Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 177
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mad_about
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    fushave
    Postime
    75
    nene tereza edhe pse eshte shqiptare, ajo asgje nuk beri shqiptaret ..tere jeten e vet u ndihmoi indianeve ne kalkute edhe kushedi ku tjeter ...por sa ndihma nevojitej per shqiptaret ne kosove , shqiperi e maqedoni asaj(nene terezes) asnjehere nuk i interesoi , per kete arsye asnje shqiptar besoj edhe them shume lirisht se nuk e duan kete nene te kalkutes
    Great minds have purposes, others have wishes!!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    "...asnje shqiptar besoj edhe them shume lirisht se nuk e duan kete nene te kalkutes" nga mad-about!!!!!!

    Kush je ti qe flet ne emer te shqiptareve?
    Kush je ti qe flet dhe ne emer tim?
    Per mua ajo eshte nderi e kush nxjerr fjale te tilla turpi!
    A ju duket vetja te mencur kur perdorni argumentime qe tregojne vetem injorance?
    Kur s'dini asgje me mire mbyllni gojen e heshtni e urrejtjen mbylleni brenda vetes!
    Misioni i Nane Terezes ishin te varferit me te varfer.TE VARFERIT ME TE VARFER!!!A MERRNI VESHT MOR NJEREZ!!!!!!!!!!
    E keto i kishte rrugeve te Kalkutes e rrugeve te Botes.
    Ndihma per shqiptaret ne Kosove e Maqedoni thote!Per shqiptaret ne Kosove e Maqedoni me makina e marka gjermane!
    Qysh kur shqiptaret,jo te pasur,ishin njelloj me ato qe vdisnin rrugeve ne Indi?Kur nder shqiptare ka ekzistuar braktisja si atje?Kur ke pare turma shqiptaresh te vdesin te krimbur e te braktisur neper trotuare?S'e dini fatin e te jetuarit ne mes te Europes!

    Aman heshtni se nuk duroheni!
    Deshet para nga ajo?Deshet t'ju beje te pasur?
    Te mjeret ju!

    Por s'keni faj!S'mund te vleresoni ate qe ka bere dicka per njerezimin,se ju nuk hyni ne kategorine e njerezve!

  3. #13
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Pershendetje....!!

    Me poshte jane fjalet e Nenes Tereza!!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Beatifikimi i Nënë Terezës

    REKORD NË HISTORINË DYMIJËVJEÇARE TË KISHËS KATOLIKE - SHENJTËRIMI ZYRTAR VETËM PESË VJET PAS NDËRRIMIT JETË:

    ME DËSHIRËN E VETË ATI I SHENJT - GJON PALI I DYTË - PAS SHQYRTIMIT TË MBI PESËMIJË FAQE DËSHMISHË, MË 13 TETOR 2002 BEATIFIKON NËNËN TEREZE

    Qytet i Vatikanit, 17 gusht 2002 (QIKSH Albeuropa - ENGJËLL KOLIQI)
    Siç kanë bërë të ditur burimet zyrtare të Selisë së Shenjtë në Vatikan, Ati i Shenjt Gjon Pali i Dytë, pas shqyrtimit të mbi pesëmijë faqe dëshmishë mbi jetën, veprën dhe mrekullitë e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze, ka vendosur që më 13 tetor 2002, në Bazilikën e Shën Pjetrit ta shpall shenjtëreshë këtë bijë shqiptare, të cilën mbarë bota e njohu dhe e quajti Nënë.
    Murgesha e vogël, me zemër të madhe - Nobeliste e Paqes dhe Simbol i Dashurisë për të varfërit, të sëmurët dhe të lënët, me nderimet më të larta të hierarkisë katolike në Selinë e Shenjtë, vetëm pesë vjet pas vdekjes fizike do të shpallet shenjtëreshë, thonë burimet e Vatikanit, duke e cituar vetë Atin e Shenjt - Gjon Pali i Dytë, me rastin e marrjes së këtij vendimi historik, që shënon rekord të ri në beatifikimin e të lumturtuarve - shenjtërimin e të merituarve.
    Në arsyetimin e këtij vendimi historik për beatifikimin e Bijës Shqiptare - Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nëna Tereze e Dashurisë, përmenden edhe 122 mirënjohje ndërkombëtare, përveç Çmimit Nobel për Paqe, më 1979, si dhe disa mrekulli, të cilat vështirë mund të shpjegohen edhe shkencërisht. Komisioni Kishtar për beatifikim, pasi ka shqyrtuar 80 volume me 113 dëshmi e 35.000 faqe të shkruara me akte nga jeta dhe vepra e Shenjtëreshës Shqiptare, ka përgatitur materialin sintezë nga jeta, vepra dhe mrekullitë e Nënës Tereze, në ekstraktin 5000 faqesh të shkruara dhe pas analizimit të tij, Papa ka marrur vendimin për shenjtërimin zyrtar të Gonxhe Bojaxhiut.
    Populli Shqiptar ndjehet krenar për bijën e tij, që ishte gruaja më e madhërishme e botës e shekullit XX. Është pra një nder dhe një privilegj i madh për të gjithë ne, shenjtërimi i Nënës Tereze, të cilën mbarë bota e quan nënë. Le të marrim pjesë edhe ne në këtë shenjtërim - dikush fizikisht e të gjithë shpirtërisht. Le të bëjmë secili nga ne diçka të vlefshme për dashurinë njerëzore. Ta ndezim dashurinë e vërtetë ndaj njëri-tjetrit e ndaj njerëzimit mbarë, sipas shembullit dhe mësimeve të Shenjtëreshës Sonë. GËZUAR !!!
    IHS

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Marrë nga QIK-u

    Prishtinë, 6 shtator - Me një akademi të veçantë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë përfundoi manifestimi përkujtimor "Ditët e Nënës Tereze", i cili u mbajt nën patronazhin e Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Në këtë akademi morën pjesë krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Akademinë e hapi Dom Lush Gjergji që njihet si biograf i Nënës Tereze. Ai tha së Nëna Tereze është një përfaqësuese e denjë e popullit shqiptar. Ajo i fali dashurinë dhe humanitetin e saj tërë njerëzimit.
    Ndërkaq, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, duke folur rreth figurës së Gonxhe Bojaxhiut - Nëna Tereze, tha se ajo nga një femër shqiptare u kthye në një nënë të rruzullit tokësor. Ai theksoi se Nëna Tereze është themeluese e filozofisë humanitare. Në vijim presidenti Rugova tha se Nëna Tereze është në zemrën e të gjithë kosovarëve të cilët krenohen që është edhe nënë e njerëzimit. "Në këtë pesëvjetor të kalimit të saj në përjetësi ne lutemi me besim të plotë se do të vazhdojmë veprën e Nënës Tereze dhe do të mësojmë nga filozofia e saj e dashurisë që të kemi gjithmonë liri, pavarësi dhe dashuri mes vete dhe me popujve të vendeve të tjera", tha veç tjerash presidenti Rugova.
    Ndërkaq, rreth orës 20.00 shumë qytetarë të Prishtinë ndezën qirinjë para Teatrit Kombëtar në procesionin "Drita e paqes" që bëhet në prag të shpalljes së Nënës Tereze shënjtëreshë.
    IHS

  6. #16
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Kush thote qe gjithe bota e respekton Nene Terezen e ka shume gabim. Ka shume shtete ku nene tereza eshte akuzuar per korrupsion dhe shperdorim te ndihmave. Biles per kete jane botuar disa artikuj ne gazeta, ka misionare te cilat pohojne se Nene Tereza ka shperdoruar per interesin e saj ndihmat nga fondacionet e ndryshme.

    Per mua personalisht nese ka emer qe ne bote na ben te jemi krenar eshte ai i Ferid Murat, qe shume nga ne nuk e dine fare se kush eshte. Eshte shkencetari shqiptar fitues i cmimit Nobel per shpikjen e ilacit me me rendesi per shekullin XX. Viagres.

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja e shihni...prandaj edhe duhet te kuptoni se gjuha e forte ka vendin e vet!

    Po c'jane keto idiotlliqe more gjirokastrit...! Po pse mo po me nje kritike alabakesh, e krimbash si te shumeve ne forum u ulka vlera e nene Terezes?

    E kam per detyre te sqaroje meqe je qenie njerezore, se nga natyra misione te tilla si ai i nene Terezes kane predispozita per erresime, poshterime......nga njerez palaco....

    por ja qe titujt e merituar nuk kane nevoje per goje....e ne fund te fundit.....po te ishte per tipa si puna ju'j,me sondazh do dilte Dulla para Krishtit

    SSALB!

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    vertete nene tereza ishte shqipetare por mbi te gjitha ishte humane hehehehhee nuk fliste me urrejtje ndja te tjereve e as zihej po vetem kerkonte paqe ........................................

  9. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tema nuk eshte ne ishte apo jo shqiptare...por se eshte nderi i kombit!

    Qe kur jena bo me dy yje (urime Yllka), s'dim ca flasim nga municionet.....!

    Yeahhhh vertet, disa plotesojne me "grindje2 ate qe se bente dot Nene Tereza..

    ...se kisha me ty heeee..!

  10. #20
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Klod paske mare kot si pushka e jevgut me duket. Me fal qe ta shava Nene Terezen, gabimi im qe, eshte si shpirt. Nder te kombit e kemi, pastaj nje e korruptuar me teper nuk eshte se po na i prish imazhin ne bote.

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •