Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 53
  1. #11
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anėtarėsuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Kisha Greke dhe prifterinjt grek ne shqiperi kontrollojn politiken ekonomin organizatat jo-qeveritare dhe shoqerin civile ne shqiperi njeherit Keta prifterinj dhe kjo kishe me fondet e tyre tash 20 vite kan krijuar edhe kasten e politikanve biznesmenve dhe magnatve te mediave ne shqiperi njeherit edhe me prjardhje te dyshimt shqiptare dhe si rezultat i kesaj shqiperia tash 20 vite demokraci nuk mundet te konsolidohet dhe te funksionoje si shtet normale per faktin se esht pikerisht kjo kast ajo e cila e kercenon shqiperin tash 20 vite ne menyr permanente me detabilizim kaos luft civile ndarje te shqiperis Vakum institucional bllokim te proceseve integruse te shqiperis ne NATO dhe bashkim Evropian.

  2. #12
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Jemi te gjithe te rendesishem ne trup.
    Shpesh here ne si njerez i nen vleresojme disa gjera qe na duken te vjetra. Sepse nuk jane me per kohen tone dhe nu kane vlere per ne.
    une di nje person qe mbledh mbeturine ne plehra por edhe qe kishte gjetur disa medalje te vjetra aty te kohes se partise komuniste. Dhe ky i shet me nje cmim te vogel sa per te fituar buken e gojes tek nje person tejter. Ky tjetri i ka shitur keto te gjitha dhe ka arritur te kete nje fitim prej nje shume me mijera dollaresh.

    Imagjino cfare vlere kane ato . Por kur nuk ia di vleren i hedh ne plehra dhe kur nuk ia di vleren reale i shet me cmim buke dhe kur i di vleren i shet me cmim me te larte ku behet fjale per fitime teper te medha , por me e bukura akoma kur i di vleren reale atehere i ruan per ti bere koleksion dhe nuk i shet por mund te fitosh me shume nqs i ruan dhe i ke te gjitha modelet.

    Me duket se kjo vlen edhe per ato veshjet e vjetra popullore Shqipetare . Une njoh disa persona qe i kane pas hedhur me pare , por me vone pastaj filluan ti shesin me cmim buke dhe me pas i kane shitur te tjere me cmime qe kalojne vlera te larta por ata qe i mbledhin dhe i ruajne fitojne me teper fitojne nje koleksion dhe nje koleksion i te gjitha veshjeve Shqipetare me te vjetrat i te gjitha modeleve kushton vertet shume , ose ka nje vlere shume te madhe.

    Askush nuk mund te mendoje se ndonje pjese e trupit nuk i nevojitet.

    Nuk do te kete asnje pjese e trupit qe nuk do te kete vlere.

    1 Korintasve 12:15-16 na tregon se ne nenvleresojme .

    MOSVLERESIMI I VETES.
    shpesh ne nenvlersojme veten dhe themi e nuk kemi vleren e duhur ose se nuk kemi vlere fare.
    tan dini se kjo eshte sulmi kryesor i satanit ne nje kishe ku ka unitet.
    Kjo ndodh shpesh kur ne shikojme te tjeret.

    Kemba shikon doren dhe thote :- Oh nuk jam dore , nuk jam pjese e trupit.
    Roli i kembeve nuk eshte domosdoshmerisht te jen te bukura ashtu si floket.
    Zoti ka folur edhe per kembet jo vetem per gjymyret e tjera. Ai thote se :- Kembet e atyre qe shpallin lamin e mire jane te bukura.
    Kembet jane te rendesishme.

    Por semundja e pakenaqesise vjen tek te gjithe.
    Nese je ne vullnetin e Zotit atehere funksioni qe po kryen eshte funksioni me i madh qe Zoti ka per ty.

    Veshi mund te mendoje se nuk eshte sy dhe nuk eshte pjese e trupit. Sic shikojme kjo mosvleresim per veten nuk egziston vetem mes nje drejtuesi dhe nje puneori te thjeshte por edhe mes dy drejtuesve.

    Kemi veshin qe eshte ne koke eshte nje drejtues , por kemi edhe syrin qe eshte po ne koke dhe po ashtu eshte drejtues. Te dy jane drejtues por veshi shikon syrin qe eshte me larte dhe mendon per veten se nuk vlen .

    Shpesh disa Pastore shikojne tek Pastore te tjere qe kane me shume sherbesa dhe kane kishe me te madhe dhe cfare bejne eshte qe mendojne se ata nuk jane mire dhe nuk vlejen . Pra nenvleresojne veten.

    Lluka doktori shkonte kudo me palin neper vende te ndryshme dhe mbillnin kisha. Pali ishte syu dhe lluka ishte veshi.
    Pali ishte gjithmone ai qe predikonte dhe mesonte ungjillin. Por Lluka cfare bente? Ai i rrinte nga mbrapa dhe degjonte cdo gje. Ai vetem sa i rrinte Palit nga pas i shkonte kudo qe Pali shkonte dhe degjonte gjithe diten predikimet e Palit.
    Oh sa u merzita mund te thoshte Lluka une ngela gjithe diten duke degjuar Palin po une cfare po bej ketu ? Nuk vlej per asgje do te iki nuk jam ne vullnetin e Zotit.

    Imagjino sikur Lluka ta bente kete vertet. Cfare do te kishim humbur.
    Por Lluka nuk veproi keshtu Lluka e vleresoi veten dhe megjithese nukishte sy ose goje ai ishte vesh , ai mesoi me shume per ungjillin. Dhe Lluka takoi Teofilin DHe i shkroi ungjillin. Lluka nuk e dinte fare se do te behej i famshem ne te ardhmen AI mendoi se do te shkruaj nje cope leter qe eshte ungjilli , fuqia e Perendise per shpetimin e kujtdo qe beson.
    Lluka nuk e dinte nese do te lexohej dhe studiohej ky ungjill ne kohet e sotme por ai tha do te shkruaj kete ungjill qe sjell lajmin e mire per shpetimin me ane te hirit.

    Puna qe Zoti na ngarkon eshte puna me e rendesishme.

    VAZHDON.................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #13
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    MBIVLERESIMI I VETES
    Gabimi tjeter eshte mbivleresimi .
    Asgje nuk na perket neve por cdo gje i perket Zotit.
    Koka nuk mund te thote se sak nevoje per kembet.

    Moisiu mbante ne dore shkopin ose bastunin, kur ai ngrinte doren Jozueu fitonte Kur Moisiu lodhej , ulte duart , Jozueu humbiste.

    Imagjino , kur Jozueu fitonte thoshte me vehte :- Oh sa i zoti qe jam
    Imagjino kur Jozueu humbiste , thoshte me vehte:- sa te dobet jane njerezit e mi.

    POr cfare pune bente Aaroni????
    Ishte kot !!!!

    Cfare bente Aaroni aty ! ai rrinte dhe shikonte betejen.
    Mire Moisiu kishte bastunin , Jozueu ishte ne beteje duke luftuar. Por Aaroni cfare po bente?!!!!

    Aaron cfare ben aty ? Nuk duhesh per asgje , je kot.

    POr kur Moisiu u lodh Aaroni me nje tjeter levizen kembet dhe moren nje karrige qe Moisiu te ulej . Por ehe cfare pune eshte kjo?

    Ata ndofta nuk kishin sherbese por ia bene me te rehatshme sherbesen Moisiut.
    Ndofta ti nuk ke nje sherbese por mund tia besh me te rehatshme sherbesen Pastorit tend.

    Me e bukura ishte kur Moisiu nuk mundej me Aaroni ai qe nuk kishte vlere ai mori doren dhe e ngriti lart doren e Moisiut dhe bastuni ishte lart dhe Jozueu fitoj betejen.

    Aaroni qe dukej i pavlefshem beri gjene me te rendesishme kur Moisiu nuk mundej me ishte Aaroni i cili i mbajti doren lart Moisiut dhe per pasoj bastuni ishte lart dhe per pasoj Jozueu fitoj betejen.

    Imagjino kur Jozueu pas fitores te shkonte tek Aaroni dhe ti thoshte :- Aaron nuk kam nevoje per ty une fitova.

    Kemi nevoje per njeri tjetrin.

    Kam edhe nje histori tjeter . Kjo eshte nje perralle per femije por eshte shume domethense, mund te mesosh shume edhe nga perrallat e femijeve.

