ti zhvillojme te dyja aspektet
    Nuk duhet te jemi dembel shpirterisht dhe as praktikisht

    Tabernakulli ishte shpirteror por kryeprifti kishte kembe qe i vendoste ne rere , ishte dicka praktike gjithashtu.

    tek veprat 6 Dhjaket filuan me gjera praktike pastaj edhe me shpirteore.

    Ne fillim PRAKTIK pastaj SHPIRTEROR
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •