Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Vetevrasja

    Pershendetje ne rradhe te pare!

    Une dua te hap nje problem qe eshte pare (shtuar) shume kohet e fundit. Vetevrasjen!
    Une jam nga Fieri, qe per kete problem ka nje rekord shume negativ. Eshte qarku i pare ne Shqiperi per nr vetevrasjesh dhe tentativash.
    Sidoqofte, ajo qe me ben me pershtypje, dhe qe dua te bashkebisedoj me moshataret e mia eshte ARSYEJA!
    Pse? pse te vrasesh veten? ok! te gjithe kemi streset tona, kemi mosmarreveshjet me prinderit, ndarjet qe ndikojne negativish, po te arrish deri aty sa te vrasesh veten? Mua me duket pak absurde, sepse eshte e pakuptimte qe per nje "pengese" ne rrugen e gjate te jetes, te "kthehesh mbrapa". Sikur nuk ka kuptim, te pakten per llogjiken time.
    Do te kisha deshire te dija mendimin tuaj per kete gje!
    Ja kalofshi mire.
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Te duket absurde sepse ske qene ne situaten e tyre. Mentaliteti jot eshte me i "fuqishem" te perballoj pengesat e jetes tende...keta njerez qe vrasin veten e bejn per shume faktore qe i kan demtuar "psychologically"...me vjen shume keq dhe shpresoj se numri i adoleshenteve {qe vrasin veten cdo vite) te pakesohen ne te ardhmen.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Vetvrasja eshte mekati me i madh ne cdo lloj feje eshte eshte vertet per te ardh keq me ato shifra vetvrasjesh qe po ndodhin. Ka rob qe kane mentalitet te dobet edhe si perballojne veshterisite qe mund tju dalin ( nuk e di se cfar hallesh kane ) por eshte vertet keq shum te besh i gje tille.
    Shpresoj dhe deshiroj qe te jete sa me i vogel numri i evenimenteve te tilla.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Ehhh ka me mijra arsye perse vetevrasja ndodh , por un do te permend vetem disa sipas opinionit tim .....

    neglizhenca

    padituria

    mosha delikate (adoleshenca)

    te mos paturit e mundesise per te folur me dike per problemet e tua

    mentaliteti i shoqerise



    pastaj jan disa faktore psikologjike si
    depresioni ,
    humbja e nje njeriu te dashur ,
    nje eksperjence negative ne jete ,
    dobesia ,
    pamundesia per tju perballur veshtiresive ne jete etc etcccccc

    ndersa ne shqiperi mendoj se faktori kryesor dhe me vdekje prures per fat te keq eshte VARFERIA !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059
    Citim Postuar më parë nga Failed Rapper
    Pershendetje ne rradhe te pare!

    Une dua te hap nje problem qe eshte pare (shtuar) shume kohet e fundit. Vetevrasjen!
    Une jam nga Fieri, qe per kete problem ka nje rekord shume negativ. Eshte qarku i pare ne Shqiperi per nr vetevrasjesh dhe tentativash.
    Sidoqofte, ajo qe me ben me pershtypje, dhe qe dua te bashkebisedoj me moshataret e mia eshte ARSYEJA!
    Pse? pse te vrasesh veten? ok! te gjithe kemi streset tona, kemi mosmarreveshjet me prinderit, ndarjet qe ndikojne negativish, po te arrish deri aty sa te vrasesh veten? Mua me duket pak absurde, sepse eshte e pakuptimte qe per nje "pengese" ne rrugen e gjate te jetes, te "kthehesh mbrapa". Sikur nuk ka kuptim, te pakten per llogjiken time.
    Do te kisha deshire te dija mendimin tuaj per kete gje!
    Ja kalofshi mire.
    shkaqet e vetvrasjes tek njerzit jane te shumta

    klasifikimet jane disa

    -individuale, ku ketu hyjne programet ose ta them shqip , jane(programet) punet dhe veprat qe trashegon individi nga jetet e kaluara, dhe ketu une vendos nje perqindje te madhe rreth 70/80% qe ndikon ose qe behet shkak per individin per te vrare veten


    -familjare,ketu hyn ambjenti ku lind dhe rritet individi, edukata,formimi i tij si individ ka te beje shume edhe ndikimi qe i jep familja,pra prinderit ,dhe gjithshka tjeter qe lidhet dretperdrejt me familjen

    -shoqeria,shoqeria njerzore ashtu si edhe familja ndikon shume tek individi, ketu tek shoqeria une vendos shkollen,lagjen,ushtrine,pra jeten sociale ku individi eshte i ingranuar

    -qellimet qe i ka vendosur vetes individi per te realizuar ne jeten e tij , te gjithe njerzit kane deshira dhe aspirata ne jete per te plotesuar,dhe realizuar , keto qellime individuale te hapura apo te fshehura sido qe te jene duhet te perputhen me ate qe quhet mendja kolektive sociale , kur individi i ka te harmonizuara keto qellime me kete mendje sociale , atehere eshte ne rregull me veten dhe shoqerine dhe ambjentin rreth e qark tij , ne rast te kundert ka pasoja te dhimbshme qe e cojne deri ne vetvrasje

    -nje shkak tjeter ,qe njerzit vrasin veten eshte edhe mungesa e praktikes spirituale ne jeten individuale dhe sociale te individit, me fjalen mungese praktike spirituale nuk kam parasysh mungesen e religjonit, por,mungesen totale te praktikes shpirterore, dhe te praktika shpirterore hyjne disa faktore esenciale qe po i rradhis me poshte :

    1-ushqimi i pershtatshem ose dieta e duhur, nje thenje e vjeter antike thote :NE JEMI CFARE HAME, NE JEMI CFARE MENDOJME, duket si nje faktor pa rendesi ne pamje te pare por ushqimi i duhur dhe me vlera ushqyese eshte vertet i cmuar sot ne nje bote ku njerzit hane pa ditur fare se cfare rendesie ka ne te vertete ushqimi

    2-agjerimi i rregullt dhe me intervale duke u bazuar ne kalendarin lunar dhe jo ate solar, dihet boterisht se hena eshte trupi qiellor me i afert i tokes dhe si pasoje ka edhe nje ndikim te madh te planeti toke gjithashtu edhe tek njerzit , baticat dhe zbaticat shkaktohen nga fazat e levizjes se henes, gjithashtu psikologet dhe studiuesit kane vene re se kur hena eshte e plote numri i krimeve eshte shume me i larte dhe ketu hyjne edhe vetvrasjet

    3-meditimi individual,mungesa e praktikimit te meditimit eshte nje shkak tjeter qe njerzit vrasin veten , duke bere meditim rregullisht cdo dite njeriu pastron mendjen e tij dhe e mban te balancuar ne jeten e tij te peditshme, eshte e kote te theksohet vlera e pacmuar e meditimit ,sepse nje gje e tille pranohet boterisht

    4-zbatimi me korrektesi i kodeve morale dhe sociale, kodet morale dhe sociale jane te nje vlere te pallogaritshme per individin ,sepse jane pikerisht keto rregulla qe e bejne njeriun te kete nje fluks psiqik mendor te drejtuar ne nje drejtim te vetem

    5-sherbimi social pa interes, kur njeriu eshte jashte mase egoist , eshte mire qe te jete i lidhur me boten e vullnetariatit , sherbimi social te ben altrusit dhe kjo eshte nje ilac i pa cmuar per kohet e sotme

    6-meditimi kolektiv ,eshte nje faktor tjeter shume i cmuar per kohet e sotme


    7-...................kaq ,vazhdon neser

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Mos gjykoni ashper ata njerez qe ndermarrin nje veprim qe vertet eshte absurd por qe kryhet nga njerez me bote dhe plot ndienje. Eshte e turpshme te ofendosh nje te vdekur dhe veprimin e tij qe nuk preku askend tjeter por vetem jeten e tij.
    Nderim per ata njerez qe nuk jetojne me....

    Shkaqet..

    Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar i cili huazohet nga 30 vende njeheresh dhe nuk njeh as politiken me te vogel sociale mbi dhimbjet qe shkakton.
    Nuk flitet vetem per tranzicionin financiar, fetar, arsimor, etj... por edhe per ate shpirteror i cili vret egersisht mentalitetin e pandryshueshem shqiptar.


    Dito.

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Mos gjykoni ashper ata njerez qe ndermarrin nje veprim qe vertet eshte absurd por qe kryhet nga njerez me bote dhe plot ndienje. Eshte e turpshme te ofendosh nje te vdekur dhe veprimin e tij qe nuk preku askend tjeter por vetem jeten e tij.
    Nderim per ata njerez qe nuk jetojne me....
    Nderimet e mija gjithashtu...

