Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs down Deputetët rregullojnë me ligj privilegjet për vete

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar muaj më parë Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Ligji rregullon të drejtat, përgjegjësitë, imunitetin dhe kompensimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës para, gjatë dhe pas mandatit të tij.

    Ky ligj është kritikuar nga shoqëria civile, por deputetët theksojnë se edhe Kosova duhet ta ketë ligjin për deputetët.

    Deputetët e legjislaturës së tretë të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

    Me gjithë kritikat e shumta, ligji është miratuar me shumicë votash nga të gjitha partitë politike, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Ligji u jep të drejta të shumta deputetëve gjatë mandatit të tyre, por edhe pasi të përfundojnë mandatin dhe pensionohen.

    Deputetja, Suzane Novobërdaliu, thotë për Radio Blue Sky se miratimi i ligjit ka qenë obligim, për arsye se, si i tillë, ekziston në të gjitha shtetet. Ajo thekson se ligji për deputetët nuk u jep shumë privilegje deputetëve ashtu siç pretendohet.

    Ndërkaq, analisti Behlul Beqaj thotë se ligji për deputetët i ka bashkuar deputetët e pozitës dhe opozitës për shkak se aty është vendosur për përmirësimin e pozitës së tyre materiale. Beqaj thekson se kjo është arsye që në legjislaturën e re duhet të ndryshohet pozita e deputetëve dhe ata duhet të jenë në shërbim të interesit publik, dhe jo atij personal.

    Me këtë ligj, deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit të tij, ka të drejtë kompensimi për pagën bazë, kompensim për pjesëmarrje në seanca dhe takime të komisioneve, si dhe kompensim për funksionet parlamentare. Deputeti gëzon edhe të drejtën për pensionin suplementar, nëse detyrën e deputetit e ka ushtruar së paku një mandat dhe e ka mbushur moshën pesëdhjetepesë (55) vjeçare.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    haaaaaaaaa qitash te paska ra ne sy ky
    po ky ligj eshte miratue ka afer nji viti balit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •