
Postuar më parë nga
G-2
Sadik Halitjaha braktis PDK-në, “hidhërohet” në Thaçin
Sadik Halitjaha anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, i indinjuar nga sjelljet e kryetarit të Partisë Hashim Thaçi, i cili për teke personale e heq atë nga lista e kandidatëve për deputet, pasi që e kishte aprovuar Këshilli Drejtues dhe Kryesia e partisë, Halitjaha largohet nga radhët e PDK-së. Po ashtu kryetari Thaçi në mënyrë arbitrare ka përpiluar një listë krejt private, nga ajo që kishte aprovuar Këshilli Drejtues, pa miratim të organeve të partisë, pa kritere dhe parime, duke eliminuar njerëzit qofshin me merita politike e luftarake, po ashtu edhe ata me aktivitet dhe kontribut të jashtëzakonshëm në parti, duke ju dhanë përparësi njerëzve të “aderuar” nga rruga në parti. Po ashtu e njëjta padrejtësi ishte bërë me Sadik Halitjahën edhe para tri viteve në zgjedhjet parlamentare, duke e heq nga lista pas publikimit në media.
Duke parë se në PDK mbretëron autoritarizmi i kryetarit, që nuk respektohet statuti dhe organet e partisë, ku nuk ka më debat dhe demokraci të brendshme, gjë që u dëshmua edhe në kongresin e fundit të PDK-së, Sadik Halitjaha me bashkëmendimtarë, me bindjen se po hap alternativë të re për kolegët e ish partisë, të zënë peng nga pushteti absolut i kryetarit, themeloi subjektin e ri politik: Partia për Integrime Nacional Demokratike.
llapi
kosovelli
disa
e nofka tjera te reja te kosovellit , llapit le te japin komente ne kete teme!!
Krijoni Kontakt