    Persa i perket temes...Vetvrasja eshte vertete nje teme shume e rendesishme...zakonisht prek moshat e reja...Vetvrasja eshte nje problem qe ekziston ne te gjithe boten...
    Pothuajse te gjithe nga ne kalojne momente te veshtira ne jete, dikush i konsideron drama pa zgjidhje, dikush tjeter arrin ti dali balle ketyre veshtiresive...
    Ka te beje me ambjentin, me shoqerine qe e rrethon, me personalitetin/dobesine e nje personi...
    personalisht ka qene nje moment ne jeten time...kur nuk doja te jetoja me...kur i jepja makines ne freeway...i jepja me nje shpejtesi te madhe edhe doja te perplasesha tek ato muret anash freeway...ishte moment qe lotet nuk te lejojne te mendosh, edhe shpejtesia te jep fuqi...por mesa duket une po shkruaj tani...jam gjalle...LOL
    Shume here them "po mos te kisha ata prinder, nuk do te jetoja me" dashuria e madhe per prinderit, familjen me dha force te jetoja....Tani qe e mendoj...arsyeja qe doja te vetvritesha nese e konsideroj te tille eshte me minimalja qe mund te mendosh "dikush do te thote Budallek" por eshte momenti, edhe gjendja shpirterore ne te cilen ndodhesh...e ben te humbesh arsyen dhe ti japesh fund...
    mesova se ne jete ka shume te papritura edhe shume veshtiresi, por duhet te jesh e forte qe ti perballosh ato...

    Thjesht doja te thoja...ndoshta edhe nje thirrje...
    nese shihni nje njeri qe ka nevoje te qaje...behu mbeshtetje per te (mundohu ta ndihmoni) (edhe nese per ty mund te duket shqetesim minimal...) te gjithe jemi unike ne menyren tone e te qenurit, edhe i perjetojme ngjarjet ne jete perseri ne menyren tone..., pasi keshtu mund te shpetoni nje jete...edhe pse pa e kuptuar...

    Ju uroj te gjitheve fat e mbaresi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Undefined : 18-07-2005 më 22:58

  8. #8
    Vetevrasja eshte nje zgjedhje e pamenduar edhe aq shume, dhe lendon rrethin ne pergjithesi si psh - ne rradhe te pare ne ate rreth hyne FAMILJA, pastaj SHOQERIA si dhe me te dashurit apo DASHURIA e jetes tuaj, te gjithe keta keta lendohen - dmth - me vetevrasje ti jo qe po e shkaterron dhe po e merr jeten tende me vete por po i shkaterron edhe shume njerez te tjere.

    Se pari, le te mendojm edhe per te tjeret, te mos jemi teper egoist. Kuptohet vetevrasje eshte nje gje t'cilen mund ta quaj egoiste sepse mendoni vetem per vete dhe jo njerezit rreth jush, cfare mund te ndodhe me pas etj...etj.

    Zakonisht njerzia t'cilet besojn ne Zot teper, largohen bashk me paramendimin e tyre prej kesaj bote duke besuar dhe shpresuar se i pret nje jete realistike dhe me e mire se kjo ketu. Por, kurre mos t'i besojm gjerave verbale, se pari t'i shohim ato fizikisht (faktet) e pastaj le t'besojm.

    Zakonisht vetevrasje kam degjuar qe adoleshentet kane kryer me se shumti, t'cilet thjesht kurrfare porblemi te madh se kane pasur, thjesht deshtim ne nje gje teper t'kote, dhe kuptohet nje adoleshent e kryen ate pa mend.