    Ishte nje mace nje qen dhe nje rosak, keta ishin miq te mire. Ata ishin duke luajtur por ne nje dite duke luajtur ishte nje lope aty prane dhe u tha :- Ju lutem kush mund te me ndihmoje?

    Por rosaku tha hej une jam me i mire per te ndihmuar shiko une mund te notoj.
    Dhe Qeni pastaj doli para tyre dhe tha jo me zgjidh mua une jam me i forte dhe mund te nuhas cdo gjurme te cuditshme per nje kohe te gjate .

    Lopa i pa te tre dhe tha :- oh ju jeni qe te tre te mrekullueshem por une kam nevoje vetem per nje pjeshke.

    Ok thane ata te tre do te gjejme ne.
    Keshtu Qeni filloj te nuhaste por nuk po gjente dot gje deri sa nuhati eren e pjeshkes . Nga ana tjeter macja pa nje peme dhe hipi tje dhe tha :-ohu i gjeta aha por kur i pa nga afer i pa qe ishin dardhe dhe jo pjeshke ajo nuk nuhaste mire. rosaku u hodh ne det dhe rrinte shikonte nese do te gjente ndonje peme pjeshke por me kot dukej sikur ai svlente per asgje. Por Qeni qe kishte nuhatur ku ndodhej i duhej te kalonte lumin sepse ndodhej pasi te kalohej lumi. Qeni u hodh me not por nuk mund te kalonte dot matane lumit. Atehere thirri rosakun dhe ky i fundit e ndihmoi per te kaluar ne anen tjeter. Kur arriten tek pema e pjeshkes qeni filloj te hidhej per ti kapur po spo mundej dhe e provoi edhe rosaku por edhe ky nuk po mundej atehere te deshperuar i thirren maces dhe rosaku e mori macen mbi vehte kaluan lumin dhe macja hipi ne peme dhe mori pjeshket.
    Kur arriten tek lopa i thane hej te kemi sjelle jo nje por tre pjeshke.
    Atehere lopa tha:- e kuptuat se cfare mund te beni kur jeni bashke ?

    Interesante apo jo , por eshte nje ilustrim shume i mire qe tregon se kemi nevoje per njeri tjetrin.

    VAZHDON................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #14
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Deri tani kemi folur per disa gjera te rendesishme qe duhet ti rikujtojme.

    Si fillim

    Askush nuk mund te rrije dot vetem te gjithe kemi nevoje per te qene ne kishe.

    Aresyet pse te studiojme kishen jane disa por nga me te rendesishmet jane :
    1.eshte shtepia e Zotit dhe mbeshtetja e te vertetes , pra e verteta eshte ne kishe dhe kisha e mban ate.
    2. evitojme herezite e ndryshme
    3. cdo gjymtyre qe rritet ne kishe rritet me te tjerat.

    Kisha lind tek Gjoni20:22, dhe manifeston veten tek pentakosti.

    Kisha eshte nje grup njerezish te thirrur jashte nga Perendia te cilet jane rilindur nga nje fare qe eshte fara e Perendise dhe qe ndjekin Jezusin.

    Dhe jemi duke pare ilustrimet me te medha per kishen:
    1. kisha eshte trupi i Krishtit e kemi pare tashme dhe do te shohim me vone se kisha eshte ndertesa e Zotit dhe nusja e Krishtit.

    tek ilustrimi i pare qe kisha eshte trupi i Krishtit kemi pare tre gjera te rendesishme.

    Jezusi eshte kreu i kishes
    kisha rritet bashke , kishat lokale kane nevoje per njera tjetren
    cdo pjese e trupit eshte e rendesishme.

    kemi thene se asnje nuk mund te thot se ska nevoje per tjetrin. madje koka qe eshte nga me te rendesishmet nuk mund te thote se ska nevoje per kembet.

    Kemi thene se kisha nuk mund te kete vetem rritje ne nje pjese te saj por qe te kete vazhdimesi duhet qe i gjith trupi te ritet sebashku . Rizgjimi kur te vije do te vije mbi gjithe trupin e Krishtit ketu ne Shqiperi.

    Kemi thene se kreu i kishes eshte Jezusi.
    Nje here nje peshkop katolik i tha nje pastori ungjillor :- kreu yne eshte Papa po ju ke keni ( duke u tallur me pastorin)
    Pastori i tha:- kreu yne eshte Jezusi. Ai peshkopi e pa ne sy i cuditur dhe pas pak sekondash i tha:- ore jam duke thene per dike te gjalle .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 25-11-2010 mė 13:55
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #15
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Kemi ngelur tek ilustrimi i dyte i madh.

    2. KISHA ESHTE NDERTESA E ZOTIT

    Jakobi ishte kokeforte e kishte koken me te forte se guri. Por kur e vuri koken mbi gur pa ne enderr imazh te Jezusit. U prek nga zeri i Zotit u zgjua dhe tha Zoti banon ketu dhe nuk e dija qe eshte shtepia e Zotit, prandaj ja vuri emrin bethel.
    Prandaj ai qytet quhet bethel dhe aty Jakobi vuri nje gur.


    Davidi e projektoi tempullin , Solomoni e ndertoi. Imagjino sikur te te dergojne ne nje vend qe te punosh ku projekti eshte gati. Ose mendo sikur po te dergojne ne nje kishe epr te sherbyer atje. Cdo gje eshte gati , cdo projekt cdo sherbese ti duhet vetem ti vesh ne zbatim. Dhe mendo qe pastaj do te thone se eshte kisha jote. Kisha e Pastor filanit. Keshtu pra eshte edhe me tempullin, e projektoi Davidi ishte tempulli i DAvidit por eshte quajtur i SOlomonit sepse ai e kompletoi.

    Nese DAvidi nuk do te kishte deshire as Solomoni nuk do te kishte deshire.

    Ketu mesojme nje mesim: Mos ti fokusojme te tjeret tek vetja perndryshe do te humbaim vizionin e Zotit.

    Projektuesi eshte DAvidi
    Ndertuesi eshte Solomoni.

    Njeri ka idene tjetri e zbaton . Sepse lavdia i perket vetem Zotit dhe jo njeriut .

    Por ne lidhje me keto : Betheli, Tabernakulli, Tempulli, SOlomoni thote:
    Zot si mund te bnosh ti ketu , Ti je Zot i qiellit dhe tokes. veprat 7:47-49

    Shume i larti nuk banon ne tempuj te bere nga dora e njeriut. Tani dua te hteksoj dicka por lexojeni me vemendje.

    KISHA ESHTE TEMPULLI I ZOTIT , JO" VENDET E SHENJTA "

    Zoti gjendet kudo atje ku ka njerez qe e therrasin.

    Zoti banon ne mes te popullit te Tij

    Prania e Tij eshte atje ku populli i Tij eshte.

    Qendroni ne kishe sepse atje eshte prania e Zotit ne menyre te vecante, por kemi then se cfare eshte kisha tek ilustrimi i pare i madh(Trupi i Krishtit)

    Nje here nje person filloj te ishte ankues ne kishe kunder Pastorit dhe po i percante kishen. Sa here qe do te fillonte predikimi ky person nderhynte dhe fliste e vetem fliste . Gjera kunder pastorit dhe kunder dashurise .

    Ky besimtar u largua nga kisha dhe filloj te fliste kunder pastorit dhe kishes jashte kishes. Por njehere ai u thirr te bashkohej ne nje grup bible te asaj kishe dhe edhe aty filloj perseri te fliste dhe fjalet e tij po sillnin nje atmosfere te zymte ne ate takim bible.

    Pasi kish mbaruar se foluri ai vuri re pastorin qe po rrinte afer vatres se zjarrit dhe nuk po fliste dhe e pyeti pastor cfare do te na thuash?

    Pastori mori nje thengjill nga zjarri dhe e hodhi ne dysheme. Dhe ky personi qe fliste kunder bertiti dhe tha pastor cfare ben na e mbushe dhomen me tym dhe nuk po marrim dot me fryme as nuk po shikojme .

    Pastori e mori thengjillin ne marsha dhe tha , ky thengjill je ti qe me fjalet e tua ben tym ne kishe dhe sjell atmosfere te zymte por kjo ka ndodhur sepse ti u largove nga kisha keshtu si ky thengjill dhe e humbe vizionin dhe qellimin tend ashtu si ky thengjill per shkak se je larguar nga vendi ku kishte zjar dhe tani ne vend te besh zjarr per te ngrohur por po ben tym. Ke humbur qellimin tend qe kur je larguar nga kisha. Por nqs vjen perseri ne kishe ashtu si ky thengjill do te fillosh perseri me qellimin qe Zoti ka per ty, dhe e hodhi thengjillin ne zjarr dhe ai eprseri filloj te digjej.


    aty ku mblidhen 2 ose 3 veta aty eshte prania e Zotit Ne jemi tempulli i Zotit . Mund te na cojne edhe larg kishes por asnjehere nuk mund te na cojne larg pranise se Zotit.

    Nje besimtar ne kishe eshte vetem nje gure shume i cmuar . Cdo gure qendron mbi nje gur dhe mban mbi supe nje gur tjeter. Kjo eshte jeta kristiane ,te mbajme njeri tjetrin , ne i themi flm njeri tjetrit. Por ne fund i themi flm themelit sepse Ai eshte Ai qe na mban te gjitheve. Themeli qe eshte Jezusi e mban gjithe ndertesen e perbere nga gure te cmuar .

    Njeriu i mencur eshte Jezusi I cili e ndertoi shtepine e Tij mbi shkemb , mbi veten e Tij, dhe per kete as lumenj , as furtune nuk mund te rrezojne kishen ose shtepine e Jezusit .

    Gamalieli tha dicka tek veprat: A po luftojme me njerezit apo me Zotin.
    Kisha eshte veper e Zotit dhe nuk mund te prishet. Por ketu nuk behet fjale per ndonje etikete por per Kishen e Jezusit.Te cilen e ka ndertuar Jezusi vete mbi Veten.

    Askush nuk ndalon dot sherbesen e Zotit , Rom 8:31- himni i fitores.

    1 Korintasve 3 :11 Kisha eshte e themeluar vetem nga Jezusi dhe tek Jezusi.

    VAZHDON...............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #16
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Brenda ketij ilustrimi per kishen qe kisha eshte Ndertesa e Zotit do te shikojme se kush eshte themeli.

    Kemi pare ate qe thote bibla tek 1 Korintasit 3:11

    Tani e kemi me te thjeshte ti pergjigjemi kesaj petje .

    KUSH ESHTE THEMELI I KISHES?
    Jezusi

    JEZUSI ESHTE THEMELI I KISHES
    Cdo te thote kjo? Kjo do te thote se ne nuk do te ndertojme asnje sherbese mbi veten tone por vetem mnbi Jezusin.
    Jezusi eshte themeli i vetem i kishes dhe sherbese .

    DUhet te kemi parasysh qe :

    1. Hoteli nuk eshte perjete por i perkohshem. Aty mund te marrim bekime , shplodhje, sherim, sigurim.

    2. Shtepia eshte e perjeteshme dhe aty mund te kemi pranine e Zotit perejete, behet fjale per shtepin e Zotit.

    Ketu dalim tek pika tjeter qe duhet te kemi parasysh ne kete ilustrim .
    Kisha mund te jete e madhe plot ne numer por kjo nuk ka rendesi , rendesi ka qe ne ate kishe te jete prania e Perendise.

    KISHA ESHTE E MADHE KUR PRANIA E PERENDISE ESHTE E MADHE.

    disa shembuj biblik per kete pike jane:

    1. Gedeoni e mundi ushtrine e Madianiteve vetem me 300 luftetar. Nuk ka rendesi numri por cilesia , ka rendesi qe prezenca e Zotit te jete ne kishe jo sa besimtar jane. Jezusi tha:- aty ku mblidhen 2 ose 3 vete ne emrin tim aty Une jam midis tyre. Pra minimumi i nje numri per te quajtur kishe eshte 2 ose 3. Dhe rendesi ka qe prania e Zotit Jezus eshte aty.

    Sot flitet qe nese nuk ke te pakten 10 ose 20 besimtar nuk mund te jesh kishe. Keto jane rregulla te reja sepse Jezusi nuk e vuri kete rregull AI tha 2 ose 3 minimumi. Nuk ka renesi nes ka pastor ose jo rendesi ka qe jane 2 ose 3 te mbledhur ne emer te Jezusit dhe aty prania e Perendise eshte. Por kini parasysh se kur kisha rritet atehere ka nevoje per organizim si folem tek ilustrimi i trupit te Krishtit.
    Sepse kisha eshte edhe trupi i Krishtit.

    2.Abrahami ndermjeteson per Sodomen dhe Gomorren . Fillon me njer numer 50 pastaj e ul deri ne 10 dhe aty ndalon. Izraelitet kane mare shembull Abrahamin per kete ne lidhje me ndertimin e sinagoges ne cdo vend te botes te jen. Numri minimal per te ndertuar sinagoge eshte 10 cifute.

    Por numri minimal per kishen eshte 2 ose 3 e thene kjo nga Jezusi.

    Jemi shume ose pak ne kishe nuk ka rendesi ,rendesi ka prania e Zotit ne kishe. DUam ne kishe persona qe kane friken e Zotit. Nqs do te bvijne ne kishe persona qe nuk kane friken e Zotit do te dalin probleme ne kishe. Sepse nuk kane eksperiencen e Shpetimit.

    Le te flasim per nje histori gazmore.

    Ishte nje djale qe po shkonte ne nje ballo me maska. Ai ishte pak mistrec dhe zgjodhi te shkonte ne kete ballo me masken e djallit. AI u vesh . veshja e tij ishte si ajo e djallit. Sigurisht behet fjale per ate qe shfaqet ne tv jo veshja e tij reale .

    Ai u vesh me kete veshjen e kuqe me bishtin dhe me masken me brire te medhenj , dhe me ate sfurkun e kuq ne dore. Hipi ne makinen e tij dhe u nis.

    Mirepo gjate rruges se tij filloj nje stuhi e madhe dhe filloj nje shi i madh. Makina e tij pati probleme dhe ndaloi sepse nuk ecte me dhe nuk ndizej me. Dhe keshtu djali i veshur si djalli doli dhe u perpoq te rregullonte dicka ne makine por nuk i eci. atehere shiu ishte shume i madh dhe per kete po shikonte reth e rrotull se mos gjente ndonje vend ku te hiqte ato rroba tashme te lagura .
    Dhe pa nje kishe aty afer dhe shkoi atje.

    Ne ate kishe kishte nje takim lutje dhe besimtaret ishin duke u lutur , nderkohe qe drejtuesi i kihes po i drejtonte ne kete kohe lutjeje.
    Ne nje moment hapet dera e kishes. Dhe kur besimtaret kthyen kokat pane dhe cpane?! kur ja ku vjen djalli . OOOOOO kane bertitur te gjithe dhe ja mbathen me vrap. Nderkohe qe djalli i lagur po i ndiqte i habitur ata ia futen edhe me shpetj vrapit dhe u fshehne ne nje dhome duke pritur se cdo te ndodhte.
    Nderkohe qe drejtuesi ishte fshehur poshte nje krevati ne ate dhome.
    Dhe ne nje moment hapet dera e dhomes dhe fap nje dore e kuqe pas shpine ne supin e nje besimtari. Sapo besimtari e ndjen theret me te madhe dhe i thote djallit:
    - aaaaaaa, te lutem mos me bej keq , une kam 40 vjet ne kete kishe por te them te drejten gjithmone kam qene nga ana jote.

    Interesante apo jo por keshtu ndodh kur ne kishe vijne njerez qe jane te pashpetuar.

    Jezusi tha dicka:
    -E shikoni ate tempull? Nuk eshte ai tempull qe dua por eshte kisha e Zotit . Ne ate tempul qe shihni nuk do te ngelet gur mbi gur , por Kisha ime do te qendroje perjete sepse kisha nuk eshte veper njerezore por eshte veper e Jezusit.

    Gjeja me e cmuar eshte prania e Zotit.

    VAZHDON.......................
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #17
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Jemi tek Kisha ndertesa e Zotit . kemi thene qe ketu duhet te kemi parasysh qe Jezusi eshte themeli i kishes dhe qe atje ku prania e Zotit eshte e madhe atje kisha eshte e madhe.

    Pasi kemi folur per Jezusin qe eshte themeli i kishes tani do te shikojme materialin me te cilin duhet te ndertohet kisha. Disa mund te kujtojne se behet fjale per godina por ne do te flasim per dicka shpirterore.

    THEMELI ESHTE JEZUSI.

    Por kemi dy materiale me te cilat ne ndertojme sot dhe eshte ndertuar edhe me pare.

    Lexojme tek 1 korintasit 3:10-15

    Material i tipit A dhe material i tipit B.

    Tipi A ___________ ar, argjend, gure te cmuar

    Tipi B ___________ dru , sane , kashte



    Ajo qe veme re tek keto 2 tipe materialesh eshte interesante. Vemer re se kur materialet e tipit A provohen ne zjarr ka dy gjera qe ndodhin.

    a. Ato mbeten dhe nuk zhduken.
    b. Kane vlere

    Ajo qe shikojme tek materialet e tipit B eshte:

    a. Ato zhduken nuk mbeten.
    b. Ato nuk kane vlere


    Shume organizata kristiane ose 'kisha' mendojne keshtu :- Ne jemi 100% tek materialet e tipit A, kurse te tjeret jane 100% tek tipi B.

    Ky eshte mendim i gabuar.

    sepse duhet te kuptojme se sa material te tipit B ka ne veprat tona.

    Pershembull : Zoti do te gjykoje motivet e zemrave diten e fundit , dhe ashtu sic thuhet tek 1 korintasve 13 , nes bejme vepra te mire ose dicka pa dashuri kjo nuk vlen asgje.
    nese ben gjerat e duhura pa motivin e duhur kjo nuk ka vlere do te provohet ne zjarr dhe do te zhduket.

    Vepra qe ka ndertuar do te zhduket por ai vete do te shpetoje si permes zjarrit.

    Asgje qe bejm nuk eshte 100% e tipit A ose e tipit B . Ne i bejme gjerat ne menyre te perzjere.
    Zoti nuk interesohet nes pi ose nuk pi por te pish pak.

    Ne jeten tone kemi gjera qe jane edhe te tipit A edhe te tipit B.

    Cdo gje qe e gjen bazen tek fjala e Zotit eshte material i tipit A
    Cdo gje qe nuk e gjen bazen ne bubel eshte material i tipit B.

    VAZHDON.....................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 30-11-2010 mė 04:20
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje Alban,

    Po i lexoj shkrimet e tua ne kete teme.

    Disa here kam degjuar nje mendim se materialet e tipit B jane njerez dhe jo vepra.
    Psh te zgjedhurit jane materialet e tipit A, ndersa ata qe nuk jane te zgjedhur por qe e ndjekin Krishtin perkohesisht jane materialet e tipit B.
    Nuk e di se c'mendon ne lidhje me kete?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    KISHA dhe kohet e fundit

    Cdo gje qe e gjen veten ne mesime njerezore , kulturore dhe tradicionale qe eshte thene per te na ndertuar eshte dru sane dhe kashte dhe do te zhduket.

    Asnje nga ne nuk eshte 100 % i paster ne mesimin e tij sepse eshte i formuar nga kultura dhe tradita ku eshte rritur. Jemi duke u rritur po permiresohemi.

    Zoti do te vendose ne drite punen tone ne cilesine qe ka patur por edhe ne motivin qe ka patur dhe do te heqe ate qe zhduket.

    Ne nuk do te marrim cmimin ne baze te rezultateve, por ne varesi te besnikerise tone.

    Veprat e cdo njerit prej nesh do te provohen ne zjar por ajo qe digjet do te zhduket ajo qe nuk digjet do te mbetet.

    Rezultati varet nga Zoti ne duhet te jemi besnik ne ate qe mund te bejme. Nuk duhet te shikojme njeri tjetrtin se si po ecen sherbesa , sepse ka terrene te ndryshme njeri me i forte dhe tjetri me pjellor ose i bute. Dhe tek terenei i forte do te kete rezultate me kohen me veshtiresi por tek i buti do te kete po me kohen ndofta me lehtesi por kjo nuk do te thote se a ke qene ti besnik apo jo ti duhet te jesh besnik , ne duhet te jemi besnik ne cdo rast qofte ne terrene te forta qofte ne te butatr.

    Rezultati varet nga Perendia.



    Heres tjeter do te vazhdojme me Kishen si Nusja e Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 30-11-2010 mė 08:23
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #20
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Pershendetje

    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Pershendetje Alban,

    Po i lexoj shkrimet e tua ne kete teme.

    Disa here kam degjuar nje mendim se materialet e tipit B jane njerez dhe jo vepra.
    Psh te zgjedhurit jane materialet e tipit A, ndersa ata qe nuk jane te zgjedhur por qe e ndjekin Krishtin perkohesisht jane materialet e tipit B.
    Nuk e di se c'mendon ne lidhje me kete?
    Ndofta edhe mund te thuash ate gje.

    Por ka nje fakt teper te rendesishem. Ne fund thuhet se ai qe ka bere vepren edhe pse vepra e tij do te digjet ai do te shpetoje si permes zjarrit. Ne ndertojme njerezit me mesimin qe kemi por kishen e nderton Jezusi Ai eshte themeli nuk ka themel tjeter. Guret e kishes qe perfaqsohen me nejrez jane te skalitur nga Jezusi qe u ka dhene formen e duhur per ti vene ne godinen frymerore. Por ne nuk i skalisim ne vetem i ndertojme me mesimin tone i cili eshte mesim edhe ne praktik dhe kjo veper do te provohet.

    Pastaj ka edhe nje fakt tjeter qe eshte Gjoni 3:16 , thuhet : Perendia e deshi kaq shume boten (nuk thote te zgjedhurit) saqe e dergoi Birin e Tij te vdiste ne kryq per te gjithe boten ne menyre qe kushdo nga bota qe beson te kete jeten e perjeteshme.

    Pra per Perendine te gjithe jane te zgjedhur Ai te gjithe i deshi nuk vdiq vetem per ata qe do te shpetoheshin . Perendia nuk i ndau ne 2 klasa njerezit para se te vinte te kryqezohej Ai zgjodhi te kryqezohej per te gjithe , te gjithe.

    Prandaj nuk mund te themi se Ai Perendia ka zgjedhur disa per te qene te shpetuar dhe disa per te qene destinuar te jene te humbur. Kjo eshte gabim.

    Perndryshe atehere le te rrime dhe te mos ungjillizojme fare.

    Por ne njerezit kemi vullnet te lire per te zgjedhur nuk shkojne ne ferr njerezit sepse do Perendia por sepse duan vete. Zoti e ka zbuluar Veten e Tij por nejriu nuk do te besoje , eshte faji i njeriut jo i Zotit.

    ferri nuk eshte bere per njerezit sepse ka nje fakt biblik ne bibel qe thote se ferri eshte bere per djallin dhe demonet e tij jo per njerezit.

    ne ungjijte shpjegohet qarte qellimi i ferrit. Disa persona po i thonin Zotit se kane bee gjera te medha per Zotin por problemi eshte se i kane bere per veten dhe nuk kishin patur marrdheni me Zotin fare ne gjerat qe kishin bere dhe per kete Jezusi u thote :- largohuni prej meje ju qe beni paudhesi Une nuk ju kam njohur kurre do te shkoni ne ferr ne vendin qe eshte pergatitur per djallin dhe demonet

    Pra ferri nuk eshte pergatitur per njerezit por per djallin por njerezti kane vullnet te lire te zgjedhin se ku do te duan te shkojne.

    Prandaj une jam dakort qe ato gjera qe digjen jane vepra dhe jo njerez , ato materiale jane veprat tona dhe motivet tona jo njerez te humbur dhe te destinuar per te qene te shpetuar.

    Ne nuk jemi paracaktuar per shpetim por ne pranuam hirin e Zotit dhe lavdi Atij jemi te shpetuar por hiri i Zotit eshte per te gjithe jo vetem per ne .

    Jezusi erdhi per te humburit qe te shpetohen .

    Te gjithe jane paracaktuar per tu shpetuar dhe te zgjedhur nga Zoti por te gjithe duhet te zgjedhin vete se cfare duan te bejne me jeten e tyre.

    Megjithate mund te perdoret edhe ne ate menyre per njerez ne kuptimin qe ata qe nuk kane besuar edhe pse kane qene ne kishe nuk jane shpetuar por ata qe kane besuar jane shpetuar.

    Sigurisht qe kisha eshte njerezit qe jetojne nen zotmeri por ne kete rast jemi duke folur per sherbesat jo vetem per njerezit

    Zoti te bekofte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 30-11-2010 mė 08:30
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •