Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Babai më guximtar në botë

    Babai më guximtar në botë

    15/11/2010

    34-vjeçari britanik, Craig Le Sauvage, do të martohet me gruan që ai dashuron, edhe pse ajo ka 15 fëmijë nga martesa e mëparshme. Pak rëndësi ka, ai është i dashuruar kokë e këmbë me të

    Gazetat britanike e kanë cilësuar si njeriu më kurajoz i Britanisë së Madhe, për shkak të zgjedhjes për t’u lidhur me një grua të divorcuar me 15 fëmijë. Shumë mendojnë se Craig është njeriu më guximtar në botë, të tjerë se është më i dashuruari. Megjithatë Craig Le Sauvage, 34 vjeç, koordinator i një qendre për kohën e lirë, nuk duket se i trembet kësaj sfide. Shoqja e tij, Joanne Watson, 39 vjeçe, tregon se është gruaja më e lumtur që mund të jetë mbi tokë. Mes të tjerave, falë Craig do të bëhet mama për herë të 16. Çifti, në fakt, pret një fëmijë që duhet të lindë pas 14 javësh, edhe pse look-u perfekt i zonjës nuk të lë përshtypje fare se ajo është bërë nënë 16 herë. Edhe në të kaluarën, kjo grua kishte qenë pjesë e mediave britanike për shkak të frekuentimit aq shumë të shpeshtë të maternitetit. Në Britani ajo njihet edhe me nofkën “supermamaja”.

    Njohja

    Ata njihen prej 15 vjetësh, duke qenë se kanë qenë fqinjë me njëri-tjetrin. Por dashuria mes të dyve lindi disa muaj më parë, në atë që sipas tyre nisi si një flirt veror. Ishte data 28 qershor kur gruaja vendosi të ndryshonte statusin e saj në rrjetin social “Facebook”, duke kaluar nga singëll në “in a relationship”. Kur gruaja hapi profilin e saj në “Facebook”, ishte e ndarë prej të paktën një viti. “Jam nëna e 15 fëmijëve dhe tani jam në kërkim të një burri ose të një miku të ri”, shkruante ajo.

    Ndryshimet në jetë

    U tha, u bë. Miqësia me Craig nisi të forcohej çdo ditë e më shumë, deri sa u bë një lidhje e qëndrueshme. “Është vërtet argëtuese se si ndonjëherë, jeta të vë përpara zgjedhjeve që ti kurrë nuk i ke menduar. Kështu rashë sërish në dashuri, me një njeri të cilin e kam pasur fqinjë për 15 vjet me radhë. Kjo më bën për të qeshur. Tani jam në javën e 15 me fëmijën e tij dhe do të bëhem nënë për herë të 16”, tregonte ajo po përmes postimeve të lëna në “Facebook”. E në fakt Joanne mezi po priste të dinte nëse fëmija i 16 që do të lindte, do të ishte vajzë apo djalë. “Mezi po pres të bëj ekografinë për të njohur seksin e fëmijës sonë”, tregon ajo. Me pak fjalë, historia e saj të ngjason me atë të një telenovele, ku çdo njeri mund të ndjekë serinë pasardhëse në internet. Joanne, Craig dhe pesëmbëdhjetë fëmijët, nga të cilët nëntë vajza që ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën dhe gjashtë djem janë treguar gjithmonë të gatshëm për t’u fotografuar dhe intervistuar nga media të ndryshme vendase dhe jo vetëm. Interesi i medias ka qenë me të vërtetë i madh.

    Supermamaja dhe superbabai

    Joanne, nga ana tjetër, mund të jetë dëshmitarja më e mirë për ndonjë organizatë pro jetës: “Nuk e ndiej veten aspak ndryshe kur jam shtatzënë. Unë e dua shumë trupin tim kur jam shtatzënë, sepse më jep energji”, tregon gruaja 39-vjeçare për tabloidin britanik “Daily Mail”. E në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe për të, duke qenë se kujdesi për familjen nënkupton vënien e 56 lavatriçeve në javë dhe përgatitjen e të paktën 35 vakteve për ata që shkojnë në shkollë. Mosha e fëmijëve shkon nga 2 vjeç, e cila është Indianna, e lindur në kohën kur gruaja e kishte ndërprerë marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin kur ishte në muajin shtatë të shtatzënisë, deri në 21 vjeç, që është vajza e madhe, Natasha. Jo më kot shumë i kanë ngjitur nofkën, supermamaja. Në të njëjtën mënyrë, tani edhe Craig duhet të bëhet një superbaba dhe një supergjysh, duke qenë se dy vajzat e mëdha dhe djali i Joanne kanë edhe nga një fëmijë. Ai është gati për t’i hyrë kësaj sfide dhe si një i krishterë i mirë beson në vlerat e familjes dhe të kishës. Për këtë arsye, ka vendosur të jetojë në shtëpinë e gruas që do, vetëm pasi të ketë bërë martesën me Joanne. Për momentin, data nuk është vendosur ende.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Paska kohë me hy edhe në facebook! *Amazing
    Perënditë caktuan që, para suksesit, njeriu të djersitet.
    Hesiodi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    C'ben dashuria!
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    se lexova une me pare ta martoja une
    tu bosha i njof
    ju qe keni fb me ndihmoni kur te lexoni lajme te tilla aman
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Kjo nuk eshte guxim, por heroizem !
    Kompliment mami :-d
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    dhe merrni shembull nga kjo mami,....

    39 vjec dhe 16 kalamaj?

    deri ne menopauze?


    x....lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Kat kjo eshte dashuri e paster, ta duash tjetren komplet ( 1 +16 = 17 )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Izadora : 15-11-2010 më 18:02
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Po babai i 15 kalamjve te tjere ,nga bohet?

    Mos ka hap dhe ky ndonje faqe Facebooku?
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Baba detyren e vet e kreu , me shume nuk ka ca te bej
    Ndryshuar për herë të fundit nga Izadora : 15-11-2010 më 18:02
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    guximtar ai? ajo gruaja eshte guximtare qe lindi 15 femije, ajajaja
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •