DASHURI DHE PROVINCE
Vinte nga larg. Nuk ishte anėtar i atij ferri tė mėrzitshėm e monoton qė gjallėronte cdo ditė brenda qytetit. Pamja e tij ishte mė e hijshme se e banorėve tė kėtushėm. Pėrhumja e tij kishte dicka tė vecantė, romantike, ngjasonte me ninullat e ardhura nga larg, si shpresa tė vetmuara e unikale pėr njerėzimin. Sapo shkeli nė brendėsi tė qytetit, u habit nga njėtrajtshmėria e tij me qytete tė mėparshėm, gjysėm-fshatthi, me rrugė e asfaltuara keq, me njerėzit shpirtvegjėl, por jo tė ligj nė brendėsi. Vendosi tė zgjaste mė tepėr qėndrimin e tij nė atė vend, si pasojė e lodhjes e streseve qė po ndeshte gjatė kėtij rrugėtimi reflektiv, nė tė gjitha qytetet e padėgjuara e tė panjohura prej tij mė parė.
-Ėshtė mirė tė krijoj njė shoqėri tė kėndshme pėr aq kohė sa do tė qėndroj kėtu,-tha duke menduar pasditet e pėrzishme vetėm nė hotel, ndėrkohė qė jashtė do tė shkėlqente njė diell i nxehtė, qė tė ftonte nė ambiente gjelbėrimi e gjallėrie hyjnore.
Si kaluan dy ditė dhe rrethi i tij shoqėror nuk kishte ndryshuar me pėrjashtim tė disa njerėzve qė e vrisnin me vėshtrime antipatike, Keli mendoi se ky qytet do tė ishte akoma mė keq se tė tjerėt.
-Kėtu njerėzit vishen mė keq, tė gjithė tė shikojnė me dyshim, pėshpėrisin nėn buzė fjalė tė pakuptueshme kur ti kalon rrugės, ėshtė njė situatė e papėlqyeshme kur tė largohen tė gjithė sapo iu thua qė je turist
Fillimisht njė situatė e tillė e besdisi, por pastaj u ambientua me ritmet e ngadalshme, e mė pas instiktivisht i vinte mirė qė prania e tij kishte ngjallur njė farė sensacioni, derisa kishte rėnė nė heshtje.
Pas kėtij vėzhgimi tė saktė, ai rifilloi tė shtyjė ditėt kot, si mė parė, kėtė rradhė duke bluajtur nė mendje njė intuitė tė vecantė, qė e aventuroi tė gjithin. Kėshtu, shėtitjet e tij tė gjata rrugicave tė pluhrosura nga ajri e era, vizitat e shpeshta tė tij nė librari, komunikimi me tė gjitha lokalet e klubet e natės tė pakėt qė egzistonin, bėnė qė tė pranonte njė fakt tė tillė:
-Nė kėtė qytet nuk ka femra!
Nuk u tremb duke dyshuar nė vetkontrrollin e trurit, fizikisht ishte nė rregull, e skishte asnjė dobėsi. Vėrtet nė vendet e pėrmendura mė lart kishte pasur qėnie femėrore, por ato gjendeshin aty me tė afėrm qė i ndiqnin pas, me tė dashur, tė fejuar qė nuk iu shqiteshin hap pas hapi, shėtitjet i kishin rituale monotone duke u shoqėruar nėn vėshtrimet dyshuese tė pleqve e plakave qė i kishin mbijetuar luftės sė dytė botėrore.
Keli nėnqeshi nga njė absurditet i tillė. Ndonėse nuk ishte tėrėsisht tipi mondan i festave mėngjes-drekė-darkė, edhe ai e quante tė nevojshme sadopak shfrim e argėtim me anė tė tė cilit shijoje emocione kohe tė ashtuquajtura rinie tė pėrjetshme e adoleshence nė pavdekėsi. Por kėtu gjithcka ishte ndryshe. Qyteti ishte mjaft i vogėl, njerėzit njiheshin qysh fėmijė me njėri tjetrin e prapėseprapė tė dukej sikur gjaku i qytetit rrinte nė vend, i ngrirė, i helmėt, duke mposhtur cdo shpirt tė gjallė njerėzor.
Ky ishte konkluzioni i parė qė nxori ai turist nė lidhje me atė qytet!
Tė nesėrmen kishte marrė njė pamje serioze, qė i shtohej akoma mė tepėr prej njė mjekre tė errėt, tė hijshme e dinjitoze, qė pėrputhej me ngjyrat e vrana tė kostumit tė tij. Doli me atė pamje nga hoteli, e me njė vėshtrim tė izoluar nė gjysmė qiell, drejtoi hapat pa vėnė re ngacmimet e fėmijėve, drejt kishės, mė saktė katedrales madhėshtore tė qytetit. Ritmi i mendjes sė tij ndėrkohė punonte me saktėsi mprehėse.
Nuk u zhgėnjye kur pa njė mori vajzash tė bukura, tė kėndshme, dehėse, tė shpėrndara nė ambientet e kishės. Nė njėrin cep tė saj, ishte njė faltore e vogėl, ai dalloi menjėherė dhomėn ku tregoheshin mėkatet, pa tė qėndronin afėr saj mjaft prej tyre qė prisnin tė emocionuara, tė tronditura, tė tregonin mėkatet, pastaj tė faleshin.
-Gjėmat e kėtyre vajzave skanė tė sosur. Me siguri mėkatet madhore tė tyre kanė tė bėjnė me mendime tė strukura fshehtas nė mendje, me epshe tė castit, tė cilave kėto vajza u kanė vėnė emrin shtytje tė djallit! Cfatkeqėsi,- dhe qeshi. Nga e qeshur, fytyra e tij ndryshoi pamje, kur para tij kaloi njė prift i pėrgatitur pėr tė mbledhur mėkatet. Inati i priftit u kryqėzua me talljen e tij.
-Dreqi i dreqit! U shqetėsua mbase nga prezenca ime! Ndoshta tani kėshillat dhe dėgjimi i mėkateve tė gjithė atyre vajzave tė bukura nuk do ti shijojnė tamam, pasi u shqetėsua prej meje! Ruajna o Zot!
Prej kėtu, qetėsisht Keli kapi njė vend tė largėt, prejt tė cilit admironte nė distancė cdo lėvizje e personazh qė hynte e dilte vetėvetiu. Njerėzit brenda vėrtet ishin tė kėndshėm, vajzat kishin njėkohėsisht njė tis misteri mjaft intrigues, por megjithė shenjat ngacmuese e tentativat e tij pėr komunikim, asnjė nuk u afrua apo nuk i tregoi njė shenjė tė celur simpatie.
Kaloi njė farė kohe; vetėm kur i hynė tė drithurat qė i ngjethėn trupin, ( megjithėse jashė bėnte nxehtė, fryma qiellore mendonte pėr cdo komoditet pikant si psh. ajri i kondicionuar), bėri tė ngrihej. Fatkeqėsisht u pėrball me makthin e tij. Ai urrente skenat e shtirrura, paramendimet e prapamendimet e njė relacioni djalė-vajzė, fjalėt e bukura, poetike nė cdo cast e situatė atij i dukeshin banalitete me qėllim tė dyfishtė, qė kėrkonin tė dilnin diku. Si pėr inat tė tij, pėrballja me njė imazh hyjnor, fytyra e njė vajze aq tė celėt e tė brishtė, e ndezur nga njė cehre e ėmbėl, e skuqur nga lodhja e hapat e shumtė, e hipnotizuan, e revoltuan dhe i pėshpėritėn me forcė:
-Kape, binde, gėnjeje ose mashtroje, por vetėm bėje pėr vete! Me tė mund tė kėrkosh por dhe tė gjesh enigmėn e njerėzimit, fillesėn e tij, dashurinė.
Vajza i ndeshi enkas sytė e saj me tė tijtė, i mbajti pak pastaj i hoqi me ngadalė, me naze e pėrkėdheli tė sinqertė.
-Enkas mė vėshtroi mua tė parin! Mirė do tė ishte ti afrohesha e ti flisja i pari, po ai dreq prifti qė iu ngjit afėr nuk po mė lė rrugė tė veproj -mendoi dhe ra nė njė dėshpėrim qė e carmatosi tė gjithin. Pas momenteve qė i kushtoi ekskluzivisht atij me vėshtrimin intrigant, vajza nisi sic duket njė ritual qė e dinte pėrmendėsh. Lėvizjet e saj, gjestet e njėpasnjėshme e tė vendosura, tregonin se ishin rite tė pėrsėritura pothuajse cdo tė diel, por njėkohėsisht mendimet e ndezura tė Kelit, i sugjeruan kėtij tė fundit se cdo gjė ishte njė sfidė e ėmbėl dashurie.
Ndenji deri nė fund, e menjėherė kur vajza u lodh dhe me njė hijeshi domethėnėse u pėrshėndet me priftin mė shpejt se zakonisht, ai nuk priti shumė qė ajo tė largohej, e pa rėnė nė sy, iu vu pas. Bėri cishte e mundur qė ajo tė mos e ndiente prezencėn e tij, por vetėm kur dalloi pėrshpejtimin anormal tė hapave tė saj, ai u bind qė duhej tė ndėrhynte, pasi kėshtu sdo tė mund ta takonte mė kurrė. Pa e kuptuar, duke gjetur njė shkathėsi qė i kishte munguar nė situata tė tilla tė ngjashme, gjeti njė shteg tė tillė, sa i doli nė njė rrugicė tė vetmuar, pėrballė. Vajza u ndesh me tė dhe hezitoi. Ajo ktheu kokėn pas; rrugica ishte e zbrazėt.
-Ndoshta nuk ka aq guxim sa tė afrohet dhe tė thotė
-Mirėdita!
Ajo kishte dashur instiktivisht qė tė dėgjonte fjalė prej tij. Simpatia qė shkėlqeu vetvetiu, u rrit mė tepėr pas tingėllimės sė vecantė qė pėsuan ato fjalė.
-Jam i ri nė kėtė qytet, dhe besoj se kam ngatėrruar rrugėn, shpresoj do mė ndihmoni
Vajza qeshi butėsisht, ai u skuq lehtė nga justifikimi i rastit qė i ra ndėr mend. U vetkorrigjua duke marrė njė inisiativė tė rrezikshme:
-Sic duket tradhėtova veten qė nė gėnjeshtrėn e parė qė thashė
-Pėr tė ngatėrruar rrugėn, mė duket se dini mjaft rrugica qė tė nxjerrin aty ku dėshiron tė shkosh mė shpejt se tė tjerėt!
-Pardon! Jam Keli, dhe vėrtet nuk jetoj nė kėtė qytet. Ju ndesha nė kishė, vura re se ishit mjaft e pėrqėndruar duke komunikuar me perėndinė, sa keq qė ai nuk po iu dėgjonte ato momente!
-Pse, ju, nuk besoni?!
-Nė tė vėrtetė AI, nuk po iu dėgjonte pasi ishte pėrqėndruar mė shumė se cduhej pas pamjes suaj! Vėrtet mahnitėse.
Vajza qeshi. U skuq lehtė dhe ai vazhdoi:
-Tė jeni e sigurt qė nuk po iu mashtroj kėtė herė! Ju vura re se si po iu admironte verbėrisht prifti, nė emėr dhe nė shėrbim tė perėndisė, kuptohet
Toni i humorit, nėse biseda do vazhdonte nė atė linjė, supozohej tė bėhej i thatė e i pakapėrcyeshėm. Keli kur pa se fuqia e komplimentit tundonte atė vajzė, i foli apo mė saktė i pėshpėriti:
-Kam erdhur nė kėtė qytet me hijen e rėndė tė njeriut qė ka shėtitur nė mjaft qytete e kryeqytete tė botės. Cuditėrisht ėshtė hera e parė qė trrullosem pas dikujt qė nuk e njoh, pėr tė cilėn hedh poshtė e bėj shaka me parimet e mia fetare. Fatkeqėsisht
Komunikimi i tij u ndėrpre nga njė kollė e zgjatur, e lagėsht, e largėt, por qė pėrqėndroi tėrėsisht nė vetvete vajzėn qė po dėgjonte me kureshtje deri ato momente. Ajo mori njė pamje tė paduruar alarmi, shfryu ajrin para fytyrės dhe u bė gati tė kundėrshtonte shpejt, me takt, cdo fjalė tė re qė do dėgjonte me kusht qė tė largohej sa nuk i kishte parė njeri.
Si dalloi shqetėsimin e saj, Keli nuk e humbi toruan, por vazhdoi:
-Unė e kuptoj se nuk ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr tė zėnė miqėsi tė reja, por mu duk mėnyra mė e arsyeshme pėr tė zėnė njė shoqėri tė kėndshme me ty. Megjithatė do ishte gjėja mė e bukur sikur tė rastisnim njėri-tjetrin nė njė vend mė tė qetė, ku do tė mund
-Mė duhet tė iki, tani!
Kėtė herė ai nuk kundėrshtoi, i hapi rrugė me elegancė dhe e la tė shkonte nė rrugėn e vet. Megjithatė e shoqėroi nga larg, syri i tij e ndiqte edhe kur ajo zhdukej nėpėr kthesa e rrugica tė padukshme, e gjithė kjo derisa arriti tė lokalizojė shtėpinė e saj, njė shtėpi private, mjaft e kėndshme, me njė kopsht tė gjelbėrt prej tė cilit vinte melodia e lloj-lloj zogjve.
$ $ $
Tani kishte njė arsye mė tepėr pėr tė qėndruar nė qytet. Kėtė rradhė kishte shijuar njė ndjesi mjaft tė kėndshme, qė i mbushi plotėsisht qėnien me harmoni. Shqetėsimi i mjegullt, iu zhduk kur duke pėrgjuar qėllimshėm rrugėn, pa se edhe tė nesėrmen, edhe tė pasnesėrmen, vajza shkoi rregullisht nė tė njėjtėn orė, nė kishė.
-Qėnke mė e shenjtė se vetė Shėn Mėria,-pėshpėriti i lumtur, sidomos kur dalloi hapat e ngatėrruar tė saj. Ajo nuk ishte e qetė, kur hynte e dilte nga kisha; mendjen e kishte kuturu, e Keli ishte i sigurt qė cdo rast ajo priste e kėrkonte me ankth prezencėn e tij.
Megjithatė jo pėr tė munduar atė vajzė, e as pėr tė rritur mė tej pozitėn e tij para saj, ai nuk e takoi njė javė rresht. Ndėrkohė kishte kuptuar nga kopshti i celėt qė i pėlqenin lulet, gjelbėrimi, sidomos zogjtė. Kėshtu ndėrkohė, pėrgatiti njė surprizė tė kėndėshme. Bleu shumė kafaze me kanarina e zogj tė tjerė, tė cilėt i vendosi gjithandej dhomės sė tij nė hotel. Dhomėn e kishte ndėrruar duke marrė njė tjetėr, me ballkonin qė shihte nga rruga. Pikėrisht nė ballkon pati vendosur aq lule tė shumėllojshme, sa gjelbėrimi e aroma e tyre ndjeheshin qė larg. Nė kėtė mėyrė pamja e tij nė sytė e banorėve tė qytetit ndryshonte hera-herės. Ai kishte zbutur tonet e saj, por kishte mjaft qė e konsideronin tė cmendur e tė mjerė, vetėm pse merrej pikėrisht gjithė ditėn me sistemimin e luleve, tė zogjve, e me asgjė tjetėr. Por si mbaroi kėto, Keli i lumtur psherėtiu plot ankth, sikur u lehtėsua nga njė shqetėsim mbi krye.
$ $ $
Pasdite. Era e nxehtė qė pėrcėllonte freskinė e njerėzve dhe i zhuriste fytet e tyre pėr ujė, u zėvendėsua me njė puhi tė freskėt, tė ėmbėl, clodhėse. U nis i bindur nė vetvete drejt kishės. Nuk gaboi kur gjeti atė qė po kėrkonte brenda, nė po tė njėjtin pozicion si herėn e shkuar, por kėsaj rradhe e rrethuar me shoqe tė tjera. Indiferenca e tij u zėvendėsua me njė shikim aq tė zjarrtė qė ai i hodhi asaj, sa gjithkush qė mund ta pikaste do ta kuptonte zjarrminė qė i gjallonte pėrbrenda. I mbuluar nga padurimi, nuk ndenji deri nė fund tė meshės, doli para kohė dhe u nis nė tė njėjtin itinerar tė takimit tė parė. Priti njė farė kohe, e vetėm kur u mėrzit sa nuk duronte mė, pa se shpresat e tij nuk ishin tė kota. Drejt tij po vinte si rradhėn e shkuar ajo. Kėsaj herė kishte mbuluar trupin me njė veshje tė ylbertė, tė hollė e pas trupit, qė e ngrinte nė rangun e hyjnive mė tė kėndshme tė Olimpit. Ai u cmend pėr njė cast, e vetėm si pėrmblodhi veten, u lėshua me njė nxitim tė marrė, duke i thėnė me njė intimitet tė dukshėm, sikur e njihte prej kohėsh:
-Asnjėherė nuk i kam besuar vetes e instikteve plotėsisht, kurse gjithė kėto ditė kam vrapuar pas ėndrrave mė tė bukura qė tė lakonin nė cdo rast ty. Jam i bindur qė marrėzirat qė po tė them mbase tė duken tė cuditshme e tė palejueshme pėr njė vajzė si ty, por dua tė tė ofroj gjithcka, pėr njė moment miqėsie ku ti tė mė thuash emrin, e tė mė lejosh tė flas, qoftė edhe budallėqe
-Uuuuhhh! Ishe aq i shpejtė sa nuk tė ndoqa dot deri nė fund e se kapa dot fillin. Dua tė tė kundėrshtoj tek mėnyra jote e tė vepruarit. Je aq i sigurt nė vetvete, sa mė ngjan sikur llogarit gjithcka, dhe tė duket sikur gjykimi i yt pėr njerėzit ėshtė mė i drejti, mė i sakti, ai qė duhet. Vetėm
-Mbase ke tė drejtė, por unė di vetėm qė dikush, nuk duhet ti ndahet kurrė njė njeriu qė ndjen se e dashuron Marrėzia mė e madhe ėshtė tė quhesh i dashuruar nė njė natė, me njė shikim, brenda njė sekonde, por unė qėnkam i tillė Pastaj kush tha se dashuria ėshtė njė ndjenjė mė e mencur se tė tjerat ?
Ajo nuk foli, i kishte rėnė njė cehre e fshehtė, e skuqur, padurimi dhe ankthi. Keli e pėrfshiu nė njė gjendje tė tillė situatėn, e gjykoi se mbase intensiteti i veprimeve dhe shprehjet ishin tė mėdha e tolerante mė shumė se cduhej pėr njė vajzė megjithatė provinciale. Ndėrroi argumentin, duke buzėqeshur:
-Tani mund tė themi se jemi miq prej tamami, pasi patėm diskutimin, grindjen tonė tė parė, e njėkohėsisht po reflektohemi nė heshtje e po i japim tė drejtė njėri-tjetrin.
Kėtė rradhė edhe ajo vuri buzėn nė gaz, nuk i tha gjė kur ai u vendos nė njė linjė me tė gjatė rrugėtimit tė vet. Kėshtu Kelit iu duk se qėlloi vėrtet nė shenjė, e tha:
-Tani besoj nuk duhet tė mbash sekret emrin tėnd
-Ilda!
Ai e pėrsėriti mjaft herė nė mendje atė emėr, derisa e fiksoi pėrjetėsisht nė kujtesė. Vazhdoi:
-E di qė ky qytet ka tė vecantėn mė tė kėndshme nga qytetet e tjera Gjelbėrimin Parku i tij ėshtė vėrtet mahnitės. Bliret qė shtrihen natėn dhe trembin njerėzit e vonuar me hijet e tyre, njėkohėsisht edhe zogj tė panumėrt qė strehohen nėpėr verandat e kėtyre pemėve tė mrekullojnė, tė bėjnė tėrėsisht pėr vete
-Historia e qytetit ėshtė njė episod mė vete Faktikisht mua mė duket i mbytur nė njerėz llafazanė, qė interpretojnė pėr keq cdo gjest e veprim qė bėn. Rrugicat e kėndshme tė tij sjanė vecse kurthe grash tė moshuara, nė tė cilat mund tė pengohesh e tė thyesh kokėn. E di, nėse mėsohesh pėrfundimisht me qytetin e jepesh pas tij, edhe ti sėmuresh, fiton njė prakticitet nė interpretimin e ngjarjeve, tė njerėzve Ky qytet ėshtė njė kufomė e vjetėruar, qė bie erė tė keqe e qė nuk dallon vetėm prej parfumeve artificialė tė blerė jashtė vendit. Malet i qėndrojnė sipėr pa pasur guximin ta shkelin e tė vdesin njė pjesė tė prapambetjes e rrėnojave tė tij Pėr mė tepėr
-Pėr mė tepėr cfarė?!
Pėr mė tepėr ti i hyre njė rruge pa krye, si rradhėn e parė, dhe nise pėrsėri tė gėnjesh pėr tė pėrfituar apo pėr tė ma bėrė qejfin Nuk e ke mirė kėshtu!
Ai u mahnit nga zotėsia e saj. U shkri nga kėnaqėsia, e qeshi si kurrė ndonjėherė. Sa do tė donte ta shtrėngonte fort, fort ato caste. Pati zili erėn qė ledhatonte flokėt, buzėt e saj:
-Jo, unė do tė thoja se e pėlqej mjaft natyrėn e celėt, tė gjelbėrt. Kura ime cdo cast, (sidomos kur mendoj pėr ty), ėshtė njė sinfoni e ciltėr e zogjve qė kam grrumbulluar gjatė cdo udhėtimi. I marr tė gjithė me vete, kam me qindra nė dhomėn e hotelit, nuk ndahem dot prej tyre, vetė shpirti dhe ndjenja ime ka fituar njė muzikalitet tė vetvetishėm
-Vėrtet?!- u habit duke shtrėnguar fort grushtat e brishtė Ilda.
-Patjetėr! E nėse ke dėshirė, mund tė shkojmė nė dhomėn time tė hotelit, pėr tė vėrtetuar gjithcka qė thashė
Ai e ndjeu se ajo u fye. Kishte bėrė ndoshta njė propozim brutal, tė nxituar pėr njė vajzė si Ilda.
-Mbase u shpreha keq, e cbesim mund tė kesh ti tek njė njeri qė tė ka gėnjyer dy herė nė tė dy takimet qė ai ka bėrė me ty? Megjithatė
-Jo, nuk qėndron puna aty Por njerėzit
Keli u mrekullua nga ai sinqeritet qė iu shpreh para syve. Aty kuptoi se mund tė dashurohej pėrjetėsisht pas asaj.
-Vetė the se njerėzit e kėtij qyteti janė kufoma qė paragjykojnė tė tjerėt. Lėri tė kėnaqen nė pisllėqet e mistershme qė ata mbartin. Ndėrkohė po tė tregoj me rradhė llojet e zogjve qė kam grrumbulluar. Mbase po tė fal ndonjė sot
Pa njė pa dy, ata i kishin hyrė rrugės qė pėrballej me hotelin. Prej sė largu ajo dalloi gjelbėrimin e njė ballkoni tė tejpashėm, dhe besoi tėrėsisht nė fjalėt e atij njeriu. Momenti ishte i tillė, sa u pėrballėn me njerėz tė paktė, shumė tė paktė, megjithatė nė cdo hap ajo kishte dyshime, e i pėshpėriste vetes pa bindje se do tė qėndronte vetėm pesė minuta, jo mė tepėr. Mbase ishte vonuar pėr nė shtėpi dhe
U ngjitėn nė dhomė. Qėllimisht ai la derėn hapur, pėr tė larguar cdo lloj dyshimi tė keq prej saj. Dukej mė e qetė, dhe prania e zogjve e gjallėroi aq fort, sa klithi nga gėzimi.
-Me zogjtė ėshtė lidhur historia e jetės sime. Nėna, prindi i vetėm qė kam, mė tregon njė histori tė largėt, legjendė, duke kujtuar kohėrat kur
- Kurse unė me zogjtė u dashurova vetėm falė teje E ndjeja qė ata tė pėlqenin ty, ndaj skishin si tė mos mė pėlqenin edhe mua. Ska gjė mė tė bukur se kur
-Po ti the sikur ???!
$ $ $
Kishte rėnė njė muzg lehtėsues pėr frymėmarrjen e pluhurtė tė qytetit. Pa e kuptuar se si, kishin folur me orė tė tėra, pastaj kishin rėnė secili nė fantazimet personale, pa pėrjashtuar njėri-tjetrin prej lojėrave tė tyre. Vetėm kur ajo u ngrit, ishte vonė, aq vonė sa u skandalizua, pėr ti rėnė mė pas tė fikėt nėn trokitjet gjithmonė e mė tė rėnduara qė thėrrisnin emrin e saj:
-Ilda, Ilda! Hape derėn
Pėrplasja e fortė e derės sė jashtme e tronditi fizikisht Kelin, qė kishte plasaritur cdo mendim nė melankolinė e thellė tė gjumit. Kėrceu mė kėmbė pa e ditur se cpo ndodhte, por mjaftoi njė grusht i beftė pėr ta flakur tutje, mes kafazeve tė zogjve qė klithnin tė lebetitur. Atij iu errėn sytė, dhe ishin zogjtė ata qė panė dy djem tė fuqishėm, tė ngjashėm me Ildėn si motra me vėllain, qė e ngritėn vajzėn duke turfulluar me vete tė tėrbuar, me njė inat tė pakufishėm sikur tė kishte ndodhur pėrmbysja.
Pėrmendja e Kelit ishte e vonėt, e gjithcka i ngjau si njė sinonim i njė uragani tė poshtėr, qė kishte flakur tutje derėn, duke rrėmbyer miken e tij.
Doli jashtė, e ndjeu se pas hapave tė tij zgjateshin koka kureshtare, qė pėshpėrisnin njėra me tjetrėn:
-Ky ishte ai qė mori me zor dhe e gėnjeu atė vajzėn! E shkreta!
U skandalizua nga ai fakt tronditės. Zbriti nė qėndėr, dhe ndjeu tė pėrplasej nė dhjetra vėshtrime, qė e gjykonin ashpėr, si njė pėrdhunues njenjash e femrash, qė kishte kėrkuar skandalozen e tė pamundurėn me njė shenjtore Krishti. Fjalėt ishin pėrhapur me njė vrrull tė papėrmbajtshėm. Zbriti njė malore, kaloi njė tjetėr dhe doli nė krye tė njė rrugice tė panjohur, qė rėnkonte prej pėshpėrimave pa fund ndaj tij. Kujtoi se luajti mendsh. Me kėmbė e mė duar u orientua drejt parkut, vendit pa njerėz e tė mbushur vetėm me blire e shelgje lotues. Gjethet e zbehta tė tyre e dėbuan,duke i ngjitur hijen e njė pamjeje mjerane vetmie. Rrugės e ndaloi dikush, qė pasi e pyeti kush ishte, i dha njė shkelm tė fuqishėm dhe e pasoi tek dikush qė e mbėshtyu plot pasjon. Ngjarja e stėrzmadhuar e lodhi aq shumė, sa rrugėzgjidhje tė vetme pa tė shkonte nė shtėpi e tė clodhej. Pa rėnė nė gjumė, pėrgati valixhet tė nisej tė nesėrmen. Ishte e pamundur tė flinte tamam, pasi rreth orės 12. 30 tė mbrėmjes, porta e tij u shpėrthye nga shkelma tė fuqishėm. E ngritėn dhe si e keqtrajtuan fizikisht, pa e lėnė tė vishej por vetėm me tė mbathurat, i treguan dokumentet e policisė, ku ishin bashkėngjitur 3 fletė denoncimi, midis tė cilave qėndronte firma e Ildės. Akuzohej pėr tentativė pėr pėrdhunim. Qyteti ndėrkohė ishte i lirė nga njė njeri i dyshimtė, dhe nderi i vajzės ruhej pėrkohėsisht, sepse tentativa mbetej tentativė e asgjė mė shumė. I sekuestruan bashkė me valixhet edhe zogjtė shumėngjyrėsh, kurse nė rrumujė e sipėr u thyen pjesa mė e madhe e luleve tė qarkulluara nė cdo cep. Arrestimi i bujshėm, u shoqėrua nga njė pjesėmarrje masive, qė kishte me se tė merrej tė nesėrmen gjatė ritualit tė pirjes sė kafes. Kurse cuditėrisht vetė Keli nuk i vuri faj Ildės, por pėrkundrazi, u kėnaq qė makthi i habitshėm mori fund me burgosjen e tij.
-Shoqėria e sėmurė, ka nevojė vetėm pėr individė tė sėmurė, pacientė sistematikė e jo pėr tė tjerė qė vijnė si turistė nga jashtė,-tha i bindur nė cudinė e fjalėve tė gjetura, qė e shoqėruan me vėmendje e besnikėri deri nė qelitė e vogla tė qytetit, ku kryqėzoheshin rrugica, trotuare e fate njerėzish bashkė
Krijoni Kontakt