    Nuk dua ti gjykoj keta persona qe kane kryer vetevrasje as ata qe duan, vetem se pari i sygjeroj te mendojn me gjate, rrethanat kurre s'jane perfekte, as nje gje ne kete bote s'mund te jete perfekte, por vetem mesatare. Cdo njeri eshte ne depresion, cdo njeri vuan dhe i kalon keto caste, te gjithe jemi njerez, kemi ndjenja - por disa nuk ankohen dhe i tejkalojn castet e veshtira.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga unkown
    Thjesht doja te thoja...ndoshta edhe nje thirrje...
    nese shihni nje njeri qe ka nevoje te qaje...behu mbeshtetje per te (mundohu ta ndihmoni) (edhe nese per ty mund te duket shqetesim minimal...) te gjithe jemi unike ne menyren tone e te qenurit, edhe i perjetojme ngjarjet ne jete perseri ne menyren tone..., pasi keshtu mund te shpetoni nje jete...edhe pse pa e kuptuar...
    Pajtohem me cdo gje qe thate, sidomos desha ta citoj kete pjese te postimit tend, me te vertete e ke thene teper mire.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Kur lexon ngjarje te tilla te mbushen syte me lot dhe zemra plot hidhrim , e shpirti gjith trishtim pastaj mendoj kush ska buke te haje e kush shtyn kohen duke pare temat dhe bere postime per politik apo ekonomi, per qyfyre apo shkence.

    ... edhe pse nuk e njoh familjen ne fjale jam shum i pikelluar dhe i lenduar per keto tragjedi te popullit tone dhe sidomos te atyre femijeve qe ngelen vetem, shpresoj qe shum shpejt te bej dicka per ta.

    dardajan

    E Merkure, 28 Shtator 2005


    VETEVARET BABAI I TRE FEMIJEVE

    Berat - Ankthi i varferise con ne vetevarje nje 31-vjecar, baba i tre femijeve. Megjithese njeri nga femijet e ka pare te atin tek lidhte telin ne hangarin e duhanit, duket se 31-vjecari ka qene aq i vendosur ne mendimin e tij sa nuk ka marre parasysh as kerkesen e te birit per te mos e bere nje veprim te tille. Viktima quhet Gurim Rrapo dhe banonte ne fshatin Pobrat te komunes se Kutallise. Pikellimi per gjendjen e renduar ekonomike qe kishte pllakosur prej kohesh familjen e tij, e ka shtyre Rrapon drejt vendimit te pakthyeshem per t'i dhene fund jetes se tij.

    Ngjarja

    Ngjarja e rende ne familjen Rrapo ka ndodhur ne oret e drekes se dites se djeshme. Ne kete kohe, babai i tre femijeve Gurim Rrapo ka hyre ne shtepi dhe i ka gjetur femijet duke qare se s'kishin ushqim per te ngrene. I pikelluar nga kjo drame ekonomike, e cila po e ndiqte prej vitesh nga pas, dhe me lot ne sy, ai eshte larguar nga femijet duke u thene: "Babi do te largohet pergjithmone". Ne ato caste femijet jane frikesuar nga fjalet e te atit, dhe duke qare i kane kerkuar qe ai te mos largohej nga ata. "Ne te kemi xhan babi, nuk duam buke, por ti mos u largo pergjithmone nga ne" - mesohet te kete qene kerkesa e fundit e femijeve te familjes Rrapo, drejtuar prindit te tyre. Megjithate ai nuk ka mundur t'i beje balle dhimbjes qe i kishte mbushur shpirtin me kohe, keshtu qe pa u folur fare femjeve, ka marre nje tel ne dore, dhe eshte larguar drejt hangarit te duhanit, i cili ndodhej rreth 20 metra larg shtepise. Pa e ditur se gjate gjithe kohes po ndiqej nga njeri prej femijeve te tij, Rrapo eshte futur ne hangar dhe ne trarin e catise ka lidhur telin ne formen e nje laku. Ne momentin qe do te fuste koken ne lakun e pergatitur, ai ka degjuar zerin e femijes. "Mos e var veten babi, se ne te kemi xhan" - i eshte lutur gjashtevjecari. Por vetem pas pak castesh, i ati ka perfunduar veprimin qe kishte nisur. Menjehere femija eshte nisur tek gjyshi i tij per t'i treguar ate qe i kishte ndodhur te atit. I ati i Gurimit dhe bashkeshortja e tij kane mberritur vetem 10 minuta pas tragjedise, e cila eshte bere e ditur nga femija qe ka pare te gjithe skenen e tmerrit me syte e tij. 75-vjecari sebashku me nusen e djalit, jane perpjekur me te gjitha forcat qe te hiqnin telin nga vendi ku ishte lidhur. Me pas bashkeshortja e viktimes ka rrembyer nje pale pinca dhe me to ka keputur telin e shtrenguar ne fytin e te shoqit, megjithate 31-vjecari nuk ka mundur te shpetoje nga vdekja.





    Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •